Berisha: Qeveria nis aksionin e shtatorit për rritjen e taksave, ja sa do paguajnë bizneset

August 23, 2015 17:48

Berisha: Qeveria nis aksionin e shtatorit për rritjen e taksave, ja sa do paguajnë bizneset

Sali Berisha shkruan se bizneset do paguajnë më shumë taksa në muajin shtator. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama dhe administratën Tatimore për një aksion ndaj biznesit vendas në rritjen e detyrimeve që duhet të paguajnë.

Berisha thotë se edhe pse ky aksion ishte parashikuar që të ndodhte në muajin shtator, shumë biznese kanë marrë njoftimin për të paguar më shumë taksa. Ish-kryeministri e lidh ketë aksion të qeverisë me mbushjen e gropës që sipas tij, është krijuar në Dogana dhe Tatime.

Nje nga porosite e Rames per tatimin e jashtezakonshem per bizneset, qe do aplikohet ne aksionin qe fillon ne shtator, eshte te dhjetefishohet vlera e tatim fitimit qe bizneset kane paguar para shtatorit. Nje numer biznesesh me shkruajne se kane marre keto dite njoftimin se tatim fitimi qe atyre do ju kerkohet te paguajne eshte fiks dhjetefishi i shumes qe kane paguar deri sot”,-shkruan Berisha.

Berisha thotë se mbështet përpjekjet për të zbatuar ligjin ndaj informalitetit, por shton se klientë të kryeministrit Rama kanë vjedhur në sistemin e taksave.

Aksioni i paralajmeruar i shtatorit i piktorit deshtak dhe sejmenve te tij, eshte nje praktike staliniste terrori e perdorur per 45 vjet me rradhe nga eterit e Edi Rames, me te cilen eshte kaluar nga deshtimi ne deshtim, nga e keqja ne zi, nga bresheri ne shi.

Ky aksion paralajmeron pezullimin e kodeve fiskale dhe zevendesimin e tyre me arbitraritetin, abuzivitetin, falimentimin e mijera sipermarrjeve private, largimin e mijera investitoreve te huaj dhe vendas nga Shqiperia dhe, se bashku me ta, largimin e miliarda eurove dhe shkaterrimin e dhjetera mijera vendeve te punës”,-e mbyll komentin Berisha.

 

August 23, 2015 17:48
Komento

4 Komente

  1. Ajaxs August 23, 18:01

    Berisha mos i qaje hallin bisneseve. Bisneset vete e votuan ne qershor Edin ,Me qellim qe Ai ti taksoje 10 fishe. Sa me shume ti taksoje PS bisneset, aq me shume bisneset e votojne PS. Ky popull keshtu e do hurin , dhe EDI ja jep hurin me gjemba.

    Reply to this comment
  2. Lexuesi. August 24, 07:41

    Çfare derdellis ky shpellar me kostum e kollar?Kujt ia tregon ky drejtesine e shtetit?.Nen sundimin anadollak te tij te gjitha bisneset e dovletiti kane paguar taksat ne xhepat e nepunesve te hyqymetit.Nga keto ryshfete u krijua pasuria e Gites e Xenit.Te gjithe tregojne me gisht shtepite, vilat dhe makinat e ciltdo minister-deputetit dhe te familjes se vjedhesit Sali Karraduze Ibretit. Milionat e eurove e dollareve keta vrases-hajdute i kane fshehur ne bankat pertej detit.

    Reply to this comment
  3. t August 24, 10:32

    More gazetare leshi ne se e kuptoni vertet kete shpellar hiqini mikrofonat dhe kamerat.
    Qellimi i ketij nuk eshte te jape intervisa por qellimi katerqidciperishte i vertete eshte te duket sa me i bukur para kamerave ,kjo eshte shenja dalluse e karaduzave te Tropojes.
    Se jeni vertete gazetare dhe doni te mbani familjet tuaja atij njeriu ose kafshe mos ju afroni se ai nuk ka qene kurre per asnje pune jo per shqiperine por as pervete,vetem per poza dhe prapagande shume idjotiste,bile per kete duhet ti jepet edhe dekorate se nuk e ben asnje ne bote keto qe ben ky .
    Keto karakteristika i takojne vetem ketij sekti qe eshte lindur dhe rritur vetem ne Tropoje.

    Reply to this comment
  4. sokoli August 24, 13:19

    Sipas saliut,te venosesh kasat fiskale ,kasat qe shiti Bode,e te marresh kuponin si kudo ne vendet perndimore ,saliut i duket se rriten taksat. Hajduti u qan hallin hajduteve .
    Legen i shekullit 21.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim