Berisha, Topalli e Patozi jashtë kryesisë së PD-së

November 10, 2014 10:02

Berisha, Topalli e Patozi jashtë kryesisë së PD-së

Sali Berisha, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ilir Rusmajli dhe disa ish-drejtues të PD-së, duket se do të mbeten jashtë Kryesisë së re të PD-së.

Kjo, për shkak të ndryshimeve të fundit statutore Brenda PD-së.

Emrat e mësipërm nuk kanë kandiduar për të drejtuar asnjë prej departamenteve apo sekretariateve të PD-së.

Dhe, duke qenë se ata nuk bëjnë pjesë në kryesinë e grupit parlamentar, mund të mbesin jashtë në kryesinë e partisë.

E vetmja mënyrë që ata të përfshihen në kryesi është të kandidojnë për një post nënkryetari ose sekretari të përgjithshëm.

Por, dy prej tyre, Astrit Patozi dhe Ilir Rusmajli tashmë janë mënjanuar në PD, për shkak të qendrimeve të tyre dhe nuk pritet që të kenë synim postet drejtuese apo përfshirjen në kryesi.

November 10, 2014 10:02
Komento

1 Koment

  1. Naci November 10, 10:08

    Me thote gjyshja o Leme o Leme he i thojca une; Jozefina..patozi dhe Berisha jane BQ..nuke jane per politike ndaj Bashuci nuk i ofron se i prishin pune.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*