Izet Haxhia: Vrasja “e pamundur” e Rugovës

July 13, 2015 13:03

Izet Haxhia:  Vrasja “e pamundur” e Rugovës

Pas deklaratës së djeshme të Berishës në Facebook se ka pasur një plan për vrasjen e ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova në vitin 1991, reagoi menjëherë Izet Haxhia.

Në këtë intervistë për DITA-n, ish-truproja i Berishës në vitet ‘90 tregon se si është e vërteta, lidhjet e miqësisë mes Berishës dhe Rugovës, dhe pse ndodhi ftohja midis tyre në vitin 1996…

-Zoti Haxhia, në një postim në Facebook, ish-presidenti Berisha zbuloi një fakt të panjohur: Në vitin 1991, regjimi komunist ka dashur të vrasë ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova. Ju, kini dijeni për këtë?

E lexova këtë “bombë” të re të tij në faqen online të DITA-s. Nuk e di a ja vlen të merresh me një të marrë si Berisha, por desha të them dy fjalë për atë që ai thotë se në vitin 91 Rugovën kanë dashur ta vrasin pushtetarët e atëhershëm, dhe paska edhe dokumenta zyrtare në lidhje me këtë tentativë vrasje me arsyetimin se paska mbështetur një ish komunist të shndërruar brenda një pasditeje në demokrat si Berisha.

-A ju kujtohet vizita e parë e Rugovës në Tiranë?

Rugova e vizitonte shumë shpesh Tiranën në fillimin e viteve ’90, por mesa me kujtohet ka vizituar për herë të parë Shqipërinë në vitin ‘91. Gjatë asaj vizite zyrtare ai ka takuar jo vetëm Berishën por edhe autoritet e atëhershme qeveritare. Bile Berishës i ka ngelur qejfi që Rugova bëri këto takime. Rugovës gjatë asaj vizite i janë vënë në dispozicion makina të parkut të delegacioneve dhe është ruajtur nga shoqërues së drejtorisë së personaliteteve që ishte në varësi të Gardës së Repuplikës.

– Me sa duket nga këto që thoni, Izet, ju e përjashtoni mundësinë e ndonjë atentati kundër Rugovës në atë vit?

– Po, e përjashtoj. Është një marrëzi të mendosh se shteti paska planifikuar ta vriste Rugovën, madje duke shkruar edhe dokumente zyrtare për këtë vrasje që nuk u realizua kurrë. Këtë mund ta thotë vetëm mendja e një të marri si puna e Berishës, që mundohet të jetë në qendër të vëmendjes qoftë edhe me sajime të tilla idioteske.

– Pse jeni kaq i sigurt për këtë?

– Sepse unë e njoh shumë mirë atë njeri. Mendja e tij diabolike vazhdon të shofë ëndrra e të thurë komplote me vrasje e atentate të cilat ai i ka për qejf e zanat. Po ju tregoj një rast: Më kujtohet, ka qenë fillimi i vitit ‘92, në mos gaboj, po shkonte për një takim në Hotel Dajti me një shqiptar të diasporës dhe aty ishin dy persona që po qëndronin tek holli i hotelit. Më thotë Berisha: “Ai personi me një shenjë në faqe është një shqiptar i Kosovës në Gjermani, anëtar i grupeve marksist-leniniste dhe duhet patur kujdes. Ai mund të organizojë ndonjë atentat ndaj meje sepse është vrasë me pagesë dhe ka kryer edhe vrasje të tjera, një nga të cilat është edhe vrasja e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës… Emrin e ka Ibrahim Kelmendi.”

– Sa e vërtetë ishte kjo?

– Unë e mora si diçka të vërtetë këtë që më tha Berisha, sepse ishte hera e parë që shprehej hapur e me emër për dikë që donte ta vriste… Kur fituam zgjedhjet, ky person me emrin Ibrahim Kelmendi u detyrua të largohet nga Shqipëria për shkak të përndjekjeve dhe rrezikut që filloi të paraqiste për të SHIK-u i Berishës… Më vonë mësoj gjatë luftës së Kosovës se Ibrahim Kelmendi ishte një patriot; bindjet nuk kanë rëndësi, por gjithë jetën e vet ia kishte kushtuar çështjes kombëtare e pavarësisë dhe çlirimit të Kosovës nga okupatorët serbë. Se përse mendonte Berisha që donte ta vriste Kelmendi, apo pse druhej nga ky person, kuptohet tani kur letrat e patriotizmit janë hapur dhe vendi i gjithsecilit ndaj çështjes së Kosovës e asaj kombëtare është i qartë…

-Sidoqoftë Berisha me Rugovën kanë qenë miq të ngushtë?

– Po është e vërtetë që u krijua një miqësi e ngushtë mes të dyve, por e pasinqertë e me hile nga ana e Berishës, siç do ta tregonte koha… Berisha ka përfituar shumë nga njohjet që kishte Rugova e respekti që gëzonte ai në qarqet perëndimore në atë kohë. Rugova e ka njohur Berishën me shumë miq të tij në Perëndim, që Rugova i kishte të shumtë. E si të mos mundohej të përfitonte Berisha nga këto njohje? Ai ishte gati të bënte përkthyesin e Azem Hajdarit në kongresin amerikan në vitin ’91, kur shkoi për herë të parë një delegacion i PD në Amerikë.

-Pse, si ka ndodhur kjo?

– Po ja, për të folur përpara kongresmenëve amerikanë u zgjodh nga ata Azemi. Dhe Berisha i lutej që të bënte rolin e përkthyesit, ngaqë Azemi me zor fliste dhe shqipen…

-Po kur u prish Berisha me Rugovën, a ju kujtohet ndonjë detaj?

– Rugova dhe pjesëtarë të qeverisë në ekzil të Kosovës ishin gjithmonë mikpritësit e parë të Berishës gjatë vizitave të tij të para jashtë shtetit si president, dhe jo vetëm mikpritës, por edhe sponsorë të këtyre vizitave.

-Si, paguanin?

– Po patjetër, duke bërë pagesat e shpenzimeve për këto vizita si hotelin, drekat e darkat… Por Berisha si dinak që është, u mundua ta përdorte Rugoven edhe në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri, duke e nxjerrë bile edhe në mitingjet elektorale për të folur në favor të PD dhe Berishës.

-Por Rugova pranonte ta ndihmonte ama…

– Rugova mesa kam kuptuar, ndihej gjithmonë i sikletosur nga këto veprime hileqare të Berishës. Por ftohja përfundimtare mes tyre u bë pas zgjedhjeve të famshme të 26 majit. Berisha u përpoq që krizën politike në Shqipëri ta përcillte në Kosovë. Sepse ai mundohej ta paraqiste veten përpara të huajve, sikur kishte nën kontroll gjithë faktorin politik të Kosovës dhe bashkë me të edhe Rugovën. Rugova e kuptoi këtë hile të Berishës; dhe pas tentativave për mënjanimin e tij nga LKD duke përkrahur emra si Hidajet Hyseni e Bukoshi, apo mikun e Qemal Sakajevës, Sabri Novosela, një person me lidhje të dyshimta me UDB-në jugosllave…

-Këto ishin tentativa të Berishës?

– Po, ndaj Rugova u ftoh përfundimisht me Berishën. Kur vinte në Tiranë, jua kam thënë, Rugovës i kishte ngelur të takohej vetëm me mikun e pijes Azem Hajdari. Nga fundi 1996 apo fillimi i vitit ’97, u bë një përpjekje private nga një ish-ministër i Jashtëm francez në kohën e Miteranit, që të pajtonte Berishën me Rugovën. Emri s’më kujtohet, ishte një person i vjetër në moshë e çalonte pak. Kanë darkuar bashkë me Berishën e Rugovën, dhe ky person në vilën 31, por rezultati ishte negativ. Ky ka qenë edhe takimi i fundit mes Rugovës e Berishës . Rugova siç duket nuk ia fali Berishës dhelpërinë ndaj Rugovës, që deshi t’i fuste konfliktin brenda në parti dhe trazirat e Shqipërisë t’i eksportonte në Kosovë./XH.SH

July 13, 2015 13:03
Komento

54 Komente

  1. edi July 12, 18:17

    saliu dhe rugova jane (edhe i ndjeri) te dy agjente te serbise(1.pse ky saliu nuk ve postin per komente te lira ne fb e tij 2.fjales “bllokmen” i ka dale yndyra).Permendorja e rugoves ne tirane do ishte fyerje per kosovaret dhe shqiptaret e vertete

    Reply to this comment
    • Pilo Lala July 12, 23:05

      Ai kelyshi Kryeminister Bukoshi ne krah te Meksit, ishte shume i poshter. Nuk e di ku ndodhet, por duhet te ndiqet penalisht.
      Nuk jap dot mendim per Rugoven

      Reply to this comment
      • gjembaci July 13, 01:35

        mire o pilo lala se ta jap une pergjigjen.
        rugova ishte kulishi i serbise ,ishte nje me-ha-mu.in -o -gandi .
        saliu kerkon qe te faktorizohet por eshte tradhetari me i madh i kombit shqiptar.

        Reply to this comment
      • Mollosi July 13, 08:17

        Se kush ishte Rugova me se miri e tregoi miku i yne i madh z. Richard Holbrooke. i cili ne librin e zise shkkroi: “Kur e kam takuar Rugoven per here te pare ai dukej si nje ze i vetmuar , ne beteje te vetmuar, duke bartur nje shall qe thoshte se do ta varte vetem kur ta sheh vendin e lire. e shikoja duke ndjekur enderren e popullit te vet nen kushte te jashtezakonshme me urtesi dhe kembengulesi, dhe u bera admirues dhe shok i tij.
        Cfare kenaqesie ishte ta shoh me ne fund ne Prishtine pa shallin e tij! Mbaj zi per nderrimin e jetes, se bashku me tere popullin e Kosoves .
        derisa Kosova e fitoj lirine nen udheheqjen e tij, tani perjetoi nje humbje te tmerrshme ne nje pike kritike, kur shume pune mbeten pa bere.
        Apeloj tek lideret kosovare te bashkohen dhe te punojne se bashku per te arritur pavaresine per te cilen President Rugova luftoi”.
        Gjithashtu edhe dy aktoret kryesore te lirise tone, Bill Clinton dhe Tony Blair, sa here qe shkojne ne Kosove nuk ndalen se lavduari kontributin e President Rugoves.
        E sa per popullin, ai gjithmone (permes votes se lire) tregoi se sa i dashur eshte Rugova per ta.

        Reply to this comment
        • roberto July 13, 22:29

          O Mollos tav me kos!
          Rugova ishte spiun i UDB-se dhe luftoi per inmteresat serbe kunder shqiptareve!
          Me thuaj vetem kaq:
          -Cfare beri Rugova gjate luftes kunder serbeve ne 1999??
          Me cilet bashkepunoi:ME UCK-ne,NATO-n apo me Serbine???
          Ku i coi milionat e markave qe kosovaret dorezuan per LUFTEN???
          RUGOVA MERITON NJE…TOP MUTI MBI VARR!

          Reply to this comment
  2. redon July 12, 18:20

    pse nuk kerkon te ve staturen e vet, ose dy gishtat ne Lalez

    Reply to this comment
    • Bureto July 13, 09:09

      Natyra pervec fenomeneve normale ka edhe te tilla te paspjegueshme, qe konsiderohen si cudi natyrore. Ketu futen si pozitivet ashtu edhe ato te tmerrshmet qe i kane kushtuar jo pak njerezimit. Ketu futet edhe Berisha, nje fenomen i natyres, i krahasueshem me MONSTRAT. Te tille, fatkeqesisht vetem verdikti i te plotfuqishmit i largon. Duket si fatalitet, por situarta ne Shqiperi, po e tregon kete.

      Reply to this comment
  3. ilirjan July 12, 18:29

    o sali o trap (kk..i) po ke 25vjet qe na e cave fare ate te uruar, me historite e tua konspirative, ik o kerme politike, bolle e morre zvarre kete popull dhe historine e tije, leju edhe ketyre qe erdhen kohe per te dhi..e..r, se vetem shkundje peneli dhe ndonje zhvatje te rastit bejne…

    Reply to this comment
  4. shqip July 12, 18:35

    derdimen

    Reply to this comment
    • ivani i madh July 12, 21:24

      Mire e ke ky idiot e kriminel do qe te vendos monumentin e Rugoves ne Tirane e mundesisht per krah Zogut dhe me vone te tijen dhe keshtu pasaj ti vihet emri I lulishtes TRADHETIA ose bijte e Serbise Nene.

      Reply to this comment
      • Lleshi July 13, 09:56

        Po kjo eshte rruga e Saleh Berishoviçit ! Nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit” kombi shqiptar per Saleviçin , shkon drejt TRADHETISE ose monumentit te Ahmut Zogut dhe Ibrahim Rrugoves !

        Kjo eshte “autostrada” e Salevicit , kur beri tradhetine e madhe !

        E ka caktu Sala dhe e ka punu po vete bashke me zogjte e tij !

        Reply to this comment
  5. kujtesa July 12, 18:48

    Po ky,kaq oreks ka te haje m..!

    Reply to this comment
  6. lufter July 12, 18:55

    Ky Berisha,ky diteziu gjithcka e nxiu,nuk la gje mbi toke pa e nxire dhe keshtu pa u ndalur do vazhdoj derisa te iki nga kjo bote qe do te shpetoj perhere e gjithmone prej tij.

    Reply to this comment
  7. ccc July 12, 19:07

    Rreziku për Rugovën mund të vinte vetëm nga ti, o plak skizofren.
    Asgjë nuk kemi harruar.
    I dimë mirë problemet mes jush.
    http://lajmi.net/ish-truproja-e-sali-berishes-berisha-thoshte-se-ibrahim-rugova-ka-qene-maniak-i-seksit/

    Reply to this comment
  8. lufter July 12, 19:12

    Deri sot nuk kam pare nje fotografi te vetme ku Rugova me Berishen te shikonin njeri tjatrin,ne fotografit qe kam pare ata nuk shikojne njeri tjatrin dhe jane aty te sikletosur nga njeri tjatri pse jane te pranishem.Me thoni a kam te drejte?

    Reply to this comment
  9. Toni July 12, 19:13

    Marrezia e nje te semuri mendore,Po car komunizem leshi na thua o jashteqitje serbije po ti ke qene sekretare PPSH-je me numer tesere 108690..

    Reply to this comment
  10. KOSOVARI July 12, 19:24

    PO TY OR B,,,Q KUSH TE VURI NE KRYE DHE NGA CILI REGJIM DOLE???

    Reply to this comment
  11. METEH July 12, 19:24

    SB edhe ne varr do bertas:”Poshte komunisti E.Rama”pavarsisht se ky ska qene asnje dite komunist.Me luften ndaj komunizmit ai erdhe ne pushtet dhe po mbahet si ai i mbyturi pas qimes.Oh sa shpirtezi,hipokrit,vjedhes,vrases…!

    Reply to this comment
  12. KOSOVARI July 12, 19:28

    ME QE TE VJEN KEQ MERE IBRAHIM RUGOVEN VERE NE SHPIN TENDE SE SHQIPTARET SKA CE DUAN

    Reply to this comment
  13. ledi July 12, 19:35

    nese e do Rugoven merre ne shtep

    Reply to this comment
  14. D O K L E A T I July 12, 19:55

    Jo zoterrote. I tille ishte ministri i kultures i Hashim Thacit Memel Krasniqi ( djeli i Milazim Krasniqit) qe sa erdhi ne pushtet nga zyra heqi Nenen Tereze dhe Ibrahim Rugoven. Duaji apo mos i duaj, keta te dy persona jane shqiptaret e shekullit teb 21. Ti e din se gjate pushtetit tend mnetesh i njoftun sepse shqiptaret u bene antar te ISIS, jihadist ne lufte ne Siri, Shqqiperine e bere shtet dhe shqiptaret komb islamik. Me te vertete ishe mordje e shqiptarizmit. Ndoshta edhe Millosheviqi te ishte tash gjalle do kerkonte nje minut heshtje per viktimat e Srebrenices.
    Nje gje eshte mire. Kure rrena perseritet nje mije here, ata que nuk dijne duhet te ju tregohet e verteta.

    Reply to this comment
  15. riti July 12, 20:00

    bregovic ishte kengetar ,kurse sllobo ishte kriminel ,dhe kush bashkepunon me kriminelin eshte edhe vete kriminel ,

    Reply to this comment
  16. arjan July 12, 20:01

    e kujt ja ndjen per rrugoven or gomar sali…pse ca ka ber per vendin to aji aaahhhh te paska mbeshtetur ty per te erdhur ne pushtet qe ta shpie shqiperin ne ketecerede qe e ke shpen mere mbaje ne shtepin tende

    Reply to this comment
  17. koco July 12, 20:15

    Po bravo o Tonin , po si ka mundesi ky karagjoz e sharlatan , ky kerme e intrigant i ndyre , Si Guxon ky Komunist e Sekretar I P.P me numur tersere 108690 ! ky qelbanik na del ” Demokrat ” ky faqezi Komunist e Agjent i poshter , hiqet me ” fanatik se Papa ” kriminel . Po perse duhet te mitizohet ky Rugova ky “Profet i Reme ” apo se eshte i nipi i Njeriut me famekeq , Krye kriminelit Xhafer Deves i cili beri reprezalien e Masakres e Tiranes duke vrarre 200 burra , sot te shpallur martire e deshmore te Atdheut . Perse duhet nderuar e vendosur ne qender te Tiranes nje personalitet te pa vleresuar nga vet populli e shteti Kosovar ? Ku fare mire ne se ka merita te vendoset ne Prishtine , Cfare kontributi ka ky per Shqiperine? Lexo vepren e Akademikut Rexhep Qosen dhe lexo drite hijet per Rugoven , Lexo e meso se ishte bashkepuntor i Milloshevicit agjent i U.D.B bashkepuntor si ti me Milloshevicin dhe bashke puntor ne masakren e Srebenices o Intrigan , hipokrit e burri me i pa bese i te gjitha koherave , Ti vrasetar qe ke vrarre e eleminuar shume bashkepuntoret e tu naten , Si te ndjerin Azem Hajdare etj , dhe me pas ju ngite Buste e Shtatore e shkoje e vendosje lule e leshoje lote krokodili ? Dhe tashti na ben patriotin ky karagjoz , ky sharlatan , ky Monster i pa cip qe ka vetem nje emer , se dime kur do flase Llalla per kete Hijene .

    Reply to this comment
  18. Kris 1 July 12, 20:26

    Per kete akuze qe ben Saliu eshte mire te pergjigjet Gramoz Ruci si ish minister dhe njeriu me cante te zeze komiku dha Braho!

    Reply to this comment
  19. Pellumb Zaimi July 12, 20:49

    Nuk ka pasur aq te drejte “regjimi komunist” qe donte te vriste vetem Ibrahim Rugoven! Pse vetem ate ? Duhej t’ju vriste te dyve o Sali dhe t’i kishte pastruar halete e Shqiperise njehere e mire! Ah mor regjim komunist c’na ke bere?

    Reply to this comment
    • Mollosi July 12, 21:07

      “Regjimi komunist” ne asnje menyre nuk do e vriste Saliun sepse ai ishte njeriu i tyre.
      E sa per Rugoven, ai ishte nje njeri i madh!

      Reply to this comment
      • Lleshi July 13, 09:59

        Rrugova ka qene nje pijanec i madh ! Por dhe nje antishqiptar i madh , se harrova !

        Reply to this comment
        • Mollosi July 13, 12:44

          Rugova ka qene pasardhes i denje Agronit, mbretit ilir. Edhe mbretit Agron i pelqente pija.
          Rugova ishte nje atdhetar i madh.

          Reply to this comment
          • Lleshi July 13, 13:04

            Serbi i kapi trojet shqiptare ne 1990-ten, Shqiperine me Berishoviçin dhe Kosoven me Ibrahim Rrugoviçin !

            Dhe si perfundim trojet shqiptare nuk kane pare kurre te tille mjerim , shkaterrim dhe shpopullim, vetem kur e pushtuan osmanllinjte !

  20. artur July 12, 20:57

    Kurse regjimi i Sali Berishes e helmoi Ibrahim Rugoven se i hoqi mbeshtetjen.

    Reply to this comment
    • Lleshi July 13, 13:09

      Rrugoviqin e hoqen qafe ata me te cilet hante , pinte , sepse nuk ia kishin me nevojen pas diskretitimit ! Nuk iu hynte me ne pune si leter higjenike ! Nuk eshte rasti i pare dhe nuk do te jete as i fundit ! Kete fund e ka cdo vegel !

      Reply to this comment
  21. Jimi July 12, 21:10

    Ne qofte e vertete kjo qe thua mor i fandaksur, Rama paska edhe nje arsye me shum qe jo te mos e vendose shtatoren e sivllaut tend Rrugacit,por madje do te thoshja edhe nese do ta gjente te ngritur duhej ta shembte jo ta hiqte!
    Rama madje eshte shum i vonuar, kur ende ne kembe qendron shtatorja e idhull tendt shpirteror satrapit Zog. Ka gje qe ke ngritur ti mor i paudhe qe sot duhet te qendroj ne kembe!?

    Reply to this comment
  22. DRENICA E KUQE July 12, 21:26

    Edhe ne toalet t’i ngritesh permendore Ibrahim Rugoves, i jep ere te keqe edhe toaletit, njesoj vlene edhe per Sali Serbin, qe na e thiu edhe kk keto 20 e ca vite!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  23. SuloKapedani July 12, 21:52

    Ti kulish kriminel vetèm te keqia i sjell ketij kombi.Pèr çfarè ta dojè shqipèria shtatoren e Ibrahim Rugovès ,se i ka sjelle te kèqia kosovès dhe shqipèrisè,gjoja si president fallso dhe spiun i u d b-es serbe apo si nip i Xhaferr Devès qè pushkatoi 120 vete ne nje nate te 4 shurtit ne Tiranè.Dhe adaj rruge pèr çudi i vini emrin e tij.Bashkèpunim me tère tè kèqiat ,kundèr vendit.Ibrahim Rugova nuk e metiton as nè kosovè shtatoren.Veprimet e tij janè tè ngashme me Ahmet Zogollin.Turp pèr vendin tonè qè ngrejnè lartè emra tè tillè.

    Reply to this comment
  24. rreshen July 12, 22:06

    po ti o kriminel saliu qe theve embargon e naftes per tanket serbe per me shfaros popullaten kosovare…..je kokrra e legenit…shyqyr se te hoqem qafe nga pushteti…tani lif si qen neper rrjete sociale,se sta var kush.

    Reply to this comment
  25. Murlani July 12, 22:24

    Shtatore do ishte më me vend te i ngrihej profesorit Rexhep Qosja ne Tirane .

    Reply to this comment
  26. Mëno July 12, 22:37

    Berisha po sillet si nje Cub shpifes. Mjer çba kjo toke. Sa per Rugoveen e ka teper edhe shtatoren ne Prishtine.

    Reply to this comment
  27. demo July 12, 22:41

    Kush e fillonte diten ne kliniken e bllokut,kush ishte personi qe shoqeronte shefat e regjimit komunist??Me duket se nuk quhet Edi Rama.Mos ja nxirrni fotografite.Nuk i pranon.Jane montime.

    Reply to this comment
  28. byl July 12, 22:59

    Paska shkalluar I shkreti. Po eshte edhe I poshter se do ta ule Edin ne sy te kosovareve. Kush do I coi nonji cop mut te goja do e ndihmoje se mbase ky ashte ilaci qe e sheron. ..

    Reply to this comment
  29. 75 na bashkoj kenga popullore July 12, 23:45

    O Sali ta shkerdhefsha tan te gjadhit qe ke prap vazhdon misjonin e shkatrimit te kombit siç e ka shkatrrua tash 25 vjet.Karaduz vetem burgu tpret atje shko e fut maca en thes kjofsh i zoti O tret fara far e keqe

    Reply to this comment
  30. myzeqeja e vogel July 13, 03:27

    Te sh….sha familjen ty Berishovic dhe Rugovos o njeres te liq

    Reply to this comment
  31. LABI July 13, 04:14

    O Sali mos u merzit
    Populli ti njehe mire marezit
    Ja dhe pak sa te shkoje vapa
    Do hash goricen me bisht prapa….

