Itali, Berluskoni synon të kthehet në pushtet përmes modelit shqiptar të taksave

November 18, 2013 10:48

Itali, Berluskoni synon të kthehet në pushtet përmes modelit shqiptar të taksave

Silvio Berluskoni synon të rikthehet në pushtet përmes modelit të taksave që ka ndjekur Shqipëria. Në  Këshillin Kombëtar të partisë së tij, Berluskoni tha se do të përdorë një strategji të ngjashme me fqinjin përtej Adriatikut, duke krijuar lehtësi për sipërmarrësit italianë. “Në Shqipëri një kompani e re që ngrihet, për 3 vjet nuk duhet të paguajë taksa. Autoritetet lokale u japin brenda 15 ditëve kompanive të reja autorizimet e nevojshme dhe lejet për ndërtimin e zyrave”, tha ai. Më tej Berluskoni shpjegoi edhe modelin e taksave që aplikohet në Shqipëri. “Për 5 vjet nëse kompanitë punësojnë të papunë apo të rinj nuk paguajnë asnjë taksë dhe asnjë kontribut për ta. Pra e gjitha kjo sjell kosto të ulëta dhe fitime më të larta. Dhe sa është taksa mbi fitimin në Shqipëri? Vetëm 10 për qind. Pra kjo bën që kompanitë që ndodhen në Itali ta kenë të pamundur të konkurrojnë, me ato që kanë qendrën në Shqipëri”, u shpreh ish-kryeministri italiane.

November 18, 2013 10:48
Komento

2 Komente

  1. Mondi November 18, 12:29

    KJO PRA ESHTE LARGPAMSIA E EDI RAMES . NJE EKONOMIST I LINDUR, AUTODIDAKT .
    MOS ESHTE GJE E VOGEL QE TE THOTE ISH KRYEMINISTRI HISTORIK I ITALISE QE TE NDJEKIM SHEMBULLIN E SHQIPERISE D.M.TH.( TE EDI RAMES ).ESHTE FAT PER NE SHQIPTARET QE ME NE FUND TRIUMFOI KULTURA KUNDRA BAJRAKTARIZMIT BERISHJAN.
    TE GJITHE NE MBESHTETJE TE KETIJ KRYEMINISTRI LARG PAMES ME NJE KULTURE TE PA SHEMBULLT NE HISTORINE E POPULLIT SHQIPTAR. RILINDJA ESHTE NE RRUGEN E SAJ TE PA NDALSHME.

    Reply to this comment
  2. raimondi Vlonjati November 19, 05:21

    Berluskoni thote te ndjekim shembullin e Shqiperise, sipas taksave qe vinte Berisha , jo sipas Edit
    Berluskoni po kopjon stilin e Berishes ne kete rast –

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*