Apologjetët e Regjimit

Nga Viktor Malaj* June 15, 2013 12:32

Apologjetët e Regjimit

Historia e popujve dhe ajo e shtetit, si formë e organizimit të tyre politik, na dëshmon se, në të gjitha vendet dhe kohërat, regjimet politike, pavarësisht nga forma dhe sjellja e tyre, kanë pasur dhe kanë apologjetët e tyre. Sa më keq janë sjellë dhe sillen sundimtarët, aq më shumë e ndiejnë nevojën e pasjes dhe funksionimit të formacioneve propagandistike, me të cilat përpiqen t’i bëjnë vetes makijazhe politike dhe morale, në mënyre që të duken ndryshe nga çfarë janë në të vërtetë. Në kohërat moderne kjo apologji është bërë më e sofistikuar, më intensive dhe shumë agresive.

Referimet tek mësimet e historisë, na i nxisin veprimtaritë njerëzore që zhvillohen në kuadrin e ngjarjeve që janë përcaktuese për të ardhmen e vendit, siç janë zgjedhjet politike të 23 qershorit.

Para pak ditësh ndoqa emisionin e moderatorit Artur Zheji. Të ftuarit e Zhejit duhet të jepnin mendje se për cilin duhet të votojnë shqiptarët më 23 qershor, për Sali Berishën apo për Edi Ramën. Midis të ftuarve ishte edhe z. Henri Çili. Shkak për këtë shkrim u bënë tri pyetje, që Çili u drejtoi të ftuarve. Si rregull pyetjet i drejton moderatori. Ajo që nxiti shkrimin nuk ka të bëjë me faktin që një i ftuar bën pyetje të ftuarve, por me përmbajtjen e paramenduar të pyetjeve dhe qëllimin e tyre.

Nuk është e tepërt të them se në të gjithë botën, shumica e shtetasve i ndërtojnë marrëdhëniet e tyre me regjimet dhe qeveritë duke u bazuar në interesat e veta. Këta lloj shtetasish i përkasin vetes dhe, e shumta, familjes së tyre.

Deri këtu nuk ka gjë të keqe. Mbi këtë bazë këta shtetas krijojnë vlerësimet e tyre për sundimtarët, ndërtojnë sjelljet e tyre ndaj qeverisë dhe bëjnë zgjedhjet e tyre nëpërmjet votimit, (atje ku i kanë këto mundësi). Henri Çili, moderatori apo kushdo tjetër nuk përjashtohen nga e drejta për të zgjedhur në përputhje me interesin e tyre dhe nuk janë të detyruar të pohojnë të vërtetën e hidhur se shqiptarëve u është mohuar e drejta për t’u shprehur me votë.

E keqja dhe e dëmshmja fillon kur shtetasit, në saje të pozitës së fituar apo dhuruar për shkak të shërbimeve të kryera, bëhen persona publikë dhe pozitën e tyre e propagandojnë si raport të të gjithë shoqërisë me shtetin, privilegjet e tyre përpiqen t’i paraqesin si mirëqenie të shoqërisë. Si rezultat i kësaj, këta individë nisin të kërkojnë nga populli që edhe ai të ketë të njëjtin vlerësim për pushtetin e radhës, duke i shërbyer kështu përjetësimit të tij.

Vetëm një pjesë e vogël e shtetasve e çmojnë qeverinë për sjelljen e saj ndaj gjithë shoqërisë dhe, në këtë mënyrë, përcaktojnë marrëdhëniet e veta me të. Këta shtetas, ose heshtin ndaj arbitraritetit të qeverisë (kur nuk kanë guximin e duhur), ose ngrenë zërin e protestës (idealistët), por asnjëherë nuk pranojnë të rreshtohen në Gardën Politike, Propagandistike apo Administrative të pushtetarëve që shkelin interesat e shtetasve të tjerë.

Po le të ndalemi tek kategoria e parë, pra tek ata që kërkojnë nga populli që edhe ai t’i vlerësojë sundimtarët si ata. Për këtë le ta ndalim vështrimin mbi tri pyetjet që Henri Çili u drejtoi kolegëve, Ngjelës dhe Nazarkos:

1. Cili është më demokrat, Rama apo Berisha?

2. Cili prej tyre sillet në përputhje me ligjin?

3. Cili prej tyre, Rama apo Berisha është administrator më i mirë?

Sapo shtroi pyetjet, Çili dhe drejtuesi i emisionit manifestuan sjellje ironike dhe provokuese sikur t’i kishin zënë mat të ftuarit në studio.

Para pak vitesh, një i njohuri im më pati thënë se nuk kishte aq shumë kohë sa ta humbiste duke lexuar Çilin dhe shokët e tij. Nuk mendoj se ky arsyetim (për të kursyer kohën) është i drejtë. Persona si Çili meritojnë vëmendje për arsyen që thamë, por edhe sepse, ndërsa sot shfaqen si Gardë Propagandistike Berishiste, nesër mund të paraqiten si mbrojtëse pa kushte të pushtetit të opozitës së sotme. Me fjalë të tjera, pavarësisht se në mbrojtje të kujt paraqiteten, individë si Çili mbeten gjithmonë të dëmshëm dhe madje të rrezikshëm. Kjo është arsye e mjaftueshme për t’i lexuar dhe për të qenë syçelur ndaj tyre.

