Berisha: Rama bëri me muze Enverin. Ai dhe bastardët komunistë duhen shporrur

November 24, 2014 17:40

Berisha: Rama bëri me muze Enverin. Ai dhe bastardët komunistë duhen shporrur

Sali Berisha thotë se bunkeri antibërthamor i hapur nga qeveria, është një muze për Enver Hoxhën. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha akuzon Ramën se po rehabiliton figurën e diktatorit.

“Me këtë akt të pashembullt, tejet të shëmtuar, Edi Rama, njëlloj si Ramiz Alia tre dekada më parë, bënë diktatorin gjakatar, sundimtarin më mizor të historisë sonë, Enver Hoxhën, njeriun e dytë pas Skënderbeut, me muze shtetëror”, shprehet Berisha.

Duke i ngritur “art muzeun” e diktatorit Hoxha, me rreth 1 milion euro, para të taksapaguesve shqiptarë, të cilat ia besoi, pa tender, Karlo Bolinos, Edi Rama poshtëron një popull të tërë që përjetoi, gjatë sundimit të Hoxhës, izolimin më të thellë të historisë së tij. Duke ngritur “art muzeun” e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftës, idhullit të tij shpirtëror, në 25 vjetorin e rënies së murit të Berlinit, Edi Rama përdhos në këtë përvjetor Lëvizjen Studentore, përpjekjet e atyre qindra mijëra shqiptarëve që përmbysën në dhjetor të vitit 1990 regjimin hoxhist dhe murin e Berlinit”, shkruan Berisha.

Ai thotë se për hapjen e këtij bunkeri janë shpenzuar 1 milion euro, ndërsa shton se Rama dhe komunistët e tjerë duhen shporrur nga pushteti.

Por duket se Berisha ka harruar se në ceremoninë e inaugurimit të bunkerit ishte i pranishëm dhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu , që përfaqëson dhe një prej shteteve që kundërshtuan më shuam komunizmin kudo në botë.

November 24, 2014 17:40
Komento

6 Komente

  1. edi November 24, 18:51

    mos valle te ka shqetesuar hapja e dasqeve?

    Reply to this comment
  2. SuloKapedani November 24, 20:04

    Mos u mèrzit o krunde qeni se dhe ty do tè bèhet muzeu njè dite po mè mirè do tè ishte tè ekzistonte spaçi pèr ty ,mortja e shqiptarève.Mundohu sa tè duash ti mortje por fundi do tè vijè pa tjetèr dhe kètè e ndjen ti prandaj uluret bashkè me kèlyshèt e tu ti spiun i u.d.b.-ès .Dosja jote ka shumè pèr tè folur pèr surratin tènd dhe tè mos vijè keq pèr dhjetoristat se ata janè gjallè vetè nuk kanè nevojè pèr mbrojtjen tènde sepse je ti ai qè ke pèrdhosur ata dhe keqpèrdorur emrin e tyre.U bèfsh lanet nga ky vend.

    Reply to this comment
  3. shqipetari i madh November 24, 20:40

    po si flet keshtu mo sali kur dhe ty ishe pjese ose basrard i sistemit komunist dhe shok i ngushte me femijt e enverit

    Reply to this comment
  4. alfons November 25, 07:20

    Ne se u harxhuan sipas ketij ish komunistit nje milion do futen ne buxhet nje miliard se vetem ky nuk do ta vizitoje Art muzeun se plak esht dhe vall do ti premtoje koha ndersa nuk do mbetet i madh dhe i vogel pa e vizituar qysh tani sic degjova me mijra greke kan porosite autobuza me vizitu art muzeun po ashtu me mijra kosovare ,maqedonas,malazeze,kroate,turq e shum te tjere nga shum vende te botes dhe hyrja nuk do jet falas.Ky esht nje ivestim fitim prures kjo esht zgjuaresi dhe me e rendesishmja esht bekimi i perfaqesuesit amerikan pra u legalizua.Qe ish komunisti nuk do te mbushet buxheti pun e tij por prap ketu ky humbet pik nga ato pak qe i kane mbetur se po vazhtoj keshtu ne fund te vitit ka mundesi ti hiqet” patenta”se tani po behet cdo gje me pik!

    Reply to this comment
  5. Pilot lala November 25, 10:22

    Ke te drejt mor Bastard, se akoma Edi Rama nuk pö ve ne jete pritshmerine e shqiptareve , qe ti te perballesh me drejtesine per gjithe bemat dhe gjemat , qe i ke bere ketej populli.

    Reply to this comment
  6. Pellazg 100% November 25, 16:53

    Ish kryeministri i Portugalisë në paraburgim për korrupsion….
    Tik, Tak…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*