    Reply to this comment
  32. demo July 13, 04:28

    Po pse s`i thoje keto kur ishe ne bllok?E din blloku cfare servili heroik ke qene ti!

    Reply to this comment
  33. lumi July 13, 06:57

    KTA HPOKRIT KAN VRA NATEN
    U KAN BER XHAMEN DITEN
    MJER POPULLI QE U SHKON
    MRAPA

    Reply to this comment
  34. majmuni i lumtur July 13, 08:04

    Shtatore ne Tirane meriton akademiku Qosja per gjithçka beri per kombin ,

    Reply to this comment
  35. dani July 13, 08:33

    gjithe jeten duke percare shqiptaret.ky eshte misioni i tij.

    Reply to this comment
  36. berishovicc July 13, 09:17

    PRESIM REAGIMIN E IZET HAXHIA,, VETEM AI JA NJEH DHEMBALLET SALIUT,,, NA THUAJ NDONJE GJE IZET,,,,,QE KY HALEJA TE MBYLLI GOJEN ME KETO VEPRIMET E TIJ PREJ PSIKOPATI,,,,,

    Reply to this comment
  37. kastriot July 13, 09:28

    Mashtron te rinjte qe nuk e njohin ate kohe. Se pari na vtet 70-80 nuk e dinte njeri ne hqiperi se egzistonte nje fare burri si Ibrahim Rugova kurse juve ju njihnin thjesht si mjek kete detyren e sekretarit te byrose ne spital Tani ka filluar te lakohet. ne vitet 90.Se dyti kur ju dhe Rugova filluat veprimtarine politike ne Shqiperi nuk kishte komunizem ne Shqiperi se po te kishte komunizem nuk e lejonte kush Rugoven qe ne viziten e tij te pare fyu duke mos bere ritualin e zakonshem te respktit para varrit te Enverit.Ju vazhdoni ate skeme politiko – historike e ndertuar me Jugosllavine e Titos kuptohet sipas skemes Ramiziane e cila keto 5–6 vitet e fundit ka marre goditje jo te lehta.Askush brenda Shqiperise aq me teper jashte nuk kane pasur qellim largimin tuaj ne nje kohe qe ju keni pergatitur skena te tilla si ai 97 dhe per Rugoven skena e 99 takimi me Miloshevicin dhe thirja per ndalimin e bombedimeve nga Nato

    Reply to this comment
  38. Lexuesi. July 13, 09:52

    Berisha dhe Rugova ishin letyra e komunizmit qe vepronin nen hijen e Ramizit e Milosheviçit, por neqoftese Rugova donte te imitonte Gandin,Berisha donte te sillte ne viset shqiptare xhihadin.

    Reply to this comment
  39. rafaello July 13, 12:35

    kriminelët sikur edvin rama ishte tmerr për Shqipërinë edhe sot janë narkomafiozët më të mëdlhenj janë udhëheqës të kriminalitetit

    Reply to this comment
  40. Emigrant July 13, 12:51

    Ata qe kane vlera le ti vleresoje populli i vet jo te tjeret, po te ishte burre i mire nuk bente mareveshje me Milloshevicin.

    Reply to this comment
  41. V.DUKA July 13, 13:41

    Z, berisha, sikur ju nuk e kini dorezuar akoma teseren e antaresise ne partine e punes (komuniste), se ndryshe kushedi sa here do na i kishit thene kete E P I S O D.
    Disa “injorant e keqedashes” thone se kini mbajtur “si asi nen menge” per cdo rast, se s’dihet c’bie “koshovica” sepse ka zera qe ka ardhe koha te mblidhet prap.
    Mbase akoma nuk ka ardhe urdheri nga larte e nga jashte per ta bere kete ceremoni.
    Lereni me mire ta organizoje kete ceromoni me von ndonje trashegimtar i juaj se do tju kritikojne “bukeshkalurit” e partise suaj.

    Me respekt per lexuesit, V.Duka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*