Me pyetjen e parë, Çili nuk e vë aspak në dyshim qenien e Sali Berishës demokrat. Ndërkohë që njerëzit e arsyeshëm e kanë të pamundur të mos pyesin veten:

Si mund të konsiderohet demokrat një politikan që e zhyti vendin e vet në kaos derisa erdhi në pushtet në vitin 1992 dhe që asnjëherë nuk ka pranuar ta dorëzojë pushtetin politik në mënyrë paqësore, megjithëse i është dorëzuar dy herë paqësisht dhe me procedurë demokratike? (Përse duhet të besojmë se kësaj radhe do ta dorëzojë paqësisht?) A mund të jetë demokrat njeriu që, për të mos iu nënshtruar vullnetit të popullit të vet, falsifikon zgjedhjet (2009, 2011) apo i dhunon ato (1996)? Qysh kur kryen këto veprime, ky lloj politikani dhe forca e tij politike që bashkëpunon në kryerjen e tyre, pushojnë së qeni alternativë. Si mund të konsiderohet demokrat një politikan dhe partia e tij kur marrin me dhunë pushtetin (shtator 1998) dhe e deklarojnë këtë fakt në TVSH dhe pastaj detyrohen të ikin me bisht nën shalë? (Në fakt bishtin e futën në shalë prej qëndrimit që mbajtën BE dhe SHBA). Si mund të jetë tolerant dhe demokrat një politikan që nuk pranon të takohet në zyrën shtetërore as me paraardhësin dhe as me pasardhësin e tij në atë post dhe, nga ana tjetër, për 23 vjet qëndron në krye të partisë si “i pazëvendësueshëm”, i pakritikueshëm, i padorëhequr edhe kur ka humbur disa palë zgjedhje? Nëse Çili dhe të ngjashmit me të i konsiderojnë gjepura këto, atëherë le t’iu referohen dokumenteve dhe deklaratave të shteteve perëndimore, tashmë të njohura nga shumëkush. A mund të na thotë Çili se kush është ai që ka mundësuar që “Popullit shqiptar i është hequr mundësia të ndërrojë lirisht qeverisjen e vet” (Departamenti i Shtetit-Country Reports 2012) ?

Me pyetjen e dytë Çili u thotë teleshikuesve se nuk ka dyshim që Sali Berisha sillet më mirë me ligjin sesa Edi Rama. Po çfarë ligjshmërie ka parë Henri Çili në sjelljen e Sali Berishës, kur gjithë shqiptarët e dinë se Sali Berisha është individi që ka shkelur më shumë ligje, gjatë këtyre 23 viteve, se kushdo tjetër? I ka shkelur ato, jo vetëm duke mos u paraqitur para drejtësisë kur është thirrur apo duke miratuar nja dyzet ligje e VKM të shpallura antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, por duke e shndërruar gjithë Shqipërinë në një Ruzhdie, duke zhvilluar kontrabandën e naftës e të armëve (të pranuara nga vetë ai), duke lejuar dhe inkurajuar funksionimin e një Karteli Droge (Lazarat), duke rrahur për vdekje gazetarë (midis tyre edhe Edi Ramën me të vëllanë) dhe deputetë, duke burgosur kundërshtarë politikë (të paktën, për Nanon është e konfirmuar ndërkombëtarisht dhe ligjërisht), duke djegur e mbyllur redaksi gazetash (“Koha Jonë” në mars 1997, “TemA” gjatë regjimit të dytë), duke tentuar të tjetërsojë territorin e RSH për përfitime politike personale, duke urdhëruar përdorimin e artilerisë, aviacionit dhe Lëndëve Helmuese Luftarake kundër popullsisë së jugut (1997), duke vrarë dhe kërcënuar se do të vrasë kundërshtarët politikë nëse i afrohen dritares së tij, duke shpërdoruar paratë e popullit shqiptar (vetëm në rrugën Durrës-Kukës, rreth 230 milion Euro) dhe duke kapur gjykatat dhe detyruar ato të mbyllin çështjet që atij i interesojnë të mbyllen etj.etj. A thua beson Çili dhe të ngjashmit e tij se mund të na bëjnë të harrojmë?

Ndërsa me pyetjen e tretë Henri na fton ta pranojmë Sali Berishën si administrator të zotin. Ta konsiderosh Sali Berishën administrator të zotin duhet të jesh ose injorant periferie ose shërbëtor i përshpirtshëm i pushtetit metropolitan. Sundimi i parë i Sali Berishës mbahet mend kryesisht për firmat piramidale, kioskat pa fund dhe ndërtimet e tjera pa leje. Ndërsa bota perëndimore e konsideroi sundimin e parë berishist si “katastrofë” dhe Berishën “një ordiner i rrezikshëm” (“Suddeutsche Zeitung”- 26 shkurt 1998) Çili e konsideron administrator të suksesshëm. Ndërsa Perëndimi e konsideroi regjimin e parë berishist “regjim gangsterësh” (“The Independent”- mars 1997) Çili e konsideron demokratik. Edhe gangster, edhe ordiner i rrezikshëm, edhe demokrat, sikur nuk shkon. Njëra palë duhet ta ketë gabim patjetër. Vetëm pohimi i sotëm i qeverisë se gjatë tetë viteve të fundit janë bërë gati njëqind mijë ndërtime pa leje do të mjaftonte për ta shkualifikuar zotësinë administruese berishiste.

