Berishës i shembet rruga pesë ditë pas inaugurimit

June 1, 2013 15:19

Berishës i shembet rruga pesë ditë pas inaugurimit

Kryeministri Berisha është duke inauguruar ngado rrugë, të cilat janë duke u bërë me shpejtësi, në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit. Por, shumë prej tyre janë sa për fushatë dhe nuk plotësojnë kriteret e duhura. Aq sa shemben dhe prishen vetëm pak ditë më pas. Një shembull të tillë e ka sjellë deputeti socialist Erjon Braçe, nga rruga Plepa-Rrogozhinë.

“Ky është by pass-i i Goses në aksin Plepa- Rrogozhinë: Po e ribëjnë. 8 ditë më parë e hapën. S’kishte kaluar kurrë më parë makinë mbi këtë segment. U shemb ditën e pestë. Sot po e bëjnë prapë. Këta ‘bëjnë’ rrugë, vjedhin, rrugët ju shemben, i ribëjnë, rivjedhin dhe ne të gjithë paguajmë”, shprehet Braçe. / Tema

June 1, 2013 15:19
Komento

2 Komente

  1. fat man June 1, 21:47

    Z. Brace, Kriminelit Sali i eshte shembur pushteti dhe jo rruget. Kur kemi duruar kaq shume nuk eshte ndonje mundim i madh te “durojme” vampirin shpellar, pre VICIT-OLIT , deri me 23 Q E R S H O R .

    Reply to this comment
  2. Agron June 2, 09:32

    “Berishës i shembet rruga pesë ditë pas inaugurimit”, Titull se jo mahi!!!! Nuk jam simpatizant i asnjë partie por, të vësh këtë titull, më e pakta të thuhet është: Injorancë. O të bekuar, rruga nuk është e Saliut por e shqiptarve.
    P.S.
    Në fakt Saliu don të bëjë reklamë e, në anën tjetër Edi, antireklamë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*