Berisha: Pavarësia e Kosovës, faqja më e ndritur e historisë shqiptare, që nga Skënderbeu

Redaksia Online February 17, 2013 12:07

Berisha: Pavarësia e Kosovës, faqja më e ndritur e historisë shqiptare, që nga Skënderbeu

Në ditën e pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryeministri Berisha uron të gjithë shqiptarët për atë që e ka quajtur faqja më e ndritur e përpjekje të shqiptarëve për liri, që nga luftërat e Skënderbeut. Në një status në Facebook, Berisha falënderon SHBA-në dhe NATO-n për rolin kryesor që luajtën në çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

“Gëzuar Kosovë, 5 Vjetorin e Pavarësisë!

Sot, mbarë kombi shqiptar feston 5 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Çlirimi i Kosovës, është faqja më e ndritur e përpjekjeve të shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin e tyre, që nga luftërat e Skënderbeut deri në ditët e sotme. Në këtë 5 vjetor, kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para veprës, arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova, sakrificës sublime të kryeheroit të kombit tonë, Adem Jashari e mijëra e mijëra luftëtarëve të lirisë që ranë për tu bërë të pavdekshëm për çlirimin e Kosovës.

Sot, ne shqiptarët shprehim mirënjohjen më të thellë ndaj SHBA, Presidentit Bill Clinton dhe Presidentit Xhorxh Bush si dhe ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, që luajtën rol kryesor në çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Një përshëndetje vëllazërore le t’iu dërgojmë në këtë rast të gjithë qytetarëve të Kosovës, udhëheqjes politike të saj, që në 5 vjet pavarësi kanë shndërruar Republikën e Kosovës në një faktor të rëndësishëm të paqes, stabilitetit e bashkëpunimit në rajon.

Zoti e bekoftë Kosovën e pavarur dhe shqiptarët kudo që janë! Sb”, shkruan Berisha.

Redaksia Online February 17, 2013 12:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*