Berisha reagon për humbjen e PD dhe rreshtohet pro Bashës

June 28, 2017 13:53

Berisha reagon për humbjen e PD dhe rreshtohet pro Bashës

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë për humbjen në zgjedhje të PD-së.

Duke rreshtuar një sërë arsyesh dhe duke akuzuar Edi Ramën për humbjen e PD, Berisha del pro Bashës.

Në të gjithë deklaratën e tij ai mes rreshtave jep mesazhin se fajtori i vetëm i humbjes nuk është vetëm Lulzim Basha, ndërsa e cilëson të drejtë veprimin e Bashës.

Keto dite ne media ka shperthyer nje polemike e natyrshme lidhur me humbjen tone ne keto zgjedhje dhe shkaqet e saj. Drejtues por dhe anetare te thjeshte te PD kane kerkuar doreheqjen e kryetarit, i cili padyshim eshte pergjegjesi me kryesor, por natyrisht jo i vetem per kete humbje.

Nga ana tjeter, kryetari i PD ka njohur pergjegjesine e tij personale kryesore per kete humbje. Statuti i partise parashikon hapjen e procesit te zgjedhjes se kryetarit te partise, dhe ky i fundit ka deklaruar se do te ngrije funksionet e tij si kryetar partie per kohen e procesit te zgjedhjes se kryetarit, per te mos ndikuar ne kete proces”, deklaron Berisha.

Reagimi i plotë i Sali Berishës

Rruga drejt ringritjes kalon permes bashkimit dhe jo permes perçarjes e perjashtimit!

Te dashur miq,

rezultati i ketyre zgjedhjeve eshte larg atij qe ne te gjithe deshironim dhe prisnim. Pa asnje diskutim qe droga, krimi, pjesemarrja e administrates ne kundershtim me ligjin, pabarazia e madhe ne media ndikuan qartesisht ne rezultatin e tyre dhe bene qe keto zgjedhje te mos jene te lira dhe te ndershme ashtu siç i meritonin shqiptaret.

Te gjitha keto provuan dhe nje here se Edi Rama eshte armik i eger votes se shqiptareve. Por pavaresisht presioneve, krimit, antiligjit dhe parave te Norieges, arsyet dhe pergjegjesite per kete humbje te thelle te PD-se, si per rezultatin ashtu dhe sfondin e saj ne perputhje me praktikat me te mira te demokracive perendimore, duhet ti kerkojme dhe gjejme detyrimisht edhe tek vetja jone. Perndryshe na pret nje e ardhme e pasigurte!

Keto dite ne media ka shperthyer nje polemike e natyrshme lidhur me humbjen tone ne keto zgjedhje dhe shkaqet e saj. Drejtues por dhe anetare te thjeshte te PD kane kerkuar doreheqjen e kryetarit, i cili padyshim eshte pergjegjesi me kryesor, por natyrisht jo i vetem per kete humbje.

Nga ana tjeter, kryetari i PD ka njohur pergjegjesine e tij personale kryesore per kete humbje. Statuti i partise parashikon hapjen e procesit te zgjedhjes se kryetarit te partise, dhe ky i fundit ka deklaruar se do te ngrije funksionet e tij si kryetar partie per kohen e procesit te zgjedhjes se kryetarit, per te mos ndikuar ne kete proces.

Une mendoj se menyra me e mire per te evidentuar shkaqet, per te percaktuar pergjegjesite e humbjes, eshte t’i japim ze dhe mundesi te gjithe strukturave dhe anetaresise se PD per te thene fjalen e tyre lirshem dhe me pergjegjesi ne analizen dhe ndryshimin e thelle qe nevojitet per te dale prej saj dhe ringritur perseri fuqishem Partine Demokratike.

Eshte e domosdoshme te kuptojme aresyet perse kutive te votimit u mungoi vota e 200 mije qytetareve qe kane votuar PD ne zgjedhjet e kaluara dhe pse pas kater vitesh, ne jo vetem mbetemi opozite, por marrim kete rezultat.

Mendoj se ne, ne keto rrethana, pavaresisht nga emocionet, kundershtite e pashmangeshme per situata si kjo, rendesi vendimtare ka qe PD t’u mundesoje te gjithe anetareve te saj nje proces te drejte, te ndershem, te barabarte dhe te pandikuar nga askush per te zgjedhur lidershipin qe ata mendojne dhe gjykojne se mund t’i çoje si nje opozite e fuqishme drejt fitores, sa me shpejt, te mendjeve dhe zemrave te shqiptareve.

