BERZH nuk ndryshon parashikimin e rritjes ekonomike

September 19, 2014 12:30

BERZH nuk ndryshon parashikimin e rritjes ekonomike

Kthimi i detyrimeve të prapambetura për biznesin ka dhënë një sinjal pozitiv në rritjen ekonomike të vendit tonë. Edhe pse për shlyerjen e tyre u mor një hua preferenciale nga FMN, të dhënat tregojnë se ka dhënë një impakt pozitiv për ekonominë tonë. Një të dhënë të tillë e konfirmon Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Kjo bankë ka ulur dje parashikimet, për vendet e tjera të rajonit, si rrjedhojë e dëmeve të mëdha nga përmbytjet në disa shtete dhe tensioneve në sektorin bankar të Bullgarisë. Rishikimet më të thella në ulje janë për Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën.

Të dyja këto shtete kanë vuajtur nga dëme të shumta nga përmbytjet e majit. Sektorë jetësorë të ekonomisë si energjia dhe bujqësia janë ndikuar keqazi. Rritja në Bosnjë është parashikuar në vetëm 0.2%, krahasuar me parashikimin e majit prej 1.8%. Serbia ka të ngjarë të bjerë në recesion, me ekonominë që pritet të tkurret 01.5%, krahasuar me pritshmëritë fillestare për një rritje prej 1%.

BERZH uli parashikimin për Bullgarinë në 1.5%, nga 1.9%, kryesisht për shkak të problemeve në sektorin financiar. Në kontrast me perspektivën e përgjithshme për rajonin për këtë vit, BERZH ka rishikuar në rritje pritshmëritë për Europën Juglindore, në 2.6% nga 2.4% që parashikonte në maj.

Perspektiva për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi është përmirësuar, për shkak të progresit në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në Shqipëri dhe projektet e mëdha të infrastrukturës në Maqedoni e Mal të Zi, theksohet në raport.

Megjithatë, sipas tabelave të raportit, parashikimi për Shqipërinë mbetet 1.7% për vitin 2014 (aq sa ishte dhe në raportin e majit), për t’u përshpejtuar në 2.5% në 2015-n. Pritshmëritë e BERZH janë më të ulëta se ato të qeverisë shqiptare dhe FMN-së, që për 2014-n presin një rritje prej rreth 2%, por janë një tregues pozitiv           që vendi ynë po ecën drejt një rritje ekonomike.

September 19, 2014 12:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*