Shqipëria, sërish e fundit për zhvillimin e TIK

Edlira Shehu February 19, 2013 09:56

Shqipëria, sërish e fundit  për zhvillimin e TIK

Shqipëria mbetet vendi i fundit në Europë për sa i takon zhvillimit të teknologjive të informacionit. Pavarësisht nga përparimet e bëra në vitet e fundit, studimi krahasues që kryhet nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve, ITU, e vendos sërish Shqipërinë të fundit në kontinent dhe në vend të 80 në botë. ITU llogarit çdo vit Indeksin e Zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, mbështetur mbi 11 indikatorë që lidhen me aksesin, nivelin e përdorimit dhe aftësitë e popullatës për të përdorur teknologjitë e informacionit. Të gjithë indikatorët përmblidhen në një koeficient të vetëm dhe sa më i lartë të jetë indeksi, aq më i lartë është, krahasimisht, zhvillimi i teknologjive. Për vitin e kaluar, Shqipëria rezultoi me një koeficient 3.78, nga 3.48 që ishte një vit më parë, çka tregon një përmirësim, por që nuk ka mjaftuar për ta ngritur në renditjen europiane dhe globale. Për të dhënë një ide të diferencave, vendi i parë në Botë është Koreja e Jugut, ku Indeksi i Zhvillimit të Teknologjive ishte 8.56. Pozicionimi më i mirë i Shqipërisë në këtë renditje është në indeksin e aftësisë së popullatës për të përdorur teknologjitë e informacionit. Në këtë nën-indeks, Shqipëria renditet në vendin e 60 në Botë dhe lë pas edhe vende të tjera europiane, si Maqedonia apo Turqia. Kjo tregon se shqiptarët i njohin janë të aftë t’i përdorin teknologjitë në një masë të kënaqshme. Por ajo çka i përkeqëson pozitat e Shqipërisë në Indeksin Agregat të Zhvillimit është aksesi i dobët në shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ku renditet në vendin e 94 në botë. Nga kjo mund të kuptohet se qytetarët kanë prirjen t’i përdorin teknologjitë, por aksesi në këto teknologji nuk është ende i mjaftueshëm. Problemi kështu adresohet te nevoja për të rritur investimet në infrastrukturën e e shërbimeve dixhitale dhe, por edhe për t’i bërë ato më të përballueshme nga qytetarët.

 

*************

Berisha: Në botën virtuale nuk ecim, por vrapojmë

Kryeministri Berisha përuroi dje qendrën e të dhënave qeveritare, në kuadër të projektit “Shqipëria Dixhitale”.
Qendra do të shërbejë si pika kryesore e infrastrukturës së Teknologjisë së Informacionit të institucioneve të administratës publike, ku do të instalohen pajisjet dhe sistemet më të avancuara të shërbimeve elektronike qeveritare për bizneset dhe qytetarët.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e përurimit, Berisha tha se qenda e re sjell një teknologji moderne. Gjithashtu, ai premtoi se çmimi i internetit do të ulet pas instalimit të bandës së re. “Në botën virtuale, ne nuk do të ecim, por do të vrapojmë”, tha Berisha.

Edlira Shehu February 19, 2013 09:56
Komento

7 Komente

  1. enton February 18, 11:26

    Na hapi barkun ky njeri… Ca po ben iher, po shef veten ne Ipad???

    Reply to this comment
  2. e verteta February 18, 11:37

    Bill Gates duhet ti bjere te fiket kur te degjoje kete monster te flase per projektin “Shqiperia dixhitale”

    Reply to this comment
  3. Malok Dixhitali February 18, 12:07

    Me gjithe dixhitalizimin pordhac te Saliut Xeni me Argiten vazhdojne te vjedhin e te gllaberojne..
    Virtualisht sipas babait te tyre Shqiperia eshte e shqiptareve por ne realitet,Shqiperia eshte e familjes se Saliut ku breza te tere do te notojne ne pasuri prallore te grabitur.
    Nuk ka Bill Gates apo shkencetare ne bote qe ti shpetoi shqiptaret nga kthetrat e malokut..!

    Reply to this comment
  4. besa February 18, 13:01

    o hale ku do shkosh more rrugaq ne pension e me hap nje klinike per tu pasuruar se ke vra vjedh pak qe 22 vjet ik moj hale se te kana besu boll turp tu vije atyre qumshtakve te tu q far pleh babet kan ste vjen zor skizofren vrases mordenar katunar lopqar budalla malo zagar lopqar

    Reply to this comment
  5. tironci kuq e zi February 18, 13:21

    o serb ik e shiko njeher spitalet shteterore, muret e pavjoneve po qelben nga myku, suvat po u bien pacjenteve ne kok, spitalet nuk kan ilace njerzit duhet te dalin ti blejn ilacet ne farmaci private edhe ti cojn ne spital oooooo koler ke qene edhe doktor. Te zente mallkimi i popullit, se ky popull nuk qenka i zoti te te bej gje tjeter.

    Reply to this comment
  6. ILIRET February 19, 10:45

    Tani qe ta marim vesh. Jemi te paret apo te fundit per teknologjine e informacionit…???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim