Shkatërrimi i ushtrisë në 1997

February 11, 2019 12:51

Shkatërrimi i ushtrisë në 1997

(Vijon nga numri i pardjeshëm)

Këtij qëllimi i shërben edhe dërgimi në BMA Kuçovë i dy ekipeve të njëpasnjëshme, njëri i kryesuar nga ish-nënministri Alfred Moisiu dhe Edip Ohri dhe tjetri nga Gjeneral-Major Agim Baruti, ndaj të cilëve u shpreh hapur nga efektivi pilot kundërshtimi për zbatimin e urdhrave për të qëlluar kundër popullsisë dhe gatishmëria për të dhënë edhe jetën po qe se cenohej integriteti territorial.

Mosrealizimi i qëllimeve të mbrapshta nga ish ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali e çoi atë deri atje sa të marrë vendime nga më absurdet, në kundërshtim me të gjitha rregullat e normat. Kështu, u shkarkuan kuadro të formuar profesionalisht duke vendosur në vend të tyre pilotë të dalë në lirim për mungesa në karakter, por besnikë e të vendosur për të zbatuar urdhrat që jepeshin nga lart, siç ishin emërimet në detyrën e shefit të shtabit në Rinas, Ritvan Myslisë dhe në Gjadër të Pjeter Bibës, kur pa asnjë motiv u shkarkua e u nxor në lirim Kolonel Shefqet Lata.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe çuarja në Regjimentin e Rinasit e Komandantit te BMA Gjadër, Kolonel Lulash Marku dhe piloti Banush Kazazi për të kryer detyra në jug, ndërkohë kur pilotët e këtij regjimenti kanë nivel më të lartë tekniko- profesional, veprim, i cili me të drejtë irritoi efektivat fluturues të Regjimentit Rinas.

Duhet thënë se autoritarizmi dhe politizimi i ushtrisë nga partia në pushtet kishte bërë që kuadrove kryesore t’u cenohej personaliteti e për rrjedhojë t’u zbehej ndjenja e kurajës, guximi për të bërë analiza ushtarako-politike për çdo urdhër të marrë dhe mbi bazën e aftësive profesionale të dilej në vendime analitike për zbatimin ose jo të tyre.

Krahas detyrave të vena për aviacionin luftarak, mjaft urdhra u dhanë për përdorimin e helikopterëve. Karakteri i detyrave të tyre ka qene për transportim trupash speciale e policore, për transport kuadrosh të larte, armatimi a materialesh ushtarake dhe për evakuim të plagosurish.

Prej fillimit të situatës së jashtëzakonshme e deri në ndalimin e veprimeve ushtarake, nga grupi i helikopterëve u kryen 25 misione, duke kryer 77 fluturime për kohën 37 orë.

Sasia e misioneve sipas karakterit ka qenë: 4 për transportim trupash speciale; 3 për transportim armësh e municioni; 6 për transport materialesh ushtarake; 4 për transport kuadrosh të lartë; 5 për transportim të burgosurish dhe 1 për transport të plagosurish. Ashtu si për aviacionin reaktiv edhe për atë helikopter urdhrat janë transmetuar gojarisht nëpërmjet telefonit e radios, nga të cilët 10 nga ish Ministri i Mbrojtjes e Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe 15 nga drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Brendshme.

Fshehja e qëllimit të detyrave nga kuadrot e lartë të Ministrisë së Brendshme dhe atyre të Mbrojtjes duket në faktin që nga 25 urdhra të transmetuar për përdorimin e helikopterëve, vetëm 5 prej tyre i janë dhënë direkt Komandës së FMA-së, çka tregon gjithashtu se besimi në zbatimin e urdhrave kishte filluar jo vetëm të lëkundej nga zvarritjet e tyre, por sepse në momente kritike dilte hapur kundërshtia edhe pse presioni e kërcënimi bëheshin prezent ndaj kuadrove drejtues. I tillë ishte edhe qëndrimi që mbajti ish Gjeneral Ylli Dimraj ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Zhulali për bombardimin e Urës së Mifolit, duke u kërcënuar me “Gjyq ushtarak” e “Pushkatim”, për moszbatim urdhri në gjendje të jashtëzakonshme, ndonëse reagimi i të parit duhet të ishte me i vendosur dhe kategorik.

Praktikat e ndjekura nga komandanti i grupit të helikopterëve Kolonel Servet Kaçi nuk kanë qenë të rregullta për të patur një dokumentacion të saktë dhe për marrjen e vendimeve të drejta.

Nuk janë respektuar si duhet kërkesat e rregulloreve për zbatimin e masave të sigurimit teknik, duke kryer fluturime pa patur parasysh kushtet meteorologjike, kohën e gjatë pa fluturuar natën nga ekuipazhet, si dhe pa siguruar vendet e uljes së helikopterëve.

Mosrespektimi i këtyre kërkesave ka rrezikuar në disa raste jetën e ekipazheve, duke arritur deri atje sa të plagosej rëndë piloti Veli Perleka dhe të shkatërrohej helikopteri.

Vënia në dispozicion të Ministrisë së Brendshme e grupit të helikopterëve, jo vetëm që binte ndesh me sistemin e komandimit ushtarak, por u krijoi mundësi njerëzve të inkriminuar t’i përdornin ata për qëllime te mbrapshta, siç ishte detyra e vënë për hedhjen e bombave nga helikopteri mbi urën e Rrogozhinës, apo dërgimi i tre helikopterëve me armatim e municion në Progonat “për armatosjen e simpatizantëve të partisë në pushtet.

Emërimi i disa kuadrove kryesore me vlerësime partiake si ish Shefi i Shtabit të repartit, N/kolonel Ndoc Selimi si dhe lejimi i një grupi kuadrosh që të shkelnin hapur ligjin e departizimit, çuan deri atje sa që në situatën më të vështirë që po kalonte vendi dhe ushtria, pasi favorizuan kushtet për shkatërrimin e repartit, u larguan me helikopterë në Itali, duke marrë me vete edhe familjet e tyre. U larguan gjithsej 10 pilotë, 7 teknikë e specialistë, 1 oficer trupe, 2 n/oficerë dhe 2 punonjës civilë.

Nëqoftëse largimi i dy pilotëve të Regjimentit të Rinasit Adrian Elezi dhe Agron Dajçi ishte protesta e hapur e publike kundër urdhrave të dhënë nga udhëheqja e Ministrisë së Mbrojtjes kundër popullit të jugut, akt i cili u përkrah nga të gjithë, largimi i efektivit të helikopterëve ishte dezertim, pasi ai lidhej vetëm me frikën e ndryshimeve që pësoi situata.

Krahas protestës së vazhdueshme të bërë nga efektivat e aviacionit në këtë situatë, për karakterin e detyrave të ngarkuara, e cila u konkretizua me kundërshtimin e hapur dhe mosrealizimin e disa prej detyrave, efektivi fluturues tregoi akte guximi, kuraje, përgatitje të lartë tekniko-profesionale, maturi e pjekuri, për të mos realizuar ato pjesë të urdhrave që ishin me pasoja të rënda për jetën e banorëve të jugut.

Qysh në fillim të muajit mars, me evoluimin e mëtejshëm të revoltës, disa reparte u sulmuan nga grupe njerëzish, duke rrëmbyer armatim-municionin e materiale ushtarake. Më tej kjo valë sulmi e shkatërrimi u shtri gradualisht në të gjitha njësitë e repartet e FMA-së, duke paralizuar kështu funksionimin e disa shtabeve dhe largimin masiv të efektivit kuadër a ushtarë.

Goditjet kryesore në radhë të parë u drejtuan kundër depove të armatimit e të municioneve, mjeteve të zbulimit radiolokativ, të komunikimit, të Fluturimit, raketave etj, dhe së dyti kundër depove të ushqimit, veshmbathjes, kazermimit e mjeteve të transportit dhe gjithë dokumentacionit e praktikave zyrtare.

