Mustafaj: PD u bë neveria e shqiptarëve prej Berishës

June 14, 2016 10:57

Mustafaj: PD u bë neveria e shqiptarëve prej Berishës

Besnik Mustafaj rrëfen arsyet që e çuan nga dorëheqja si ministër i Jashtëm dhe shkëputja nga Partia Demokratike.

Ai flet edhe për marrëdhënien me Sali Berishën:

“Kur arriti pikën që unë nuk e duroja dot më, u prishëm dhe kaq. Ne nuk u prishëm për ndonjë pazar me njëri- tjetrin, por ne të dy ndamë rrugën politike”, – tregon ai në një rrëfim për revistën Mapo.

Mustafaj kujton se marrëdhëniet me liderin historik të PD-së kanë qenë të qarta në kuadrin e bashkëpunimit epror-vartës.

Thotë se, asnjëherë nuk e kanë përzier miqësinë me vartësinë në politikë. Mustafaj është njeri hierarkik dhe shumë institucional në marrëdhëniet e punës dhe këtë parim e ka ndjekur edhe me Berishën.

Kur kam qenë vartës i tij apo edhe këshilltar, gjërat ia kam thënë pa rrena. Unë kam qenë ndoshta nga të vetmit gjatë gjithë jetës së tij politike që ia kam thënë gjërat edhe kur nuk i pëlqenin. Në pjesën e raportimit unë e kam pasur parim të mos e gënjeja. Ai ishte burrë shteti dhe duhet t’i dinte gjërat siç i merrja vesh unë. Nuk kam pasur kurrë këmbënguljen, që unë mbizotëroj të vërtetën. Ai duhej ta verifikonte atë se kishte 100 hapësira për ta bërë një gjë të tillë”, – rrëfen Mustafaj.

Por marrëdhënia institucionale mes tyre, pavarësisht miqësisë, nuk mbizotëroi bindjen e Mustafajt se politika duhej bërë ndryshe. Është nga ata që mendon se politika duhet bërë e qetë, pa vulgaritet dhe pa provokime. Kjo pasi në këndvështrimin e tij, politika është sa serioze aq edhe njerëzore dhe shumë qytetare.

“Dhe kur dëgjoj Berishën, të cilin në 35 vjet miqësi nuk e kam dëgjuar kurrë në tavolinë të përdorë një fjalë banale, dhe e dëgjoj ta përdorë atë në aulën e Kuvendit, ky për mua është një Berishë tjetër. Nuk është ai që unë njoh dhe çmoj”, – thotë ai.

Mustafaj është i mendimit se Berisha bie shumë lehtë në kurthin e Edi Ramës, të cilin ai e cilëson një provokator.

Madje, Berisha në bindjen e Mustafajt, i shkon më lart provokimit duke tërhequr pas shumë njerëz të tjerë të politikës. Sepse fuqia e Berishës, për Mustafajn, është shumë herë më e fortë, “qoftë në të mirë e qoftë në të keqe, duke krijuar një lokomotivë që tërheq edhe Ramën me vete, e për pasojë ndot krejt skenën politike”.

Por, pavarësisht njohjes deri në detaj, thotë se nuk e ka përdorur në librat e tij Berishën si personazh. Eksperiencën e tij me të po, por jo Berishën. Dhe kjo të çon tek pikëpyetja tjetër: A ndihet ai i zhgënjyer nga Berisha?

“Nuk mendoj se Berisha më ka zhgënjyer mua. Unë besoj se Berisha ka zhgënjyer shqiptarët dhe kjo për mua është e dhimbshme. Sepse Sali Berisha, me gabimet shumë të mëdha që bëri në mandatin e tij të dytë qeverisës, krijoi të gjitha mundësitë që në krye të Shqipërisë të vinte Edi Rama. Dhe ky është një dëm shumë i madh që Berisha u ka bërë shqiptarëve. Po të qeveriste ndryshe Berisha, as PD-ja nuk do të katandisej aty ku u katandis. PD-ja u bë neveria e shqiptarëve dhe ky është krejtësisht faji i Sali Berishës”, analizon Mustafaj.

Për mazhorancën aktuale thotë se është thjesht si partiturë pa kodin e saj harmonik. Protagonizmi i Edi Ramës, për Mustafajn, është ekzibicionizëm që nuk prodhon aksion politik.

E sheh kryeministrin e vendit thjesht si një njeri që kërkon të jetë në qendër të vëmendjes, duke u ngritur mbi rëndësinë e rezultatit. Edhe opozitën e sheh të pastrukturuar dhe të paqartë në reagim. Sepse një opozitë, në këndvështrimin e tij, duhet t’u drejtohet shqiptarëve dhe jo qeverisë.

“Ajo duhet të ndërtojë opinionin publik. Ai që pret është opinioni publik. Nuk është qeveria. Nuk e kam parë akoma qeverinë që të mërzitet nga sjellja e opozitës, sepse Edi (Rama) di ta lexojë këtë gjë”, – shton ai.

Sa për të djathtën, ai e sheh krejt të dekurajuar.

“Është një e djathtë që ende po vuan pasojat e shpërndarjes pa kriter të pushtetit kur ishte në qeverisje. Nuk ka se çfarë kërkon Kastriot Islami me të djathtën shqiptare apo Asllan Dogjani, bie fjala, apo disa figura të tjera që janë totalisht të afishuara si pjesë e të majtës shqiptare…”, – mendon Mustafaj.

June 14, 2016 10:57
Komento

9 Komente

  1. demo June 14, 11:21

    Shume heret u kujtove.Keto duhet t`i kishe thene 8 vjet perpara…Intelektuale te ketij tipi ne vend qe t`i paraprijne popullit,zene nje vend andej nga qerrja fundit,se tani edhe kau qe terheq qerren e Mustafaj,e di kush eshte Sali Berisha.

    Reply to this comment
  2. lejlek June 14, 14:45

    E me gjithe gabimet e Berishes,dhe kete e them me plot gojen, nese te gjithe te tjeret do e ndiqnin ne te njejtin temp,pa ja patur me te shtrember ne ne rrafshin politik per ne Evrope ndjekur kjo ne ate ekonomik do te ishim shume me para .Dhe e fundit nese ne keto vite do te kishim politikane jo si Berisha nje malesor Dardan nuk do kishim ecur me shume.
    “Nuk behet stan me lepuj ” apo jo …e pra ai eshte nje luan burre me zemer luani .Shajeni dhe shameni sa te doni.
    E pershendes sinqerisht!

    Reply to this comment
    • PO,PO June 14, 17:48

      O “LEJLEK” , SI HARROVE TE PERMENDESH ATE ME KRYESOREN PER BAJRAKTARIN SALI , ….QE AI ESHTE , JO I PERLYER , POR I ZHYTUR DERI NE FYT , NE LLUMIN E TRADHETISE KOMBETARE , DUKE DALE HAPUR E PA NDROJTJE SI SPIUN I
      URRYER I SHERBIMIT SEKRET SERB , KU FUTI NE THES , JO VETEM PJESTARET E FAMILJES TIJ (DUKE U BERE FOLE GJARPERINJSH) , POR EDHE GJITHE TE DJATHTEN SHQIPTARE , VURI NE DISPOZICION TE AGJENTURES SERBE , KREJT APARATIN SHTETEROR , ME TE GJITHA STRUKTURAT E TIJ ,VERTIKALE E HORIZONTALE DHE E COI SHTETIN SHQIPTAR DREJT SHKRIRJES E SHPERBERJES TOTALE ???!!!
      SI GUXON TI BASTARD “LEJLEKU” TE VESH SHENJEN E BARAZIMIT TE DARDANEVE , QE JANE KRENARIA E KETIJ KOMBI , ME LLUMIN DHE ME TE FELLIQURIN E KETIJ KOMBI ,I CILI NUK KA AS EDHE NJE GEN SHQIPTARI NE TRUPIN E TIJ ?!
      SEPSE…..,EDHE TI,S`JE GJE TJETER , POR VECSE
      NJE SHQIPFOLES .

      Reply to this comment
  3. Azio June 14, 15:46

    Po ty Besnik cfare te lidh me te djathten?
    Ti ke qene udheheqes I rinise duke patur nje pozicion telarte si antar i Byrose se komitetit qendror te rinise,apo ke harruar.Ti dhe Saliu keni gjak komunist ne turpin tuaj.
    Pamvaresisht se tani jeni bere antikomunista te tebuar.Per ju te dy dhe disa te tjere partia e punes beri gjithshka.Ju dha shkolle,ju terhoqi nga fshatrat e thella ku dhe pula hante gure,ju beri njerez me kulture dhe me deshiren tuaj u pranuat antar te partise punes se shqiperise.Po tani?Jeni bere si qente qe hane njeri tjetrin,pa dinjitet,pa karakter,njerez te paskurpull dhe lavjersa te posteve shtetrore.Ju jeni te pa bese me njeri tjetrin,e jo me te jeni te besueshem me masen e gjere te demokrateve apo dhe te popullit ne pergjithsi.

