Berisha takoi Osama Bin Laden në Tiranë, bashkëpunuan për të ngritur celulat e para në Shqipëri?

August 5, 2015 14:21

Berisha takoi Osama Bin Laden në Tiranë, bashkëpunuan për të ngritur celulat e para në Shqipëri?

Sali Berisha është takuar dhe ka bashkëpunuar në Tiranë me terroristin më famëkeq të të gjitha kohërave, Osama Bin Laden, armikun më të përbetuar dhe më të rrezikshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përpos furnizimit të Millosheviçit me armë dhe naftë për masakrimin e shqiptarëve të Kosovës dhe të myslimanëve të Bosnjes, përpos bashkëpunimit me udhëheqjen e Libisë dhe Iranit, Sali Berisha rezulton se ka bashkëpunuar edhe me Osama Bin Laden.
Nuk kemi të bëjmë me një akuzë ditore politike, por me dokumente të CIA dhe agjencive inteligjente, për veprimtarinë e Osama Bin Laden. Në veprimtarinë e terroristit shfaqet edhe Sali Berisha, i cili sipas dokumenteve ka bashkëpunuar me Osama Bin Laden në Tiranë, për të ngritur celulat e para në Shqipëri. Dokumentet janë bërë publike nga një sërë portalesh dhe mediash prestigjioze dhe investigative, si “Qendra për Paqe në Ballkan”, “Historycommons”, apo dhe revista e inteligjencës “Jane”, të cilat u janë referuar dhe raportimeve të mediave të kohës dhe dokumenteve të Interpolit. Duke ju referuar informacioneve të dhëna nga një agjent i CIA-s, raportohet se në 9 prill të vitit 1994 Bin Laden ka udhëtuar në Shqipëri, si pjesë e një delegacioni të qeverisë saudite dhe është takuar me zyrtarët e qeverisë vendase. “Bin Laden vizitoi Shqipërinë si anëtar i delegacionit të qeverisë së Arabisë Saudite dhe u takua me zyrtarët e qeverisë vendase.
Ai e prezantoi veten si mik të qeverisë së Arabisë Saudite dhe se mund të financonte projekte humanitare. Megjithatë, qeveria e Arabisë Saudite, më herët, po atë muaj kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me Bin Laden. Një ish-oficer i zbulimit amerikan do të ankohej në vitin 1999: ‘Pse ishte ai një anëtar i atij delegacionit? Sauditët supozohej të ishin aleatët tanë. Ata na thanë se ai ishte person non grata, por këtu ai ishte në një vizitë zyrtare’”, thuhet në dokument, për të cilin ka raportuar dhe “Washington Times” në vitin 2001.
Ndërsa medias prestigjioze kanadeze, “Ottawa Citizen” ka raportuar se CIA dhe Interpoli ishin në vëzhgim të vazhdueshëm të aktiviteteve të Al-Kaedës në Shqipëri. Edhe ajo dhe mediat greke kanë deklaruar se Bin Laden vizitoi Tiranën. Mediat ndërkombëtare, të cilat ju referohen informacioneve të agjencive të inteligjencës, por edhe raportimeve të kohës, kanë raportuar se që nga viti 1994 e deri më 1999 ka pasur një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë shqiptare dhe Bin Laden e grupit të tij, me qëllim ngritjen e celulave terroriste në vendin tonë. “Në vitin 1994 kryeministri shqiptar Sali Berisha ndihmoi Bin Laden pas vizitës së tij në Shqipëri, për të ngritur një rrjet në Shqipëri përmes fondeve te bamirësisë të Arabisë Saudite”, raporton “Qendra për Paqe në Ballkan”.
Sipas saj, pas marrjes së pushtetit nga Partia Socialiste, pati një bashkëpunim të ngushtë me CIA–n dhe amerikanët, të cilët dhanë kontributin e tyre për shkatërrimin e këtyre celulave. Duke ju referuar dokumenteve të vetë CIA, raportohet se gjatë vitit 1998 amerikanët për shkak të informacioneve që dispononin për ekzistencën e këtyre celulave rritën ndjeshëm sigurinë në ambasadë dhe tërhoqën një pjesë të madhe të personelit. Më tej është theksuar se Al-Kaeda dhe Bin Laden kishin arritur të formonin një grup prej 500 muxhahedinësh, të cilët për shumë muaj u stërvitën në juglindje të Shqipërisë, kryesisht në zona të Korçës dhe të Pogradecit. Mediat serbe në atë kohë i trembeshin faktit se këta muxhahedinë mund të përdoreshin për luftën e Kosovës. Po ashtu është theksuar se ka pasur lidhje të ngushta mes shërbimit sekret shqiptar dhe Al- Qaeda-s.

August 5, 2015 14:21
Komento

26 Komente

  1. Vetem bomba atomike.. August 5, 14:26

    Edhe ca pastaj? Mos e hiqni lugen nga dora dhe vazhdoni ti hani m… biles edhe Zenit neser kur te mos jet gjalle Sali krimineli (sigurishte nga Zoti).

    Reply to this comment
    • spataku August 5, 16:06

      Ti maskara, keto qe thua mbaji dhe haji per vehte.Ti do jesh nje nga ata qe lepine bythen e Sali Berishes.Sipas tej,o matuf,Saliu paska bere mire qe ka bere kete veprim antikombetare.Kerme.

      Reply to this comment
      • Vetem bomba atomike.. August 5, 17:05

        hi hi hi hi spataku. me lot. je i madh.

        Reply to this comment
      • taulanti August 5, 17:17

        sipas teje te mos t’ja hane m..?./…po ate po bejne perderisa po e degjojme cdo te enjte te na caje trapin ne parlament..dhe ka dy vjet qe po ja rruajne lesht…nuk i pengon askush ta procedojne per burg…leqe skane faj merren me ata qe skane paguar dritat..saliu ka privilegjin te na caje akoma trapin..kerma jane ata qe bejne demagogji..qe u betuan para te vreve te 21 janarit..para gerdecit..e tani bejne kukamsheftas me kriminelet qe duan te “dekriminalizojne” vendin..ytttttttttttttt rrace hajdutesh

        Reply to this comment
  2. demo August 5, 14:30

    Dmth.Ne kohen kur ky birbo me 500 surratera,thyente embargon ndaj Serbise,sterviste edhe terroristet islamike te al-kaedes! Cfare prisni!Arrestojeni!

    Reply to this comment
  3. KingBardhyl August 5, 14:31

    Ky eshte llum qe duhet varur per gjuhe.Poshte Sali Berisha dhe rraca e qelbet e serbo-shpellareve.

    Reply to this comment
  4. Ashtueshte August 5, 14:35

    Kur e paska dit CIA ket pune keshtu atehere pse e lejoi ate JAPONEZO-MEXIKANIN Arvizu te thoshte publikisht se: Sali Berisha eshte tregu burr shteti- kjo pas masakres se 21 JANARIT 2011???
    Por CIA-s i intereson te krijoje te tilla insinuata ne kurriz te te mjerit &te dhjerit Sali Ra Berisha.

    Reply to this comment
  5. Nardi August 5, 14:56

    Po kur e dinte CIA pse nuk e kapi? Kesaj i thone si kofini pas te vjelit…. Perrallat e CIA si puna e perralles qe lexonte Bushi ndersa binin kullat binjake……. pfff

    Reply to this comment
  6. Kopaçe August 5, 14:58

    Ky mender me thene .. Berish bytha na eshte bere si morr paidhi.. ky duhet rrjepur i gjalle per gjithçka ka bere.. pse e lene me … a do te varroset ky emer ndonje dite.. ? ka per te shpetuar gjithe Shqiperia, nga nje hale.

    Reply to this comment
  7. ballisti August 5, 15:20

    Sherif Sali Berishladen eshte nje monster pa shpirt e pa mend qe e ka kthyer ne shpelle kete vend.Ai eshte komunist-fashist-xhihadist me teser,çfare thote sot nuk e thote neser,ai eshte shpifes, hajdut vrastar,siç ka lindur do te vdese shpellar.

    Reply to this comment
  8. Monika Kryezeza August 5, 15:24

    Pordhe me rigon.Ne vitet ’90 Berishes kush do aleat ti vinte nga Serbija,biberajt dhe ameriqija edhe sikur ta gjente ne krevat me Sllobodanken do ti thosh :JES SIR! Xeni dhe Arxhida si tere femijet e fullanerise se politiqise shqipetare do krenoheshin qe mamate e tyre tu benin nje moter apo vella me Bin ladenin.

    Reply to this comment
  9. Artur August 5, 15:50

    japini te haje ate qe do dhe do jete i kenaqur ky popull. Komentet e gazetareve nuk kane fund. Presidenti Xhorxh Bush ka ardhur ne Shqiperi pas 11 Shtatorit, dhe sikur te ishte e vertete ajo qe po shkruhet kurr nuk do kishte shtrenguar doren me Berishen, as ai, as te tjere me vone. Prandaj, mos u tregoni koqe dhe te besoni keto shkrime.

    Reply to this comment
  10. Mark uk August 5, 15:53

    Ne at kohe qe behet fjal per Osama Binladein ishte per kedo nje person i thjesht.Ai edhe shkollen e lart e beri ne amerike.Ne vitin 1994 Berisha ishte president e jo kryeminister sic shkruan ky qe e ka shkruar.Vertet Sali Berish turkushaku e futi Shqiperin ne konferencen islamike.Per kete ju dhe gjith populli duhet ta nxierrin para drejtsis,se ka shkelur kushtetuten.Po ama turqdashtsit shqipar kurr nuk tentuen ta largoni nga kjo organizat famkeqe.Aty te kemngulet e jo ne gjera qe nuk kan as nje dhoj vlere.

    Reply to this comment
    • Artur August 5, 16:44

      mos e ngaterro fene vend pa vend ore Mark legeni, hapi syte pak, nuk por te vjen ndonje e keq nga 90% e shqiptareve ne bote qe jane te asaj feje. Nga ajo konference qe thua as ato qe erdhen pas nuk e hoqen dhe nuk u be pengese as per NATO as per BE. Koqe kandari.

      Reply to this comment
  11. Bina August 5, 15:58

    Ne vitin 1994 edhe tezja Fatime imja, po te vinte ne Shqiperi, kidhte mundesi te arrije edhe deri te presidenti, po ta linin organet e sigurimit. Me ne fund atehere Bin Ladeni ishte njeri i Arabise Saudite, po edhe i amerikaneve.Keta, madje vete e krijuan Bin Ladenin pwr te realizuar ate qe e realizuan dhe po e realizojne ne boten arabe. Ata e shkatrruan luzmen e bleteve qe tani Europa nuk mund tw dale nw krye me refugjatet qe e permbyten Europen.
    Nuk ka asnje faj Berisha. Fryma e Bin Ladenit ende eshte ne Amerike…

    Reply to this comment
  12. oo8 August 5, 16:49

    Nje zyrtar qe shkel kushtetuten e shqiperise….duhet te procedohet penalisht.

    .PSE NUK ARRESTOHET BERISHA PER KETE SHKELJE ANTISHQIPTARE ?!

    Futja ne Konferencen Islamike – dhunim flagrant i Kushtetutes se Shqiperise

    Nje argument tjeter pse shteti shqiptar nuk duhej dhe nuk duhet te beje pjese ne Konferencen Islamike eshte vete Kushtetuta e Shqiperise, ku thuhet se shteti eshte i ndare nga feja. Pra eshte detyrim kushtetues qe shteti te mos marre inisiativa dhe te mos anetaresohet ne organizata e konferenca fetare. Pra ish Presidenti shqiptar dhunoi haptazi ligjet kushtetuese qe Parlamenti dhe vete Ai miratuan pas fitores se PD ne Mars te 1992.

    Natyrisht qe liria fetare eshte nje tregues i respektimit te te drejtave te njeriut dhe perfshihet ne konventat nderkombetare. Amerika mbetet simbol i shkelqyer edhe per lirite fetare. Ne kete veshtrim komunitetet fetare te cdo perkatesie ne Shqiperi, duke respektuar ligjet e shtetit, mund te kene te drejte te vendosin vete se ne cfare aleancash e konferencash duhet te perfshihen e marrin pjese. Pra ishte e drejte e Komunitetit Musliman shqiptar qe te vleresonte dhe vendoste nese ai si komunitet dhe jo Shqiperia, te merrte ose jo pjese ne Konferencen Islamike dhe jo ky vendim te merrej nga shteti shqiptar, nga Presidenti i asaj kohe. Asnje fe ne Shqiperi nuk mund te pefaqesoje shtetin shqiptar, dhe as shteti nuk mund te perfaqesoje ndonje fe.

    Pranimi i Shqiperise ne Konferencen Islamike ishte krejtesisht i paligjshem pasi nuk eshte respektuar procedura dhe formalitetet e kerkuara ligjore. Dihet se per pranimin e Shqiperise ne organizata, konferenca e bashkime te tjera nderkombetare shteterore Kushtetuta (Paketa e Ligjeve Kushtetuese e asaj kohe) dhe ligjet e Shqiperise parashikojne nje procedure te caktuar qe nuk mund ta shkele askush, pra as Presidenti. Keshtu per shembull per pranimin e Shqiperise ne Keshillin e Europes jane bere konsultime, diskutime, shkembime delegacionesh parlamentare, qeveritare dhe specialistesh etj. Procedura ka zgjatur rreth pese vjet dhe marreveshja eshte miratuar nga Parlamenti shqiptar. Publiku shqiptar ka qene i mireinformuar permes shtypit dhe medias shteterore e private gjate gjithe ketyre fazave dhe bisedemeve per anetaresim. Aktualisht, per pranimin e Shqiperise ne BE dhe organizma te tjere Europiane, edhe pse Shqiperia eshte pjese e Europes, negociatat mes shtetit shqiptar dhe ketyre organizmave marrin vite.

    Natyrshem lindin pyetjet: Pse Presidenti shqiptar nxitoi te lidhej ne menyre sekrete me vendet islamike? A i interesonte nje gje e tille Shqiperise qe kishte vuajtur nga dikatura dhe prapambetja per shkak se Fuqite e Medha per fatin e saj te keq e lane ne aleancat e Europes Lindore? Pse asnje shpjegim publik nuk kane dhene Presidenti dhe zyrtaret shqipare per kete Konference?

    Deri me sot ish-Presidenti nuk i eshte pergjigjur pyetjes: Pse ai e beri ne menyre te fshehte pranimin e Shqiperise ne Konferencen Islamike? Me ke e hartoi nje plan te tille antishqiptar? Dhe me sa duket ai kurre nuk do t’i pergjigjet sinqerisht kesaj pyetjeje. E dyshimte mbetet edhe zhdukja (nese kjo eshte e vertete) pas 1997 -es nga zyrat e Ministrise se Jashteme dhe Presidenca e gjithe dokumentacionit qe lidhet me pranimin e Shqiperise ne kete Konference. Faktet e mevoneshme ne Shqiperi si edhe ato te 11 Shtatorit 2001 ne Amerike, hedhin sidoqofte njefare drite mbi te verteten.

    Cfare ndodhi ne Shqiperi pas

    pranimit ne Konferencen Islamike?

    Sic shkruan edhe Wall Street Journal, militantet islamike filluan te vijne ne Shqiperi me 1992, pas humbjes se regjimit komunist. Dyndje e madhe nga vendet arabe ne Shqiperi. Pas futjes se Shqiperise ne Konferencen Islamike fillon edhe zbarkimi i terroristeve islamike ne Shqiperi. Sot mund te bejme edhe pyetjet: A mos valle futja e Shqiperise ne Konferencen Islamike ishte pjese e strategjise se terroristeve islamike per te shtrire rrjetin e tyre ne Shqiperi? A mos valle ishin rrjete te tilla terroriste qe ia sugjeruan dhe e joshen Presidentin shqiptar per ta bere nje akt te tille ne menyre te rrufeshme? Le te shpresojme qe nuk eshte keshtu.

