Berisha pret komunistët kinezë: Ju transformuat Kinën, ne transformuam Shqipërinë

Redaksia Online July 18, 2013 15:41

Berisha pret komunistët kinezë: Ju transformuat Kinën, ne transformuam Shqipërinë

Kryeministri Sali Berisha ka pritur sot një delegacion të Partisë Komuniste të Kinës, i cili kryesohej nga drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Europën Lindore dhe Azinë Qendrore, Tian Yongxiang. Berisha tha se Delegacioni shoqërohej nga Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Ye Hao. Gjatë bashkëbisedimit me komunistët kinezë, Berisha u shpreh se  Partia Demokratike dhe Partia Komuniste e Kinës, kanë transformuar rrënjësisht dy vendet respektive.

Berisha vlerësoi projektet e përbashkëta dhe u ndal tek inciativa e qeverisë së drejtuar prej tij për mësimin e gjuhës kineze në shkollat e vendit si një hap me rëndësi në zhvillimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Më tej, kryeministri shqiptar vlerësoi bashkëpunimin kinez në lidhje me ndërtimin e Rrugës së Arbërit, si një projekt madhor jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin. Ai falenderoi kompaninë e madhe Kineze CSCEC (China State Construction Engineering Corp.ltd) dhe qeverinë Kineze për ofertën realisht të leverdisshme që kanë bërë para zgjedhjeve për rrugën e Arbrit me zero ndikim ose ndikim të parëndësishëm, sipas variantit mbi borxhin publik. Pas përfundimit te zgjedhjeve oferta po përgatitet për t’u shpallur në përputhje në ligjin si tender i hapur ndërkombëtar. Qeveria e re do vendosë për përzgjedhjen e variantit dhe do të negociojë kontratën. Ndër të tjera, kjo kompani ka shprehur angazhimin e saj edhe për tramvajin e Tiranës.

Berisha tha se qeveria e tij ka krijuar klimë të favorshme për investimet e huaja në vend, duke shprehur dëshirën për investime kineze në Shqipëri. Ai tha se vendi I ka rezistuar krizës ekonomike botërore dhe e ka ruajtur rritjen ekonomike falë reformave të qeverisë.

Ndërsa Tian Yongxiang e falenderoi Berishën për pritjen dhe shtoi se “Shqipëria është një vend i vogël, por shumë i njohur në Kinë”, duke nënvizuar se kjo përbën një bazë të mirë për nxitjen e investimeve kineze.

Ai u shpreh se Shqipëria, në stadin aktual, ka mundësi shumë të mira përfitimi nëpërmjet projektesh, nga fondi i qeverisë kineze i vënë në dispozicion të bashkëpunimit me Europën Lindore dhe Juglindore. Z. Yongxiang shprehu interesin e palës kineze për të mbështetur në projektet e modernizimit të infrastrukturës.

Gjithashtu ai vlerësoi bashkëpunimin kulturor, përfshirë nismën për mësimin e gjuhës kineze, ne dispozicion të së cilës, qeveria kineze ka vënë një numër mësuesish.

Në kuadër të bashkëpunimit partiak, Yongxiang e ftoi Berishën të vizitojë Kinën në krye të një delegacioni të Partisë Demokratike. Kryeministri Berisha e pranoi ftesën me kënaqësi dhe i shprehu bashkëbiseduesit përshëndetjet më të përzemërta për Presidentin, Kryeministrin dhe autoritetet më të larta të Partisë Komuniste Kineze.

 

 

 

Redaksia Online July 18, 2013 15:41
Komento

15 Komente

  1. Suzi July 18, 16:11

    O TE SHPELAFTE MORTJA TY !

    Reply to this comment
  2. Mao ce duni July 18, 16:34

    Mirese te vish ne kinen tone te lavdishme ti biri i denje i komunizmit arkik shqiptar shoku yne Sali Berisha.Hajde provoje dhe nje here nese ta mban sumlla ti ngjitesh murit te madh kinez.

    Reply to this comment
  3. arben July 18, 17:08

    E MBANI MEND AZEMIN KUR PROTESTONTE KUNDER KINEZEVE TE MINISTRIA E JASHTEME NE 1990-1991?RROFTE BRSS<RROFTE JUGOSLLAVIA

    Reply to this comment
  4. Mul Noka July 18, 17:38

    Po ckeni more me Birishen… i nxorren mallin e xhaxhit lereni te cmallet me shoqerine e dikurshme me te cilet i lidhte i njejti ideal.
    RROFTE POPULLI I MADH VELLA KINEZ….
    O TY TE Q.. KINA NONEN O

    Reply to this comment
  5. Koli July 18, 17:55

    Ju lutem mos e kujtono se e vleroni halen zoti i thyeft qafen familjarishte

    Reply to this comment
  6. Mark.uk July 18, 18:09

    ec aty z.doktor saliu jeme ty te rrjedh ner gjak komunizmi ti te 7 lekurat qe ke i ke komuniste po cpune e ke me pd-ne nderroje siglen doktorri jeme vere PKSH te ka mo hije si komunist i mbarum qe je …

    Reply to this comment
  7. T'ka sali shpirt July 18, 18:15

    O Saliiiiiiiiiiiiiiiiiiii kinezce komunikove apo e ke lene pergjysem kursin.
    Likja Saliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

    Reply to this comment
  8. Mark.uk July 18, 19:17

    Ma pare ka takuar ish sekretarin e pare te komitetit te partis se punes te Tepelenes ,dhe zv minister I punve mbrendshme dhe minister I ppsh ne zgjedhjet e para GRAMOZ RUCI.

    Reply to this comment
  9. T'ka sali shpirt July 18, 19:46

    Mark.uk sa arsimim ke bo, qenke i semure totalisht.
    Likja Saliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

    Reply to this comment
    • tur shkodrani July 18, 20:02

      po car shkolle ka bo ky dit zi mark.uk kurva mo i mencem osht qeni im se osht ky plere serbe,o marku i kurves meri keto kinezet ne shpi tate prezantoja gruas motres goces ca te kesh se mos te del ndonje fat i mire dhe te emerojne ty kryetare te pe-de-s hunj si puna jote i duhen kesaj partie te pershnes mark.uk ku ti kesh …

      Reply to this comment
  10. Amant July 18, 19:48

    Kane gjetur dhe rikzbuluar miqesisne e vjeter bolshevike te njejtet njerez, ndonese Berisha ka 23 vjet qe aktron si antikomunist.

    Reply to this comment
  11. MARKO July 18, 23:48

    Mire kinezçen, po gjuhen Viçidolese kur do ta fute ne program, ky qe u futet 7 pashe nen dhe?

    Reply to this comment
  12. apojo July 19, 06:22

    O KRYEMASSSSKARAI i Viçidolit!!!! Kur deshe pushtetin në ’91 nuk le bajg pa qit prej goje pse i MADHI ENVER HOXHA u lidh me kinezet kurse nashi shkon elidhesh vete me kinezet dhe lepin çfar ke dhjere. Racea me ndyrë.

    Reply to this comment
  13. Mark uk July 19, 08:32

    tur shkodrani: tur shk.rdhata e meriton,pse fyeni une nuk fyeva njeri.E gjith kinezet e indianet qe jan me popullsi ma te larte ne bote, po vetem mashkuj ta sh ker…cfar ju permban pragu.More turk muti.

    Reply to this comment
    • tur shkodrani July 19, 09:37

      o mark.uk pordha keto kineze e indian i uroj pune te mbare me gruan e familjen tate,un du prej teje po pate naj cuce te mire per mue qe te me kesh dhenderr,mark.uk te pershnes familjen ku ta kesh …

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim