BERZH miraton kredinë për KESH, i jep Shqipërisë 218 milionë Euro

April 21, 2018 14:58

BERZH miraton kredinë për KESH, i jep Shqipërisë 218 milionë Euro

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim duket se është bindur plotësisht duke miratuar kredinë për Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare me vlerë 218 milion euro, me synim ristrukturimin e borxheve.

Lajmin e ka dhënë ministri Damian Gjiknuri, i cili i konsideroi negociatat me BERZH si të vështira. Kjo kredi është nënshkruar që në qershor të 2016, por tani është disbursuar. Banka kishte vënë kushte për kryerjen e reformave ligjore dhe rregullatore në sektorin e  energjisë.

 “Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi zyrtarisht plotësimin e të gjitha kushteve nga pala shqiptare për bërjen efektive të Marreveshjes së Kredisë, të lidhur ndërmjet kësaj Banke dhe KESH sh.a., me vlerë 218 milionë Euro, e cila u nënshkrua me 30 Qershor 2016 me synim ristrukturimin e borxheve të vjetra.

    Plotësimi i kushteve përfshinte kryerjen e reformave të thella ligjore dhe rregullatore në sektorin e energjisë elektrike në funksion të ristrukturimit të kompanive KESH, OST, OSHEE si dhe liberalizimit të tregut dhe krijimit të Bursës Shqiptare të Energjisë.

    Pas një negocimi të vështirë, me ndihmën e BERZH u arrit të plotësohej një nga kushtet më kryesore për disbursimin e kësaj kredie, nënshkrimi i Marrëveshjes për Shlyerjen e të gjitha detyrimeve të prapambetura sipas një skeduli të rënë dakord ndërmjet KESH dhe OSHEE.

    Marrëveshja për shlyerjen e plotë të të gjitha detyrimeve të prapambetura ndërmjet kompanive të sektorit, arrihet për herë të parë sot, duke bërë të mundur kështu zgjidhjen e një problematike të krijuar dhe trashëguar nga kriza që pësoi sektori energjitik në vitet 2010-2013.

    Një falenderim të veçantë për ekspertët e BERZH si dhe stafin e Ministrisë së Financave, KESH, OSHEE dhe OST, për përkushtimin dhe punën e bërë për bërjen efektive të kësaj kredie, e cila jo vetëm përbën një garanci më shumë për stabilitetin financiar të sektorit të energjisë, por sigurisht është një tregues domethënës për ecurinë e mëtejshme të reformave dhe rritjen e investimeve në sektorin e energjisë”, shkruan ministri Gjiknuri në Facebook.

o.j/dita

April 21, 2018 14:58
Komento

3 Komente

  1. A April 21, 17:30

    Ndihme financiare per zhvillim ka 28 vjet qe na japin institucione te te tilla nderkombetare si FMN, BB dhe BERZH, por populli shqiptar shikon qe keto pare nuk dihen se ne xhepat e kujt perfundojne. Por ama borxhi i shtohet taksapaguesit shqiptar duke ju rritur çmimi i energjise elektrike, ujit, taksa shtepie, takse per nevojtore, takse per rrugen tre here per te njejten gje, etj, etj.

    Reply to this comment
  2. info analitike April 21, 21:53

    Qy ministri po ferkon duart e po pergatit grabitjen e radhes se fondit. Ja a te caktojne nje PPP qe te merret me kete pune ose ndonje “oligark” qe te ndaje parate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*