“ISPKK të shkrihet, PS për fat të keq vuan kompleksin e inferioritetit”

May 7, 2019 11:34

“ISPKK të shkrihet, PS për fat të keq vuan kompleksin e inferioritetit”

Në debatin për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe përpjekjet që bën Instituti i Studimet e Pasojave dhe Krimeve të Komunizmit për përbaltjen e saj, përfshihet edhe deputeti socialist Besnik Baraj.

Në këtë intervistë për DITA, Baraj argumenton e quan anormal faktin që ky institut të vazhdojë të përdorë paratë e taksapaguesve shqiptarë për deformime të tilla të rënda.

“Bijtë e ish-komunistëve që u bënë pjesë e opozitës antikomuniste dhe kompleksi i inferioritetit që vazhdon ta mundojë Partinë Socialiste edhe 30 vjet pas përmbysjes së regjimit komunist” – sipas z.Baraj.

Më poshtë, intervista me gazetarin Xhevdet Shehu:

–  Zoti Baraj do doja të dija nëse i keni ndjekur polemikat e fundit lidhur me deklarimin “kriminel”, nga disa që janë në krye të Institutit të Studimet e Pasojave dhe Krimeve të Komunizmit etj, të të gjithë drejtuesve të LANÇ, madje edhe Heronj të Popullit dhe dëshmorë të Atdheut?

– Tek dëgjoja broçkullat e këtyre profashistëve dhe të ashtuquajturve “historianë”, isha në dilemën a e vlen të përfshihesh në këtë debat? Nuk i kam marr seriozisht këto broçkulla, prandaj dhe kam heshtur. Kohë më parë, një burrë i mençur, më pati thënë se lufta politike në Shqipëri bëhet në baltë dhe kushdo që futet aty ndotet.

Sidoqoftë, kam pranuar të jap këtë intervistë, nisur nga historia e babait tim, i cili  që në moshën 14 vjeçare u përfshi në luftën antifashiste. Ai ka qenë në çetën “Toto Bolena”, më pas në batalionin “Asim Zeneli” dhe së fundi në Brigadën e 6-të sulmuese, duke shkuar deri në Vishegrad, për çlirimin e ish Jugosllavisë. Im atë edhe pse “historian-shkrimtari”,  nuk e përfshiu në listat e tij të “kriminelëve”, edhe pse i vdekur, duket sikur më thërret mua dhe gjithë bijve të partizanëve “mos më ndani nga shokët”.

Me krenari dhe unë pranoj të quhem pasardhës “i kriminelëve antifashistë”.

Besnik Baraj, deputet i Partisë Socialiste

Media, shoqëria e shëndoshë shqiptare, nuk duhet të lejojë të hidhet baltë, e ca më pak të stimulojë hedhjen helm dhe benzinë në elementët që formojnë konstitucionin historik dhe shpirtëror të kombit shqiptar.

Në këtë kontekst janë vënë në dyshim lufta për çlirimin e vendit nga fashistët, madje dhe figura dhe lufta e Skënderbeut etj. Shoqëria shqiptare krahas zhvillimeve në këto 30 vjet ka përjetuar absurde dhe kriza të rënda si ekonomike ashtu dhe sociale e shpirtërore. Tema për të cilën flasin është një shembull.

Njeriu ka krijuar një sistem të gjykuari e të menduari që lidhet me përvojën, nivelin e zhvillimit intelektual e teknologjik, që me gjithë kufizimet e veta, e orienton atë të vlerësojë ngjarje njerëzore e fenomene natyrore.

Sigurisht ky sistem evoluon me kohën, por unë nuk besoj që do ndodhë ndonjëherë, sa kohë që njerëzimi të jetojë, të konsiderohet kriminel e të kriminalizohet individi apo populli që lufton pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tij.

Prandaj unë mbështes kolegun Spartak Braho që ka kërkuar këtu në Dita shkrirjen e bordit të këtij instituti me Tufën në krye, për të cilën u shpreh edhe kryeministri Rama më 5 maj.

Këto lloj individësh, si Tufa e Co,  nuk duhet të lejohen të përdorin paratë e taksapaguesve shqiptarë, sepse provokojnë deformim mendor, historik dhe edukativ. Të stimulosh qëndrime të tilla, më duket e ngjashme me stimulimin e çrregullimeve gjinore, konvertimin e meshkujve në femra dhe anasjelltas.

Por kjo klimë për fat të keq vjen pasi edhe socialistët vuajnë nga një kompleks inferioriteti.

– Kompleks inferioriteti të socialistëve, përse e keni fjalën?

– Prej rreth 30 vjetësh, po baltoset ajo gjeneratë që e radhiti Shqipërinë në krah të fitimtarëve antifashistë të mbarë globit. Kjo ka ardhur duke u theksuar në vitet e fundit, ku janë konvertuar në heronj e dekoruar bashkëpunëtorët e fashizmit, një pjesë e të cilëve kanë marrë pjesë në masakra e djegie fshatrash.

Reagimi ndaj këtij qëndrimi ka qenë i zbehtë dhe jo institucional. Në Shqipëri, kjo ka ndodhur për shkak të një kompleksi inferioriteti të përfaqësuesve politikë të majtë, sepse vinin nga një sistem tashmë i dështuar (socializmi).

Këtë kompleks e ka përjetuar Partia Socialiste, në veçanti, si dhe një pjesë e liderëve të Partisë Demokratike, për shkak të historisë së tyre komuniste. Kështu, pasaporta e shumë përfaqësuesve të klasës politike shqiptare në biseda me diplomatët apo shtetarët e huaj, ishte baltosja e gjithçkaje nga koha e socializmit.

Për ta historia nisi në vitin ‘91. Pa dyshim  kjo është shprehje e mungesës së integritetit. Në këtë klimë të krijuar, pinjollët e bashkëpunëtorëve të fashizmit kanë menduar se erdhi momenti të përmbysin gjithçka.

Sidoqoftë, falë këtyre ish komunistëve, apo bijve të tyre ndodhi ndryshimi në vitin ‘91. Pjesa e të persekutuarëve realë politikë, ishte e vogël në grupim, pa peshë, por edhe mjaft e frikësuar për të dalë në krye. Është kjo arsyeja që në krye të antikomunizmit dolën ish komunistë apo fëmijë partizanësh (“kriminelëve” sipas Tufës) , si Gramoz Pashko, Sali Berisha, Teodor Keko, Genc Pollo, Arben Imami, Azem Hajdari, deri fëmijë apo nipër e mbesa të drejtuesve të lartë të kohës së socializmit.

Veshja e kostumit të antikomunizmit i “shpëlau” këta nga mëkatet e subjektit nga rridhnin. Madje, edhe Ilir Metës e Pandeli Majkos iu krijua shansi për t’u futur në kupolën drejtuese të PS, falë kompleksit të inferioritetit që kishte kjo forcë politike, për të krijuar imazhin se jemi duke u rinovuar.

Sidoqoftë, kur kanë kaluar rreth 30 vjet nga përmbysja e regjimit komunist, Partia Socialiste nuk ka pse të vuajë nga komplekse të tilla. Tashmë në raport me të kaluarën thuajse gjithë forcat politike janë të baraslarguara dhe trashëgimia komuniste përdoret thjesht për propagandë.

