Berisha mbledh qeverinë në detyrë: Administrata të jetë efikase deri në ardhjen e qeverisë së re

Redaksia Online June 27, 2013 10:43

Berisha mbledh qeverinë në detyrë: Administrata të jetë efikase deri në ardhjen e qeverisë së re

Kryeministri Berisha zhvilloi mbledhjen e qeverisë, e cila mund të jetë e fundit për karrierën e tij politike. Qeveria në detyrë u mblodh sot në orën 11:30 për herë të parë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, që i dhanë fitoren së majtës. Berisha e hapi fjalën e tij para ministrave të kabinetit me atë që ai e ka cilësuar suksesi i fundit i qeverisë së tij, shpallja fitues e projektit të gazsjellësit TAP, i cili pritet të lehtësojë furnizimin e vendit me gaz.

Kryeministri Berisha zhvilloi mbledhjen e qeverisë, e cila mund të jetë e fundit për karrierën e tij politike. Qeveria në detyrë u mblodh sot në orën 11:30 për herë të parë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, që i dhanë fitoren së majtës. Berisha e hapi fjalën e tij para ministrave të kabinetit me atë që ai e ka cilësuar suksesi i fundit i qeverisë së tij, shpallja fitues e projektit të gazsjellësit TAP, i cili pritet të lehtësojë furnizimin e vendit me gaz.

“Përfaqësuesit e Azerbajxhanit njoftuan zyrtarisht për përzgjedhjen e TAP-it dhe vlerësuan kontributin e Shqipërisë në këtë proces. I shpreha mirënjohjen më të thellë qeverisë së Azerbajxhanit dhe konsorciumit Shah Deniz për përzgjedhjen e TAP-it. Ky është një zhvillim me rëndësi strategjike për Shqipërinë, pasi në vitin 2019 sjell gaz në Shqipëri dhe vendi ynë zgjidh në mënyrë përfundimtare dhe të plotë problemin e energjisë. Në këtë mënyrë gazi shndërrohet në burim kryesor për gatim dhe ngrohje. Ky është burimi më i leverdishëm i energjisë. Ky projekt mbetet de facto projekti më i madh i gazit në Europë, një investim prej 2 miliard dollarë, tejkalon në investim çdo projekt tjetër gazsjellësi. Mirënjohjen më të thellë për qeverinë e Azerbajxhanit, që ka dëshmuar ndjenjat më miqësore ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj konsorciumit Shah Deniz që e ka marrë vendimin kryekëput mbi kritere tregtare.

Shpreh mirënjohjen e thellë ndaj vendeve mike, Turqisë, Greqisë dhe Italisë për bashkëpunimin e shkëlqyer. Kjo përbën arritjen më të madhe të Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO në fushën strategjike,” tha Berisha, duke shtuar se ka paraqitur kërkesën që në këtë projekt të përfshihet edhe Kosova.

Më tej, Berisha kërkoi efikasitet të plotë të administratës deri në formimin e qeverisë së re.

“Çështja e dytë është kjo, fushata elektorale mbaroi, zgjedhjet përfunduan. Detyra jonë është deri në ditën kur parlamenti voton kabinetin e ri dhe të betohet presidenti. Deri në atë ditë qeveria dhe administrata duhet të funksionojë me të gjitha kapacitetet dhe xhiro të plotë. Pra, çdo lloj demotivizimi është shumë i pandershëm, i padenjë, i papranueshëm. Administrata e këtij vendi është një aset i madh, një pasuri e madhe kombëtare dhe duhet ta tregojë veten të funksionojë me kapacitet të plotë, me përkushtim të madh deri ditën që ne do dorëzojmë punën tek qeveria tjetër. Jeni shumë të lutur që këtë mesazh që kam për punonjësit e administratës, t’ua përcillni direkt në takime”, përfundoi ai.

Redaksia Online June 27, 2013 10:43
Komento

6 Komente

  1. N.VJOSA June 27, 10:49

    Medet, medet o S h a r l a t a n i yne!
    TAP-in o Trap,
    e nderton Europa dhe ai vend qe shet gazin!
    Po ti dhe perhapjen e internetit dhe elektronikes, te celulareve dhe deri shtepite qe ndertojne emigrantet…. E quan suksesin tend !!!….
    M e d e t, m e d e t per Sharlatan DonKishotin tone!….

    Reply to this comment
  2. myftari itali June 27, 11:08

    Me ne fund do largohet dhe spiuni Udb berisha qe shiti detin jon gerqise .

    Reply to this comment
  3. Besarti June 27, 11:13

    po mor sharlatan se administraten e kaluar e zhduke nga puna sikur te mos ishin shqiptar.Ti qe mbolle vetem percarje dhe urrejtje.Turp per moshen tende se kur erdhe ne fuqi ne 2005 ishe babai yne ne moshe dhe na le rrugeve.A i le nje prind rrugve fmijet e vet?Ti e bere kete prandaj more grusht.

    Reply to this comment
  4. Titi June 27, 11:43

    Shkone me pushime dhe mos u ktheni ma. Ju skeni qene efikas tash 8 dhe do jeni per 2 muaj qe ju Kane mbetur

    Reply to this comment
  5. shqipfolësi June 27, 12:18

    Dhe dorëheqjen, mirë bëre se ishe i detyruar nga vota e popullit që të përmbysi si cunam.
    Por që po rri akoma në karrike, kjo tregon se nuk je “Burrë shteti dhe talent i rrallë” si po të shesin tellallët e tu. Moralisht, megjithse kushtetuta ta jep të drejtën të rish, duhej të largoheshe edhe nga ajo karrike pushteti, e ti hapje rrugë Sovranit!
    Nuk e di se me çfarë morali do mund të dalësh para kamerave dhe para popullit që po e quan “Mosmirënjohës”. Respekt ndaj votës, do të thotë të kesh këllqe të ikësh e të na lësh rehat në hallet e halet që na ke lënë për të pastruar. Ik e mos u kthe më kurrë! Të sigurojmë se nuk do na mungosh për asnjë sekondë. Vetëm barcaleta do fillojmë të tregojmë për një bajraktar që shtron rrugë, rrugë, rrugë…dhe nuk dëgjon asgjë nga zëri i popullit të vet!

    Reply to this comment
  6. Leo June 27, 16:27

    O Sali-Sali Berisha.’ Ftyra jote por si bisha ,’Bishtin nen shal e vure.’tu be surrati pacavure. ike dhe mos te shohim me’,se meraku nuke na ze ,per te par fytyren tende.,mos u merakos shum .,se s’do na biesh kurr ne mendje. Ty meraku po te ha .,po te ha e pote trete .,per ato gjera qe ke ber ‘nuke te mbron ‘as zoti vete…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*