Berluskoni del nga spitali: Shpresoj që Italia të ketë ende nevojë për mua

July 5, 2016 12:17

Berluskoni del nga spitali: Shpresoj që Italia të ketë ende nevojë për mua

“Ishte një provë shumë e dhimbshme, nuk besoja se do ta përballoja kaq keq. Por tani jam pak më mirë”. Kështu Silvio Berluskoni tha duke lënë spitalin “San Raffaele”, ku ai ndodhej i shtruar prej 7 qershorit dhe ku më datë 14, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për zëvendësimin e një valvule në aortë.

Ish-kryeministri italian, u shoqërua në daljen e tij nga deputeti Valentino Valentini, dhe nënvizoi se “në Itali ka një mungesë shqetësuese të liderëve. Shpresoj që të jem ende i dobishëm për italianët”, shtoi lideri i “Forca Italias”, ndërsa pyetjes nëse do të vazhdojë të jetë ende kreu i kësaj force politike, Kavalieri iu përgjigj: “Ndiej se mund të jap ende kontribut për vendin tim dhe shpresoj që ai të ketë nevojë. Nëse do të ketë, unë uroj që të kem forcën për t’ia dhënë”. Ai konfirmoi gjithashtu edhe shiten e aksioneve të Milanit tek investitorët kinezë. Tashmë Berluskonin e presin dy muaj konvaleshencë në shtëpinë e tij.

.

July 5, 2016 12:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*