Berlusconi gati të ringjitet në politikë, Gjykata e “fal”

May 12, 2018 13:19

Berlusconi gati të ringjitet në politikë, Gjykata e “fal”

Silvio Berlusconi e pa t’i rrëshqiste nga duart mundësia e ringjitjes në pushtet përmes koalicioni parazgjedhor të farkëtuar me Lega Nord.

Por kavaljeri ka marrë një lajm që mund ta ngushëllojë shumë: Gjykata e Milanos ka vendosur ta rehabilitojë duke pezulluar të gjitha efektet e një dënimi të dhënë në 2013-tën për evazion fiskal.

Kjo do të thotë se 82-vjeçari, mund të kandidojë sërish në zgjedhje. Nëse votimet do të mbaheshin sot, Berlusconi do të kishte çdo të drejtë të paraqitej në Dhomën e Deputeteve apo Senat e të kthehej kështu fuqishëm në skenën politike të vendit.

Kavaljeri kishte shumë shpresa nga zgjedhjet e 4 marsit, por zhgënjimi do të shfaqej shumë shpejt kur partia e tij politike, Forza Italia do të spostohej e dyta brenda Aleancës, e pritshmëritë e tij për t’u shfaqur si forcë kryesore do të shembeshin nga triumfi i Matteo Salvinit.

Kjo ishte e para disfatë e këtij lloji për Berlusconi në 25 vitet e tij në politikë. Ai shprehej megjithatë i bindur se Lega Nord nuk do t’ia kthente shpinën aleateve konservatorë duke u bashkuar me “5 Yjet”.

“I besoj plotësisht besnikërisë së Salvinit”, deklaroi gati dy muaj më parë- “Nuk e imagjinoj dot sesi koalicionit tonë mund t’i shkojë nëpër mendje bashkëpunimi me një qeveri të 5 Yjeve”.

Por ishte vetë ish-kryeministri ai që u detyrua të bënte mënjanë pas përpjekjeve të dështuara nga të gjitha krahët për zhbllokimin e situatës dhe parandalimin e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, e përpara pak ditësh i lejoi Salvinit të tentojë krijimin e ekzekutivit të ri me lëvizjen populiste të Luigi di Maio-s.

Presidenti Sergio Mattarella i ka dhënë kohë dy partive deri të dielën për arritjen e marrëveshjes së koalicionit.

o.j/dita

May 12, 2018 13:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim