Berisha takon fermerët në Lushnje: Bujqësia e zhvilluar, rëndësi kapitale

Redaksia Online March 26, 2013 13:50

Berisha takon fermerët në Lushnje: Bujqësia e zhvilluar, rëndësi kapitale

Kryeministri Berisha premtoi sot infrastrukturë moderne në fshat dhe rritjen e granteve për fermerët.

Në një bashkëbisedim me fermerët më Kosovë të Vogël të Lushnjes, kryeministri theksoi se qeveria është e bindur se pa bujqësi e fshat të zhvilluar nuk mund të ketë Shqipëri të zhvilluar.

“Ne duam të shumfishojmë atë që kemi arritur deri sot. Për ne bujqësia, Shqipëria rurale është e një rëndësie kapitale, ne besojmë dhe jemi të bindur se Shqipëria nuk do jetë kurrë vend i zhvilluar pa fshat e bujqësi të zhvilluar. Nga viti 2005 e deri sot nëse i referohemi buxhetit mbi 60% e tij është investuar në Shqipërinë rurale, rrugët, kanalet, shkollat e saj. Ne besojmë se ndërtimi i rrjetit rrugor është i një rëndësie vendimtare, kemi shpallur parimin të ndërtojmë në çdo fshat infrastrukturën e lagjeve të qytetit”tha Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi se gjatë 4 viteve që vijnë do të trefishohen grantet për fermerët ndërkohë që me rritjen e subvencioneve të dhëna do të bëhet e mundur punësimi i 130 mijë punonjësve.

“Qëllimi ynë më kryesor është punësimi i qytetarëve shqiptar dhe invesitmi në bujqësi dhe subvencionimi i fermerëve është rruga më e shkurtër dhe më e sigurtë për punësimin e qytetarëve” shtoi Berisha.

Kryeministri shtoi më tej se me anë të paketës ligjore për heqjen e tarfave për makineritë, qeveria kontribuon më tej për zhvillimin e bujqësisë.

“Nga 2007 gjer më sot kemi financuar 42 mijë familje fermerësh dhe 1100 kanë qënë në rrethin e Lushnjes dhe ne kemi përfshirë në këtë skema 26 sektorë të bujqësisë dhe blektorisë. Ne kemi vendosur një paketë të re ligjore që heq çdo lloj tarife doganore për rritjen e prodhimit bujqësor” shtoi më tej Berisha.

Redaksia Online March 26, 2013 13:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*