Sali Berisha kundër nismës për Byronë e Hetimit

Redaksia Online October 29, 2013 19:20

Sali Berisha kundër nismës për Byronë e Hetimit

Berisha sulmon qeverinë për Byronë e Hetimit. Në një postim në Facebook ish-kryeministri thotë se kjo është shkelje e Kushtetutës. Berisha thotë se ky ligj i merr Prokurorisë hetimin dhe ia kalon atë Policisë së Shtetit. Sipas Berishës në krye të hetimeve do të qëndrojë vetë Edi Rama, i cili do të jetë kryehetues i shtetit. Këto deklarata Berisha i ka bërë në rrjetin social Facebook, ku ka shtuar se sipas këtij ligji i bie që Rama të hetojë veten.

“Vendim heroik: Rama vendos për hetimin e tij! Të dashur miq, mazhoranca Rama – Meta hartoi ligjin e ri antikushtetues të krijimit të FBI-së në Shqipëri, pra byrosë kombëtare të hetimit. Në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, nenin 163 të saj, që thotë se Prokuroria ushtron ndjekjen penale, ky ligj i merr Prokurorisë hetimin dhe ia kalon atë Policisë dhe sipas tij, jo kryepolici, por kryeministri i vendit do të jetë dhe kryehetuesi i shtetit. Rama i kthehet kështu pasionit të atit të tij shpirtëror Enver Hoxhës dhe dajë Kolekës. Por kjo është vetëm njëra anë e zezë e medaljes apo sakrificës së Edi Ramës. Ana tjetër sterrë e saj është fakti që do jetë Rama, vetë ai, i cili do të vendosë për hetimin e Presidentit të Republikës, bashkëkryetarit të mazhorancës Meta dhe ministrave të tij. Por prisni sakrificën sublime të Edvinit! Sipas këtij ligji, dhe mos kujtoni se po tallem, do të jetë Rama kryehetuesi i shtetit, i cili do të vendosë për hetimin dhe do të hetojë Ramën kryeministër të vendit. Ky është një akt heroizmi socialist. Rama do të vendosë për hetimin e tij. Miq, këto janë karnavalet e pushtetit Rama – Meta! Sb”, shkruan Berisha.

Redaksia Online October 29, 2013 19:20
Komento

17 Komente

  1. zevzeku October 29, 19:29

    Diku e kam lexuar dhe me eshte fiksuar e vendosa t’a ndaj me ju :

    ” Nje i ndershem po qe politikan , nuk eshte i zgjuar .

    Nje i zgjuar dhe politikan , nuk eshte i ndershem .

    Nje i zgjuar dhe i ndershem nuk behet politikan . ”

    …dhe tani po vrase mendjen ku te perfshij Berishen…

    Reply to this comment
  2. seriozi October 29, 20:03

    Une them se zotnia dalngadale, me kesi tip kundershtish qe po ben, po deklaron me gojen e tij se paska dale nga “rrethi”…

    Reply to this comment
  3. bajo October 29, 20:03

    Vendi i Sali Berishes eshte te dale e te flase para prokurorit te pergjithshem qe e vuri vete ne krye te punes, te jape llogari me ndergjegje te plote per sa ka vepruar kunder interesave te Shqiperise dhe popullit shqiptar dhe se fundi te na leje te qete ne hallet tona si popull per te patur nje jete me te mire e me te qete.Ne e beme zgjedhjen tone,tani e ka rradhen Edi Rama me qeverine e tij te na plotesoje kerkesat qe i shtruam para zgjedhjeve.Po vazhdoi te shkruaje e te flase me zerin e “korbit”, Sali Berisha vetem zi do te ndjelle,harrojeni se mund te ndryshoje stil “bolsheviku” i fundit apo “eurokomunisti i pare” i Shqiperise.I them Saliut te mos i qaje hallin popullit,por vetes se tij.Ne e beme zgjedhjen dhe presim qe qeveria e Edi Rames t’ia heqe nga duart te gjitha mundesite dhe armet qe ka ne dore per te na demtuar ne si popull e ta coje para drejtesise per cdo veprimtari e shkelje antishqiptare me faktet dhe deshmite qe ka publikuar PS-ja para se te fitonte zgjedhjet.

    Reply to this comment
  4. Bocari October 29, 20:16

    @zevzeku

    ke harruar skisofrenet

    Reply to this comment
  5. jemin gjata October 29, 20:27

    sali kerma do kalbet ne bur dhe femit e niprit dhe besat do jen te perbuzur kudo ku do ven kurse zeni dhe ergita do kalben dhe ata ne burg kjo as nuk do diskutohet

    Reply to this comment
  6. rc October 29, 20:47

    Zot, na ruaj! Sa i pa fytyre e i pa mend.

    Reply to this comment
  7. arjan October 29, 21:18

    ik ore plak matuf . te rente bomba te rente.

    Reply to this comment
  8. arjan October 29, 21:21

    ik ore plak matuf . te rente bomba te rente…m…t

    Reply to this comment
  9. lini October 29, 21:28

    Po te ngushtohet litari or kriminel.Vetem dy vrima ke tani ose te futesh atje ku u fute ne 97 e ti gezoshe te gjitha ose ne biruce e ti paguash te gjitha!Zgjidh e merr.

    Reply to this comment
  10. Naftetari October 29, 21:30

    E O NJERI SA LEKE KE LEN REZERVE DHE NJE FAMILJE KA ME SHUME DHE JO ME SHTETI PO JU DHE BURGU DO ISHTE PAK SE E KENI BERE KET POPULL TE FLAS ME VEHTE.

    Reply to this comment
  11. Aliu nga Selenic October 30, 00:07

    Krijimi i FIB eshte nje nder masat me te rendesishme per sigurin dhe hetimin.Berisha e dine mire qe hetimi nuk do te behet sipas atyre strukturave qe ai ka lene .Jo ato do te ndryshojne pasi eshte edhe e domosdoshme per vete gjendje ku ka arritur shqiperia. Edi Rama kerkon te beje shtetin qe i ka munguar shqiperise prej kohesh.!

    Reply to this comment
  12. dardhari October 30, 01:59

    Do ta pranoj llogjiken tende mor zagar ne qofte se RAMA do te hetonte familjen tende dhe te te nxjere uje te zi me te gjitha keto qe i bere vendit tone .

    Reply to this comment
  13. ol October 30, 02:21

    ky njeri i ka bere te 99-at. Ky vetem nuk ka bere nje gje, te pjelle si grate.

    Reply to this comment
  14. Luli October 30, 07:56

    Berisha trembet se mos nis hetimi i ” FBI ” nga vet Berisha duke filluar qe nga Gerdeci Rruga e kombit e gjithe halet qe beri familja Berisha .FBI- ja te beje detyren e te mos trembet nga Sali Qeni.

    Reply to this comment
  15. kujtimi itali October 30, 08:36

    perse zberisha keni frike nga marja e kompetenzave te rames a nuk ishit ju 8vjet ne pushtet dhe i moret te gjitha kopetencat ju z berisha bete prokurorin ju bete gjykatesin ju bete hajdutin ju bete kriminelin ju bet shiun ju bete shish.in ju nuk late gje pa bere z berisha dhe me e bukura se premtuat “duart e pastra” aq shume detyra moret per siper ju sa nuk mbajtet dot te pastra duart tuaja me, dhe jo te tjereve, ne rast se nuk ndiheni ne faj per ato qe keni bere perse keni frike z beisha? apo po ju kap mat rama me levizjet tuaja prej shahisti te vjeter te cileve i ka dale boja. rama duhet ta drejtoje drete persedrejti FBI-NE shqiptare por ashtu si duhet me duar te pastra dhe jo me duar te pista ndryshe……

    Reply to this comment
  16. tomas October 30, 20:58

    po ju pyes z.berisha perse trembeni mos vall apo nukdo qe te jesh ne nje qeli me gjiken mendoj se gjika dote dali shpejt nga burgu poju ……..

    Reply to this comment
  17. Pëllumb zaimi November 2, 20:49

    “Zevzeku”! Shume interesante thëniet filozofike që sjell dhe që kërkoni ti ndani me ne. Unë mendoj se sali berishén nuk duhet ta futesh në asnjërin nga përcaktimet filozofike qe përcjell! Eshte jashte çdo kategorizimi filozofik. Futeni me mire te “shejtan-budallenjtë”!!? Edhe unë e pata te veshtire për ti dhenë një vend. Futeni njëhere te kjo qe ju propozova pastaj shohim e bëjme? Nderime qytetar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*