Mungesa e vlerave të Sali Berishës si administrator duket qartë. Çdokush është në gjendje të vërej shkatërrimin e pyjeve, sistemet e kullimit dhe ujitjeve, grabitjen e minierave dhe të mineralit, gjendjen e turpshme të objekteve arkeologjike e muzeale etj. Mbi të gjitha, Sali Berisha ka dështuar në krijimin e shtetit dhe një gjë të tillë nuk mund ta arrijë edhe sikur të qëndrojë 100 vjet në pushtet.

Sali Berisha nuk është administrator i pavlerë thjesht se nuk ka ndërtuar 1300 shkolla (sa pretendon ai), por sepse sot ka mbi pesë mijë analfabetë, sepse diplomat merren e jepen me para, sepse një mësuesi i kërkohen deri pesë mijë euro për një vend pune dhe se 57 % e fëmijëve të tetëvjeçares dalin çyryk (sipas Bankës Botërore).

Sali Berisha nuk është administrator i paaftë se ka ndërtuar 7-8 spitale dhe jo 400 sa thotë, por sepse shërbimi mjekësor mungon në zonat rurale dhe është bërë antihuman në gjithë Shqipërinë (vetë Berisha tha vjet se “duhet t’i kthejmë dinjitetin mjekësisë”. Po pse nuk ia ka kthyer deri tani?).

Berisha është administrator i pavlerë jo pse nuk ndërtoi hidrocentrale, por sepse nuk qe i aftë të administronte ato hidrocentrale që ndërtoi regjimi komunist. Ai shkualifikohet si administrator jo pse ndërtoi një mijë km rrugë dhe jo dhjetë mijë km sa pretendon, por sepse shumë rrugë janë pa cilësi dhe, mbi të gjitha, sepse këto rrugë nuk të çojnë askund, përderisa të çojnë në zyra shtetërore të korruptuara dhe tek një sistem drejtësie krejtësisht i kalbur.

Henri Çili i përket kategorisë së individëve të ardhur nga periferia (ky fakt nuk përbën as faj dhe as të metë) të cilët, me merita intelektuale apo me kacavjerrje pas pushtetit, kanë arritur të bëhen pjesë e stafeve administruese apo mësimdhënëse të disa universiteteve shqiptare, ku diplomat shiten dhe blihen me çmimin e qeskave të kokainës në tregun e zi. Këto pozita këta individë ia dedikojnë pushtetit aktual. Prandaj, të thirrur aty-këtu në mas-media për të dhënë mendime, flasin për gjithçka, madje edhe për gjëra që s’ia kanë fare idenë, mjafton t’i shpërblejnë regjimit të mirat që u ka krijuar. Këta tipa nuk tuten prej gënjeshtrave dhe as prej shpjegimeve shtrembëruese (shpesh edhe idiote) që bëjnë, sepse një gjë e dinë me siguri: këtij pushteti i duhet dhënë gjithmonë të drejtë për gjithçka. Ndërsa për padrejtësitë dhe krimet që pushteti i kryen haptazi duhet shpikur gjithnjë një alibi.

Nuk ka asgjë të keqe të jesh i djathtë apo simpatizant i PD-së, por nevojitet shumë guxim, shumë mungesë skrupujsh të përpiqesh të paraqesësh Sali Berishën si njeri demokrat, zbatues të ligjit dhe administrator të zotin. Këtë guxim e ka Çili. Nëse Çili beson se antikomunizmi fals dhe i vonuar i Sali Berishës mjafton për t’ia shitur popullit si demokrat, atëherë duhet t’i kujtojmë se Adolf Hitler është konsideruar nga e gjithë bota si antikomunisti dhe njëherësh edhe krimineli më i madh i shekullit të njëzetë.

Çili dhe sivëllezërit e tij nuk i përkasin vetëm kësaj kohe. Ata, me veprimtarinë e tyre, janë një fenomen që, për meritë të zotërisë në fjalë, po e quaj Çilizm. Tek ne Çilizmi nuk është as i ri dhe as i panjohur. Ai ka ekzistuar veçanërisht në periudhën monarkiste dhe atë komuniste. Por sot është më i sofistikuar dhe, falë mjeteve të shumta të informimit masiv, është shumë më i pranishëm se më parë.

*Vijon nesër

 

 

Nga Viktor Malaj* June 15, 2013 12:32
Komento

42 Komente

  1. landi March 12, 16:23

    servilizmi shqiptar mban emrin e ketyre felliqesirave mediatike qe keni nxjerre ne plan te pare.
    po e din ti pse keta bejne gjith diten gam gam per berishen dhe pd,sepse te katert keta pushta Zamir mane ju ka dhen nga nje shtepi te kompleksi i tij,atje ku esht mbledhur e gjith PD-ja(afer TEG)

    Reply to this comment
    • lora June 15, 10:35

      Landi,une medoj se keta,e te tjere te ngjashem me ta,ja lepijne cdo dite sumen brekedhjerit te historise,sepse prej sumedhjerit (jo zamir manes) burojne lume parate publike ne kontot e ketyre inkompetenteve.
      Ata nuk mund te rrojne dot me pune te ndershme ,sikurse shumica e shqiptareve.Keshtu qe nuk kane zgjedhje tjeter vecse te qenerojne ne menyre transparente perballe njerezve ,qe tallin trapin me ta.
      Llapaqeneria e tyre ,ne krijimin e alibise se mbeshtetjes publike qe “gezon” shefi i tyre brekedhjere,do te na gajase edhe tete dite.Pershendetje Landi.

