Beteja e Fundit e Edi Ramës?

Nga Bledar H.Prifti June 22, 2013 07:39

Beteja e Fundit e Edi Ramës?

Edi Rama është futur në politikën shqiptare në momentet e para të demokracisë dhe u largua prej saj përkohësisht pas një debati të zjarrtë me Sali Berishën, me atë që do të sundonte vendin në mënyrën më brutale të mundshme, duke i shkaktuar këtij populli masakra dhe tragjedi të njëpasnjëshmë nga ku më famwkeqet janë ato të 1997-ës dhe 21 janarit 2010. Ndryshe nga shumë bashkwpunwtorë të atwhershëm të Berishës, Rama arriti ta nuhasë profilin diktatorial të Berishës. Dhe ndryshe nga sa dinë socialistët e thjeshtë, Edi Rama nuk iu rikthye politikës ateherë kur Fatos Nano i ofroi postin e Ministrit të Kulturës, por iu bashkua Partisë Socialiste (PS) në ditët e saj më të vështira. Në vitin 1996, Rama do të kthehej në një ndër protestuesit më të vendosur kundër regjimit post-komunist të Berishës, dhe për këtë arsye ai u masakrua nga forcat mercenare të regjimit. Edhe familja e tij do të duhej të përjetonte vazhdimisht terrorin fizik dhe psikologjik të regjimit të ri post-komunist.

Shumë shpejt profili politik i Ramës do të ndryshonte radikalisht pas kandidimit dhe fitores së garës për Kryetar të Bashkisë së Tiranës. Edhe pse në një pozicion politik të lakmueshëm nga shumekush për nga statusi dhe privilegjet, Rama vazhdoi të mbante profilin e një politikani egzotik, dhe i paprecedent për sa i përket mentalitetit politik të kohës. Me sa duket, çorapet e kuqe dhe sopata e Ramës tërhoqën mentalitetin shoqëror shqiptar, i cili e shndërroi atë në figurën më karizmatike dhe më tw dashur për shumicën dërrmuese të elektoratit.

Duke pasur një mbështetje të tillë, do të ishte gjynah që ajo të mos përdorej pozitivisht, sidomos kur edhe vetë fati do ta ofronte këtë mundësi. Pas disfatës socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 dhe largimit të Fatos Nanos nga drejtimi i PS, Ramës iu ofrua mundësia e artë për tu bërë kreu i partisë, dhe ai këtë mundësi e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Por fitorja e kreut të PS në të njëjtën kohë simbolizon edhe rikthimin e konfliktit Rama-Berisha të lënë përgjysëm plot 23 vjet nga dita e sotme. Ajo simbolizon fillimin e një beteje të re në të cilën Rama do të pësonte një transformim rrënjësor në pamje dhe substancë.

Problemi më i madh me të cilin do të përplasej fillimisht Rama do të ishte vetë Rama, ajo çka ai përfaqësonte dhe mentaliteti dhe botwkuptimi perëndimor që ai kishte për politikën si instrument për t’i shërbuer interesave të shoqërisë. Një formim i tillë e vuri Ramën në kontradita jo vetëm me forcat politike kundërshtare por edhe me element brenda partisë së tij. Ardhja e Ramës do të shihej nga shumekush majtas e djathtas si një kërcënim real për egzistencën e tyre politike. Kjo bëri që edhe lideri historik i së majtës, Fatos Nano, dhe ata që ai përfaqësonte të krijonin aleanca të fshehta me Sali Berishën me qëllim rrëzimin dhe largimin nga politika të Ramës. Nano e kuptoi këtë gjë në vitin 2007 kurse Rama ia vërtetoi më së miri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 kur bëri një transformim të konsiderueshëm të strukturave drejtuese dhe promovimin e një shtrese të re drejtuesish e përfaqësuesish në PS.

Zgjedhjet e 2009-ës përfunduan ashtu siç përfunduan. Pavarësisht humbjes së pavërtetuar, Rama u akuzua se u tregua i paaftë për të bashkuar të majtën. Por çuditërisht kurrkush nuk ngriti zerin e kureshtjes për të treguar se si ky “përçarës” i së majtës na kishte bashkuar publikisht Berishën, Nanon dhe Metën. Nëse Rama përçau të majtën, atherë kush dhe çfarë i bashkoi Berishën, Nanon dhe Metën? Si mundet që politika dhe gjithë tentakulat e saj në media dhe shoqëri civile u bashkuan në kor në një kryqëzatë anti-Rama ku kërkohej largimi nga politika e liderit opozitar?

Akuza “më e rëndë” që iu bë Ramës në atë kohë ishte se ai nuk ishte “politikan”. Kjo akuzë vazhdon t’i bëhet edhe sot. A është kjo akuzë e vërtetë? A është Rama politikan? E gjithë historia e lartpërmendur ofron shumëçka për t’iu përgjigjur kësaj pyetje. Nëse fushata elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit do të kishte një risi të vetme, unë besoj se kjo risi e vetme do të ishte Edi Rama tashmë i shndërruar në një politikan karriere. Ata që e kuptojnë politikën duhet të kuptojnë gjithashtu së Edi Rama tashmë është një politikan karriere i cili është futur në atë lojë për të qëndruar më gjatë nga ç’mund ta mendojnë disa. Në pushtet apo opozitë, si kryetar i PS apo si deputet i thjeshtw i saj, Rama dhe influenca e tij do të jenë aty edhe pas 23 qershorit.

Kam dëgjuar nga disa se 23 qershori është beteja politike për “jetë a vdekje” e Ramës. Unë nuk e besoj këtë legjendë pasi largimin e Ramës e dikton (mos)influenca e tij politike dhe jo ata që në këto 23 vjet e kanë shndërruar politikën në lopë që vetëm e mjelin por që kurrë nuk e ushqejnë. Gjithashtu, kërkush nuk ka të drejtë, pavarësisht sepse disa ëndërrojnë, që 23 qershorin ta konsiderojnë një 28 qershor të dytë. Shumë ujra kanë rrjedhur që nga ajo ditë.

Në këto tetë vite opozitarizmi, Rama ka mundur t’i imponohet politikës shqiptare sipas mënyrës së tij, me të mirat dhe të këqijat. Gjatë kësaj kohe, politika ka kaluar përmes një dialektike të fuqishme e cila e ka përshpejtuar ndryshimin e elitës politike dhe mentalitetit të së bërit politik. Dhe Rama mund të shihet si katalizatori i këtyre ndryshimeve. Fushata elektorale e ktij viti është dëshmitarja e patjetërsueshme e këtij ndryshimi. Përpos kontributeve, besoj se është e lehtë për të gjetur gabime tek Rama. Madje, disa shkojnë deri aty sa ta ndërshkojnë Ramën me një “votë të bardhë” në 23 qershor, duke i shërbyer kështu padashje “status quo” së pushtetit. Unë nuk jam me këtë sjellje politike. Një gjë do të theksoja me siguri: Nëse dikush nuk gjen një arsye të vetme për të votuar Ramën, jam i bindur se dikushi mund të gjejë një mijë e një të tilla për të votuar kundër Sali Berishës. Nëse dikush mendon se 23 qershori do të jetë beteja e fundit e Ramës, dikushi gabon pasi beteja e fundit e tij akoma nuk ka filluar. Në atë betejë ne të gjithë do të jemi palë.

Nga Bledar H.Prifti June 22, 2013 07:39
Komento

22 Komente

  1. arber June 22, 09:35

    Ne keto zgjedhje do jete fatale humbja e seciles pale. Nqs Sala humbet shpresojme dhe urojme qe te kete nje reformim te thelle ne sensin demokratik dhe te marr lidershipin individ me kualitet ( te cilet gjithsesi per te qene te sinqerte nuk mungojne brenda PD). Nqs Edi Rama humbet (gjithmone nqs procesi zgjedhor do jete i lire dhe i ndershem) do duhet te japi doreheqjen. Por dyshoj se kjo e fundit mund te ndodhe. Fryma e Rilindjes ka prekur te gjithe Shqiperine ane e mbane dhe besoj se koalicioni i majte kete radhe ka 99% mundesi te fitoje keto zgjedhje dhe te filloje nje epoke e re ne demokracine shqiptare

    Reply to this comment
    • keno June 22, 09:48

      nuk eshte vetem e Rames kjo beteje !! eshte beteja e te gjithe njerzve qe duan lirin per te qene njerez te lire dhe popull i lire. Ka ardh koha ti themi BOLL diktatures dhe gjerave qe ben ai saliu !! nuk po durojm dot , do luftojm si ne vitet 90 ku e hodhem poshte diktaturen tashme do jete beteja fundit qe te fitojm , duam zgjedhje te lria dhe te ndershme .

      Reply to this comment
    • Kristian June 22, 09:49

      mendoj se ishte e nevojshme qe sot ne ditet e heshtjes zgjedhore dikush ti tregonte dhe nje here popullit profilin e rames pasi gjeja qe personalisht urrej me shume sot jane ata demokrate qe e akuzojne ramen per komunist.eshte absurde

      fitorja e se majtes kete here eshte e garantuar,shancet jane me te lartat te qene ndonjehere.vendi nuk mund te zhytet me thelle ne diktature,nuk mund te jemi te gjithe pre e eksperimenteve berishiane

      prandaj te jemi te gjithe bashke neser per te votuar numrin 29,per te votuar rilindjen dhe edi ramen ate i cili duhet te kishte marre drejtimin e vendit 23 vjet me pare

      Reply to this comment
    • jona June 22, 10:01

      edi rama eshte nje politikane i arrire, eshtu kundar sali berishes si shume nga shqipatret, pasi po vuajme ne kurrin tone cdo lek te vjedhur nga dora e tij, nuk kemi shtet cdo gje sillet rreth berishes, cdo gje sherbehet rrethe berishes, duhet rotacion e mei te domosdoshem

      Reply to this comment
    • arber June 22, 10:35

      Kjo do jete vertete beteja e fundit e Rames kunder Berishes sepse pas 23 qershorit ne fushatat e ardhshme do kete kundershtare te tjere politike perballe. Berisha duhet te terhiqet sepse eshte konsumuar si politikan dhe si njeri.

      Reply to this comment
    • dante June 22, 10:58

      kjo eshte betjea qe do tregoj qe shqipetaret din te ringrihen dhe do jete beteja qe do i japi fund TIRANIS BERISHA !! sduam me te jetojm ne kete menyre dhe shyqyr qe kemi Edi Ramen dhe staffin e PS qe po ben nej pune te shkelqyer duke luftuar pa ndalim kudo dhe nga ky mundim tregohet qarte se si kan ndryshuar rrjedhat ne anen e mire te PS !!

      Reply to this comment
  2. Fiona June 22, 09:37

    nuk ka me fjale per te treguar sa i rendesishem dhe i nevojshme eshte largimi i Berishes. Nuk me asnje menyre tjeter per te provuar se ai eshte e keqja jone me e madhe. Vrau me 21 Janar, ka vrare dhe me pare. Vjedh dhe ka vjedhur,mashtron cdo dite, cdo ore dhe vetem shan e shan sepse e ka kuptuar qe mbeshtetjen e popullit nuk e ka, as ate te nderkombetareve jo e jo. Tashme e kemi vetem ne ne dore, qe ta haqim kete pushtetar me frocen qe na jep vota

    Reply to this comment
  3. sasha June 22, 09:38

    Rama eshte figura me karizmatike dhe me e dashur politike

    dhe fitotjra e neserme eshte e padiskutueshme dhe me se e vendosur

    Saliu dhe banda e tij e hajdutve kane per tu shporrur nga ky vend bashke me mbeturinat e tjera te komunizmit

    Reply to this comment
    • urla June 22, 10:03

      edi rama ka nje popullaritet te madh, shume njerez me nje perqindje te madhe kane besim tek fjalet e tij, nuk thote brockulla, ka te metet e tij si kushdo, ne rradhe te pare eshte njeri e kjo eshte shume e rendesishme , ai do ti japi fund saliut, per cdo padrejtesi

      Reply to this comment
  4. JEHONA June 22, 09:39

    me 23 qershor do jete beteja e tij me e suksesshme, e cila do te hyje ne histori si dita kur u hodh poshte tirani me emrin sali dhe shqiperia si shtet hyri ne binare e filloi rrugen e zhvillimit e te rimekembjes!

    Reply to this comment
  5. ALIU June 22, 09:40

    EDI RAMA KA AKOMA SHUME BETEJA PER TE LUFTUAR
    KJO E 23 QERSHORIT DO TE MBETET SI FITORJA E TIJ ME E MADHE DHE ME EMBEL!
    BETEJA E FUNDIT MUND TE THEMI PER SALIUN, I CILI DO MARRE VALIXHET E POLITIKES DHE DO SHPORRET NJE HERE E MIRE!!

    Reply to this comment
  6. toni June 22, 10:05

    edi rama kurre ska humbur sfida, saliu kurre ska fitura, te fitosh dhe te vjedhesh jane dy gjerat te ndryshme, rilindja tenime eshte bere nje familje e madhe shqiptare qe neser do te marre frytet dhe do te fitoj, edi rames cdo cep i shqipersi i tha po , dhe neser do ti thote me vote voto #29

    Reply to this comment
  7. paskal June 22, 10:07

    nje figure karizmatike dhe teper e dashur, ai ne bashki ka bere nje pune te shkelqyer, ne ministrin e kultures po ashtu, keto zgjedheje jane te fituata tani, nuk kemi pse zgjatemi, ai eshte nje lider qe do te jap nje fryme shume te mire shqiperis i duhet vendit, ka treguar qe do te punoj
    ai mundet ne mundemi

    Reply to this comment
  8. Ali Coka June 22, 10:15

    Koha therret ne skene projektin E Rilindjes,dhe kete e zbaton vetem vendim marresi me i mire Edi Rama ,ashtu me corape te kuqe te perveshura dei ne llere e sopate ne dore per te rrezuar shtyllat me rrjete merimage qe pengojne zhvillimin e qendrueshem dhe afatgjate ,ne kulmin e vitalitetit te tij tashme si politikan karriere qe iu ka dhene leksion ne oratorine e tij te pa perseriteshme tipike shqiptare qe di te punoje me staf dhe jo me stan lepujsh qe perendimoret i mbajne si specie te rrezikuara por ne mbrojtje
    Nje kryeminister artist ,menaxher i mire,vendimmarres i zoti, do te perfaqesonte Albanine prej se gjeri dhe prej se gjati ne Evrope

    Reply to this comment
  9. WENDI June 22, 10:24

    Legjenda urbane pafund jane thene nen emrin e edi rames, spekullime dhe balte qe eshte shtuar kohet e fundit per shkak te fushates elektorale ku ai eshte padyshim fitues, vleresimet per te jane dhene si nga shqiptaret dhe nga nderkombetaret, cdo gje tjeter eshte nje mashtrim i saliut kunder luftes qe i ka hapur

    Reply to this comment
  10. Uanda June 22, 10:25

    edi rames po i behen padrejtesi te kota, nuk eshte sic pershkruhet , nuk eshte as perfekt te tille as ne nuk e duam, ka nje jete si te gjithe me shkruhet ndonjeher ne ndikohemi, jozefin ake ra shume poshte jeta jote eshte me keq ulje dhe ngritje por duhet pranuar ka bere per tiranen si askush tjeter ndaj jepini fund paragjykimeve jo gjithcka eshte sic tregohet dhe thuhet

    Reply to this comment
  11. beni June 22, 12:51

    Po shperndahen PARE-thote dikush
    Epo dhe te besh bamiresi nuk te lene njerezit sot. Populli qahet se s`ka pare, NA i thone demokratet. Socialistet qe e duan pushtetin per te vjedhur vete kane inat se keta te tjeret kane bere aq para sa po i shperndajne neper rruge. Edhe politika sot eshte bisnes dhe jo moral.
    Mos veproi me arsyen e moralit Edi qe u bashkua me hajdutin Meta vetem per te fituar ?
    Ku i ka gjetur Meta votat deri tani, pervecse vetem i ka blere ?
    Mos mendoni qe politikanet tane ( te dyja palet) merren me politike vetem sepse i vjen keq per kete popull?????
    Prandaj mos flisni budalliqe dhe beni moralistin, edhe ju pse beni tifozllik qe te fitoje Edi ?
    VETEM ME SHPRESE PER NJE VEND PUNE OSE FAVORE TE TJERA.

    Reply to this comment
  12. tironci June 22, 14:44

    O Popull i majt ju ka ngel sahati , po psikopatin doni me votu qe vetem dhun do. Ngrijeni dullen nga varri dhe hapeni gropen vetes.A e pat ne shkoder mbulljen me vargjet e Nolit, Ngrehuni dhe bjeruni, ai esht i met do vetem dhun,vazhdoni se u msun shqiptaret me dhun me njoni tjtrin

    Reply to this comment
  13. fatos June 22, 16:05

    PER MENDIMIN TIM E SHUME TE TJEREVE EDI RAMA ESHTE NJE MENXYRE E SHQIPERISE MBASI AI VETEM VEHTEN E TIJ MENDON E JO FATIN TONE.
    KUSH BESON SE AI DO TE PERMIRESOJE JETESEN E SHQIPTAREVE DUKE PATUR NE KRAH GRAMOZ RUCIN,NAMIK DOKLEN,ILIR METEN,SKENDER GJINUSHIN E CO.SHUME SHPEJT DO TE ZHGENJEHET.

    Reply to this comment
  14. cama June 22, 16:23

    mjaft me me rrenimimin ,
    me vrasjet e qytetareve,
    me gerdecin ,
    me arsimin e rrenuar me shnetsin e shkermocur ,
    me drejtsine e munguar,
    majft me me diktatorin!!!!! ,,,
    kujdesssss rezikkkk ! mos voto 44…
    kujdes rrezik! diktatura te uzurpon,,,,
    kujdes rrezik! diktatura te rremben lirine ……
    kujdes rrezik! diktatura te perdore!
    kujdes! diktatura te varferon dhe te zhyt ne mjerim…
    kujdes rrezik! diktatura te dhunon dhe te persekuton.
    kujdes rrezik!! po u bere pjese dhe pre e saj je bashkefajtore dhe brezat dhe historija do te te denojne….
    kujdes!!!! e ardhmja e femijeve dhe te afermve te tu do te jete ne rrezik…..
    kujdes rezik!!!! kujto 44 dhe voto rilindjen nr. 29

    Reply to this comment
  15. LILOLABJA June 22, 22:47

    Kjo eshte beteja e shqiptareve dhe e Rames qe ka zgjedhur te jete ne krahun e duhur ne mbrojtje te vlerave.Edi Rama sot per sot eshte njeriu i duhur ne pozicionine duhur dhe ne kohen e duhur Rilindja eshte inspiracioni i tij dhe nuk kam asnje dyshim qe dhe kete mision ai do ta kryej me nder e pergjegjesi te larte.I urojme sukses kandidatit per kryeminister te Shqiperise .RILINDJE RILINDJE RILINDJE

    Reply to this comment
  16. beni June 23, 08:03

    Bijte e nipat e komunisteve sot ankohet kot, cfare kane vuajtur ne keto 23 vjet demokraci ? Vuajtje ishin ato para 90 :
    -3 % shans me kalu kufirin pa u vrare tek kloni, kapja i gjalle = 20 vjet burg, Fisi komplet ne internim.
    -nuk kishim liri fjale, shkoje ne burg.
    -jete qeni, ushqimi minimal, makinat nuk lejoheshin, vetem 1 here ne vitet 70 sollen banane, banonim shume ngushte, rradhat e gjata ne dyqane per gjerat me te domosdoshme ne jete.
    Kjo ishte koha e babait dhe dajes te Edi Rames,Ilir Gjonit, Dash Pezes dhe e drejtueseve te tjere te PS sot, dje PPSH.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*