Berisha thotë se bëri mirë që nuk e dëgjoi FMN-në

Redaksia Online January 28, 2013 14:01

Berisha thotë se bëri mirë që nuk e dëgjoi FMN-në

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha është shprehur nuk e ndoqi këshillën e FMN-së për mosrritjen e rrogave dhe kjo nuk u kthye në problem për ekonominë.
“Pavarësisht respektit që kam për Fondin Monetar Ndërkombëtar më duhet të them se në të gjitha rastet ka këshilluar të mos rriten rrogat dhe se Rama ka votuar për të mos rritur rrogat. Po të dëgjoja variantin e mosrritjes së rrogave rroga mesatare do ishte 260 mijë lekë, por me kurajë dhe vendosmëri ne kemi rritur rrogat dhe pensionet dhe kjo do të mbetet politikë konstante dhe në kuadrin e rritjes së mëtejshme të rrogave dhe mbështetjes së fuqishme të biznesit”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se së shpejti do votohet në Parlament ligji i heqjes së tatim-fitimit për gjithë punonjësit që marrin nën 300 mijë lekë të vjetra në muaj.

Dy ditë më parë, shefi i FMN-së, Nadeem Ilahi , në një intervistë për Zërin e Amerikës, ritheksoi nevojën e uljes së borxhit publik nga qeveria shqiptare, pasi “klima financiare në Evropë mund të sjellë një rrezik më të madh me këtë përqindje kaq të lartë të borxhit”. Ai e parashikoi 2013-n si një vit në vështirë për Shqipërinë, sa i përket aspektit ekonomik.

 

 

Redaksia Online January 28, 2013 14:01
Komento

2 Komente

  1. Horri i Bulevardit January 28, 17:31

    Edhe ne 96-ten bere shume mire qe nuk e degjove FMN, se arrite te vjedhesh miljardat dhe skishte institucion financiar qe te kerkonte llogari, por ishin shqiptaret qe nuk shkuan te kapnit ty dhe lulken, por ja ngjeshen njeri tjetrit me plumba kokes.

    Reply to this comment
  2. mentari January 28, 18:47

    plak i rjedhur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*