      Reply to this comment
  2. Teknokrati March 12, 16:53

    Shume interesante ka per te qene sjellja e gazetarve por dhe e gjithe opozites pas 23 Qershorit (gjithmone nese e majta nuk merr nje fitore si te Pirros). Si do te menaxhohet urrejtja e akumuluar ndaj ketij despoti multimilardier. Shikoni sa te veshtire e ka shteti, gjykata, prokuroria dhe e majta italiane ndaj S.B-se se tyre. Eshte mbyllur ne nje suite spitalore dhe po shmanget nga hetimi qe perfundimisht do e çoje ne qeli se i dhembin e lotojne syte…. I vetmi qe nuk ka probleme te shprehet hapur per denimin e tije eshte Grillo qe ashtu si Baze me Berishen nuk do te mendohej dy here per t’a pare pas hekurave. Por ne rastin tone me nje problem goxha te madh per nje hetim te drejte: Me ke President Republike,prokuror te pergjithshem, gjykates te pavarur…..
    Sa per ngjashmerine me rastin italian: atje u deshen me teper se 20 vjet qe perfundimisht te hetohen lidhjet shtet-mafia qe çuan ne egzekutimin e Borselinos me Falconen. Me kete drejtesi qe po na le trashgim Saliu dhe duke ditur koefiçientin e papergjegjshmerise se shoq shqiptare Baze dhe Nano duhet te “armatosen” me durim shumevjecar ……

    Reply to this comment
  3. sms March 12, 18:29

    Pershendetje. kopertina e gazetes tuaj sot – thjesht nje mrekulli. BRAVO. E MERITOJNE SE TE TILLE JANE KETA PALO ANALISTE. FLM

    Reply to this comment
  4. flex March 12, 18:31

    O e dashur Dita.. Po Edi Rama neser do tu perkedhelet ketyre si kone, sic ben Berisha sot. Mjafton ti shkelin syrin keta dallkauker dhe Edi Rama do tu jape ate qe kerkojne neser. Ate qe u jep Berisha sot.
    Madje ka shum mundesi qe ata qe kane per te ngelur me gisht ne goje do jeni ju o Dita.

    Reply to this comment
    • Novruz Zejnati June 15, 10:38

      mese e vertete!! Vetem matrapazet e ndihmuar nga “politikanet” e Shqiperise, ia dalin mbane ne ate vend per te siguruar begati per veten dhe familjet. Te tjeret, (edhe ata qe jane te drejte dhe te guximshem) perfundojne vetem dhe te braktisur. Historia e Shqiperise eshte e mbushur me te tilla shembuj. Cilet, Fevzot, Kokedhimat, Ballinjte dhe Berishajt e Ramet me deshtaket qe mbajne rrotull, nuk bejne perjaashtim

      Reply to this comment
      • sh.veshaj vlore June 15, 14:46

        Te tjeret, (edhe ata qe jane te drejte dhe te guximshem) perfundojne vetem dhe te braktisur… Sh e sakte. Kujtoni te ndjerin Ardian Klosi. Beri opozite derisa u lodh, nuk degjova njehere te mbeshtetej nga Edi Rama. Derisa vrau veten. Njeriu qe ndjen mbeshtetje dhe miqesi humane e solidaritet nuk vret kurre veten

        Reply to this comment
        • koqua nga qimera June 15, 14:47

          o vlonjat, po nuk esht nga ato lule Edi Rama te mbeshtes njerezit qe luftojne me te. Nuk ka kohe. Se kohen ia han ata qe i vene doren ne qafe dhe gishtin ne… si keta kingat te kjo kopertina e sotme e gazetes Dita

          Reply to this comment
          • dmiR June 15, 14:50

            Rama eshte zero ne fushen e mbeshtetjes se atyre qe bejne opozite. Kujtoni Erion Bracen, une njoh dhjetra te tjere ne PS dhe ne media qe nuk kane as vemendjen me te vogel nga ky njeri. ky merret me politike dhe nuk nderton dot alfen e politikes: raportin e shpreses me ate qe ka ne krah. Sjellje e cuditshme per nje politikan.

          • kallamishte nga lushnja June 15, 14:53

            Ore PS-ja braktisi ata qe dhane jeten ne bulevard dhe nuk i permend me, se merzitet Saliu dhe na ben ndonje pordhe… ju prisni te mbeshtes ata qe jane gjalle. Po te kishte PS=ja dike ne krye qe do bente gjysmen e asaj qe ben Berisha dhe Meta per njerezit e vet ne administrate e media, sot do ti merrte frymen Saliut dhe gjith salinjve. Do ishte 23 qershori nje feste popullore. Po kush ta bej? Rama esht i dobet shum ne ket fushe, ka njerez qe kane vdekur per te, kane hyre ne greve urie, kane marre kercenime, etj, dhe sot jetojne me keq se komshiu Henri Cilit!

