Berlini kërkon heqjen e menjëhershme të taksës, por nuk përmend reciprocitetin

February 12, 2020 19:32

Berlini kërkon heqjen e menjëhershme të taksës, por nuk përmend reciprocitetin

Në një linjë me SHBA-në, Berlini zyrtar kërkon heqjen e menjëhershme të taksës 100% mbi produktet serbe.

Këtë e pohoi për Express një zëdhënës i Qeverisë Federale, i cili tha se një vendim i tillë do të ishte një hap i rëndësishëm për rifillimin e negociatave. Në një përgjigje ekskluzive për këtë gazetë, nga ekzekutivi i Merkel thuhet se qëndrimi gjerman është i njëjtë.

“Pozicioni ynë mbetet i pa ndryshuar: Qeveria gjermane do të mirëpriste një heqje të menjëhershme të taksës 100 % që është vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën”, thuhet aty, pa u përmendur ndërkohë reciprociteti, të cilin e kundërshton përfaqësuesi Special Presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Tani pritet të shihet nëse Albin Kurti si kryeministër do të ndryshojë qëndrim lidhur me modalitetin se si do të hiqet taksa. A do të merret një vendim i menjëhershëm apo do t’i qëndrojë fjalëve të tij se do ta heq taksën sapo të vendoset reciprociteti, shkruan Express.

Gjatë kësaj fundjave , kreu i Qeverisë së Kosovës do të qëndrojë në Mynih të Gjermanisë në kuadër të Konferencës për Sigurinë, ku do të marrë pjesë në një panel të përbashkët diskutimi me Aleksandar Vucicin, ndërkohë me shumë gjasë do të ketë edhe takime me zyrtarë të lartë të fuqive perëndimore që do të qëndrojnë në qytetin gjerman. Përveç kësaj, Kurtin në Berlin e ka ftuar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ndonëse ende nuk dihet data kur do të realizohet takimi.

 

l.h/ dita

February 12, 2020 19:32
Komento

5 Komente

  1. Destan Troqa February 12, 22:21

    I Dashur Z Albin , eshte rasti me i mire qe ne takimin e rradhes me kancelaren zemermadhe Gjermane Merkel , ju si nje politikan i grades se larte nga niveli ( aspak kompliment ) ti tregoni me urtesi e vertetesi maskaralliqet e Serbeve kundrejt Kosovareve e Shqipetareve .psh ,,mosnjohja e patentave , mosnjohja e targave ,gjobat e rrenda ,arestimet e shumta pa asnje shkak vetem se jane Kosovare fyerjet ne seder kombetare e kryesorja ,,mosnjohja e Kosoves shtet i pavarur ,duke mare neper kembe dinjitetin tone si Shqipetare e teper Krenare ..Ju uroj suksese e vetem suksese i dashur ne rrugen tuaj te veshtire e teper Patriotike …

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 13, 08:02

      komnet fantastik!!
      mirë do ishte të merrte ndonjë plis me vete për tia dhënë dhuratë merkelit!!
      aty në odën e burrave ulur në shilte duke tymos nga një cigare të dredhur!?
      gjithë bota katun,është për disa!!
      prandaj dhe gilgamieshi tha se u përmbyt bota!!

      Reply to this comment
  2. Lili February 13, 01:33

    Edhe Franca po kerkon heqjen e taxes 25% per verat e saj e djathin e saj , po ia amerika e Grenellit po refuzon !
    Te shkoje ambasadori jone t’i kerkoje amerikes t’a heqe ate taxe qe te shohim pergjegjen e ambasadorit Grenell?!

    Reply to this comment
  3. iSpeak February 14, 14:28

    @Lili – hahaha!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim