Berisha, keqardhje për votën e 16-vjeçarëve: Janë ndjekësit e mi më të mëdhenj

Redaksia Online May 2, 2013 10:51

Berisha, keqardhje për votën e 16-vjeçarëve: Janë ndjekësit e mi më të mëdhenj

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Berisha akuzoi kreun e opozitës për pengim të pjesëmarrjes së emigrantëve në procesin e votimit. “Qeveria është e gatshme të ofrojë votën online për emigrantët. Qeveria është e gatshme të mobilizojë çdo fond, të përshtatë çdo teknologji të sigurisë më të lartë që ekziston në mënyrë që vota e çdo qytetari të ketë peshën që meriton. Por kjo nuk u pranua nga opozita, siç nuk u pranua votimi i 16-vjeçarëve. Nëse do kishte një komb që i takon të hapë dyert e qendrave të votimit për 16-vjeçarët, ky është kombi shqiptar”,  vijoi kryeministri.

Duke qëndruar te kjo moshë, Berisha tha se ata janë ndjekësit më të mëdhenj të tij në Facebook.

“Është e dhimbshme, pasi likes-at në Facebook-un tim i janë bërë një lloj gogoli që e tremb opozitën nga vota e 16-vjeçarëve. Kjo mund të jetë shumë kundërproduktive për opozitën, pasi duke i penguar ata, nuk mund të pengosh prindërit e tyre, vëllezërit e motrat e tyre më të mëdhenj, pasi ata nuk janë dakord që 16-vjeçarët të mos votojnë”, tha Berisha.

 

 

 

Berisha: Më jepni votën se do investojmë 6 miliardë euro

Fushata ka filluar prej disa ditësh, e bashkë me të edhe inaugurimet apo riinaugurimet e përditshme që përdoren nga qeveria për qëllime elektorale. Kryeministri Berisha ka inauguruar sot në Fushë Krujë rikonstruksionin e Unazës së qytetit. Berisha tha se PD është partia e premtimeve të mbajtura dhe premtoi të tjera investime nëse fiton në 23 qershor.

“Inaugurojmë një unazë që është jetike për qytetin, e cila në projektin tonë, plotëson një infrastrukturë të shkëlqyer për qytetin, modernizon trafikun në këtë qytet, parandalon ndotjen e qytetit dhe krijon një mjedis më të shëndetshëm për qytetarët e Fushë Krujës”, tha Berisha.

Ai akuzoi opozitën për bllokim, duke kërkuar votat për një mandat të tretë.

“Ligjet u bllokuan nga ai (Rama) vetëm për interesa personale. Çdo shqiptar të përdorë votën e tij për statusin, për punësimin e të rinjve shqiptarë. Gjatë këtyre viteve, në vendet e tjera u dyfishua papunësia, por në Shqipëri pësoi një rënie të lehtë. Katër vitet që vijnë janë planifikuar gjashtë miliardë euro investime”, tha Berisha.

Redaksia Online May 2, 2013 10:51
Komento

10 Komente

  1. alba May 2, 10:01

    Ke qe ne 1992 ne pushtet o Sali, pse nuk i investi=ove ato EURO por tani lyp voten me genjeshtra. Me fal se ti EUROT i investove per femijet e tu, per te shitur Shqiperine e per te marre leket si Zogu, veten se ndryshimi midis Zogut dhe teje eshte se Zogu ilu me thesarin e Shqiperise, por ti po rri se je i pangopur.

    Nuk e besoj qe poupulli te jete akoma aq naiv e te te jape voten edhe nje here. Mjaft !

    Per nje gje kam frike, ata qe do vijne valle si do jene?

    Reply to this comment
  2. shpatar May 2, 10:15

    Po ju pyes ju qe do te lexoni kete deklarate te Berishes. Kush merr guximin ti japi Berishes 6 miljard euro?

    Reply to this comment
  3. admir May 2, 10:18

    Sa kot qe eshte

    Reply to this comment
  4. malokari May 2, 11:04

    ata jane ato qe ti do ti genjesh o hoorr bulevardi rrugaq vrases hajdut kok lop bark derr morraxhi steril

    Reply to this comment
  5. Mark.uk May 2, 11:25

    ma doktor rrumpalle leshi se paske qene as liria vete nuk do ta besonte,po pse more garngrene e qelbezuar ke pasur plot 8 vjet qeverisje pse si bere po pse more plere opozita qeveris apo injoranca jote qe nuk njeh komunikim dhe bashkepunim me kundershtarin sic ndodh ne gjithe boten per te miren e vendit mor komunist i felliqur nuk ka qen e mace te te besoje me more largaraq

    Reply to this comment
  6. saliheqenefi May 2, 12:15

    kjo na le te kuptojme se je pedofil politik

    Reply to this comment
  7. perla May 2, 13:17

    Ju gjithmone keni per te qene prane te rinjeve se shpirtin e keni akoma ne rini pavaresisht moshes qe keni

    Reply to this comment
  8. Mileti May 2, 13:25

    ENERGJIN DHE FRYMZIMIN E DOKTORRIT NUK E KA ASNJE POLITIKAN ! AI E ADHURON RININE SE DHE VETE DEMOKRACINE E SOLLEN TE RINJE! NE KEMI POLITIKANE KAFSHE QE NUK DIN TE LIDHUR 2FJALE

    Reply to this comment
  9. b.kanani May 2, 16:20

    PO QENKE FARE I PAFTYRE OR ZOTI SALI VOTEN E EMIGRANTEVE TA KERKOJE PS NEPERMJET ERJON VELIS DHE TI NUK PRANOVE KAQ SHPEJT HARROVE.PO PSE KUJTON SE DHE POPULLI NUK KA KUJTES DHE TANI KERKON VOTAT E 16 VJECARVE APO NGA QE TI NXORRI BB ANALFABET PROFESIONAL TE DUHEN SHUME.PO SI BEKE GATI INFRASTRUKTUREN PER VOTEN E EMIGRANTEVE KUR TI TI KE NJE VITE DHE NUK BERE GJE PER FIERIN PER NUMERIMIN ELEKTRONIK DHE TIRANEN.EC MASHTRUS SE KY ESHTE PROFESIONI JOTE,VAZHDO SE NA MBUSHE MENDJEN SE KUSH E KA FAJIN.

    Reply to this comment
  10. Leonardo May 2, 17:26

    More ky dallkauku ka ikur për lesh shpreson tek fëmijët për të vazhduar mëtej pushtetin mbas 23 qershorit mos të të shikojmë më bojën dhe të mos dëgjojmë më emrin se je faqja më e erët e Shqipërisë

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*