          • mirjoni June 15, 14:56

            sot jetojne me keq se komshiu Henri Cilit! hahahahaaaaaaa sa kam qesh. O mos vdeksh kurre o kallamishte.
            Nejse, kjo eshte e drejte. Prandaj ka aq merzi dhe stres rreth PS-se, sepse ata jane fodulle dhe nga lagjia o mete per vete.
            tjeter esht situata ne PD e LSI, njerzit e tyre jane te shperblyer me besim dhe me vemendje reale.
            Shikoni flamujt ne rruge. Vetem PD dhe LSI. PS-ja ka ndonje tek tuk te fshehur sikur ka frike te thot dhe emrin e vet

          • juna June 15, 14:59

            Ne PS jane fodull dhe mosmirenjohes sepse nuk kane patur kurre arsye te jene ndryshe. Njerezit votojne per ta sepse kundervotojne Saliun. Po te mos ishte nje kafshe qesharake si Saliu nga ana tjeter, akush nuk do mbeshteste me PS-ne, te pakten jo me kete sjellje qe manifestojne, te gjith me Ram, me Blush e lloj lloj te frustuarish te tjer qe u duket vetja si burra te mencur shum. burra te pjerdhur jan perderisa nuk arrijn dot as ti thon dy fjal ne sy atij Sali Vicidolit: Ti burre qelbesire ke bere krime, Do shkosh atje ku shkojn ata qe vrasin njerez. E thon dot kete? E bejn dot kete? Jo. Ateher mos na hiqen si burra te zot. jan thjesht ca burra kurva te vegjel nga ata qe Shqiperia i ka me kamiona

  5. Kol Tivari March 12, 19:26

    e fshire. ruani etiken

    Reply to this comment
  6. Xhaja March 13, 13:13

    race e peshtire. Po fjala “Garda e propagandes” qenka shume e goditur 🙂

    Reply to this comment
  7. N.VJOSA March 14, 09:05

    Une, po ta kisha perballe, si fillim do ta peshtyja, me te gjithe forcen e bulçijve….
    Ndersa si veprim te dyte, ne vend te pyetjes do ti futja nje grusht, që ose te thyhej koka e Berishes, ose te thyhej dora ime!….
    (besoj se nuk kam perdorur fjale ofenduese….)
    Por nuk mund ta permbaja dot vehten kur me dalin para syve te zezat qe i ka bere Shqiperise ky Ahmet Zogoll e Esat Pashe i koheve tona!…

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F June 15, 21:10

      Pershendetje miku im! A te kujtohet, se ne te dy jemi ca “buke e vjeter”, ne shekullin e XX, Kina, ate kohe nje miliardeshe, mburrej me nje ushtar qe quhej Lei Fen. Sot ne shekullin e XXI, Shqiperia e katandisur ne dy milion banore qe jetojne ne atdhe, ka aq shume lejfener, sa dhe Kina e Maos do ta kishte zili. Ndersa keta te kater, por dhe ndonje tjeter, kane nje status te veçante, quhen Krye Leifenet e Shqiperise.

      Reply to this comment
  8. Gjin Musa March 15, 10:31

    Te nderuar kolege gazetar,analiste etj,etj.
    Berishen kurre gazetaret nuke arrite ta marrin ne interviste!dikushe do thote si ka mundesi?
    Po Berisha kurre nuke ju ashte pergjigjur pyetjeve te gazetareve,c’do here ka devijuar pyetjeve qe atije i prekej interesi,qe do thote asnji gazetare Berishen nuke ka arrit ta intervistoje ne te vertet.
    Do doja ta kisha mundesin te ndollesha perballe ketije “politikani”dhe nuke do ta leshoja nga studio pae zberthyer ose pae dikretituar publikishte.

    Reply to this comment
  9. Tani June 15, 12:07

    Mbas 23 qershorit ketyre nuk duhet ti lejohet me te bejne analiza dhe dalje publike.Dalja e pare dhe e fundit te jete qe te kerkojne falje per genjeshtrat.

    Reply to this comment
  10. sali kurva June 15, 12:33

    4 plehat spiunjt e familjes

    Reply to this comment
  11. Peqinsi June 15, 12:50

    Nga pervojat boterore eshte vleresuar i gabuar perqendrimi ne nje vend apo territor te caktuar i shume personaliteteve VIP, si puna Tuaj. Per shkak se, keto vendqendrime, kthehen lehte ne objekte apo shinjestra per veprimtari te cdo lloji.
    Ka praktika qe shume persona mblidhen ne nje vendqendrimi, si psh. kriminelet ne burgun e sigurise se larte, apo bagetitete qe mbahen e mbyllen ne nje stan, etj., duke adaptuar masa dhe teknika te rrepta mbrojtjeje dhe sigurie. Por kjo e Juaja ndyshon.
    Nese kete e ka bere Samiri me S.B-ne, eshte mire se s’ju vjen e keqja nga vehtja, por si i behet hallit nese Samiri ka bashkepunuar me E.R.ne, per ti lehtesuar punen prokurorise te mos lodhet per t’ iu arrestuar ?
    Ndaj, si cuna te mencur e te bukur qe jeni, ju keshilloj: nga syte kembet, se pas 23 qershorit nuk i zihet bese Tik Llalles. Edhe ky si shume te tjere do veproje sipas thenies se fameshme “Poshte mbreti, rrofte mbreti”.
    Dhe me Edin mbret, e gjithe rraca Tuaj do te behet per ti kenduar kengen:
    “Hanko ta kam silloine,
    Si do shkosh me djem jetime”.
    Dhe, me tej autori populli i pergjigjet vete: “Si guri ne rrokullime !”

