Berisha, kritika opozitës, Rama: Do bëjmë gjithçka pengoi pushteti i votave të vjedhura

Redaksia Online February 11, 2013 13:29

Berisha, kritika opozitës, Rama: Do bëjmë gjithçka pengoi pushteti i votave të vjedhura

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 93-vjetorit të shpalljes kryeqytet, kryeministri Berisha nuk ka lënë pa përmendur edhe zgjedhjet e 23 qershorit si dhe ka bërë akuzat e radhës në drejtim të liderit të opozitës, Edi Rama. Berisha tha se Rama po u mbyll qytetarëve të Tiranës derën e integrimit.

“Kam bindjen më të madhe se qytetarët e Tiranës me mençurinë e tyre më 23 qershor do të votojnë për 93-vjetorin e Tiranës kryeqytet, për qindra vitet e ardhshme, si një lokomotivë për zhvillimin e vendit, të votojnë për të ardhmen e kombit në Evropë. Njeriu që qeverisi Tiranën për 11 vjet si shpërblim për votën e qytetarëve u mbyll derën e integrimit, e lë Tiranën në mënyrën më të paimagjinueshme jashtë listës, familjes të kryeqyteteve të vendeve anëtare të BE. Ai bëri gjithçka për karrigen e tij, por vetëm një karrige për qytetarët e Tiranës nuk e la. E bën këtë jashtë çdo lloj sensi mirënjohjeje për qytetarët, jashtë çdo lloj sensi respekti për vokacionin perëndimor, vokacion që ne shqiptarët, për të cilin janë bërë sakrifica më të jashtëzakonshme, sikundër janë bërë përpjekjet më të jashtëzakonshme për të na rrënuar këtë vokacion”- tha Berisha.

Vetëm pak minuta më pas, kreu i PS-së ka reaguar përmes Tuiterit, duke u shprehur se qeveria majtë që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit do të realizojë të gjitha projektet që pengoi qeveria Berisha në vitet 2009 e 2011.

“Qeveria që do dalë nga vota për një Rilindje Shqiptare do bëjë për TR gjithçka u pengua nga pushteti i votave të vjedhura të 2009 e 2011! Jam dakord me Saliun, pas 23 qershorit, Tirana do njohë një hov të ri zhvillimi! Ne do risjellim fuqinë transformuese të fillimviteve 2000”, shkruan Rama.

Redaksia Online February 11, 2013 13:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*