Berisha: T’u besosh Metës dhe Ramës integrimin, njësoj si të kërkosh eskimezë në shkretëtirë

Redaksia Online May 19, 2013 14:16

Berisha: T’u besosh Metës dhe Ramës integrimin, njësoj si të kërkosh eskimezë në shkretëtirë

Tashmë është bërë fenomen. Kryeministri Berisha ndjek hap pas hapi kryesocialistin Rama në çdo qytet. Një ditë pas prezantimit të Ramës si kandidat për deputet i qarkut të Vlorës, në qytetin bregdetar ka zbarkuar Berisha me stafin e tij elektoral.

Ai nuk ka lënë t’i shpëtojë rasti për të komentuar takimin e djeshëm të Ramës me vlonjatët dhe aleancën e tij me Metën.

“Për këtë qytet që në shekuj ka qenë një kryeurë e kombit me perëndimin, them se asnjë gjë nuk është më jetike se integrimi në Europë. Pavarësisht për kë ka votuar Vlora, çdo vlonjat që u beson të vërtetave e di se PD është ajo që këto 20 vite ka firmosur çdo akt madhor të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe Europë. T’u besosh këtyre ëndrrën e integrimit është njësoj si të shkosh në shkretëtirë dhe të kërkosh eskimezë, atje nuk ka. Ndaj i them qytetarëve të bëjnë zgjedhjen e duhur”, tha Berisha.

Ndërkohë, në lidhje me prezantimin e djeshëm të Ramës para vlonjatëve, Berisha tha se “Rama prezantoi në Vlorë “Kujtimet e Vegjëlisë” të diktatorit Enver Hoxha”. Ai akuzoi edhe kandidatin Koço Kokëdhima, duke e cilësuar si të lidhur ngushtë me kreun e PS-së për interesa ekonomike.

“Vlora e di mirë historinë e dajave të tij. Rama prezantoi në Vlorë fëmijërinë e tij dhe i ofendoi vlonjatët se janë të izoluar. Si janë të izoluar vlonjatët, kur ata udhëtojnë në rrugë moderne. Ata që e ndiejnë veten të izoluar të mos e votojnë Sali Berishën. Mund të thuash që ka njerëz të varfër, por jo që janë të izoluar. Vlora nuk ka nevojë për kujtimet e Ramës apo të Berishës, ka nevojë për shkolla, rrugë, turizëm. Ramën këtu e solli Koçoja, sepse ai është menaxheri dhe truri ekonomik i tij. Lidhjet e tyre me njëri-tjetrin kanë kufi vetëm qiellin. A e patë ju mënyrën se si e paraqiti Koçon në konventë. Shpëtimi është lule nga çfarë është Koçoja”, tha Berisha.

Kreu i PD-së ka shprehur vlerësim për Arben Malajn, i cili kandidon si i pavarur në këtë qytet, por duke u kërkuar vlonjatëve të mos e votojnë, pasi nuk është aleat. “Arben Malaj ka qenë konstant në qëndrimet e tij për procesin  e integrimit dhe ka bërë thirrje për miratimin e 3 ligjeve. Malaj u largua nga PS-ja sepse do integrimin evropian. Por  Malaj nuk është një aleat, prandaj u bëj thirrje mbështetësve që të mos hedhin asnjë votë për të. Zero vota për Arben Malajn”, tha Berisha.

Redaksia Online May 19, 2013 14:16
Komento

4 Komente

  1. Pashuku May 19, 16:32

    Humor Vucidoli !

    Reply to this comment
  2. Amant May 19, 19:53

    Berisha eshte kthyer ne nje mjeran qe po zvaritet ne kete fund te trishte tij. Si nuk u vjen keq te afermeve, femijve dhe gruas se tij ndersa e shohin keshtu ne nje agoni sfilitesi, jashte formatit njerezor qe nuki le rast pa dale neper ekrane me histori e sajesa bajate per kundershtaret e tij politike. Shpetojeni politikanin Berishe.

    Reply to this comment
  3. fat man May 20, 00:37

    Krimineli dhe vrasesi para se te vdese shkon per here te fundit shikon vendin ku ka bere masakren. Keshtu po ndodh edhe Kriminelit Sali qe po shkel cdo vend te krimit e te vrasjeve qe ka bere ai me banden e tij popullit shqipetar. Me Vloren ka edhe disa llogari te vjetra, kerkonte ta bombardonte dhe me paramilitar te thirur nga veriu dhe me SHIK -un e Gazidetes ne v. 1997 ta pushtonte. Skenar serbi e Miloshevici, por e pa sa i vlente lekura e vicit-olit. Vlora e pavarsise, Saliun do ta matrikulloj me hekur te skuqur kovaci duke i vene Nr 1 si i pari i krimineleve qe shkateroji dhe shiti Sqiperine.

    Reply to this comment
  4. Toni May 20, 01:07

    O sale po a ka vend me te shkret se alaska

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*