Berisha: Projekti i ullirit, parësor për qeverinë

November 6, 2012 16:59

Berisha: Projekti i ullirit, parësor për qeverinë

Kryeministri Berisha e ka cilësuar projektin i ullirit me një rëndësi parësore për qeverisë shqiptare. Duke folur në një tryezë me prodhues dhe përpunues të ullirit, kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të vijojë të mbështesë fuqishëm këtë projekt. “Projekti i ullirit është i një rëndësie parësore për qeverinë dhe përballja shumëplanëshe e këtij projekti nga prodhimi i fidanëve dhe përzgjedhja e tyre tek vaditja dhe nxjerrja e prodhimeve më të pastra kanë qenë dhe mbetet objektiva të ndërhyrjes sonë. Nga 2007 e deri më sot janë financuar 9 mijë hektarë por ky ka shërbyer si katalizator për të ndezur një ethe të ullirit, një pasion të madh për ullirin që s`ka ekzistuar kurrë në këto përmasa” tha Berisha. Sipas kryeministrit, sot ky projekt qëndron në këmbë dhe sektori gjallërohet çdo javë dhe më shumë. “Është fat i madh që mblidhemi duke pasur si shtysë kryesore mbiprodhimin e ullirit këtë vit por natyrisht kjo kërkon që ne të trajtojmë të gjitha aspektet e këtij projekti”, theksoi Berisha.

November 6, 2012 16:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*