– Drejtori i këtij institucioni thotë se është antikomunist, kështu shkruan në botimet e tij

– Nuk e kam njohur ndonjëherë Agron Tufën, as kam lexuar gjë prej tij. Kam dëgjuar këto ditë rreth përkrahjes e publicitetit që i është bërë atij për deklarimin “kriminel” të drejtuesve të LANÇ-it. Duke pyetur, mora vesh se ai ka qenë propozues i censurimit të filmave shqiptarë të para 90-s. Për mua mjafton kaq për të kuptuar thelbin e tij.

Që Lufta  Antifashiste Nacional Çlirimtare është pjesa më pozitive e historisë tonë, unë nuk e vë në dyshim. Por a ka patur edhe gabime në atë luftë? Sigurisht, nuk ka ndonjë veprimtari njerëzore,  ku krahas vlerave mos të gjenerohen gabime.  Aq më tepër kur njerëzit mbajnë armë në duar.

Sidoqoftë, këto mbeten për t’u vlerësuar nga historianët e mirëfilltë në kontekstin e plotë të kontributit të formacioneve partizane dhe qëndrimeve që ata kanë mbajtur ndaj tradhtarëve të interesave kombëtare dhe bashkëpunëtorëve të nazi-fashistëve.

Të mos harrojmë që kanë qenë me  mijëra djemtë e vajzat që i bënë rezistencë okupatorit dhe që janë kapur, torturuar e vrarë nëpër burgjet e fashistëve, kanë qenë fshatra  e qytete të  tëra të plaçkitura,  të djegura e shkrumbuara e mijëra njerëz nga popullsia e pafajshme të vrarë e pushkatuar.

Këto krime janë kryer nga nazifashistët me ndihmën e kolaboracionistëve vendas. Ky fakt nuk ndryshon dot dhe e kanë të kotë ata që përpiqen t’i zbardhin faqen e nxirë bashkëpunëtorëve të pushtuesve.

– Si e argumentoni këtë qëndrim, pavarësisht atyre që keni thënë deri më tash?

– Personalisht, do preferoja që në këtë botë të mos kishte asnjë viktimë të shkaktuar nga vetë njeriu. Por ja që historia e emancipimit të njeriut nuk është e tillë. Shpeshtësia e përdorimit të armëve është tregues i shkallës së emancipimit të tij.

Personalisht do doja që mosmarrëveshjet të zgjidhen me dialog, por kjo s’ka ndodhur e, madje, edhe sot në nivel global nuk ndodh (pa folur për ne!!!). Ky fakt tregon se njeriu, edhe pse shkon në opera, përdor celular, udhëton me aeroplan, ka arritur kozmosin, etj, nuk ka ndryshuar shumë nga ai parahistorik. Armët, për fat të keq, janë prodhuar për të vrarë njeriun. Por cili është fajtor në një konflikt? Kur justifikohet një luftë,  kur ajo quhet e drejtë?

Në të gjithë historinë e njeriut, ai që ka mbrojtur shtëpinë e tij nga një grabitës, dhunues, vrasës, është quajtur se ka bërë një luftë të drejtë. Nëse dhe komshiu përfshihet e ndihmon dhunuesin, hajdutin, edhe lufta kundër komshiut të tij quhet e drejtë. Ky mendim e vlerësim është në mbarë globin, në çdo shtet e vend të botës, në çdo kohë. Çdo njeri normal, këtë luftë do e quante të drejtë.

Kur një ushtri pushton një vend, ajo ushtron dhunë, i merr pasuritë natyrore, imponohet në çdo aspekt, plaçkit ç’të dojë, vlera materiale , vlera arti e historike, djeg e vret popullsinë e pafajshme dhe përfaqësuesit e saj. Pushtuesi gjithmonë ndihmohet nga njerëz apo grupe njerëzish, atëherë edhe këta bëhen njësh me pushtuesit. Kështu ka ndodhur në çdo luftë, në kohëra të ndryshme.

Kështu ka ndodhur me ushtritë fashiste që kishin bashkëpunëtorë vendas (Shqipëri, Francë, Itali, Poloni etj), që spiunonin apo merrnin pjesë në vrasje. Kështu ndodhi në Kosovë, kur serbët, shpërngulën, vranë, përdhunuan gra e fëmijë. Kështu kanë bërë monarko-fashitët grekë edhe me popullsinë Çame.

Pra, të gjitha luftrat e kryera, kanë një të përbashkët, vrasësit kanë bashkëpunuar edhe me njerëz lokal, me ata që quhen kolaboracionistë. Ashtu sikurse një familjar reagon ndaj vjedhësit, apo vrasësit, kur i futet në shtëpi, edhe ndaj pushtuesve, popujt në historinë e tyre kanë reaguar duke rrëmbyer armët kundër pushtuesve, por edhe kundër atyre që bashkëpunojnë me pushtuesit. Ky është qëndrim universal në historinë e njeriut.

– Ky nuk është fenomen tipik shqiptar, apo jo?

– Po, ky nuk është fenomen shqiptar, por këtu tek ne çudia ndodh se pas treçerek shekulli kërkohet të kthehet me paturpësi përmbys një pjesë e ndritur e historisë sonë.

Sot, në këtë copë vend që quhet Shqipëri, kanë dalë ca mendje “të ndritura”, që luftën e bërë nga shumica e shqiptarëve kundër fashistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre ta quajnë kriminale. Dhe jo vetëm kaq, por edhe luftën e bërë nga anglo-amerikanët gjatë bombardimit të Gjermanisë së Hitlerit, ta quajnë po prapë kriminale, siç bëri “shkrimtari – historian” (nuk e kujtoj emrin e tij) në debat me Auron Taren. Në fakt duhet respektuar “historiani” se është koherent në absurdin e tij, në nivel lokal dhe global.

Pra, sipas Tufës e kompani, qëndrimi universal i vlerësimit nga njeriu për luftërat e drejta apo të  padrejta, duhet përmbysur. Kështu, kriminel është ai që reagon ndaj një dhunimi, ndaj një vrasje, ndaj një vjedhje. Këtë “mendësi brilante” e dëgjova edhe këto ditë, kur avokati i personit të vrarë në grabitjen e Rinasit, ka akuzuar policinë për krim se ka vrarë grabitësin. Në një kohë që këta grabitësit, ishin me bomba në xhepa, me armë të sofistikuara, me të cilat hynë deri në barkun e avionit, duke cenuar rëndë sigurinë e pasagjerëve, e po ashtu hapën zjarr ndaj forcave të rendit. Sipas kësaj logjike edhe në SHBA, kur vriten vrasësit e fëmijëve në shkolla, është policia fajtore, është policia e kriminalizuar që vret ata dhe bashkëpunëtorët e tyre. Nuk e di edhe sa kohë do të vazhdojmë të dëgjojmë absurditete të tilla dhe, sinqerisht, nuk e kuptoj pse media jonë i vë ato në fokus.

– Ju thoni se analiza e bërë nga zoti Tufa mund të ketë jehonë vetëm  në Shqipëri?                                                                                                                                             

– Sigurisht, pasi është krejtësisht irracionale dhe kontroverse. Po të vazhdohet me këtë logjikë del se edhe ata që kanë ndihmuar partizanët “kriminelë” me armatim, ushqime e veshmbathje, kanë qenë edhe vetë “kriminelë”. Këtu përfshihen të gjithë personalitetet e vendeve që dhanë këto ndihma, si Roosvelt, apo Churchill. Madje faktet thonë se britanikët ndihmuan me bombardime edhe për çlirimin e Tiranës. Te “kriminelët antifashistë”, sipas kësaj logjike, do të duhet të futen të gjithë ata që morën pjesë në luftën e Spanjës (Heminguej, Petro Marko etj), si dhe mjaft personalitete kulturore e politike antinazistë. Futet heroi grek Mikis Teodoraqis, futet ish Kancelari i Gjermanisë Vili Brand, Futet Fransua Miteran, futet figura emblematike antifashiste, Sandro Pertini etj.

Me kriminelët duhet të përfshihet edhe Sharl de Gol, sepse ai luftoi jo vetëm nazifashistët, por edhe se kreu pushkatime e varje të mijëra bashkëpunëtorëve të fashizmit (deri prostitutat që shkonin me nazistët u pushkatuan). Dhe radha e “kriminelëve” që mendojnë se lufta kundër fashistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre është e drejtë, zgjatet pa mbarim. Zgjatet se në këtë radhë përfshihen edhe ata që glorifikuan atë luftë, ata artistë, aktorë e këngëtarët që i kënduan asaj lufte. Ky varg “kriminelësh” bëhet aq i madh, sa po t’i numëronim sot në Shqipëri, apo në Botë, do përbënim 80 apo 90 % të popullsisë që dënon fashizmin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre.  Nuk e di ku i çon mushka Tufën e Co.???!!!!!!!

– Opozita aktuale e akuzon partinë tuaj socialiste për lidhje të forta me të kaluarën komuniste. Në fakt, ju zoti Baraj, sa nostalgjik je për kohën e shkuar?

– Aspak, por ka një mënyrë për të harruar të shkuarën. Ndërto një të sotme më të mirë se dje. Zhvillo një arsim më cilësor se dje, një shërbim shëndetësor më të mirë e më të ndershëm. Krijo siguri më të madhe për qytetarin dhe mirëqenie më të mirë. Mbro pasuritë kombëtare më fort se dje dhe lufto korrupsionin. Të jeni i sigurtë, po të realizohen këto, askush nuk do e kujtojë të shkuarën pa le më të kërkojë që të kthehet ajo.

*****

Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

May 7, 2019 11:34
Komento

41 Komente

  1. SURREALISTË QË E SHKRUAJNË HISTORINË SI POEZINË May 7, 11:11

    1. Poezi nga ÇELO HOXHA
    ***
    Do ta them se ç’fshihet në barkun e natës
    Pema e rrëzuar që vishte brekët.

    “BORXHI”
    …Xha Mitati i vdekur
    Psonis në Argjentinë,
    E bija e bukur
    Do të varroset në qiell.

    “PAMJE E PJESËSHME”
    Vajza gatuan patate të kuqura
    me ujë
    ne lexojmë gazetën e lagur
    me kripë
    lajmet e fundit janë shkruar
    me vaj
    mbi fytyrën e palosur të mikeshës.

    “ÇAST”
    Vogëlushe
    duhet të dish patjetër diçka
    për prejardhjen e prindërve
    nga një kokërr misri…

    “SECONDË”
    Pas shiut
    bie shi…

    “RRUZULLI”
    I hipa motorrit të prishur
    që gjeta në anë të rrugës
    dhe shkova në hënë
    të blej një çokollatë
    aty gjeta një plakë
    kërkonte mua
    qysh kur pata humbur.

    2. Poezi nga AGRON TUFA
    “SINTAKSË E RRJEDHËSHME”
    Që të mos ndodhin sytë
    Merr të përpjetë rrëpira nëpër mish.
    Hyjmë e dalim
    Me ndryshimin e anasjelltë
    Se nga brenda bien jashtë
    Sa herë transportojmë gojë
    Si ambasadorë të mbushur me ajër.

    Reply to this comment
    • Tushi May 7, 12:49

      Hahahaha ..vetem kaq.

      Reply to this comment
      • * * * May 7, 13:31

        Nuk është aq pak sepse është aq shumë kuptimplote! Po aq domethënëse sa artikulli i z. Bare. Ndoshta edhe më shumë… sepse ka vlerën e një fakti objektiv të paprekshëm nga subjektivizmat a relativizmat.
        “Ata” kanë vizion të deformuar mbi botën si dhe virus në mekanizmat e arsyetimit edhe pse për shkak të ndërhyrjes spontane të parimeve “njohëse” të një “profesioni” tjetër!

        Reply to this comment
  2. Aladini me eskortë May 7, 11:22

    Zoti Baraj pershendetje
    Kompleksin e iferioritetit e vuan Edvin Rama i cili ka probleme edhe me emrin që i ka vënë babai, jo ne socialistët.
    A është Edvini me.emër të ndryshuar socialist?
    Nuk e di, dyshoj fort për këtë

    Reply to this comment
    • Demi May 7, 17:17

      14 vjeç ushtar!!!! Femije ushtar!!!!! Ky eshte krim kundra njerezimit dhe denohet nga tereligjet nderkombetare.

      Reply to this comment
  3. Hosteni May 7, 11:23

    Ja foli dhe Besniku…. dhe nuk tha asgje. Turp te kesh. Medioker dhe frikacak.

    Reply to this comment
  4. Teli May 7, 11:28

    Nje shkrim i qarte dhe brilant per qendrimin ndaj LANC.I ashtuquajturi Institut ku gelon ceta ballisto-anarkiste duhet te shkrihet si organizem publik.Kryetar i Bordit drejtues te ketij “Insttuti eshte Uran Butka,biri i kryeballistit Safet Butka dhe nen kryetare Jonila Godole qe mohon sakrificat e deshmoreve te LANC.Nga ana tjeter, kryetar i Keshillit Shkencor eshte Erald Kapri,anetar i udheheqjes te larte te PD, i njohur per kendveshtrimin e tij ballist ndaj Luftes dhe nen/kryetar Kastriot Dervishi ish arkivist i Ministrise te Brendeshme. Keta mbeshtesin “studimet”e Tufes e Celos qe kriminalizojne LANC me parate e shumices te shqiptareve te majte e te djathte.Keta, nese e ndjejne veten historiane te zote (pas pilafit) te shkruajn si persona private dhe jo publike.Por edhe si persona private, shfaqja apo perkrahja e ideve fashiste eshte e ndaluar me ligje ne te gjithe boten.Lko eshte arsyeja pse sot nuk ka diktatura fashiste sot ne bote!