Gjykoj se eshte detyrim ligjor dhe moral i çdo anetari apo drejtuesi te PD, te kontriboje ne integritetin, transparencen, besueshmerine e ketij procesi ne luajalitet te plote te vlerave dhe rregullave demokratike qe ndajme njeri me tjetrin!

Rruga e ringritjes nuk eshte kurre e lehte, ajo kalon permes BASHKIMIT dhe jo permes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT.

Por une kam bindjen me te thelle se ne kemi vullnetin e hekurt, qe te bashkuar ta kryejme me sukses te plote ringritjen e fuqishme te Partise Demokratike qe presin sot me padurim antetaret, mbeshtetesit tane, pret e djathta shqiptare dhe miqte tane ne mbare Europen dhe boten.

Prandaj dhe ju ftoj te dashur miq, duke shprehur nje falenderim dhe mirenjohje te pakufishme ndaj te gjithe atyre qe votuan PD, le te angazhohemi ne me te gjithe energjite tona ne kete mision jetik per PD, per Shqiperine dhe demokracine e saj! Sb

June 28, 2017 13:53
Komento

5 Komente

  1. lejlek June 28, 14:14

    Pas nje ulumtimi te madh dhe te mundimshem atje lart ne kulle, me i pari dhe me i madhi i demokrateve e gjeti me ne fund shkakun e humbjes se PD, dhe ai eshte nje i ashtuquajtur Ed Rama.
    Si “armiku” me i madh i partise se tyre qe i mundi me nokaut, edhe pse te gjithe gjyqtaret ne qeverisjen e Edit ishin te Lulit , edhe ata u shiten!
    Prandaj dhe une si nje tifoz i inkurajoj”Pdiistat” qe te ndjekin biseden e burrit te urte Dash Shehi tek Fevzo.
    Dhe e fundit merrni shembull nga djemte e Kavajes (kryebashkiake) momentin e fitores).

    Reply to this comment
  2. intelektuali June 28, 16:09

    FAJTORI KRYESOR PER DENEGJERIMIN TOTAL TE PARTISE DEMOKRATIKE ESHTE “VARKARI” I ENVERIT, SALI BERISHA

    Ky Dinosaur Prehistorik i Partise se Punes duhet te marre mbi vete pergjegjesine per zullumet makaber me vrasje dhe hajduterira staliniste qe i ka bere Vatanit ne te gjitha mandatet famekeqe te tij dhe jo te hiqet si sukth duke deklaruar:

    UNE S’DI GJE SE TE GJITHA TE LIGAT I KA BERE LUL BASHA ME KOKE TE VET!

    Njesoj sic deklaronte Enver Hoxha do kohe me pare per krimet monstruoze te Mehmetit kunder shqyptareve te pafajshem.

    A MUND TE SHKOJE NE BE SHQYPNIA ME NJE OPOZITE TE DEGJENERUAR SI KJO E SALIUT?

    dhe:

    Kjo eshte shembelltyra e opozites properendimore shqyptare qe ishte shpresa per nje Bote te Lire dhe Demokratike ne vitin 1990-te?

    Reply to this comment
  3. Fat man June 28, 16:55

    Mbani vesh e degjoni se po flet Enver Hoxha i PD.
    Nuk e kuptoni o toca dhe plehra te SHQUP-it se keto pune jane te Sali Kriminelit dhe jo te Lul Shalengjiturit qe kekoni te beni me faj nje njeri qe lexon vetem urdherat e tutorit te tij Sali.
    Saliu po mbron veten dhe sulmon Ramen qe ja rrasi sa krahu i perthyer dysh.

    Reply to this comment
  4. andromeda June 28, 18:16

    Ja pra që i vetmi lider absolut i PD është Berisha dhe Luli është kukulla e tij. Çdo gjë, çdo vendim i Lulit ka pëlqimin e bajlozit nga Viçidoli. Ndaj nëse kërkohet fajtor për disfatën e PD gishti duhet drejtuar tek Berisha po ashtu si duhej drejtuar tek ai për çdo bëmë e gjëmë që ka ndodhur në këtë vend.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*