Besimi i shqiptarëve në ekonomi, në rënie

July 8, 2019 22:54

Besimi i shqiptarëve në ekonomi, në rënie

Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti u ul me 0.7 pikë. Rënia u rikthye pas një rritje të papritur të regjistruar në tremujorin e parë me 4,6 pikë. Gjithsesi, sipas raportit të Scan, treguesi i ndjesisë ekonomike vijon të mbetet mbi mesataren e tij afatgjatë. Me gjithë përmirësimin e besimit në sektorin e shërbimeve, rënia pasqyroi kontraktimin e besimit në sektorët e industrisë, ndërtimit, tregtisë dhe besimit konsumator.

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë ra me 2.3 % gjatë tremujorit të dytë. Me gjithë dinamikën rënëse, ky nivel qëndron mbi mesataren historike, me 3.2 %. Niveli më i ulët i treguesit i atribuohet kryesisht rënies së prodhimit, dhe, më pak, përkeqësimit  të kontratave porositëse. Megjithatë, në lidhje me prodhimin, bizneset e sektorit të industrisë presin përmirësim.

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve u rrit me 2.8 % gjatë tremujorit të dytë dhe mbetet mbi mesataren historike të tij. Përmirësimi pasqyroi rritjen e ecurisë së biznesit dhe kërkesës.

Treguesi i besimit konsumator ra me 2.3 % gjatë tremujorit të dytë, duke ndërprerë dinamikën rritëse të dy tremujorëve të mëparshëm. Megjithatë, treguesi mbetet mbi mesataren historike të tij. Dinamika rënëse e besimit konsumator pasqyroi rënien e tre pikave: situata e përgjithshme ekonomike e pritur në vend me 4.6 %, situata financiare e pritur e familjes me 3.6 % dhe situata e të ardhurave dhe shpenzimeve me 1 %.

e.ll./dita

 

July 8, 2019 22:54
Komento

1 Koment

  1. Arben July 9, 09:10

    Patjeter shqiperia uropiane, zbatuar nga edroga.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*