Berisha: Rama mbylli universitetet për të varfrit, të rinjtë të dalin në protestë

August 14, 2014 18:06

Berisha: Rama mbylli universitetet për të varfrit, të rinjtë të dalin në protestë

Ish-kryeministri Berisha vijon akuzat ndaj maxhorancës lidhur me reformën në arsim. Në një postim sot pasdite në Facebook, Berisha shprehet se rritja e tarifës vjetore të universiteteve publike me 30 për qind penalizon studentët që vijnë nga familjet e varfra.

Berisha shkruan se strategjia e dyerve të hapura të universiteteve, e ndjekur nga qeveria e tij, bëri që 71 për qind e maturantëve të ndiqnin studimet e larta.

Ish-kryeministri bën thirrje për protesta në shtator, duke i ftuar të rinjtë të dalin për të kërkuar universitetet që meritojnë.

 

Postimi i Berishës

Rama – Meta mbyllin dyert e universiteteve për të varfrit. 8 mijë të rinjve, kryesisht të shtresave të varfra, u ndalohen universitet.

Të dashur miq, mbyllja e dyerve të universiteteve për 8 mijë djem dhe vajza kryesisht te shtresave të varfra është ndëshkimi i dyshes Rama – Meta për këta të rinj dhe familjet e tyre. Përveç kësaj, rritja këtë vit me 30%, pra në nivelin më të lartë në kontinent të tarifave të regjistrimit të studentëve në universitetet publike, bëjnë të pamundur për mijëra studentë të tjerë që të përballojnë këtë rritje dhe i detyron ata të ndërpresin studimet.

Kjo është një politike anti-sociale. Studimi në universitete për fëmijët e të pasurve pavarësisht nga rezultati në shkolla nuk ka qenë kurrë problem. Për ata dyert e universiteteve kanë qenë dhe janë gjithnjë të hapura. E kundërta mund të thuhet për fëmijët e familjeve të varfra. Për të varfrit, në dekada dhe shekuj, universitetet në tërësi kanë qenë molle e ndaluar. Vetëm nga fillimi i viteve 80 në vendet e lira u kalua në politikën e dyerve të hapura. Nga kjo politikë përfituan më të varfrit e këtyre vendeve. Kjo politikë solli mbi trefishimin e numrit të studentëve dhe të diplomuarve në universitete në këto vende dhe në botë në tërësi.

Në Shqipëri, për 45 vite të diktaturës, hyrja në universitet ishte privilegj që u mohohej shumicës. Numri i studentëve për 1 mijë banorë ishte më i ulëti në Europë, 2 – 3 studentë për 1 mijë banorë, dhe më pak se 2% e popullatës ishin me diplomë universitare, pra 10 -15 herë më pak se vendet e tjera. Nga viti 2005 u kalua në politikën e dyerve të hapura dhe numri i studentëve u rrit nga 12 në 52 për 1 mijë banorë, 71% e maturantëve ndiqnin universitetet. Edvin Kristaq Rama mbylli dyert e universiteteve për të varfrit e vendit dhe u rikthye tek politika e etërve të tij të pashpirt. Vetëm protesta e fuqishme rinore do t’u kthejë të rinjve universitetet që meritojnë! Shtatori po vjen, protesta na thërret!! sb

 

August 14, 2014 18:06
Komento

17 Komente

  1. arberia August 14, 18:22

    A thua vertet ka budallenj te te degjojne ty o krimineli e tradhetari me I madh I gjithe shqiptarve salic ramic beric.
    ti I shkaterove familjet shqiptare me ato universitet qe te pasuroeshin pjella jote e shemtuar e I ke lene rrugeve me diploma ku edhe nje I huaj qe nuk fliste shqip diplomohej.

    Reply to this comment
    • adri August 14, 22:31

      Berisha ti nuk duhet te flasesh se ti e shkaterrove aresimin ne Shqiperi. Nuk le rrugac pa bere me diplome. I mbushebankat e shkollave me rrugace dhe mbushe aresimin me mesues me pesa qe as per vete nuk e marrin dot shkollen e jo te aresimojne te tjeret.
      Edi rama po pastron pislleqet qe late ju qe jeni rritur ne kasolle dhe nuke dini cfare eshte qytetaria. erdi rama po e pastron aresimin nga rrugacet dhe te paaftet dhe te korruptuarit.
      Ndersa ju duhet te mbani pergjegjesi per gjendjen katastrofike ku late jo vetem aresimin ne Shqiperi por dhe gerdecin, leket e rruges se kukesit ku bete nje tender me nje procedure tenderi qe nuk parashikohej nga ligji dhe kushtetuta e shqiperise etj.

      Reply to this comment
  2. Jozi August 14, 18:36

    TI MOR PLERE TE VJEN KEQ PER TE VARFRIT APO ME KETA TE VARFRIT DO MBROSH ATO QE KE VJEDHUR ??

    Reply to this comment
  3. LORA August 14, 18:45

    Asnje fjale nuk thote per cilesine e shkllimit universitar,,,,,,,ky ithtari I piramidave ne cdo sektor te jetes dhe punes.
    I osht pervlu sumatricja kete behar,,,,,,zoti na ruajt c’dimer vjen prapa.

    Reply to this comment
  4. Pipi August 14, 18:57

    Ne cfare ore do te dalim, o Sale, se edhe une i ri jam, sapo i kam kaluar te 60-tat. Po, rri, o trap rehat, dil neser pasdite te klubi “Tek gota” te pime ndonje teke raki bashke, se jemi pothuajse komshinj dhe mos u merr me punet e te rinjve

    Reply to this comment
  5. As August 14, 19:05

    Ne i vjen keq per studentet e varfer, Saliu dhe te tjeret, le tu pagoje tarifen shkollore, se kane vjedhur plot nga prinderit e te varferve.
    Shprehe dashurine dhe keqardhjen Sali per studentet me kontribute financiare, pa leri demostratat e protestat

    Reply to this comment
  6. M A R K O August 14, 19:07

    Berisha ne çmnedi duhet mbyllur, qeni gojefekale.

    Reply to this comment
  7. ildi August 14, 19:17

    Po ik o tushkulur akoma flete ti o fundurine nuk u ngope me gjemat qe i ke bera ketij vendi.Nje komb po ne qofte se do ta vdesesh vetem duke i shkaterruar arsimin dhe ti e bere kete mesemiri dhe une pyes veten se valli i beson keto qe thua dhe ato qe bere per 8-vjete me arsimin.Nuk i beson ti por ti je i paguar nga sherbime sekrete te shteteve fqinj qe te shkaterroje arsimin dhe kombin kjo eshte.Turp kur hiqesh edhe patriot ti po histiria do te te gjykoje dhe do te te jap ate qe merito.

    Reply to this comment
  8. nastradini August 14, 19:44

    SALI BERISHA ESHTE KTHYER NE ORIGJINEN E TIJ KOMUNISTE

    dhe nga i djathte eshte transformuar totalisht i majte ne mbrojtje te proletariatit te varfer dhe brekecjerre dhe ben thirrje per revolucione bolshvike si ne Kohen e Qepes te Leninit dhe Stalinit.

    PROLETARE TE TE GJITHA ANEVE BASHKOHUNI KUNDER EDVINIT!

    keshtu ben thirrje Saliu dhe ka harruar fare qe eredhi ne pushtet me PD-ne e tij per te bere te djathte Shqypnine, per te mbrojtur Kapitalin, Biznesin dhe Tregun e Lire te Prodhimit dhe respektivisht te Punes dhe jo per te ndertuar Universitete albaneze si Fermat e Derrave te Ouenit me diplloma qe nuk i duhen askujt ne Shqypni dhe Bote.

    Si Sali Berisha gjate pushtetit te tij veproi me pare Enver Hoxha ne vitet 1946 kur pushkatoi me eliminim fizik sadist intelektualet e mirefillte shqyptare me dipploma perendimore ne xhep dhe me biznese private te qendrueshme ne cdo qytet te Shqypnise duke i zevendesuar ata me nje klase intelektualesh servile si ne Fermen e Derrave te Ouenit, prandaj edhe nastradini me bindje te plote thote se:

    SALI BERISHA ESHTE KTHYER NE ORIGJINEN E TIJ KOMUNISTE

    Reply to this comment
  9. Meteh August 14, 20:40

    Nuk jan çmendur te rinjt si puna jote.E di çdo shqiptar se çfar universitete krijove ti plehere

