Berisha pret një tjetër shirit: 250 vende të reja pune, nuk është fantazi

Redaksia Online March 21, 2013 11:33

Berisha pret një tjetër shirit: 250 vende të reja pune, nuk është fantazi

As shiu i dendur nuk e ka penguar kryeministrin Berisha të zhvillojë një takim elektoral në Gramsh, ku inauguroi rinkonstruksionin e rrugës Gramsh-Kodovjat. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve të PD-së, Berisha premtoi 250 mijë vende të reja pune, duke theksuar se ky premtim nuk është fantazi, por bazohet në rezultate reale.

“Kemi ndërtuar mbi 10 mijë km rrugë. E tërë përpjekja jonë është të krijojmë sa më shumë vende pune. Vetëm katër vitet e shkuara, qeveria ka kredituar me grande 42 mijë familje shqiptare. Katër herë më shumë ka investuar sektori privat në ferma dhe agrobiznes. Në katër vitet e shkuara u punësuan në bujqësi rreth 100 mijë shqiptarë. Në katër vitet e ardhshme do të bëhen 130 mijë shqiptarë të punësuar në këtë sektor. Do të dyfishojmë grandet për fermerët e Gramshit dhe mbarë Shqipërisë. Ne e bazojmë premtimin për punësimin tuaj në zhvillimin e turizmit. Ju i njihni potencialet e këtij vendi. Do të krijojmë klimë të mirë biznesi. Do bëjmë gjithçka që Gramshi të ketë 1200 biznese, ka aktualisht 800. Ne nuk bazohemi në fantazira, por në rezultatet që ulën papunësinë gjatë katër viteve të shkuara”, tha ai.

Redaksia Online March 21, 2013 11:33
Komento

1 Koment

  1. 123 March 21, 13:33

    250 mije te titulli, o redaktori

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*