    Reply to this comment
  12. sali kurva June 15, 13:47

    keni harru presidentin e tyre ARTAN HOXHEN EDHE AI PLEH ASHT

    Reply to this comment
  13. AL-Boston June 15, 13:48

    Enrieta Cili dhe tre vellezrit jane vegla te paturpshme te skizofrenit Berisha.Ata se kan per gje qe dy muaj me vone te vjellin vrer ndaj ketij personi dhe te lepijne by….. e Edi Rames.Keta dhe shume te tjere te ashtuquajtur intelektual(bythlepires) jane fatkeqesia e shqiperis.Por ske ci bene keta tipa do ekzistojne gjithmon.

    Reply to this comment
  14. hanxhari June 15, 13:48

    GARDA E QELBESIRAVE!!

    Reply to this comment
  15. Gramoz June 15, 14:01

    keta jane bastarde cte flasesh perta .keta njers shesin c do gje per para keta jane te degjeneruar cili eshte njeriu me zagar ..se c do zagar tjeter ma shpifen nuk shkruaj me se do inatosem e nuk do le kusur..keta bastarde i thone turpit lepe dhe nderit i thone me ha m,,,,n je te tille jane ..thefshi qafen qafire

    Reply to this comment
  16. jani June 15, 14:18

    Feimi eshte rritur ne nje ambient ku vetem I zgjuar nuk mund te beheshe. Shkoi si sumce ne france pa ditur as nje fjale ferngjisht dhe ja perkthenin francezin me telefon nga shqiperia . Sot ka ngritur nJe piramide qe quhet UET ku dhe une mora nje Master por pa lexuar as nje fjale ( as leke nuk I dhashe ) Sa per intelegjence ndodhet nen nivelin minus. . Nese sala ka shpresat ne kata sumce , atehere e ka prere bileten vetem vajtje . I sosi kripa e priftit .

    Reply to this comment
  17. lini June 15, 16:31

    Krahas pyetjeve te katunarit me kollare Çili une do ti beja nje pyetje te gjithe komentuesve :Kush shpreh qytetari ne portretin e tij Sala apo Rama dhe kuj i gjan Çili qytetarise se Rames apo malokerise Saliniane?

    Reply to this comment
  18. andi June 15, 16:44

    E papare sot gazeta Dita. Keta te katert jane vertet plehra te shoqerise sone qe bejne propagande cdo dite ne TV e tyre duke ftuar njeri tjetrin dhe duke i mbajtur ison. Jane kthyer ne servila dhe jam i sigurt qe kete propagande e bejne kundrejt nje perfitimi financiar nga Saliu dhe njerzit e tij te biznesit. Perfundimisht jane felliqersira qe nxjerrin vetem vrer nga goja dhe nuk arsyetojne fare me llogjike, mjafton qe ti sherbjne berishes. Por shqiptaret nuk jane budallenj, ne 23 qershor do tu mbyllin gojen edhe ketyre lepirsave te degjeneruar.

    Reply to this comment
  19. llogaria June 15, 17:50

    Vertet nuk ja vlen te humbasesh kohen me nje injorant dhe servil si NEIM CILI,i cili 2 vjet te shkolles se mesme nga tre qe ka krye i ka bujqesore ne Labinot,mori vertetim se ka perfunduar gjimnazin e vazhdoi me tutje.

    Reply to this comment
  20. Bocari.M June 15, 17:55

    SHqiptari nuk eshte memedhetar por memedhjere. Historikisht eshte tradhetuar kjo e gjora Shqiperi, eshte shqyer e copetuar nga femijet e saj. Kujtoni historine. Principata ne lufte me njera tjetren. Velijte me te medhej te Turqise kane qene shqiptare qe kane sunduar Shqiperine. Hamzain e Skenderbeut, Ali Pashen, Ahmet Zogun, Esat Pashen e deri sot Berishen. Te gjithe kane nje te perbashket, jane Shqiptare kriminele qe kane dominuar historine. Perse? Sepse shqiptari eshte nje kompetent injorant, qe flet dhe pastaj mendon, qe drejtohet akoma nga instikte primitive dhe dyshon ne gjithshka te mire duke ushqyer te keqen. Kur doli Saliu ne skene kishte( dhe ka akoma) tesren e partise ne gji. Populli yne injorant nuk donte te shikonte ujkun por pa vetem kembet e tij te lyera me miell. Cfaj ka Saliu dhe Apologet e tij, apo te kujtdo qofshin kur ne i ushqejme ata. Ne duhet si POPULL te zgjohemi dhe te mesojme te ndajme shapin nga sheqeri. Jemi ne ata qe e kemi mbajtur Enverin 48 vjet e Saliun 20 vjet mbi krahe. Mos harroni se Saliu eshte kryetari i nje partie qe e mban akoma edhe pasi ai VRAU 4 Demostrues TE PAFAJSHEM. Te gjithe ata qe marrin pjese ne qeverine e Saliut (perfshi dhe LSI), te gjithe ata qe jane akoma anetare te asaj partie pas 21 Janarit per mua jane te gjithe bashkepunetor ne krim, pra jane kriminela. Eshte akoma gjysma e popullit qe pretendohet te jete me PD-n. E pra kjo mund te ndodhe vetem ne Shqiperi. Shikoni turqit sot, e gjithe boten arabe….. Kam vetem turp…

