Besnikë ndaj fanellës / 11 lojtarët ikona, që nuk u shitën kurrë për para

June 27, 2017 10:57

Besnikë ndaj fanellës / 11 lojtarët ikona, që nuk u shitën kurrë për para

 

Në kohën e komercializmit, ku gjithçka e vendos oferta, pra paraja, është e vështiorë që një futbollist t’i mbetet besnik tërë karrierën profesionale klubit të zemrës, prej nga ka dalë.

Megjithatë, nuk ka rregull pa përjashtim. Ka yje të tillë futbolli, si këta më poshtë, të përzgjedhur nga gazeta spanjolle “AS”, që nuk janë tunduar nga milionat, por i kanë qëndruar besnik fanellës më të dashur për ty, që e kanë në zemër.

Disa luajnë akoma, të tjerët i kanë “varë këpucët në gozhdë”.

 

1. Francesco Totti është një shembull i qartë i një besniku ndaj klubit të zemrës. Ai arriti deri te formacionet më të ulëta të Romës në vitin 1989, pasi nëna e tij hodhi poshtë një ofertë të madhe të Milanit. Që atëherë, ai është bërë flamurtar i ekipit romak. Ende aktiv si kapiten në sezonin që u mbyll, tashmë me rol drejtuesi te verdhekuqtë.

2. Lev Yashin ka luajtur gjithë jetën e tij me Dinamo Moskë. Eshtë i vetmi portier që ka fituar një “Top të Artë”.

3. John Terry, besnik ndaj Chelsea. Ai është kapiteni i padiskutueshëm, lider absolut i ekipit londinez.

4. Paul Scholes është një nga më të mirët e gjeneratës së tij dhe një shtyllë e vërtetë te Manchester United, i udhëhequr nga Alex Ferguson.

5. Steven Gerrard, gjithmonë besnik ndaj Liverpool. Ai ka refuzuar disa propozime nga klubet e mëdha në Europë.

6. Xavi Hernandez, gur themeli i Barcelonës më të mirë në histori dhe i kombëtares spanjolle, që ka fituar gjithçka.

7. Carles Puyol i lidhur ende me klubin e tij të përjetshëm, Barcelona. Kapiteni i madh i Blaugrana, mbrojtja katalanase nuk ishte e njëjta pa të.

8. Ryan Giggs, lojtar-trajneri i Manchester United. Edhe në momentet më të këqija, ai nuk e ka braktisur klubin e tij gjatë gjithë jetës.

9. Paolo Maldini, një nga më të mirët në rolin e tij. Ishte kapiten i Milanit për 15 vite dhe një nga legjendat e klubit italian.

10. Daniele de Rossi ka debutuar si profesionist me Romën nën drejtimin e Capellos, në vitin 2001. Që nga ajo kohë e deri më sot, ai ka mbrojtur vetëm ngjyrat e Romës.

11. Gianluigi Buffon e ka filluar karrierën e tij në Parma, ku kaloi gjashtë sezone. Në vitin 2001 ai u bashkua me Juventusin dhe që atëherë ka luajtur për ekipin bardhezi. Besnik ndaj “Zonjës së Vjetër” edhe në Seria B./Telesport

June 27, 2017 10:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*