Berisha të rinjve: Rrini në Facebook, unë ju kuptoj

Redaksia Online February 23, 2013 12:50

Berisha të rinjve: Rrini në Facebook, unë ju kuptoj

Jo më shumë se një vit më parë, kryeministri Berisha ironizonte përdorimin e rrjeteve sociale për të komunikuar me mbështetësit, por sot është një prej përdoruesve më të rregullt, madje Facebook-un ua rekomandon edhe të rinjve, kategori që nuk është se kanë ndonjë nevojë të madhe për t’i shtyrë drejt komunikimit virtual. Në një takim me gjimnazistët e kryeqytetit, Berisha tha sot se i kupton më mirë se prindërit të rinjtë që kalojnë kohë në Facebook, pasi ky i fundit është mrekullia e komunikimit.

“Ju jeni gjeneratë fatlume, jeni gjenerata e Facebook dhe internetit. Prindërit e kanë problem kohën që harxhoni në internet, por unë jam me ju. Facebook është një mrekulli komunikimi në të cilin ju është e faktuar nga studimet më serioze psikologjike, pasi lidhje me njëri tjetrin është faktor pozitiv dhe ndikon në pasurimin kulturor. Është pozitive në konfrontimin e jetës. Lidhje e zakonshme është e ,llogaritur me një rreth të ngushtë, Facebook është me qindra dhe mijëra. Koha që harxhoni në internet është e qenësishme. Po shihja në internet historikun e mbesave të mija, jo e Sarës sigurisht, dhe çfarë gjeta, është se kishte mbledhur të dhëna për historinë shqiptare të Napolon Bonapardit, disa nga burimet të mbledhura aty ishin seriozitet. Debat tjetër a ishin të vërteta”, tha Berisha.

 

 

Redaksia Online February 23, 2013 12:50
Komento

2 Komente

  1. leon February 24, 09:03

    Ky nuk di as si te qendroje ne konpjuter

    Reply to this comment
  2. AL-Boston February 24, 12:43

    ketij i jane herur syte.Me vjen keq per njerzit qe jane et verbuar dhe nuk e shofin kete moster,ata qe kan syt hapur dhe besojne dhe perkrahin kete qelbesires,nuk jane asgje tjete vecse bythlepirsa dhe prostituta.Vdekje qelbesires

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*