    Reply to this comment
  5. Uff!! May 7, 11:36

    Prapë e justifikon Ramën.
    Me gjysmë zëri kubdër
    O Besnik thuajaninore gjërat në sy atij legeni dhe copë

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 7, 12:53

      plotësisht të drejtë!!
      këta nuk e nxjerrin në shesh kokën e “tufës së derr-vishëve”!
      koka është edvin kristaq ahmet rama!!
      dikush do të thotë se instituti i tufës është ngritur nga saliu!?
      e drejtë,por asnjëherë saliu nuk ka shkuar aq larg sa të sulmojë në këtë mënyrë lanç!
      ka ngrënë mut sa ka plasur por prap me karar!!
      ky halabaku i sotëm duke përfituar nga ozurpimi që i ka bërë PSs,po sulmon si një ndërkryer gjithçka të mirë që ka pasur ky komb!!
      ta lëmë lanç,të shohim periudhën e skënderbeut!!
      me një veprim të qelbur duke quajtur një vit të tërë vitin e skënderbeut ai ndërtoi e meremetoi mbeturinat osmane,në të gjithë shqipërinë!!
      ndërtoi xhaminë osmane,që deri dje e quante një mynxyrë,në vënd të asaj xhamisë moderne që ishte projektuar më parë!!
      ky halabak i çmëndur po pregatit tradhëtinë e madhe!
      dhënjen e jugut të shqipërisë gërkut!hapur po punon dh enë krah të sërbit!
      gjoja si tolerant dhe internacionalist!!
      një gjë është e njohur të gjithë këta kanë një tmerr nga i çmënduri që duhet ta kishte vëndin në çmendinë!!
      dhe kjo intervistë e bares,pavarsishtë se është shumë e mirë,është dhënë direkt pas lejes që ka marrë nga psikopat rama!!deri para prononcimit të pjerdhur të ramës këta bedelat e tij nuk e hapën gojën!
      këta krijojnë problemin,lëshojnë qënin tufa,dhe vetë e “zgjidhin”,duke ju vërsulur qënit të ndërsyer prej tyre!!ky variant quhet dhe varianti i “kim jong il”,babai i buçkaos së koresë së veriut!!ai krijonte prblemin dhe ofrohej vetë për ta zgjighur!!
      tërë kjo është bërë për fushatën elektorale!!fushatë që si duket do ta bëjnë nën frymën e së shkuar!
      trupa e estardës PS do të konkurojë për vëndin e parë me estardat PD e LSI!!

      Reply to this comment
  6. Ortuna May 7, 11:43

    E jona “Dita”! Te gjithe ata te mireshkolluar, por te djallzuar. si Tufa e tufistet, jane te rrezikshem. Tufa, po tufezon edhe ca nga te sojit tij, PD dhe LSI e deri lart ne Qeveri, ne lufte per shtremberimin dhe mohimin e t’vertetes historike te LANC-it. Turp e faqja e zeze e tyre. Breht, shkruante: “Kush nuk din te verteten eshte thjeshte budalla, kush e din ate, por e mohon, eshte kriminel”. Po per qendrimin e Rames?! Opozita ferkon duarte. Ortuna.

    Reply to this comment
  7. Fatmir Lohja May 7, 11:47

    Analize e sakte.Permbysja e hitorise asnje kombi nuk i sjell dobi.

    Reply to this comment
    • Arbeni May 7, 12:26

      Permbysje dhe zhgarravitje te historise ka bere Enver Hoxha sa here zbulonte “grupe armiqesore”. Ato zhgarravitjet e tij nuk i mbajme dot me per histori por per liber perrallash gazmore per femijet

      Reply to this comment
  8. H May 7, 11:57

    E verteta nuk eshte ajo qe do te donit ju komunistet te ishte prandaj keni kaq zemerim me Agron Tufen. Gjithesesi e verteta do dali dhe do pranohet avash avash. Ca eshte thene ne 50 vjet pas luftes eshte ndertuar mbi genjeshtrat e servileve te Enverit. Brockullat qe kane shpikur per luften po e demtojne historine e luftes kunder nazizmit. Agron Tufa po ju ben nder, po ju nuk e kuptoni, duke vecuar KRIMINELET.

    Reply to this comment
    • Niku May 7, 12:46

      Shko morr palle! Genje macen tende me ato qe shkruan. Neofashizmi ne Shqiperi eshte I destinuar te zhduket, sepse populli eshte antifashist dhe nuk ju honeps. Nuk ju pelqen kapitalizmi normal si vendet e zhvilluara perendimore, por doni te ktheni kohen e Hitlerit dhe Musolinit qe te grabisni pa gjyqe. Ky eshte qellimi I Berishes dhe kompani.

      Reply to this comment
  9. Liri May 7, 12:01

    Nuk eshte Edi Rama qe duhet te vendose nese ka apo nuk ka te drejte nje pinjoll i fashisteve si Tufa!Eshte shoqeria Shqipetare nese indinjohet nga perbaltja nga Tufet apo jo,kjo fale nivelit tashme te ulet arsimor (me diploma false te te rinjeve)te shoqerise qe eshte shkeputur prej librit e dokumentave ketu e 30 vite!Eshte qyetari e njekohesisht kreministri Yne qe me siglen ER(nenkupto Egalite-Reconcilation ,” Barazi-Falje”treçereku i shqipetareve i eshte versulur sikur ka hapur stacion televiziv me inicialet e emrit te tij!Kjo eshte mefshtesi e nje shoqerie te tere qe nuk shikojne qe eshte i vetmi intelektual qe i ka vene shpatullat dhe fuqine e tij per te hedhur ne humere karocen Berishjane 30 vjeçare duke vjedhur,shkateruar e prishur identitetin e nje populli te tere pa piken e pergjegjesise sikur te ishte pjelle e kolaboracionisteve e nga fisi i Tufeve!Ndaj me pelqen shume nje perkufizim i z.Bare kur perkufirzon se :Nderto nje te ardhme me te mire se dje e vetvetiu fshihet gjithçka nga memorja e ç’dokujt !Poshte diktatura e budallenjeve se bashku me Tufat e Tufeve!

    Reply to this comment
  10. Lisi May 7, 12:03

    Zoti shoku Baraj !
    Ju paria e PS jini të gjithë tradhëtarë .
    Jini servilë , jini të tredhur , jini frikacakë . Ju talleni me popullin , ju , me impotencën tuaj , kini inkurajuar krimin në Shqiperi . Edhe personalisht ti , je një i tillë .
    Nuk do t’i thosha këto fjalë , nëse ti do kërkoje ,të paktën sot , përjashtimin e qelbësirës Edvin , nga PS .
    Partia Socialiste duhet rithemeluar dhe , të gjithë ju paria e sotme duhet përjashtuar nga partia . Me ju partia është e vdekur , me kryetarin tuaj fashist ju i bëtë varrin Shqipërisë , ju jini në llojin e vetë , po aq të degjeneruar e të urryer sa PD e LSI .
    Të mjerët ju , në varrin e tij politik perversi Edvin po tërheq edhe partinë , edhe juve . E meritoni këtë poshtrim , ju skllevër !

    Reply to this comment
    • Tartufi May 7, 13:24

      Qe te jesh Plebe dhe zvarites pas nje partie dhe kryetarit te saj do te thote,ke prejardhje skllavi. Skllavi luften ne arenen e jetes e ben ndermjet njeri tjetrit skllav,per zbavitje te Patricit . Te njohurit e skllavit shqiptar u pasqirua ne vitet e themelimit te partiese se sklleverve [ partia komuniste ] me ne krye skllaverusin e kesaj partie Enver Hoxhen . Brockollat me trimerira me pushken me gjalme kunder Nazizmave dhe Fashizmave eshte ushqim per tru pjerdhurit me origjine skllaverije infriore .. Sa me teper te brockollitet ,aq me teper mesohet per inferioret. Tru pjerdhuri socialist,neqofte se amerikanet ,kane bene krime karshi popullit te pafajshem gjerman ,Korean,Vjetnamez apo Arab,, lexo hajvani socialist ,,,neni I pare I kushtetutes amerikane ,,,, thote,, te gjithe kane te drejte te flasin te lire,,,,te denancojne te lire . Krimet e ndyra I denancojne vete amerikanet trima dhe te ndershem,,,,nuk ngelet per ti te na I mbroshe ,,,,si Rosvelter me shoke .! Krimi eshte krim ,vetem skllavi nuk e dallon krimin !!??

      Reply to this comment
  11. intelektuali May 7, 13:09

    TAKSAPAGUESIT SHQYPTARE NUK JANE “VAMPIRET” E ENVERIT QE DUAN TE MOHOJNE KRIMET E KOMUNIZMIT SI NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE

    Mohimi i krimeve te komunizmit perben veper penale qe denohet me burg ne baze te Rezolutes se BE dhe te nje Rezolute me pare te OKB-se per krimet e komunizmit dhe fashizmit.

    PSE TE MOS DENOHET KRIMI ANTISHQYPTAR I ENVERIT NE MUKJE 1943 KUR ME PABESI TE PAPARE TRADHETOI INTERESIN KOMBETAR PER PUSHTETIN E TIJ ABSOLUT NE SHERBIM TE PLOTE TE TITOS DHE JUGOSLLAVISE KOMUNISTE?

    Taksapagues te ndershem shqyptare jane edhe antikomunistet dhe ish te perndjekurit politike qe jane duke u shtuar nga viti ne vit ne vendin tone, mjafton te shikosh komentet dhe replikat antikomuniste ne rritje, ne “Strofullen e Fanatikeve” qe mund te quhet gazeta DITA, per te kuptuar se Kohes se Qepes te Enverit kur krimet e komunizmit ishin TABU per popullin i ka ardhur fundi. Kjo shtrese e popullates, shqyptare te ndershem qe paguajne regullisht taksat dhe tatimet ne shtet dhe qe nuk jane fanatike te Enverit dhe te Rilindjes Enveriste duan te dine:

    Pse te mos investigohet spiunimi dhe vrasja e Qemal Stafes nga Enveri, kur kete tradheti makaber dhe shume te tjera i ka deklaruar vete Bahri Omari perpara se ta pushkatonin me tortura cnjerezore?

    Pse te mos denohet zyrtarisht tradhetia antishqyptare e Enverit kur i nguli thiken ne shpine kosovareve ne Tivar duke i dorezuar tek Rankovici i UDB-se per t’i vrare dhe masakruar me akuzat e sajuara se kishin bashkepunuar me gjermanet?

    PSE DUHET T’I NDAJME KRIMET E ENVERIT SI “KOKOSHI NE NJE THELE: GJATE DHE PAS LUFTES?

    He mo fanatiku i Partise, Besnik Bare, pse i keni shpallur Lufte Agron Tufes vetem sepse kerkon te hedhe drite mbi te verteten e krimeve te Enverit dhe komunizmit?

    Sharl de Goli nuk pushkatoi shqyptare kosovare me akuza te sajuara si “kolaboracioniste” qe kishin bashkepunuar me gjermanin, sic veproi krimineli i Titos, Aleksander Rankovic qe i vrau dhe masakroi bashkeatdhetaret tane pasi Enver Hoxha dhe LANC-i i tij jugosllav dhe kriminal i kishte ngulur thiken pas shpine bashkeatdhetareve me nje pabesi te papare ne histori.

    HE MO SERVILI BESNIK BARE ME RANKOVICIN E TITOS JE TI, APO ME SHQYPTRARET E KOSOVES?

    sepse:

    Aman dhe boll me mashtrimet e propagandes enveriste duke permendur antifashistet e Perendimit dhe te Aleateve Perendimore Fitimtare te Luftes qe i vrate dhe i masakruat ne Knalin e Korfuzit me mina jugosllave dhe me urdher nga Beogradi qe merte urdher direkt nga Moska dhe Kremlini,

    sepse:

    Kesaj propagande i thone me pak fjale:

    TA VERTISESH BYTHEN BOLSHEVIKE SI “KURVAT NE BORDELLO”

    Llogjet me pushkatimet e Sharl de Golit te Frances per te mbuluar MUTIN e krimeve te pabesa te Enverit dhe te LANC-it te tij kriminal jugosllav qe vrau po keshtu anglezet ne Kanalin e Korfuzit me nje pabesi tradhetore si ajo e kosovareve ne Tivar nuk i ha me as qeni i rruges dhe jo nje njeri me llogjike sot, 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe 80 vjet pas ngordhjes se stalinizmit kudo ne Bote.

    PSE NUK I THONI JU, SOCIALISTET EDI RAMES TE KERKOJE FALJE ZYRTARE PER BABAIN E TIJ, VRASES DHE KRIMINEL I ENVERIT QE KA FIRMOSUR VARJEN NE LITAR TE HAVZI NELES, POET, DISIDENT, ANTIKOMUNIST NE VITIN 1988?

    He mo BOLE fanatike enveriste po te kishte Sharl de Goli, nje baba kriminel dhe vrastar si Kristaq Rama dhe nje nene, moter te kriminelit, Spiro Koleka a do ta zgjidhnin francezet nje President apo Kryeminister te tille me biografi kriminale?

    PO KU GJEN NJE KRYEMINISTER ME TE DISKRETITUAR, GENJESHTAR, MASHTRUES DHE AMORAL QE QELBET NGA TE GJITHA ANET SE EDVIN DROGA?

    Po me kete Parti Socialiste si Partia e Punes e Enverit do te hyni ju o mavri servilash ne BE?

    Reply to this comment
  12. intelektuali May 7, 13:12

    TAKSAPAGUESIT SHQYPTARE NUK JANE “VAMPIRET” E ENVERIT QE DUAN TE MOHOJNE KRIMET E KOMUNIZMIT SI NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE

    Mohimi i krimeve te komunizmit perben veper penale qe denohet me burg ne baze te Rezolutes se BE dhe te nje Rezolute me pare te OKB-se per krimet e komunizmit dhe fashizmit.

    PSE TE MOS DENOHET KRIMI ANTISHQYPTAR I ENVERIT NE MUKJE 1943 KUR ME PABESI TE PAPARE TRADHETOI INTERESIN KOMBETAR PER PUSHTETIN E TIJ ABSOLUT NE SHERBIM TE PLOTE TE TITOS DHE JUGOSLLAVISE KOMUNISTE?

    Taksapagues te ndershem shqyptare jane edhe antikomunistet dhe ish te perndjekurit politike qe jane duke u shtuar nga viti ne vit ne vendin tone, mjafton te shikosh komentet dhe replikat antikomuniste ne rritje, ne “Strofullen e Fanatikeve” qe mund te quhet gazeta DITA, per te kuptuar se Kohes se Qepes te Enverit kur krimet e komunizmit ishin TABU per popullin i ka ardhur fundi. Kjo shtrese e popullates, shqyptare te ndershem qe paguajne regullisht taksat dhe tatimet ne shtet dhe qe nuk jane fanatike te Enverit dhe te Rilindjes Enveriste duan te dine:

    Pse te mos investigohet spiunimi dhe vrasja e Qemal Stafes nga Enveri, kur kete tradheti makaber dhe shume te tjera i ka deklaruar vete Bahri Omari perpara se ta pushkatonin me tortura cnjerezore?

    Pse te mos denohet zyrtarisht tradhetia antishqyptare e Enverit kur i nguli thiken ne shpine kosovareve ne Tivar duke i dorezuar tek Rankovici i UDB-se per t’i vrare dhe masakruar me akuzat e sajuara se kishin bashkepunuar me gjermanet?

    PSE DUHET T’I NDAJME KRIMET E ENVERIT SI “KOKOSHI NE NJE THELE: GJATE DHE PAS LUFTES?

    He mo fanatiku i Partise, Besnik Bare, pse i keni shpallur Lufte Agron Tufes vetem sepse kerkon te hedhe drite mbi te verteten e krimeve te Enverit dhe komunizmit?

    Sharl de Goli nuk pushkatoi shqyptare kosovare me akuza te sajuara si “kolaboracioniste” qe kishin bashkepunuar me gjermanin, sic veproi krimineli i Titos, Aleksander Rankovic qe i vrau dhe masakroi bashkeatdhetaret tane pasi Enver Hoxha dhe LANC-i i tij jugosllav dhe kriminal i kishte ngulur thiken pas shpine bashkeatdhetareve me nje pabesi te papare ne histori.

    HE MO SERVILI BESNIK BARE ME RANKOVICIN E TITOS JE TI, APO ME SHQYPTRARET E KOSOVES?

    sepse:

    Aman dhe boll me mashtrimet e propagandes enveriste duke permendur antifashistet e Perendimit dhe te Aleateve Perendimore Fitimtare te Luftes qe i vrate dhe i masakruat ne Kanalin e Korfuzit me mina jugosllave dhe me urdher nga Beogradi qe merte urdher direkt nga Moska dhe Kremlini,

    sepse:

    Kesaj propagande i thone me pak fjale:

    TA VERTISESH BYTHEN BOLSHEVIKE SI “KURVAT NE BORDELLO”

    Llogjet me pushkatimet e Sharl de Golit te Frances per te mbuluar MUTIN e krimeve te pabesa te Enverit dhe te LANC-it te tij kriminal jugosllav qe vrau po keshtu anglezet ne Kanalin e Korfuzit me nje pabesi tradhetore si ajo e kosovareve ne Tivar nuk i ha me as qeni i rruges dhe jo nje njeri me llogjike sot, 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe 80 vjet pas ngordhjes se stalinizmit kudo ne Bote.

    PSE NUK I THONI JU, SOCIALISTET EDI RAMES TE KERKOJE FALJE ZYRTARE PER BABAIN E TIJ, VRASES DHE KRIMINEL I ENVERIT QE KA FIRMOSUR VARJEN NE LITAR TE HAVZI NELES, POET, DISIDENT, ANTIKOMUNIST NE VITIN 1988?

    He mo BOLE fanatike enveriste po te kishte Sharl de Goli, nje baba kriminel dhe vrastar si Kristaq Rama dhe nje nene, moter te kriminelit, Spiro Koleka a do ta zgjidhnin francezet nje President apo Kryeminister te tille me biografi kriminale?

    PO KU GJEN NJE KRYEMINISTER ME TE DISKRETITUAR, GENJESHTAR, MASHTRUES DHE AMORAL QE QELBET NGA TE GJITHA ANET SE EDVIN DROGA?

    Po me kete Parti Socialiste si Partia e Punes e Enverit do te hyni ju o mavri servilash ne BE?

    Reply to this comment
    • $ & % May 7, 14:17

      Intelektual – për mendjen tënde kemi shumë nevojë. Thuaje në çdo rast fjalën tënde dhe përsërite nga 4 herë se kështu do të bëjë më shumë efekt tek ENVERISTËT. Disa do ti trembësh me demaskimin që u bën dhe pjesën tjetër do ti kthesh me bindje nga ana jote. Do ti zhdukësh të gjithë.
      Fjalimet e tua antigazetë duhet ti mbashë aq të gjata sa ta konkurosh gazetën DITA!
      Ashtu më paç uratën se pa ty e mori lumi Institutin e HISTERIANËVE FASHISTË.

      Reply to this comment
      • intelektuali May 7, 16:33

        Ja po te jap nje pergjigje te shkurter:

        BEJI TE FALA NEXHMIJE FASHISTE

        sepse:

        Ka gjasa te ngordhe se shpejti dhe nuk do te kesh me kenaqesine te besh te fala dhe nderime brenda llojit

        Reply to this comment
      • intelektuali May 7, 16:33

        Ja po te jap nje pergjigje te shkurter:

        BEJI TE FALA NEXHMIJE FASHISTES

        sepse:

        Ka gjasa te ngordhe se shpejti dhe nuk do te kesh me kenaqesine te besh te fala dhe nderime brenda llojit

        Reply to this comment
        • $ & % May 7, 20:34

          Ou, pse jeton akoma Nexhmija nuk ka vdekur? Kam kohë që s’ka dëgjuar e nuk di gjë për të!
          Sa rrofsh i kujtofsh – thotë një fjalë popullore. Se gjersa tërë ditën (dhe çdo ditë e natë) shkruan e i përmend, atë dhe sojin e sorollopin e saj i paske në mendje e në zemër!

          Reply to this comment
  13. Bureto May 7, 13:13

    Lexova vetëm paragrafin e parë ku shkruhej se ISKPK duhet të mbyllet ngaqë është e pafalshme që me taksat e shqiptarëve të paguhet ai institut që ‘përbalt’ dhe deformon historinë e luftës ‘partizane’!!!
    Po mirë mor shok dhe të tjerë që i bini të njëjtin avaz, po institutet, sidomos ai i studimeve të marksizëm leninizmit, që drejtohej nga bashkëshortja e diktatorit, dhe që nuk lanë falsifikim e retushim dokumentash arkivi për të justifikuar diktaturën e tyre, që nuk lanë baltë pa hedhur për patriotë shqiptarë bile dhe ndaj të vetëve, vetëm se nuk ishin dakord me komunizmin dhe regjimin e vendosur mbi atë ideologji, a nuk janë paguar nga taksat e shqiptarëve? Edhe të mijave edhe psr nuk i doja. A më falni se gabova, ai regjim nuk kishte taksa, populli qe i lirë dhe votonte 99.99% për ta, nuk kishte tollona dhe kishte liri fjale e mendimi, se vendi nuk u rrethua me tela me gjëmba (u importuan sipas Vasil Katit, partizan, komunist, zv. min i tyre, mbi 20.000 ton të tillë), kishte liri lëvizje dhe të jetoje e punoje aty ku doje e kishe mundësi (kush tha se kishte të ashtuquajturin pasaportizim e fletë pune nga zyra e punës. Eh si vlonte miku në to…), se nuk u mor prona pa shpërblim e që kjo gangrenë vazhdon ende, se kooperativisti nuk merrte 70 lekë të vjetra në ditë, se punohej nga të gjithë 6 ditë në javë dhe të dielën, krahas rradhave për të marrë një pako kafe, 1/2 litër, vaj ulliri etj. me tollona dhe mbasi e kryeje atë punë të shkoje të ndërtoje vullnetarisht pallatin që të mund të merrje ndonjë hyrje 1+1, sepse përveç efendilerëve të nomenklaturës së tyre, që kishin nga 2+1 e 3+1 të tillë, ndërkohë që shumë familje jetonin deri 3 kurrora në një apartament. Dhe për të ndryshuar sado pak këtë fukarallëk, nuk kishte mjaftueshëm para, ndërkohë kishte para boll për propagandë turlosëse gjithfarllojesh e botime pafund të librave për shplarjen e trurit të popullit, që të besonte parajsën komuniste dhe të pranonte kultin e diktatorit. Dhe le të flisje ndonjë fjalë po deshe se aty ishte vigjilent fuksi dhe neni famekeq 55 i K.Penal. Dhe për të gjitha këto haraçin e paguanin skllevërit modernë, që paguheshin sa për të mbajtur frymën. Ai regjim qerrata, një gjë nuk e neglizhoi kurrë. Bëri çdo gjë që uri të mos kishte, se uria dihet ç’të bën. Dhe mu për këtë populli i ishte mirënjohës. Në Athinën e Lashtë, kur fisnikëve (qytetarë quheshin atëhere) u lindi ideja ta hiqnin skllavërinë (raporti fisnik skllav ishte 1:4) dhe u kërkuan mendim ‘brigadietëve’ të tyre të cilët sollën përgjigjen-lutje të skllevërve: amani, mos na e hiqni skllavërinë, vetëm na ushqeni !!?.
    ISKPK do të mbetet, do të vazhdojë punën, se taksa paguajmë edhe ne që s’jemi të kuq as enveristë, bile në doni ta dini jemi shumica e popullit, e mos na ngatërroni me ballista, neofashista e kolaboracionista. Thjesht jemi njerëz me shpirt të lirë, demokratë, pa parti dhe që e duam këtë vënd, por nuk jemi as nostalgjikë e akoma më pak enverisrtë. Dhe në fund, nuk keni asnjë të drejtë të keni monopolin e të vërtetës dhe po ashtu dhe monopolin se çdo gjë që bënë etërit tuaj apo ju vetë, nuk ka qenë e gabuar. Sidomos, të identifikoni veten me luftën/luftrat e popullit/kombit shqiptar për liri, drejtësi dhe prosperitet. Po ja që, të gjitha këto, politikat e mbrapshta dhe shpesh shitja e këtyre interesave për shkaqe ideologjije apo për pushtet, ua kanë mohuar deri më sot. Me parrullën e shpifur, o me ne o kundër nesh nuk do shkojmë asgjëkundi. Duhet t’i ngulisim këto mirë në kokë! Të gjithë i dinë, vetëm sa i kujtova.

    Reply to this comment
  14. gjaku i shqipetarit nuk mund te behet uje May 7, 13:43

    KOQJA ‘Bureto’…..
    Istitutet qofte dhe ai i studimeve msarksiste Laeninoiste nuk jane dyqan fshati qe shesin vaj guri e aqe mev teprer ‘tru’ dse truri eshte i bvetemja ‘materje’ qe as shitet as blihet prandaj ti do mngelresh tyere jeten i pa shprese e idjot.!
    I ashtuquajturi istitut i tufave te zagareve e alabalkeve nuk ka si objek dstudimin historik e shkencotr te periudhes se luftes dhe pas saj potrr po ben ‘gjyq’ historise e vpo akuzon e ogfendon nje popull te tere ,gje qe e ka per detyre vetem drejtesija!
    Ne Bote jane tre istitute qe punojne per perkthimin dhe studimin e vepres se MARKS te pa njohutr me pare ne:San Pieterburg-Berlin-Amsterdam dhe kjo nuk do te thote qe po i bejne as GJYQIN e inkujzicionit e as po i japin çmimin NOBEL por po i studjojne dhe botojne vepren e tij te 224-tert aqe sa kane lerxuar ne jete tere alabaket injorantet antishqipetaret zogistet e zogolljanet enveristet dhe enverjanet hajdaret xhihadistet e muxhahedinet dhe HAJDARET si puna jote bashke me Fevzine saline,fari balline mul nokat Edvinet monat mul nokat e likre florine…!!!!

    Reply to this comment
  15. Fidel Kastro May 7, 13:47

    Besniku thote: Babai im doli partizan e pasi u çlirua Shqiperia shkoi ne Jugosllavi me brigaden e 6 -te dhe e ndoqi armikun kemba kembes, tamam siç thote historia e diktatures!!!!!!!!! Jo mor Besnik se brigada e 6-te shkoi ne jugosllavi(Kosove) per te çarmatosur burrat e kosoves qe nuk i dorezuan armet se armiku i tyre ishte serbi dhe se data e çlirimit te Jugosllavise eshte e njenjte me tonen , keshtu ne ate kohe ne Jugosllavi ska pasur asnje gjerman . JU jeni vellezerit e serbeve dhe me kriminel se ata qe vrate burrat me te mire te ketij kombi vetem per pushtet e asgje me shume, Gjaku i juaj eshte ashtu siç e ka deklaruar ish Presidenti AmerikanTruman ; Gjaku i komunisteve eshte si gjaku i djallit. E shkruat historine si e deshet dhe tani nuk pranoni te vertetat historike, Lufta partizane qe lufte per pushtet e asgje me shume, krimet filluan qysh ne kohe te luftes dhe perfunduan ne vitin 1990 kur kufona komuniste u varros , por , mjerisht e la litarin jashte varrit dhe akoma populli dhe sot vuan pasojat e diktatures enveriste me te eger ne bote

    Reply to this comment
    • Kadriu May 7, 14:22

      O “Kastro”, per divizionin SS “Skanderbeg” e ke fjalen ti? Perse zhgarravit kur nuk ke haber nga historia e LII Boterore?

      Reply to this comment
      • per "kuadrin Kadro" May 8, 08:43

        Po ti o Kar-driu qe marrke vesh nga historia e di se Jugosllavia eshte i vetmi vend i cliruar nga lufta pa asnje ushtri te huaj brenda saj? Ato dy divizionet e Enverit do ta “clironin” Jugosllavine? Ato divizione atje vajten per turpin e tyre si shqiptare qe Tito i perdori kunder kosovareve. Leri ato SS Div. Scanderbeg se nuk ka fare te beje me ate turp te komunisteve si pjelle jugosllavesh qe ne 8 Nentor 1941.

