e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Berisha nuk do të ketë zyrë në selinë e re të PD

4
Postuar më: 2 Shtator, 2013 tek Aktualitet
sali-berisha-2009-7-2-15-20-27

Kryeministri në largim, Sali Berisha, nuk do ketë zyrë në selinë e re të Partisë Demokratike.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Panorama.

Sipas kësaj gazete, deri tani, në godinën e re të PD-së nuk është duke u përshtatur asnjë zyrë për ish-themeluesin e kësaj force politike. Në javën e dytë të shtatorit, ai do të lërë zyrtarisht edhe zyrën në Këshillin e Ministrave, ndërkohë që rreth një muaj më parë i la pasardhësit të tij, Lulzim Bashës, zyrën e katit të tretë të godinës së vjetër të Partisë Demokratike. Të njëjtat burime saktësojnë se aktivitetin e tij si deputet dhe anëtar i Grupit Parlamentar të PD-së ai mund ta ushtrojë në një zyrë private, në një prej kullave përballë ndërtesës ku qëndroi për tetë vjet.

 


4 Komente


  1.  
    fieraku

    Na plasi trapi




  2.  
    Demokratikasi

    kjo do të thotë se … zyrë nuk ka zonja Lulëzime




  3.  
    roy

    po len lulen pa zyre e jo salen, mgjth lulen do e mbaj per sekretare.





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)