    Presidenti u dha edhe shtetesine shqiptare disa arabeve! Qeveria Meksi hoqi vizat e hyrjes ne Shqiperi per arabet dhe vende te tjera islamike. Perse gjithe keto privilegje per boten islamike? Perse Shqiperia po kthehej ne nje han pa porta? Mos valle Presidenti synonte ta kthente Shqiperine ne njefare Afganistani! Ne vjeshten e vitit 1992 e me pas vershuan ne vendin tone te ashtuquajtur investitore nga vende islamike qe erdhen e ndertuan qindra xhami, hapen themelet e nje hoteli "madheshtor" ne nje vend te zgjedhur afer Universitetit te Tiranes, (por qe ai hotel akoma nuk eshte ndertuar); vershuan firma arabe te dyshimta dhe shoqata "bamirese" islamike qe i shtrine kthetrat e tyre ne pjeset me te mira te Shqiperise pasi kishin bekimin dhe ndihmen e pakursyer te Presidentit dhe te disa qeveritareve shqiptare. Mbase ka edhe ndonje investitor serioz nga vendet islamike qe mund te kete ndertuar ndonje hotel apo hapur bisnes tjeter ne Shqiperi dhe qe nuk ka lidhje me terroristet islamike. Nese ka, ne kete artikull une nuk flas per kete kategori.

    Qe atehere ne popull kishte jo pak dyshime per disa investime misterioze te islamikeve ne Shqiperi. Dihet fjala vjen se ne ane te rruges Tirane – Vore, afer kryqezimit me rrugen per ne aeroportin e vetem nderkombetar te Rinasit, nje shoqeri arabe misterioze rrethoi me dy a tre rrathe muresh nje siperfaqe toke, sec u ndertua brenda atyre mureve rrethues, vendosi masa te rrepta sigurimi me roje te perforcuara. As une, as shumica e shqiptareve akoma nuk e dime se cfare behej aty brenda. Asnje prodhim nuk shihej te dilte. A mos valle aty perpunohej droge nga ku fitimet i shkonin terroristeve islamike dhe ndonje pushtetari shqiptar? Apo mos valle aty mblidheshin e sterviteshin terroriste qe vinin nen petkun arab si investitore dhe bamires? Apo thjesht behej pastrim i parase se zeze?

    Isha ne Shqiperi kete vit dhe pyeta shume vete se cfare eshte bere e behet brenda atyre mureve. Asnje nuk dinte gje. Nje qytetar tiranas me tha sekete e dine vetem arabet, ish Presidenti Berisha, Ish Shefi i SHIK-ut Bashkim Gazidede, ish Kryeminstri Meksi, ish Ministri i Brendshem Agron Musaraj. E dine edhe President Mejdani, Fatos Nano, Fatos Klosi, Kryeminstri Ilir Meta e ndonje pushtetar tjeter. Tani me siguri e dine edhe sherbime te fshehta perendimore. A nuk kemi te drejten edhe ne komuniteti shqiptar qe te kerkojme shpjegime dhe prononcime publike nga personat e siperpermendur lidhur me kete objekt, lidhur me pyetjen nese terroristet kane pasur kampe trainimi ne Shqiperi si dhe ceshtje te tjera te pashpjeguara deri me sot?

    Nje nder bankat e para pas 1992 -it ishte BANKA ISLAMIKE, ne zemer te kryeqytetit, ne ane te Shetitores "Deshmoret e Kombit", jo larg nga Presidenca, pothuajse ngjitur me zyrat e Parlamentit dhe perballe godines se Kryeministrise, ne nje nga ish godinat e Komitetit Qendror te PPSH. Drejtuesit dhe "investitoret" e kesaj banke ishin nder miqte me te afert te Presidentit Berisha, i cili sa here shkonte ne zyre apo kthehej ne shtepi do te kishte mundesi ta shihte kete godine, kete Banke. Shpresojme qe CIA, FBI dhe qeveria shqiptare tani te kene sqaruar dicka lidhur me kete banke dhe aktivitetin e saj.

    Nje "perfitim tjeter i madh" pas futjes ne Konferencen Islamike ishte qe disa vajza shqiptare, madje edhe ato 13-18 vjecare pranuan te vene percen pothuajse si ne Afganistan dhe ashtu dilnin edhe rrugeve te Tiranes se civilizuar. Dhe per kete thuhej se "investitoret dhe bamiresit islamike" i paguanin me nje shume te hollash cdo muaj. Mbase duket e pabesueshme, por kjo eshte e vertete. Turp i madh! Shqiperia po kthehej para kohes se ish mbretit Zog. Shqiperia po huazonte pamjen e nje vendi te larget islamik, ajo nuk ishte me vetvetja! Dhe Perendimi, edhe pa e artikuluar publikisht, pyeste veten: Ku po shkon keshtu Shqiperi?

    Asnje motiv nuk mund te perligje kthimin e Shqiperise ne nje vend te bazave te organizatave terroriste.

    Ne vitet 1992-1997 vetem Presidenti, Kryetari i SHIK-ut dhe i Shoqates se Intelektualeve Islamike te Tiranes, Bashkim Gazidede (Ne vitin 1997 ai do te arratisej dhe do te shkonte tek miqte e tij ne nje vend islamik, te cileve u sherbeu me perkushtim duke abuzuar detyren e tij ne dem te Shqiperise), Kryeministri Meksi dhe Ministri i Rendit Musaraj e ndonje tjeter duhet ta kene ditur se shume prej atyre "miqve" te larget mund te ishin pjese e rrjeteve terroriste islamike. Atyre u jane dhene edhe informacione nga sherbimet sekrete perendimore qe survejonin terroristet islamike ne Shqiperi. E megjithate keta pushtetare u lane fushe te lire veprimi ketyre terroristeve, madje edhe mund t’u kene plotesuar kerkesat qe ata kishin. Une dua te besoj se nje gje e tille nuk eshte bere qe te bashkepunohej me terroristet, por cilatdo qofshin motivet, ato jane antishqiptare dhe te pandershme. As terrorizmi, as mbeshtetja e tyre nuk mund te perligjen.

    Per me teper veprime te tilla te qeverisjes shqiptare ishin haptazi antishqiptare, i jepnin nje ndihme te madhe regjimit te Miloshevicit.

    Kjo sigurisht ka alarmuar sherbimet e fshehta perendimore. Sic dihet nga viti 1992 deri ne Gusht 1998 asnje nga terroristet islamike qe vepronin ne Shqiperi nuk u arrestua dhe as u dorezua. Madje qeveria shqiptare edhe ne vitin 1998, sic pohon vete Kryetari i SHISH-it Fatos Klosi, hezitonte te zbatonte urdherat e CIA-s dhe te organeve te tjera nderkombetare per arrestimin e ketyre terroristeve dhe ekstradimin e tyre. Nuk mund te quhet e sinqerte nje qveri shqiptare qe detyrohet te arrestoje "miqte e saj islamike" vetem kur CIA dhe FBI te detyrojne ta bejne kete. E sinqerte eshte qe vete Shqiperia nuk duhej te kthehej ne nje vend ku organizata terroriste islamike a te cfaredo ngjyre tjeter te kene pasur apo te kene aktivitet. Vete sherbimi sekret shqiptar dhe organet e tjera te shtetit duhej e duhet ti parandaloje, te mos i lejoje te futen ne Shqiperi, te zbuloje, arrestoje dhe ekstradoje apo asgjesoje terroristet e cdo ngjyre ne Shqiperi.

    Perse edhe qeveria e sotme, e pranon

    qenien e Shqiperise ne Konferencen Islamike?

    Disa nga pyetjet e tjera qe mund te behen sot jane: Perse sot, kur ka rreth pese vjet qe qeverisin ata qe me 1992 e kritikuan me te drejte Berishen per futjen ne Konferencen Islamike vazhdojne te mos e shfuqizojne formalisht dhe praktikisht ate akt antikushtetues te tij? Perse mori pjese Shqiperia ne mbledhjen e Konferences Islamike qe u mbajt pas akteve te terroristeve islamike ne Amerike? A mos valle ne klasen e sotme politike ka pushtetare e individe qe per te keqen e Shqiperise dhe ndonje perfitim te tyrin personal duan qe vendi yne te mbetet aty ku nuk e ka vendin, pra ne Konferencen Islamike?

    Te gjitha ketyre pyetjeve dhe shume te tjerave qeveritaret e sotem ne Shqiperi duhet t’i japin pergjigje publike. Atyre nuk u lejohet qe te perligjin qenien e Shqiperise ne Konferencen Islamike duke thene se ate e beri Berisha. Jo, qe nga 1997 kjo eshte veper e socialisteve ne pushtet.

    pse zoti Donald Luli qe ben ligjin sot ne shqiperi..nuk e fut te lista krimineleve mikun e tij berishoviq..aq me shume qe ka bashkpunuar me bin ladenin ??

    Reply to this comment
  13. fiku August 5, 17:13

    VETEM “AVNI RUSTEMI” I LANE GJYNAHET E POPULLIT ME KET PLEHER TUNG.

    Reply to this comment
    • mirel August 5, 18:07

      Duhet ti laje njehere me tradhetaret si Tosi dhe Ramiu, pastaj me kete qelbesiren Berishen lahen vete

      Reply to this comment
  14. CANI August 5, 18:00

    CIA gjithkune e ka kerkue neper shtete arabe per ta arrestue,Bin Ladenin e ne shqipri e paska pa pore se ka arrestue kete me ja thane nje budalle sju besone e lereni tetjeret .Ndoshta e kini pare kito dite mbas ja rrezuat halikopterin e familjes .

    Reply to this comment
  15. Mark uk August 5, 18:02

    artur:Po pse fyen o turku i .utit.Nga te erdhen 90% e shqiptarve musliman,vetem nese i ka ajo qe u ka lindur ju.Shko anaj ka ke rracen e te pastrohet vendi nga muturinat turke.

    Reply to this comment
    • Toni August 5, 19:18

      mark uk po pse ty te duket vetja Shqiptare o mbeturine sllave,laje gojen mire e mire se e ke gjithe sp..me berishiane para se te permendesh Shqiptaret,,tung…

      Reply to this comment
  16. Kris 1 August 5, 19:29

    Shteti eshte I ndare nga feja por sharlatani financon nga buxheti ndertimin e xhamive,rrit pensionet 1,4% dhe financon 40% rrogat e klerit.Ardhja e Bin Ladenit nuk eshte me e rendesishme se marveshjet me miloshevicin .

    Reply to this comment
  17. SYPESHKAQENI August 6, 06:01

    kurse kryetari ne detyre i shqupit ka takuar ANTI SHQIPTARIN DIK MARTI PER DATEN PYETENI LUL HAJNIN SE DO E MOHOJE SI BABA SALIU

    Reply to this comment
  18. mirditori August 6, 06:25

    Ne qendren e Tiranes se re, ju dha leje qendres se Bisnesit ” ZAJEDE”
    Kush eshte pronar i kesa qendre bisnesi.
    Po kjo qender qe ndodhet ne qendren e Tiranes se Re, mbase bustit te Presidentit Uillson eshte ndertuar pra ne vitin 1996 – 1997.
    Kjo ndertese eshte ndertuar mu ne mes te rruges se kembesoreve, shikojeni pra mu ne mes te rruges qe rralle munde te ndoshe duke bllokuar rrugen dhe mose pyetur asnje njeri.
    E ndertojne bisesemen nga Arabia Sudite, kjo ka qene pergjigja, per qytetaret.
    Pra kjo ka qene nje linje dhe nje lidhje direkte me qeverine.
    Kush eshte sote pronari i kesaj qendre bisnesi… po kuptohet Arbi Saudite…. a do te jete i sakte emri dhe mbiemri i vertete i tije, qe kuptohet nga ata bisnesmenet qe moren pjese ne fondet “Qendra per paqe ne Ballkan”…………………..

    Reply to this comment
  19. Mark uk August 6, 08:14

    toni:He turku po i del ne mbrojtje turkut tjeter.Une jam puro shqiptar nga emri e cdo gje.Ne serbisht emri im shqiprohet marko o turkushak.

    Reply to this comment
  20. john August 6, 08:28

    cjane keto perralla more gazetare ;;;;; amerika e ndiqte edhe ne banjo ben lladenin ;;;dhe ju thoni se berisha e ka takur ne shqiperi ;;;nga hyri se edhe miu nuk kalonte pe e pare gjeorgje bushi ;;; mos ja futni kot ;;;;ne vend te flisni per mjerimin ne shqiperi per papunesine ;;;per korrupsioni ;;;na folni per nje skizofrn si sal berisha ;;;;; qe eshte nje ndyresire dhe merite burgun ;;;;

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*