Bernard Challandes, trajneri i ri i Kosovës

March 2, 2018 14:26

Bernard Challandes, trajneri i ri i Kosovës

Bernard Challandes është prezantuar të premten si trajneri i ri i Kosovës, duke zëvendësuar Albert Bunjakun.

Zvicerani firmosi një marrëveshje 2-vjeçare dhe do të nisë menjëherë punë për të përgatitur miqësoret e këtij muaji me Madagaskarin dhe Burkina Fason në Paris.

“Do të formojmë një ekip shumë të mirë dhe kjo është detyra ime.

Nuk po flas këtu për kualifikimin, por po flas për me formuar një ekip dhe të ecim përpara. Nëqoftëse vazhdojmë kështu e kemi mundësinë për të fituar dhe për t’u kualifikuar”.

Bernard Challandes ishte trajneri i Armenisë në kualifikueset e Euro 2016.

Ai dha menjëherë dorëheqjen pas humbjes 3 – 0 në shtëpi me Shqipërinë.

66-vjeçari Challandes ka një përvojë të gjatë si trajner duke drejtuar shumë skuadra në Zvicër, mes tyre Zurich, Thun e Young Boys dhe përfaqësueset e moshave. Së fundmi ishte zbulues talentesh pranë Basel.

o.j/dita

March 2, 2018 14:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*