Besnik Dervishi, komisioner i Mbrojtjes të të Dhënave Personale

July 2, 2014 17:02

Besnik Dervishi, komisioner i Mbrojtjes të të Dhënave Personale

Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kandidaturën e Besnik Dervishit për Komisioner të Mbrojtes të të Dhënave Personale.

Besnik Dervishi ka qenë prefekt i Qarkut të Vlorës, por u largua vetëm pak muaj pas marrjes së kësaj detyre për detyrën e re.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 33, të ligjit nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së  z. Besnik Dervishi për Komisioner të Mbrojtjes të të Dhënave Personale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e publikuar nga Këshilli i Ministrave.

Kandidatura e tij pritet që të kalojë për miratim gjatë seancës së nesërme në Kuvend.

July 2, 2014 17:02
Komento

9 Komente

  1. petrit July 2, 17:21

    E meriton plotesisht postin, ne mos per meritat e besnikerise se tij per meritat e Rrapos.

    Reply to this comment
  2. labi July 2, 21:45

    Si shpjegohet qe per njerez anonime apo te perlyer nuk flet njeri. Per njerezit e mire e te zote leshohen qent. Kryeministri ben mire qe e vlereson Besnik Dervishin. Une jam i ri po kam degjuar per te jatin e tij Rrapon, e nderon nje laberi e tere.

    Reply to this comment
  3. Naci July 3, 08:14

    Eh more sh. Rama ku i zgjedhe keta mbeturina? Shikoja surratin dhe prit frutet e punes qe ben ky debil….

    Reply to this comment
    • evisi July 3, 09:02

      Po pse o Naci kjo goje e piset? Nga duhet ti marim juristet nga 6 mujoret e plepave? Bravo Rama ky vend ka nevoje per profesioniste.

      Reply to this comment
  4. Vera July 3, 08:22

    E meriton, serioz dhe i pergjegjshem.

    Reply to this comment
  5. Agimi July 3, 08:54

    Nese ka nje plehre te vertete, eshte B.Dervishi.E haruat qe ka trafikuar femije te vegjel nga shtepite e femijeve nen aresyen e biresimit? i dalte tek femijet e tij!

    Reply to this comment
  6. drejtesi July 3, 20:50

    Me siguri qe do na mbroj ne qytetaret nga nderhyrjet qeveritare ne te dhenat tona personale. Nder te tjera eshte i pavarur ,thjesht i emeruar nga qeveria .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*