Berlini heq shpresat për anëtarësim të shpejtë të Ballkanit

February 6, 2018 10:58

Berlini heq shpresat për anëtarësim të shpejtë të Ballkanit

 

Të hënën qeveria gjermane u tregua e rezervuar lidhur me përpjekjen e re të Komisionit Europian që prezantohet sot në Strasburg nga komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025.

Sipas kësaj strategjie, Serbisë dhe Malit të Zi i ofrohet një perspektivë e qartë integrimi nëse kryhen reformat e duhura dhe vendet zgjidhin problemet me fqinjët.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se “e qartë është që këto kandidatë kanë ende për të bërë reforma të zgjeruara në vendet e tyre”.

Seibert u shpreh se “nuk do të ketë anëtarësime automatike, për shkak të datave që janë vendosur më parë“, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Megjithatë qeveria gjermane e quan shumë të rëndësishme perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit. Por sipas zëdhënësit të qeverisë, strategjia për Ballkanin e Komisionit Europian duhet të studiohet një herë mirë, kur të paraqitet të martën.

Komisioni pritet të japë vlerësime edhe për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Bosnje-Hercegovinës.

Edhe një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane është shprehur, se janë të nevojshme reforma në fushat kryesore si shteti ligjor, aftësia e konkurrencës dhe bashkëpunimi rajonal.

a.s/dita

February 6, 2018 10:58
Komento

7 Komente

  1. e pabesushme se cfar hipokrizie luhet me vendet e Ballkanit February 6, 11:34

    dhe loja e terrobellos vazhdon .
    derisa konkurusit ti metistet gjithcka e heqin dor vet ,
    te turullosur nga ky mashtrim ie paskrupullt europian.
    Them mashtrim i be-se ,sepse kuptohet qarte ,
    ftohetsia me te cilen e shikojne Ballkanin ,
    dhe ne vende qe ti afrojne mbeshtetje ne cdo drejtim ,
    jo vetem ne logistike ,(nqs vertete do exzistonte ajo deshira e mire per nji Europa te forte e te bashkuar ) por gjithcka i ngaj nji labirinthi te pashprese . Kta e Duan Ballkanin te perulur padinjitet ,etj . Pra duket qarte qe ktu nuk ka asnji vullnet te mire ,por demagogji ,ku mbi te gjitha qendron interesi i njeres pale mbi tjetren . Bashkimi duket ndryshe ,kjo loje e europaneve i ngjan nji futje ne vathe te deleve te Ballkanit dhe Bariu e ben kte sipas qejfit te tij .Dike e fut e tjetrin e le jashte Vathes ,ta shqyejne pse jo ujqerit .Kush reziston e marin perseri e rrasin ne Vathe ,pasi ai te ket humbur gjithcka nga personaliteti ,por ne peshe te Jet ne permasat e duhura nen Motton ;
    Vicat e sotem ,jane Berxollat e se Ardhmes mbi pjatat Europaine !!!

    Reply to this comment
  2. Dino February 6, 12:36

    Brukseli ka mashtruar rregullisht Ballkanin per anetaresim ne BE. Tani nuk ka me nge as te mashtroje, por thote cop ate qe gjer dje e fshihte. Pse e ben kete? Nga sinqeriteti? Jo, te tille nuk jane! E ben nga halli! Mjafton te shohesh nga vjen ky deklarim, nga Qeveria gjermane thuhet (!!!)
    Po ka nge Gjermania te merret me Ballkanin kur ka 5 muaj pa qeveri per vehte?

    Reply to this comment
  3. MH February 6, 13:52

    Z.Johannes Hahn big stor i Salokalit ne Shkoder.Te porosisim mos u ngut e rafsh me turi ne M.strategjia për Ballkanin e Komisionit Europian duhet të studiohet një herë mirë.Ndaj kthehu mbrapsht e studio mire ceshtjet e vendeve te Ballkanit.Pa te marresh zahmet e t’na ligjerosh.
    Te me falni ju zoterit e komenteve per ca etiketime.Po ta imponojne ti shperblesh per paftyresit e tyne ne dam te vendit tone.

    Reply to this comment
  4. Artan Sejko February 6, 15:41

    Shqiptaret duhet te ndalin vrapin drejt Europes dhe te vrapojne drejt Shqiperise. Eshte njesoj sikur t’i afrohesh nje femre me nderresa te pista dhe era djerse.

