Berisha: S`do miratojmë asnjë vendim që është kundër programit të majtë

Redaksia Online July 24, 2013 11:13

Berisha: S`do miratojmë asnjë vendim që është kundër programit të majtë

Kryeministri Berisha e nisi sot mbledhjen e qeverisë, me një urim për kryetarin e ri të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Kjo është mbledhja e parë që unë drejtoj qeverinë, por s’jam njëkohësisht kryetar i PD-së.Unë e di që ia keni uruar personalisht, por t’ia urojmë dhe sot. T`i urojmë suksese në detyrën e re” u drejtuar Berisha ministrave.

Gjithashtu kryeministri në detyrë Berisha garantoi se nuk do miratohet asnjë ligj dhe vendim që ndërhyn në programin e qeverisë së re.

“Ne do të vazhdojmë të miratojmë vendimet dhe ligjet sipas programit tonë. Asnjë ligj dhe vendim që ndërhyn në programin e qeverisë tjetër nuk do të miratohet” tha Berisha duke përmendur edhe ligjin për shërbimin shëndetësor.

Për këtë të fundit ai theksoi se nuk do të miratohet pasi mazhoranca e re ka premtuar një shërbim shëndetësor falas prandaj dhe qeveria nuk mund të ndërhyjë.

“Zoti ministër nuk do mund të pranohet. Shqiptarëve u është premtuar shërbim shëndetësor falas pa kontribute, ne nuk vazhdojmë me kokëfortësi. Ndahemi në dy filozofi, e kuptoj që krijon vështirësi, por të ngremë institucione që në programin e forcës politike nuk ekzistojnë nuk mund të bëhet. Programi jonë premton shërbim falas për ata që nuk mund të paguajnë dot kontribute”, tha Berisha.

Berisha: Keqardhje që nuk rrita ndihmën ekonomike

Gjithashtu kryeministri shprehu keqardhjen e tij për pamundësinë e rritjes së ndihmës ekonomike gjatë mandatit të tij qeverisës.

Ndërsa e ka cilësuar  këtë çështje si keqardhjen e tij më të madhe, Berisha theksoi se shpreson që qeveria e re ta bëjë një gjë të tillë. Sipas tij Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të luftuar varfërinë ekstreme dhe kostoja e rritjes ekonomike është e përballueshme.

“Ne rrisim rrisim pagat, por nuk arritëm të realizojmë rritje të ndihmës ekonomike për ata që ishin në varfëri ekstreme.Nëpërmjet përdorimit të regjistrave dixhitalë mund të bëhet një pastrim i madh i informalitetit në ndihmën ekonomike. Nga lufta kundër informalitetitdo të mund të dilnin fondet e mjaftueshme për të rritur mbi kufirin e varfërisë ekstreme ndihmën për këta qytetare. Dhe kjo nuk është një kosto e përpaballueshme por procesi u zgjat për arsye objektive dhe për arsye të burokracive.  Dhe unë ndihej keqardhje që kjo nuk u realizua”, theksoi Berisha.

Ndërsa i është referuar deklaratave të Ramës se qeveria e re do të anulojë çdo koncesion, kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të vazhdojë ushtrimin e detyrave të veta deri në mbledhjen e fundit të saj.

“Qeveria nga viti 2008 deri më sot ka firmosur 130 kontrata për ndërtimin e 370 hidrocentraleve. Megjithëse kryeministri i vetëshpallur tha se do të anulojë çdo koncesion ne vijojmë detyrën. Miratojmë ndërtimin e HEC-eve Driza 1, Çadër, Zall Xhuxh, Plepi, Kalvar, Viligj, etj. Sulmet e Ramës janë problematike”, tha Berisha.

 

Redaksia Online July 24, 2013 11:13
Komento

3 Komente

  1. lali July 24, 12:06

    e legen largohu se njollose shqiperine ti dhe familja jote

    Reply to this comment
  2. Shijaku July 24, 19:32

    E GEZFSHI HUMNEREN KU U HODHI POPULLI.
    MIRE ESHTE TE LINI GRATE PER CA KOHE DO ZOTI JU FUTE RAMA NE BURG

    Reply to this comment
  3. deniel July 25, 00:46

    boll ere qelbesire boll u talle me popullin tend ,i vodhe i vrave i shite vendin tani qe te shporren vazhdo e tallesh .kujt po i tregon ti mor basdard qe te vika keq qe spaske ngritur ndihmen ekonomike,mor basdard mjaft u talle dhe tani qe po shkon ne buze te varrit ste mbyllet bucja,.e kane gabim medjat qe shkruajne per ty ,per mendimin tim sja vlen me te merresh me ty basdard e ka ne dore drejtesia tani te merret me ty dhe plehrat qe ke mbas vetes..mbylle bucen o gore, o plak kurv, mbylle bucen .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*