Berisha komenton dorëheqjen e Kameron: “Ti paske qenë me sindromën Dauning!”

June 24, 2016 14:55

Berisha komenton dorëheqjen e Kameron: “Ti paske qenë me sindromën Dauning!”

 

Ideja se një drejtues qeverie mund të japë dorëheqjen për shkak të një referendumi idiot, ka lënë pa fjalë deputetin Sali Berisha, mësojnë Gojët e Liga. Berisha e ka me kryeministrin britanik David Kameron, pas referendumit që vendosi për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

“I djathtë je ti? Jo mor zotëri, unë të garantoj tye se je një lepur, një lamash, një frikacak”, mësohet se shkruan një mesazh privat që Berisha i ka çuar Kameronit. “Doje votat ti? Po të kisha sjellë Ristanin dhe kishe mbarue punë për dy orë”, vazhdonte mesazhi.

Në vijim, Berisha i sqaron Kameronit se edhe ai e humbi një referendum dikur.

“A m’pe mue të jepja dorëheqjen? Po kush guxonte mor zotëri! Ti duhet të rrije i mbyllur në kullën e Dauning Stritit, dhe kush të afrohej, t’i flakje një shishe benzinë nga dritarja. Meqë ra llafi, ime shoqe mund t’ju këshillonte, se ajo ka ekspertizë për politikanët me sindromën Dauning. Turp për besë, turp!”

Edhe pse mesazhi zyrtar i Berishës thoshte se David Kameron ra si luan, teksti konfidencial ishte krejt tjetër:

“Dhe të pata than’, duhej të kishe nejt dy muaj në kullën time në Viçidol, për t’u stërvit me kushtet e rrethimit. David, ti s’je burrë, shko fshihu në çitjanet e grave tani. O pikaaa, pikaaa!”   

 

***

Shënim: Gojët e Liga, për fat të keq është rubrikë satirike

June 24, 2016 14:55
Komento

2 Komente

  1. gjermani i fundit June 24, 22:28

    Dhe Berisha per fat te keq eshte me gojelige se Gojet e Liga.

    Reply to this comment
  2. perkthyesi June 29, 09:48

    Ky urdher i Berishes e trembi kaq shume Kamerunin, sa qe mender shurren qe i erdhi, i a zbrazi Saliut ne goje…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*