    Reply to this comment
    • shpatar June 15, 18:38

      Z.Bocari .Ashtu eshte sic e pershkruan ti Saliun .Por ka dhe dicka me shume se ato qe ti permend.
      I ngjane Zogut ne shume veprime -Vrases qe shpie ushtrine kunder popullit te tije .Nuk me harrohen kujtimet e gjyshes kur fliste per Xhandaret e Zogut qe vrane e plackiten jugun .Mban rreth vetes njerez te blere e krahinor qe jane gati te bejne gjithecka qe ai urdheron .Fut percarjen jug-veri.Eshte hajdut qe i fute duarte ku te doje .Zogu vodhi arken dhe iku.Ky ka vjedhur aq shume familjarishte sa nuk mund te mendohet pasuria e tije e depozituar tek Bankat mike te Lindjes.Zoteron pasuri te palujshme ne Shqiperi me ortakllek qorra se defakto jane te tije.Tentoje te shiste teritore te Shqiperise sic beri dhe Lartemadhnia Zoqi .Kjo historia e detit ne grekerit nuk eshte mbyllut por do ja degjojme krismen me vone sa te mbyllin grekrit hallet e tyre.
      Ka natyren e A.Pashes por ngelet shume i vogel.Aliu e filloje karjeren si plackites dhe beri histori qe dhe sot i referohen dhe te huajte .Saliu e ka filluar si i shitur dhe tradhetar qe ndjek politika antikombetare .Lexoni artikujte per kompromentimin e figures se tije.Aliu futi metoda te kohes ne qeverisje, arsimin,ushtri dhe ligje .Saliu aplikon metoda Bajraktarizmi e mediokrre.Ne jemi pa ushtri,siguri kombetare,polici qe nuk di cbehet ,arsim klientelist sa qe jane dyfishuar analfabetet me kohen e Dulles.Aliu luftoje te shkepuste shqiptaret nga Turqia Saliu na ka vene nen sundimin e qarqeve serbe.
      Dhe ajo qe e bene me te dallueshem nga te gjithe dhe kampjon deri me sote eshte mashtruesi me i madh i kohrave qe nuk le gje pa bere.

      Reply to this comment
  21. tan June 15, 19:11

    Si gjithmone ne lartesine dhe kohen e duhur edhe ky shkrim nga zoti Malaj. Bravo! U kenaqa as shume sa mund ta krahasoj vetem sikur i dhashe nje dru te mire Cile kurves.

    Reply to this comment
  22. XHINO June 15, 19:18

    HENDRI CILI ky idiot i paskrupult dhe sahanlepires i pushtetit te Bunkerit te fundit te komunizmit ne Evrope dhe te 3 te tjeret meritojne nje mbeshtyme ne surat Keta qelbesira gjithmone ndihmojne veten e tyre me servilizmat ndaj qeverise TURP DHE FAQE TE ZEZE PACI NGAHERE O HORA

    Reply to this comment
  23. Amant June 15, 19:38

    Axhitpropi i Saliut ku mungon edhe Artan Hoxha me Shkullak kembalecin.
    Metode e pastert enveriane e cila realisht eshte vija frymezuese e stalinistit Sali.

    Reply to this comment
  24. ivani i madh June 17, 07:35

    keta nuk jane garda e qeveritareve po zagaret e qeveritarve qe lehin sa here ju hedhin ndonje kocke Dhe se kane per gje qe me hipjen e padronit te ri te lehin e te ulerinjne me te madhe .Keta jane keta palo gazetaruce qe na hiqen si analiste te perkryer ne fak jane thjesht vetem plera te pa ricikluara..

    Reply to this comment
  25. mira June 17, 08:58

    te peshtire,ose jane budallenj ose luajne rolin,si kjo katershe,nuk kampare,njeri me idiot se tjetri,nga keta gardiane me vjen keq vetem per ZHejin,ky nuk duhet te binte ne batakun e tre te tjereve sado qefeprishje te kete me RAMEN APO CILINDO.

    Reply to this comment
  26. beni June 17, 14:28

    Po ju qe shkruani ketu te gjithe bijte, nipa ose familiare te sekretareve te PPSH, oficerave dhe sigurimsave jeni ? Sa te tille paskemi patur !

    Demokratet kane punuar 8 vjet fort dhe do ti blejne zgjedhjet, skane nevoje ti vjedhin. Jo me kot bota ( SHBA ) i la ne krye per 8 vitet e fundit…..

    Reply to this comment
  27. petro June 17, 14:54

    TE LUMTE VIKTOR UNE JAM DEMOKRAT POR ME VJEN TURP KUR DEGJOJ CILIN ZHEJIN E FEFZON TE MBROJNE NE MENYRE TE PESHTIRE BERISHEN NE EMISIONE
    ATA JANE NJERES PA DINJITET PA KARAKTER POLITIK DHE SAHANLEPIRES TE PESHTIRE
    MEDJAT QE I PRANOJNE NE EMISIONE BEJNE MIRE TE DISTANCOHEN NGA KETA MONSTRA PO ASHTU DHE ANALISTET DHE INTELEKTUAL ME DINJITET TE MOS PRANOJNE TE DEBATOJNE ME KETO MOSTRA MBASI ULIN NIVELIN E DEBATIT DHE PUBLIKU NDERON KANAL

    Reply to this comment
  28. petro June 17, 15:03

    njerez si cili zheji fevzo etjer me analizat e tyre idiote e varosen Sali Berishen duke e futur ne radhen e personave qe kan bere diktature dhe te kete fatin e tyre per faktin se ata i krijojne SALIUT sindromen e peralles MBRETI LAKURIQ

    Reply to this comment
  29. Kavia June 19, 08:39

    Para disa kohesh u takova rastesisht me nje kusheriren e Cilit. Pasi i shpreha antipatine time per Cilin me tha shprehimisht : Nuk eshte njeri i keq por e ka zene Saliu prej zverkut me nje gjobe te madhe per shkak te universitetit qe ka hapur ,dhe per te mbijetuar i duhet te behet lepires…dhe mashtrues ordiner. Me vjen keq ,por nuk mund te jushtifikoj dot tjetersimin e ketyre kavieve demagogjike ,dhe pa asnje kahje te percaktuar politiksht ,thjesht interesaxhinj te qylosur.

    Reply to this comment
  30. Xhemal Duka November 4, 13:48

    Epitafi i tranzicionit

    Këtu prehet tranzicioni
    Që meroi breza të tërë
    Erdhi për të prurë Europën
    Por në fund bëri një vërë

    Qershori e sikteristë
    Dhe emri ju mallkoftë
    Me pjellat-furka që poftisi
    Në kosh plehrash përfundoftë

    Disa nga këta furktarë
    Këtu poshtë po i rendisim
    Delenxhinj të paparë
    Epitafe t’u qëndisim

    Sipër t’u vëmë tabelë
    Që kurrë mos t’i harroni
    Të dëftohen bëmat e tyre
    Ndryshe prapë e pësoni

    Se këta sharlatanë
    Janë zombi e ngjallen prap
    E kur fillojnë nga zakoni
    Kusur t’i bësh prapë zap

    I pari është Ali Karizmatik Barishtja
    Demagog, hunda një metër
    Por tani, aha, se pjerdh njeri
    S’ka më vlerë galloshja e vjetër

    Sokëlliti dhe shkumboi
    Një milet të tërë harboi
    Dhe tani u bën zbor
    Të shumtëve të tjerë në sinor

    Më tej Parafina Merrkot Batalli
    Që ndryshe nga e gjithë bota
    Vrimën që e kanë nga pas
    Ajo e kishte tek koka

    Mbahej si zonjë e madhe
    Gojëligë e kokadru
    Pretendonte një shtatore
    Përfundoi me një hu

    Bri tyre Pelivan Qylafbardh Teka
    Hiqej trim po nuk i eci
    Në çark tek Barishtja ngeci
    Dha e mori për të dalë
    Sa mbeti pa gjë në shalë

    Veçan është Farkos Buzuq Lango
    Pasi dëndej mirë me xhin
    Kujtohej për Shqipërin
    Begeniste e priste t’i vinin pas
    Për të askujt më s’i plas

    Nën këtë pirgun këtu
    Lara-lara kjo pllakatë
    Janë deputetët e ankandit
    Që e bënë veten sallatë

    Këta mytaberë bu(r)ra
    Ndër të gjithë, janë më të dhjerit
    Sa dhe qëntë kur i zë shurra
    S’begenisin t’i përmjerin

    Ndërsa kjo parcela e madhe
    Mban anal(istat) kopilë
    Që nga një derë në tjetër
    I bënë të gjithë me qime
    Kur vetë bykë me mjekër

    E po ç’pret nga matrapazë
    Që u bënë ustallarë
    Vetëm duke bërë tellallin
    U grinë zarfe duke marrë?

    Këto furka tranzicioni
    Kush më shumë e kush më pak
    Sa herë tymin e tyre panë
    Me popullin ranë në hak

    Ju të vdekur që mirrni frymë
    Shëmbëll mbeçi për të tjerë
    Të bëjnë politikë të mirë
    Koka të mos u marrë erë

    Edhe ne kallam kusuri
    Boll me tifon politike
    I dëgjoni që të tërë
    Por në fund dëgjoni veten

    Epitafet mos i harroni
    Jeni të gjallë dhe plot furi
    Krahët edhe mëndja tuaj
    Do ju sjellin lumturi

    Pas qershorit bardhësi
    Jetë e mirë për këtë popull
    U bëftë si në Europë
    Nga Vermoshi gjer në Dropull

    Xhe-Du
    Maj 2013

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*