    Reply to this comment
  10. Jimi August 14, 20:48

    Per cfar universitetesh flete ky psikopat?
    per universitetet e plepave apo ate te Umberto Bossit, apo per universitetin e Hsni Burgajt i cili tere kohen e studimeve nuk e dinte se nga hyej ne universitet por e mesoj ate vetem diten kur u laureua dhe per me keqe akoma per te gjithe ata persona te inkriminuar apo trafikante droge te cilet nje dite te bukur e kuptuan se tere kete pasuri te cilen e vune nepermjet krimit e vetmja rruge per ta mbrojtur ate ishte te blinin nje diplome ne ato te famshme universitete te tua te te cilat ne kohen e sundimit tende mbin vrullshem ,njelloj si firmat e tua piramidale tecilat ne nje periudhe te shkurter kohore shkermoqen ate palo shtet ne te cilin ti doje te sundoje perjetsishte?
    Lotet e tua sot nuk kane ndonje ndryshim nga lotet e tua dje ne 23 qershor. Ne dac qaje ne dac plase reforma do te behet. Ky popull nuk eshte me ai qe ishte qe te vije verberishte pas qerres tende!

    Reply to this comment
  11. tirona August 14, 20:58

    Kam nje pyetje per z.Berisha : Sa nga keto Diplloma qe studentet kane mare njihen ne Europe ..??
    Me pak fjale sa jane te vlefshme keto diplloma ?? Apo jane si ai universiteti I asaj inspektores qe po e akuzoni e cila pagoj leket tre vjet dhe diplloma nuk vlente dhe ish ministri e akuzon per pergjegjesi penale se e ka futur ne C.V..
    Jo vetem kaq por po ky ish minister ka pafytyresine te dali e te beje deklarata pa e vrare mendjen qe ishte ajo qeveri qe e la kete universitet te vazhdonte te rripte studentet fukarej (thote berisha ) qe nga 2007 deri 2014 ..
    Mos duhet te mbani ju Z.Pollo pergjegjesi penale qe lejuat vjedhjen e popullit fukara nga ky universitet I pa ligjshem per 7 vjet ..?????

    Reply to this comment
  12. beni August 14, 22:07

    Ky eshte palle fare…po mbron te varferit ky kriminel qe me 21 janar i vrau duke qene me duar ne xhepa….hapu dhe te futemi sepse ky kriminel akoma ben gam gam ne vend te qe burgosej dhe te dorezonte deri ne qindarken e fundit parate dhe pasurite qe ka vjedhur.

    Reply to this comment
  13. Pëllumb zaimi August 14, 23:48

    Sa para do na japësh për protesta sali ? Po nuk na dhe para aha, shkove per lesh sali? Në një ekonomi tregu mos keput kodra pas bregu sali? Hape qesen sali ose vazhdo avazin me “bijtë e etërve” ose me “bijtë e lugetërve” si puna jote? Tung sali !

    Reply to this comment
  14. temperatura e larte te le me pasoja. August 15, 08:23

    -s’ka leke ..ja ka mbyllur kuçedra{rilindja} shtigjet e korrupsionit nje nga nje ,pavaresisht nga ushtaret qe ka akoma neper digastere dhe qe minojne ç’do dite..goditja e radhes po e perçudnon..ajsbergu Fullani duhet mbajtur ne ngrirje ,pasi i permbyt te tere.

    Reply to this comment
  15. Sali komunisti August 15, 10:41

    Ore Sali Legeni kush e varferoi popullin, apo Edi per 300 dite, komunist kriminel, merr nga parate e Gites dhe Shkerdhenit dhe ndihmoi te varferit si Full-Hajni.Perse nuk u thua shqiptareve te ngrihen ne proteste per kllaunin e oborrit Guvernatorin qe e kishe vene roje per thesarin e popullit dhe e vodhi si pjese e bandes tende kriminale e 40 hajduteve.Ti llap ore qen I infektuar me virusin e terbimit kur te le te lire bojaxhiu Rama dhe Ilir Kokekatrori me bllok ne dore.

    Reply to this comment
  16. toni August 15, 14:00

    si nuk boni i gjo te hajrit per ket vend ky malok shkerdhate … em felliqsire qe paska qene
    akoma vazhdo mer cecen dreqi…. nuk te mjaftoi qe i shkaterrove te gjitha mer po vazhdo llap akoma…ske faj ti jo po eshte popull toc ky

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*