        Reply to this comment
        • Kadriu May 8, 12:25

          “Fidel Kastro”,ti mund te ofendosh sa te duash por mbetesh “tape-topi” ne histori!
          Jugosllavia nuk eshte cliruar vetem por me ndihmen e Ushtrise se Kuqe dhe asaj bullgare. Po te sjell nje historic te shkurter ne anglisht,nese nuk di kerko ndihme nga te tjeret:
          20 Oct 1944 Soviet troops and Yugoslavian partisans liberated Belgrade, Yugoslavia in a joint operation known as the Belgrade Offensive; Dubrovnik was captured by Yugoslavian partisans.
          2 Nov 1944 After halting the Soviet advance near Kresevo, Yugoslavia, German 2.Panzerarmee established a defensive line west of Belgrade.
          5 Nov 1944 Bulgarian troops captured Podujevo, Yugoslavia.
          6 Nov 1944 Yugoslav partisans captured Monastir, Yugoslavia (now Bitola, Macedonia) which gave them complete control over the Greco-Yugoslav border.
          13 Nov 1944 German forces withdraw from Skopje, Yugoslavia.
          19 Nov 1944 Evacuating Germans faced an 85-mile traffic jam after the RAF destroyed the Drina bridge near Visegrad, Yugoslavia.
          21 Nov 1944 Bulgarian troops captured Pristina, Yugoslavia.
          Zoteri, do apo nuk do ti, Shqiperia eshte cilruar vete,pa ndihme direkte ne vend. Sigurisht, ajo ishte pjese e Koalicionit te Madh Antifasht Anglo-Sovjeto-Amerikan.Dhe do apo nuk do ti, LANC e udhehiqte nje shtab qe kishte komandant E.Hoxha! Kjo eshte historia,te tjerat jane perralla me mbret..

          Reply to this comment
          • Fidel Kastro May 8, 15:56

            Kadri une nuk te kam ofenduar se nuk jam une qe kam replikuar me ty, sidoqofte mendimin tim une e kam shprehur. Me ne fund kam nje pyetje per ju; Çfar deshen brigadat partizane ne ish Jugosllavi kur gjermanet ishin larguar????????????

          • Kadriu May 8, 19:06

            Do te ishte mire qe per postime te tilla te mos zgjidhje emrin e Fidel Kastros qe per popullin kuban mbetet nje hero dhe lider kombetar!.Se dyti,nese ke interes per te ditur pse formacionet e Ushtrise Poullore shqiptare shkuan ne Kosove ka materiale te ndryshme historike por ke edhe jeteshkrimin e ushtarakut tashme 100 vjecar Rrahman Parllaku: “…Në fillim të shtatorit 1944, brigada (e trete) me urdhër të Komandës së Përgjithshme mori për detyrë që së bashku me Brigadën e 5-të të kalonin në Kosovë për të shpejtuar çlirimin e kësaj zone e të ndihmonin në ngritjen e Këshillave Naconalçlirimtare si organe të pushtetit të ardhshëm për përfshirjen në masë të kosovarëve në luftë për t´ju bashkuar frontit antifashist të popujve dhe të dëmtonin e pengonin forcat gjermane në tërheqje. Me çlirimin e Kosovës, më 22 nëntor, në qytetin e Pejës merr urdhrin e emërimit komandant i Divizionit të 5-të dhe u gradua kolonel. Nga 20 dhjetori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, forcat e komanduara nga Parllaku në bashkëveprim me forcat jugosllave çliruan krahinën e Sanxhakut. Me ndërprerjen e luftimeve, forcat e Divizionit të 5-të e të 6-të Sulmues u kthyen në Kosovë. Më 14 prill të vitit 1945, kur ndodhej në Mitrovicë, ai mori urdhrin e emërimit komisar i Korparmatës së 2-të në Berat”.Dhe me ne fund: me mire qe shkuan aty forcat partizane nga Shqiperia se te shkonin ato sovjetike apo bullgare se mund te kishte pasur pasoja.Shpresoj te te kem dhene nje pergjigje bindese te dokumentuar, jo perralla pas darke!

  16. Tushi May 7, 13:52

    Debati ne vizion plus tregoi se sa diletant ishin ne llogjiken e tyre celo dhe tufa perballe historianit Marenglen. Me nje llogjike per tu admiruar i ftohte ne mendime perballe cinizmit tuaj.Monopolin se kush ka te drejte nuk e zgjidh cinizmi prej shtrigani.

    Reply to this comment
  17. i juaji Edi Rama. May 7, 13:53

    Nuk eshte se Enveristet nuk pranojne vetem Agron Tufen, apo nuk pranojne ISPKK. Enveristet nuk pranojne se ka patur Diktature ne Shqiperi! Prandaj c’do debat me keta nostalgjike te fosiles Enver Hoxhes eshte i kote. Jane vetem ca Don Kishote qe jetojne me rrenat asaj diktature per histori.

    Reply to this comment
  18. Socialisti bythpambuk May 7, 15:20

    Lisi ,
    Gjithmone shume I sakte.

    Reply to this comment
  19. Argjon May 7, 17:15

    Gazeta “Dita”, po më zhgënjeni!
    Përse nuk po kalon përgjigja im e parë?

    Reply to this comment
  20. artan vlora May 7, 18:33

    ja, ja, djali i kriminelit të kampeve dhe burgjeve, mitat baraj, po na bën moral

    Reply to this comment
  21. Anus tasi May 7, 21:09

    Te bejme nje referendum per nazifashistet e rinj dhe te vjeter , qe kauza jone fashite te triumfoje !
    Vetem keshtu do t’ju tregojme te gjithe kamunisteve se Poplli Shqiptar i do tradhetaret dhe osht me ne façizmin !
    Poshte kamunizmi !

    Reply to this comment
  22. XXX May 7, 23:39

    Foli prap INTEL-MUTI/ E KA ZENE TATARKUTI QE NGA KOHA QE JA FUTI /GJER NE RREZE XHAXHI ENVER/ I MBETI BRENDA QYQARIT///ISH I MADH SA I GOMARIT

    Reply to this comment
  23. andri May 8, 09:09

    O Fidel Kastrosi, po sna thua gje te re qe lufta behet per pushtet e per sundim, ndryshimi eshte vetem nese ky pushtet eshte per shumicen apo pakicen. Enveri qe ne lufte thoshte te marrim pushtetin. Po Balli-fashistet e tu per cfare e bene luften, vetem per te ngrene pula apo se donin pushtetin bashke me pulat. Po sot, per cfare behet lufta ps-pd, per pushtet o mavri!!!! Po sa jane vrare keto 30 vjet per problemet e pronesise dhe gjakmarrjes. Statistikat flasin per 8000 viktima vetem per pronesine e tokes dhe mbi 5000 vetem per gjakmarrjen. Pa folur per vitin 97 ku numerohen rreth 3000. Po saliu per cfare e gatoi 97 qe te mbante apo jepte pushtetin. Po juve ju trodhi Enveri dhe tani ju ka dale gjumi se ne 91 ishit ende ne vrimen e miut. E cfare intelektualesh jeni ju, mbani emrin po jeni bosh brenda.

    Reply to this comment
  24. demo May 8, 18:45

    Bjeri legenit,bjeri,.Instituti per hetimin e krimeve te partizaneve jugosllave te miladinit,dushanit dhe enverit nuk shkrihet,por do ti shtohen fondet,sepse numri i krimineleve ka qene disa here me i larte.
    Jane hetuar vetem disa kriminele lufte,por nuk jane hetuar kriminelet e paqes,Kriminelet e civileve,kriminelet e burgjeve,..

    Reply to this comment
  25. elsa May 9, 08:19

    Demon, krimet me te medha jane bere pas 90. Hapni syte se mund te futet ne shtepine tende halli dhe pastaj e kupton cdo te thote krimi!!! Numeroni te vdekurit nga krimi dhe do shihni….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*