Berisha: Mua më prin dhe më frymëzon Skënderbeu

Redaksia Online May 22, 2013 08:05

Berisha: Mua më prin dhe më frymëzon Skënderbeu

Gjatë takimit elektoral dje me banorët e Lezhës, kryeministri Berisha ka sulmuar PS-në, duke u shprehur se nuk ka lidership. Berisha tha se ai dhe partia e tij frymëzohen nga Skënderbeu.

“Neve na prin në rrugën tonë dhe na frymëzon Skënderbeu. Ia dolëm të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO, të nënshkruajmë Marrëveshjen e Atabilizim- Asociimit, të lëvizim të lirë, ia dolëm të meritojmë statusin e vendit kandidat, por u bllokuam për 3 ligje, pra jemi qytetarë me besim tek vetja, tek Lezha, tek e ardhmja jonë. Nga kjo tribunë u bëj thirrje qytetarëve të Lezhës të bashkohemi në rrugën tonë drejt Europës”, tha Berisha.

“Në selinë rozë ka lumenj fjalësh, shpifjesh, trillimesh, por nuk ka lider, nuk ka ide, nuk ka vizion. Ky piktor i dështuar ka nxjerrë tani teorinë e Shqipërisë së gënjeshtërt. Jeton në autobusin e tij mavi me xhama të errëta dhe nuk sheh asgjë. Edi Rama mori peng statusin. Me tre ligjet që mbajte peng ti privove shqiptarët nga pasaporta e vendeve me status të vendit kandidat në BE, privove fermerët nga subvencionet, nga dhjetëra miliona euro investime. Z. Rama, këtë asnjeri s’ia ka bërë vendit të tij, por nëqoftëse ti për një moment do dilje para varrit të Skënderbeut imagjino se çfarë do të thoshte shpirti i tij”, theksoi kryeministri.

Berisha premtoi investime në Lezhë dhe përgjysmimin e taksës për operatorët turistikë. “23 qershori po vjen, zotohem para jush se 4 vjeçari që vjen do krijojë 250 000 vende pune në mbarë Shqipërinë, me taksat që kemi hequr biznesi në Lezhë dhe Shqipëri do njohë hov të madh, me trefishimin e granteve për fermerët do rrisim me 30% të punësuarit në bujqësi, me dyfishimin e investimeve për turizmin do rrisim me 20% të punësuarit në këtë sektor. U bëj thirrje emigrantëve të vinë në vendin e tyre, të investojnë pa taksa dhe detyrime 3-5 vjet. Operatorët e turizmit i garantoj për përgjysmimin e taksave. Do ndërtojmë çdo shkollë dhe rrugë, autostradën me katër korsi Shkodër- Lezhë, do përfundojmë rrugën kombëtare Milot-Lezhë”,përfundoi Berisha.

 

 

Redaksia Online May 22, 2013 08:05
Komento

6 Komente

  1. arjanita May 22, 08:36

    Si ka mundesi te degjojne kete maskara deri ne
    perfeksion?!
    Si e durojme pa e djegur te gjalle?
    A kemi gjak ne vena apo na eshte bere uje?
    Kete monster se bashku me ato qe e ndjekin e
    udheheq vetem etja per pushtet e pasuri.Ne kohen e
    Skenderbeut nuk do ta linin te kujdesej as per de
    rrat.Turp!Jo per te por per ne qe e mbajme mbi
    shpine.

    Reply to this comment
  2. shpatar May 22, 08:41

    Ne doni ti ulni vlerat Gjergj Kastriot Skenderbeut krahesoheni me Saliun .Pse ?
    1-Skenderbeu rrejdh nga nje familje ,Kastriotet viti1240,me shume influence e aktivitet patriotik.
    2-La Turqine dhe luftoje te realizonte ate per te cilen familja e Kastriotve luftoje per te mbajtur te pa prekur kufijte etnik te shqiptarve.
    3- Eshte i vetmi qe ne 1444 arriti te bashkoje shqiptaret per nje kauze.Ate kombetare .
    4-Nepermjet miqesive dhe krushqive arriti te eliminoje dasit midis shqiptarve .
    5-Edhe pse nenen e kishte me prejardhje sllave nuk beri asnje aleance me ta.
    6- Kishte aftesi te jashtzakonshme ushtarake e organizative per te udhehequr shqiptaret ne beteja me nje numer ne te vogel forcash .
    7-Ishte ndeshkues ndaj trasdhetarve te kombit dhe nuk u vu asnjeher kunder popullit te tije per te sunduar.
    8-Ne politiken e jashtme u mbeshtet tek vendet Perendimore.
    9-Nuk beri asnjehere pazare per teritore.
    10-Nuk ka asnje dokument qe te kompromentoje figuren e tije me financat.
    Ka dhe shume te tjera por keto mjaftojne qe ta krahesoni me Skenderbeun e dyte!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. al May 22, 08:42

    o sale mbas 23 te 21 dhjetori bashke me ver llapen hahahaaa

    Reply to this comment
  4. mitro May 22, 08:45

    Ik or plak matuf te shpetoje Shqiperia dhe ky popull i trashe,ik or genjeshtar dhe demagog i papare.E sigurte qe pa ty Shqiperia do jete me e mire ,me e qyteteruar,me e begate dhe me e moralshme.Ti c’bere gjithcka te mire kishim,ti shkaterove ekonomine e ketij vendi duke pritur cekun e bardhe,dhe tani vodhe cdo gje me kliken tende,me femijet e tu duke fundosur kete popul lne mjerim dhe degradim total.Qeverisja jote e shnderoi Shqiperine ne nje Kolumbi europiane,ku bosi i krimit eshte kryeministeri i vendit.Mos u kthefte kurre fara jote ne krye te ketij vendi!

    Reply to this comment
  5. Labi Vlore May 22, 09:17

    Ty te frymezon dhe te prin Fazllici dhe Miloshevici.Te frymezon dhe te prin Krimi dhe Gjakderdhja e Shqiptareve.O Monster e papare dhe e padegjuar askund.O Psiqik dhe i dale nga shinat e njerezve normal.O Kriminel i faktuar Boterisht nga FBI-ja.O Shqiptare,nese ka akoma te tille,ky monster po na con ne gremine.Reflektoni dhe e ndeshkoni me vote me 23 Qershor,Nese nuk e beni,i thoni lamtumire Shqiperise.Shqiperia vdes perfundimisht mbas 100 vitesh shtet.Jam mese i sigurte per kete.

    Reply to this comment
  6. rrushi rrushi May 22, 09:42

    a ke kuj ja fut ata dy gishta o rrugaq horr bulevardi vrases ordiner nuk ka grosruk qe te shpeton

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*