Veprimet e komandantëve Kolonel Lulash Marku, Petrit Liçaj, Kreshnik Lushaj, Agim Matraku, Pëllumb Gjondeda etj., e të shtabeve të njësive e reparteve të FMA të gjendur përballë kësaj situate shfaqën ndjenja pasigurie, stresi moralo-psikologjik, mpirje në organizimin e drejtimin e efektivave për ruajtjen dhe mbrojtjen e venddislokimit të tyre. Urdhrat, fonogramet dhe udhëzimet e ardhura nga lart në këto momente kanë qenë thjesht veprime administrative, të cilat nuk përputheshin me gjendjen reale poshtë, me mundësitë e çdo njësie e reparti për të përballuar dyndjet e turmave pa mbështetjen e mjaftueshme ligjore dhe vënie detyre konkrete mbi mënyrën e shmangies së këtyre turmave. Nga Shtabi i Përgjithshëm nuk u dha asnjë informacion mbi zhvillimin e ngjarjeve. Çdo informacion që mësohej kishte të bënte vetëm me rrugët private, kryesisht nëpërmjet thithjes se këtij informacioni nga mediat e huaja. Si i tillë edhe informacioni FMA—njësi ishte pothuaj i pamjaftueshëm. Me urdhër absurd direkt të Komandantit të Operacionit Gjeneral Gazidedes, komandanti i Brigadës së AKA-së Kolonel Kreshnik Lushaj dhe një sasi e konsiderueshme ushtarësh të saj u larguan nga detyrat dhe misioni i njësisë duke u çuar në jug, pa patur asnjë shqetësim për brigadën e ngelur në mëshirën e fatit.

I njëjti veprim u krye nga ish-Ministri i Mbrojtjes me Komandantin e BMA Gjadër Kolonel Lulash Markun, i cili për të plotësuar detyra më të “besueshme” për udhëheqjen në interes të operacionit, u largua nga njësia së bashku me pilotin Banush Kazazi për të kryer detyra nga Regjimenti i Rinasit. Të heqësh komandantët nga njësia e tyre dhe t’i përdorësh ata thjesht si mekanizma goditje kundër popullit,do të thotë se logjika e pushtetarëve të asaj kohe, Safet Zhulalit, Bashkim Gazidedes, Sali Berishës ishte zhytur thellë në llumin e krimit e shkatërrimit të popullit dhe ushtrisë.

Mos ruajtja dhe mbrojtja e garnizoneve shkaktoi dëme kolosale dhe për pak ditë paralizoi jetën dhe aktivitetin e njësive dhe reparteve. Vetëm shtabi i FMA, Qendra e Kontroll-Komandimit dhe VKO nuk e ndërprenë aktivitetin e tyre, pavarësisht nga dëmtimet e pësuara në elementët e drejtimit e të komandimit.

(Vijon numrin e ardhshëm)

 

February 11, 2019 12:51
Komento

6 Komente

  1. MH February 11, 13:40

    Nuk ka ndodhe asnjihere ne historin e shteteve te botes qe ushtria qe mbron teritorin e shtetit nga pushtuesit e huaj te sulmoje me arme popullin e vet.
    Tashti na del nji hore politikanit Basha e na shet demokraci e perparim per te riardhur perseri ne pushtet.Kur pushteti i shtetit sot duhet qe kete parti pro fashiste e Beogradit te nxirret jasht ligjit dhe te arrestohen i madh dhe i vogel qe militojne ne ate qenefe parti fashiste demokratike.

    Reply to this comment
  2. une February 11, 13:55

    Edi Rama ben mire qe qendron larg sistemit te drejtesise pavaresisht se c’thone kriminelet Sali-Like dhe funderinat rreth tyre! Do te vije shume shpejt dita qe te dalin para drejtesise se re!

    Reply to this comment
  3. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET....... February 11, 18:27

    Po mire more zuzare te ramavicerve,e nanovicerve,po me gjithe keto bema kriminale perse ju ngritet ne krie te prefekturave,ministrive,e keshilltare te krieministrit oficere e gjenerale pergjegjes per shkaterrimin e ushtrise, me pasoja mijra te vrare e mijra te gjymtyer,qe akoma sot e kesaje dite bashkejetoni me krimin, e denoncuar me ze,figure e deshmi te gjalla sa istitucional ,e medjatike,aqe dhe me shume nga populli,apo beme baba qe t’u ngjaje i thone ketije shkrivani?Nje marri e shkuar marrise nje bashkfajesi,dhe nje krim qe vazhdon,qe nuke duhet injoruar,por denoncuar,hetuar dhe ndeshkuar me gjithe fuqine e ligjit, ne sherbim te nje Shqiperie vertet te Lire e Demokratike dhe ne Progres Njerezor.Kohes se futbollit me dy porta brenda jashteqitjes shqiptare qe sundojne dhunshem PS-PD-LSI-PR e nje djalle e gjysem qe i shkon pas si garnityre i mbaroje vaji kandilit.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender,dhe e nesermja po vjen minuti qe nga superlukset e fituara me fuqine korruptive e kriminale te pushteteve do t’u cojne ne bangen e Drejtesise dhe prej saje ne nje fund te turpshem e pakthim.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza si dhe mijra femije te mbetur jetime,pa harruar nje pasuri kombetare e private te grabitur e te tjetersuar nga politikat bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite qe kerkojne DREJTESI dhe jo lojra fjalesh e lloqe kavajsish;thote populli.MJAFT eshte MJAFT.

    Reply to this comment
  4. Genti February 12, 07:50

    Filloi prape fushata elektorale e partise se sumes me gogolin e 97-es. Mirepo Shqipot nuk i hane me keto brockulla, se si PS e si PD ishte e njejta parti qe krijoji kaosin me bekimin dhe investimin CIA-as. E verteta e 97-es do te dale se shpejti. Ne e dime ate, por duhet ta mesojne edhe delet se si i luajten ping-pong ne ate vit te mbrashte.

    Reply to this comment
  5. Bubulllimasi February 12, 09:46

    Shkatrrimi i ushtrise ne 1997 qe ne radhe te pare vjedhje dhe per te mbuluar vjedhjet u inskenua mega shkatrrimi. U vodhen depot e ushqimeve , depot e veshmbathjeve, depot e karburanteve, pjeset e kembimit te teknikes ushtarake, paisjet e rimontit te kesaj teknike e te tjera gjera me vlere per vjedhesit. Kush ishin vjedhesit? Ishin komandantet, shefat dhe ndonje nenoficer i reparteve ushtarake. Dhe, si edhe ne mega vjedhjet e meparshme, mbasi u xhvat cdo gje me vlere, u hapen dyert dhe u lajmeruan njerzit te versuleshin ne drejtim te reparteve ushtarake per te mbuluar megavjedhjet e oficerave. Dhe njerezit e shkret muaren automatiket , karabinat madje dhe mitrolozat per te vrar njeri tjetrin ne epopen berishiane te 97. Madje trazirat e ketij viti kurorezuan tre megavjedhje te poshtra, vjedhjen e votave ne zgjedhjet e 96-es, megavjedhjen berishjane nepermjet firmave piramidale dhe vjedhja e fundit kjo e oficerave te reparteve ushtarake qe solli shkatrrimin total te forcave te armatosura te vendit.jo ne nje beteje te lavdishme por ne nje maskarade tragjike qe tregon thjesht nje te vertete qene ne nuk mund te bejme shtet. Tjetra, 97 tregon qe shkaku i shkatrrimit te shtetit eshte mendesia dhe mallkimi jone per te vjedhur ku dallohet vjedhja me e poshter, vjedhja e votave. Arkitekti dhe drejtuesi i ketyre tre megavjedhje eshte Sali Berisha me te gjithe nerzit e tije ne cdo hallke te shtetit, vetekuptohet edhe ne komandat e reparteve ushtarake. Nje ushtri mund te shkatrrohet ne lufte nga armiku kundershtar dhe suita e Berishes ne repartet ushtarake kete beri, prandaj ata duhen hetuar per kete akt tradhetije ndaj atdheut.
    Shtoj edhe kete qe, mbas shkatrrimit te reparteve ushtarake, ne treg dualen biznesmenet ish oficera me mallra duke filluar nga kepucet ushtarake dhe fasulet e ushtrise deri tek vajguri me ngjyre i .fernellave qe ishte thjeshte vajguri i MIG-eve reaktive.
    Gjithashtu dua te shtoj ne komentin tim dicka te vogel. Zotin Braho e kam pare shume aktiv kur kreu i LSI kishte probleme me natyre juridike dhe bridhte me nje cante te zeze madje deri ne Gjermani duke i bere njerzit kureshtar per permbajtjen e cantes dhe me shpirtin tim te keq e krahasoja me nje shef te Gestapos juridike te LSI, por me keto shkrime ne Dita me dokumenta autentike per vitin e zi 97 po e ndrroj mendimin , paskam qen i gabuar.

    Reply to this comment
  6. Krist February 13, 18:04

    Na tregoni edhe ndonje histori,apo ngjarje te vertete,nga koha e luftes se pare boterore,se vdesim per te kaluaren,prandaj nuk po e shohim te arthmen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*