    Reply to this comment
  5. shushica February 6, 16:05

    Natyrisht ,jane vendet latine,sidomos Italia,por edhe Franca dhe Spanja qe nuk po luajne rolin e tyre..E gjithe zona rreth Gjermanise dhe ne kufij me Rusine u fut ne BE ,,,,pa menduar mire….Interesat e vendebe anglosaksone vazhdojne te dominojne politiken e BE.Dobesimi i rolit te Rusise ne vitet 90…te,beri te mundur qe Gjermania te merrte …hapsiren jetike…pa tanke por me marka dhe euro .Nje treg me afro 160 milione banore,perfshi Ukrahinen ,nje popullsi me nivel te larte arsimor ,nje infrastrukture gati e perfunduar plus ribashkimi i dhane mundesine Gjermanise te realizonte zhvillim te shpejte ,pa ndjere koston qe solli ribashkimi .Tashme zaret jane hedhur ,Ballkani perendimor nuk ka vlera gjeostrategjike ,por mbi te gjitha nuk ka klase politike te afte .Servilizmi ,mospatja e nje strategjie te ndryshueshme ,primitivizmi nacional sidomos i serbeve ,e djathta idiote tribale shqiptare ,provincializmi sllav maqedonas ,sherret brenda shtepise te bosnjakeve,te gjitha keto bejne qe BE te na trajtoje sic trajtohet nje lypsar nga kalimtaret ne nje lagje te pasur .
    Ka nje menyre dalje nga qorrdokaku.Shantazhi.Por jo shantazh gazetaresk,por real.Sikur politikanet e Ballkanit perendimor te arrinin nje marreveshje …armepushimi… te perkoheshem dhe ne nje takim te perbashket te ftonin Xi Jiping per nje msrreveshje komplekse ekonomike ,politike dhe strategjike me Kinen ,do te ishte nje goditje e forte per BE .Dhe ketu nuk ka shaka ,Kina ,me qindramiliardat e lira per investime brenda nje kohe te shkurter mund ti ndryshonte faqen nje hapsire prej 18 milione banoresh .Dhe realisht Kina eshte partneri me i neutral,,duke qene se te gjithe te medhenjte europiane na trajtojne si qytetare te dores se trete.Sepse nuk ka si shjegohet qe 1 milione siriane pranohen nga Gjermania ,nderkohe qe edhe nje familje e mjere shqiptare perxihetnne mes te nates me gjithe femije .
    Nuk mbetet vecse te shpresojme we dikush nga Ballkani te zgjohet dhe te marri nje inisiative .Nderi i takonte Shqiperise ,si mike e vjeter e Kines ,por per fat te keq klasa jone politike eshte komplet bastarde,nderkohe qe Rama i vetem nuk mund te arrije shume .
    Le te shpresojme se Italia do te zgjohet nga gjumi dhe Mogherini do te luaje nje loje te forte per te hyre ne histori .

    Reply to this comment
  6. tony February 6, 23:18

    Shushica. .!
    Kujdes me Kinen.
    Kina nuk ka leke per tè falur.
    Kinezet e kane shume te qarte tashme se çfare fshihet mbas buzqeshjeve Shqiptare, ne buze te brigjeve te Adriatikut .
    Korrupsion , vjedhje , dhe loje e dyfishte ( per te mos thene e trefishte ) .
    Dhe a e di se nga e dine Kinezet kete. .???
    Sepse jane mjeshtra vete te ketyre lojrave .
    Besoj se me kupton.
    Dhe e dyta , Kina as qe e konsideron Ballkanik si ndonje treg kushedi se çfare.
    Sepse vemendja e tyre tashme nuk eshte me zona e djegur financiarisht e Adriatikut,
    por vendet e zhvilluara ose ato ne zhvillim e siper me potenciale shume me te larta se sa , psh , Shqiperia. .
    Ballkani eshte ne zhvillim e siper por ama sundohet nga politilane te formatit provinciale , pa vizione.
    Plus qe shumica e ketyre politikaneve qendrojne tashme ne politike vetem per te mbrojtur pasurine e tyre nga drejtesia e vemdeve perkatese ose Europiane.
    Dhe per tè dale tek Gjermania, do te thoja se ;
    Nuk ka vend ne Gjermani per njerez fodull, arrogant dhe çdo-gjë-ditês.
    Gjermania kerkon krah pune te cilet jane te gatshem te ulin koken per pune dhe te bejne çdo gje ( kur them çdo gje , me te vertete çdo gje ) per tu integruar ne sistemin e jete dhe mbi te gjitha te punes ne Gjermani.
    Kjo fatkeqesisht ne 90% te rasteve , neve na mungon.
    Ata qe kane provuar te futen ne ate sistem , do te ta konfirmojne kete qe po te shkruaj.
    Me rrespekt.

    Reply to this comment
  7. Adih February 7, 03:19

    Ky lajm qe kane gjermanet negativ per ne ,i gezon politikanet ,komlet si PS ,PD e LSI . Gezohen se po te inkuadrohen ne BE do filloje direkt transparenca dhe diktati i ligjit i BE se . Behuni me te zgjuar o komentatore ,ku fut vehten time te parin ,jemi ne populli kokpalare e dele qorre bashkefajtore per kete katrahure ,qe eshte sot shqiperia . Nuk e shikoni se ska as edhe nje invesitor serjoz gjerman ne shqiperi .Mos shikoni vetem 3 cm afer ,por shikoni pak larg e me llogjike .Tranzicioni 27 vjecar post komunist shkel me te dy kembet kushtetuten ,po pse me ligjin 7501 doni te hyni ne BE ?apo me kooperatvat ?Se mafja e ka betonizuar dhe shkateruar bregdetin.Duke ndertuar ne menyren me brutale dhe anashkaluar e injoruar me brutalitet pronaret e vertete . Pse kujtoni ju, se gjermani nuk i di keto .Dihet si Gjermania dhe Austria historikisht ne kane dashur ne shqiptaret dhe kane qene kunder Sllaveve . .. Me me kembe ne toke o shqiptare dhe lereni tifozllikun, e mendoni per te ardhmen e femijeve tuaj, qe po tentojne te hikin per dite nga shqiperia ,e po flene poshte urave te europes..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*