Berisha: Pritet një skandal seksual edhe në Tiranë

May 20, 2016 13:16

Berisha: Pritet një skandal seksual edhe në Tiranë

Pasi ka paralajmëruar se pritet një skandal seksual edhe në Tiranë, Berisha shkruan në një status të publikuar në FB, se në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është gjetur një çimkë.

“Parmbreme, ne zyren e Saje qorrit, konkretisht ne anen e pasme te grireses se letrave gjendet nje goxha çimke! Kjo e ka tmerruar Saje qorrin, i cili ka dyshim kryesor:

1- zevendesministrin e LSI dhe 2-njerin nga asistentet e tij.

Por njerezit afer tij flasin edhe per dy burime te tjera me te mundshme, njeri i huaj kurse burimi tjeter eshte intim!” shkruan Berisha.

May 20, 2016 13:16
Komento

5 Komente

  1. Ciku May 20, 13:38

    Po ky kari mos ka qene gje prapa grises se letrave dhe ka pare cimken hahaha…cfare krinimeli idiot eshte ky shpellari… po mire ne fund te fundit po kujdeset per minuszrin e brendeshem hahahagagaga! Ike Sali ike…per lesh miu ike!

    Reply to this comment
    • PO FILLONI SHENJTERIMIN E ENVERIT May 20, 14:04

      nje verejtje per gazeten e nderuar DITA

      NUK U LODHET DUKE VENE PARASHTESEN

      ISH KRYMINISTRI PER KETE MONSTER ??

      SOT AI ESHTE MENDER DEPUTET…

      PSE JA RRISNI VLEREN NJE MONSTRE QE NUK KA QENE VECSE NJE

      KRYEVRASES
      KRYETRADHETAR

      SALIBISHA njeri për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij.

      TURP PER JU QE I THONI K/M NJE MONSTRE

      MOS NA I BENI ENVERIN SI JEZU KRISHTI

      Reply to this comment
  2. vasili May 20, 13:42

    Namik Hoti,rahmet paste,qe e njhte mire llojin e vet thosh dikur duke i u drejtuar Saliut::
    Malesori po hipi ne kale,vetem pushka,mund ta zbrese.
    Kurse Saliu,nje monster e vertete,psikopatike i vjelle nga vrimat e kulles se erret,koha ka treguar se ai,mund te zbrese,nga kali i cfilitur dhe i zgelaqur nga ai, vetem me flakehedhese.

    Reply to this comment
  3. andromeda May 20, 14:21

    Salit i lumtë bytha se është në gjendje të bëjë çdo gjë e të mos i futet gjemb në këmbë. Ndaj presim shumë thagma të tjera nga ky soj delenxhiu për sa kohë që të tjerët rrinë sus para tij, si të djathtë e të majtë, e s’ka një burrë me bole ti vëri atij prangat.

    Reply to this comment
  4. besi May 20, 14:44

    DY BURRA KA SHQYPNIA,
    LU LU-JA DHE SALHIJA!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*