Berisha reagon për përmbytjet, flet për makaronat e Ramës

October 12, 2015 10:38

Berisha reagon për përmbytjet, flet për makaronat e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon për përmbytjet në vend, duke theksuar se qeveria nuk ka marrë asnjë masë dhe asnjë zyrtar i lartë përveç ministrit Edmond Panariti, sipas Berishës nuk është angazhuar në këtë drejtim.

Berisha thotë se kryeministri përpos fatkeqësisë, mori kamerat televizive për të treguar se është një baba shembullor.

Edi Rama, siç thotë ne mesazhin e tij një banor i përmbytur, kishte zgjedhur per te tallur, me nder prapanicën me fatkeqësinë natyrore te qarqeve te Jugut. Ai kishte ftuar kamerat ta filmonin tek bënte pazar si familjar “shembullor”, blinte tersherën, erëzat dhe veçanërisht makaronat spageti qe thuhet vazhdon ti haje me tenxhere para sepse pjata nuk i hynë në sy.

I papërgjegjshëm dhe jo normal siç është, kritikave të opozitës dhe banoreve te përmbytur për indiferencën e tij ekstreme çnjerëzore ju përgjigj se po politizoni shiun, te cilin nuk e keni nga qeveria por nga perëndia ndaj dhe paçi mëshirën e Zotit se qeveria është në weekend dhe nuk ka pune me ju!”, shkruan Berisha.

Më tej, ai kërkon shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto zona dhe marrjen e masave për të zhdëmtuar banorët.

“I bëj thirrje prokurorisë të ndërmarrë me urgjence hetimin për të vendosur para ligjit përgjegjësit e mosfurnizimit me energji për 18 orë me radhë të hidrovorëve në zonat e përmbytura!”, përfundon ai.

October 12, 2015 10:38
Komento

1 Koment

  1. mireli October 12, 20:08

    E paperfytyrueshme hakmarrja e keti njeriu ,inati dhe urrejtja per kete zotni nuk njehe limit.E sulmon kundershtarin e tij gjere ne banalitet.Sot pashe Zv.KM qe ndiqte situaten ne Fier dhe Vlore,kurse kur ndodhen permbytjet ne Shkoder dhe Lezhe ky beri namin.Edhe sot ata banore nuk i moren leket e permbytjes qe u premtoi SB.Tani dele e derdellise para shqipetareve.
    Ik o Sale tashe je si guri ne rrogullime.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim