BERZH mbështet agrobiznesin me 5 milion euro

March 23, 2016 14:01

BERZH mbështet agrobiznesin me 5 milion euro

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të japë një tjetër mbështetje financiare në formë kredie për agrobiznesin shqiptar, në një vlerë prej 5 milionë eurosh.

Ky financim do të jetë pjesë e projektit të mbështetjes së agrobiznesit në Shqipëri.

Sipas njoftimit të BERZH, ky fond do të menaxhohet nga një organizëm privat.

Aktualisht projekti që i është propozuar BERZH ka kaluar dy faza, atë të konceptimit fillestar dhe rishikimin final ndërkohë që mbetet që në datë 6 prill të bëhet edhe aprovimi nga Bordi.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vlerëson si objektiv të kësaj kredie lehtësimin e aksesit në financë për agrobiznesin në Shqipëri duke adresuar hendekun e financimit, si një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet sektori. Mbështetja do të jetë si për fermerët, ashtu edhe për agrobiznesin për të ndikuar në ndërtimin e kapaciteteve, zhvillimin e produkteve dhe mbështetje për marketimi./E.T

March 23, 2016 14:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*