    Reply to this comment
  4. fteri June 14, 16:14

    *****S.Berishës- z.Besnik nuk ju prishë kararkteri 4 vietët e fundit .po karakteri kriminal është veti e lindur te ky njeri.Ai u maskua si servil e kamelonë në komunizëm dhe pasi mori bekimin e R.Alisë u vu në krye të pluralizmit duke krijuar P.D-në .Ky njeri organizoi shkatrrimin e ekonomisë ,I vuri zjarrin ,dinamitin dhe vjedhjen totalisht ekonomisë shqiptare nga themeli ,shkatrroi ushtrinë duke hapur depot e ushtrisë shqiptare ,ku shiti vodhi shkatrroi armatimin,tanket,topat e të gjitha kalibrave,shkatrroi aviacionin ,të gjitha tipat e avionave ,shkatrroi artilerinë kundra ajrore ,shkattroi marinën luftarake ,dhe të gjtha armatimet e uzinat ushtarke duke e lënë vendin në mëshirë të ndërkombëtarve kjo ka diskreminuar dhe cënuar rëndë krenarinë dhe lavdinë e ushtrisë dhe kombit shqiptare .Kjo është tradhti kombëtare këtë emër ka .z.BESNIK ! Ti je vetëm një vegël që Saliu të përdori sa ju nevoitët ,dhe pastaj të hodhi në koshë të plehrave.Ti fshehë kritikën që meriton ky kriminel .Atë që ja ka bërë ky njeri shqipërisë për 24 vjet shkatrrim ,vrasje ,vjedhje nuk ka arritur as pushtuesi i huaj ta bëjë.

    Reply to this comment
  5. Labi June 14, 19:09

    Mjere SHqiperia po ngeli ne analizat e tua!Ti sje gje tjeter vecse nje prapa Salist qe di te shkruash nonje liber dhe asgje tjeter.Je Ti qe i ke thurur levdata Saliut dhe PD dhe ju shkateruat SHqiperine.Edhe Ti do te japesh llogari sepse ke milituar rreth 20 vjet ne kete palo parti e mbushur me njerez te pa afte dhe spiune te sistemit te kaluar.Sa per Edi Ramen,navash nje cike,se ske kapacitetet e duhura per ta vleresuar e gjykuar,sepse Ai i perket nje partie qe kerkon te nxjere vendin nga gropa e zeze ku e fute Ti me Saline.

    Reply to this comment
  6. Na bashkoj kenga popullore June 14, 20:13

    Edhe pse me vones analiza per PD e zotit Mustafaj duhet vlersuar,mos harroni gjithkujt i dhimset jeta dhe familja mbi te gjitha ti dalesh kunder Saleh kriminelit duhet ta mbasesh bythen mire

    Reply to this comment
  7. Lili June 14, 22:59

    Azio thot nje te vertete! Mustafa ,keshilltar e vartesi i Berishes nuk eshte aspak ma pak jo pergjegjeses per mutsihanen qe Kane krijuar ne Shqiperi…bashke shit,jeni edhe do jeni sepse ju bashkon kapja me dosjet e spiunllekut ku keni shqelqye te d’y,si tek Francezet si tek serbet…

    Reply to this comment
  8. LORA June 15, 10:01

    U shlodh me ne fund b.mustafaj ?,,,,se ishte shume I lodhur kur dha doreheqjen nga dikasteri I Ministrise se Jashtme ne 2007-en,ne prag te vizites se Presidentit amerikan Xh.W.Bush ne Shqiperi.Ne vend qe te te jape arsyet e verteta te “lodhjes” se sterzgjatur,n’a brockullit dokrra hini.
    Kjo interviste me jep te kuptoj se ky eshte krejt I bindur se shqiptaret ne shumice e ngordhen per-fare banden e geshtenjave te Tropojes;ku bente pjese edhe ky bukuroshi,,,,,keshtu qe ketij I duhet,si dhjaks i stervitur mire, te heqe perkohesisht bythen menjane. Ky e voli me mjeshteri partine-bande,,,tash qe nuk I hyn me ne pune,po shpall divorcin.
    Kaq.
    Kush iluzionohet me “reflektimet” e b.mustafajt,o duhet te jete trap ose pjese e mutsihanes qe I mori erzin Shqiperise ,pas 1990-es.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*