Berisha: Regjimi komunist donte të vriste Ibrahim Rugovën pasi më mbështeste mua

July 12, 2015 14:24

Berisha: Regjimi komunist donte të vriste Ibrahim Rugovën pasi më mbështeste mua

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon pasardhësin e tij Edi Rama se po pengon vendosjen në Tiranë të shtatores së Ibrahim Rugovës.

Berisha shkon edhe më tej duke akuzuar strukturat e regjimit komunist në vitin 1991 se donin të vrisnin Ibrahim Rugovën, pasi ky i fundit kishte shprehur mbështetjen për PD-në.

“Me këtë akt antikombëtar, Edi Rama, njeriu që i vendosi çelësin e artë të Tiranës famëziut Bregoviç, hakmerret ndaj presidentit Rugova të cilin sipas dokumenteve zyrtare etërit e tij donin ta vrisnin në vitin 1991, vetëm se mbështeti PD-në dhe Sali Berishën. Pasi hoqi nga Tirana shtatoren e Nënë Terezës, për të cilën ai është shprehur me fjalët më të ulëta, të cilat i përdorte i ati dhe bllokmenët e tjerë kundër saj, Edi Rama shpërthen me urrejtje ndaj Presidentit Rugova dhe bllokon vendosjen e përmendores së tij në qytetin e Tiranës!”, shkruan Berisha në Facebook.

July 12, 2015 14:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim