“Beteja e Kaliningradit” dhe “Çështja e seksit”

July 9, 2018 10:52

“Beteja e Kaliningradit” dhe “Çështja e seksit”

Nga Bardhyl Mahmuti

Deklaratat fyese të Mustafa Nanos ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit kanë pezmatuar një numër shumë të madh simpatizuesish të këtyre dy futbollistëve. Përderisa një shtet i tërë (Serbia) ishte mobilizuar për ta fituar “betejën e Kaliningradit”, që duhej të dëshmonte “epërsinë serbe” ndaj “koalicion ndërkombëtar” të shqiptarëve, kroatëve dhe boshnjakëve, mercenarët e kësaj beteje vazhdojnë ta vajtojnë humbjen.

Nga të gjitha prononcimet e Mustafa Nanos në TV ABC, në TV Dukagjini dhe në revistën Mapo, do të veçoj kualifikimin e gjestit të këtyre dy sportistëve si “fyese ndaj zviceranëve më shumë sesa ndaj serbëve”.

Mustafa Nano nuk u ndal me kaq. Ai u mundua ta vërë veten në pozitën e një qytetari zviceran dhe pohon publikisht se “po të isha zviceran, do të provoja një lloj parehatie prej faktit që një lojtar i skuadrës përfaqësuese të vendit tim feston me simbolika të një kombi tjetër”.

Për të ilustruar parehatinë e tij, Mustafa Nano citon deklaratën e deputetit të parlamentit zviceran, Roger Köppel. Ky deputet i UDC-së, i njohur për pikëpamjet e veta raciste, deklaroi: “Kur pashë Xhakën e Shaqirin që, ndonëse mbanin veshur fanellën me ngjyrat e Zvicrës, po bënin shqiponjën shqiptare me dy kokë, u ndjeva ligsht.

M’u duk vetja si të isha duke bërë seks me gruan, dhe kjo e fundit, teksa unë isha në prag të orgazmës, mes gulçeve e ofshamave ia bën: “Oh, oh, oh, Jean-Luc!”. Imagjinoni se si mund të ndihem në këtë rrethanë, kur jam i sigurt që emri im nuk është Jean-Luc”.

Nga deklaratat raciste të Roger Köppel-it janë distancuar edhe vetë zviceranët. Por kjo nuk e nxit Mustafa Nanon, sepse edhe ky, njëlloj sikurse racisti i UDC-së, ka ndier parehati nga gjesti i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit!

Nuk do të përsëris atë që kam shkruar lidhur me këtë temë në dy shkrimet e mia të mëparshme, sepse e shoh të parëndësishme të përpiqem të bind mercenarët e makinerisë propagandistike serbe në mediat shqiptare. Për këtë kategori njerëzish dëshiroj të shkoqis vetëm një aspekt.

Është e qartë se gjesti i shqiponjës dykrenore është gjest identifikues, i zhveshur nga çdo konotacion provokues, që kënaqi miliona njerëz anekënd globit tokësor.

Çështja pse një numër i konsiderueshëm serbësh, mercenarësh të llojit të Mustafa Nanos dhe racistësh të kategorisë së Roger Köppel-it nuk janë ndier rehat, dhe pse dikujt i është dukur se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë “bërë seks me gratë dhe nënat e tyre”, janë çështje që nuk kanë lidhje me sportin dhe as me politikën.

Psikanaliza mund t’i shpjegojë Mustafa Nanos, të dashurit të tij, Zoran Panoviçit, Roger Köppel-it dhe kopilëve të këtij lloji se ku qëndrojnë arsyet e parehatisë së tyre!

Në fund po e përfundoj këtë shkrim me fjalët e ish-presidentes së Konfederatës Zvicerane. Në një intervistë për gazetës Sontags Blick, zonja Micheline Clamy –Rey deklaroi: “Nuk mund të dëshmosh besnikërimë të madhe se nëpërmjet shënimit të golave për Zvicrën. Askush nuk mund t’i detyrojë ata të hedhin nga dritarja origjinën dhe të kaluarën e tyre. Që të dy lojtarët janë zviceranë, por rrënjët e tyre janë në Kosovë dhe kjo nuk është aspak kontradiktore. Sidomos jo në Zvicër”.

Gjestet e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit mund t’i duken fyese dhe kontradiktore vetëm racistëve dhe mercenarëve!

Sikur të kisha të drejtë të nxirrja nga konteksti gjestin e këtyre dy sportistëve të shkëlqyer, atëherë do t’u thosha: Ju lumtë, që i çmendët fare! I bëtë që të dyshojnë se vërtetë keni fjetur me gratë dhe nënat e tyre!

 

 

 

July 9, 2018 10:52
Komento

20 Komente

  1. Sahit Krasniqi July 9, 11:41

    Kam menduar se M… Nano është më i menqur!
    Që kur i ka vënë emrin emisionit të tij “Provokacija” që shqip do thot provokim do të thot se është një adhurues i tyre gjë që po e dëshmonë gjithnjë e më shumë.

    Reply to this comment
  2. ShkoDrani July 9, 11:53

    Te lumte mendja e dora se per tu dukur kozmopolitan i edukuar, Nano shet edhe shpirtin. Kombshites si ai qe ka harruar krimet serbe ndaj shqiptareve vetem pak vite me pare dhe eshte i verber sa nuk dallon racizmin dhe shqiptarofobine ne Serbi, Nano u del per krah turmave anti-shqiptare, ne kete rast ne emer te nje iluzioni qe vetem ka vrare ose lenduar shqiptaret. Plehra morale ka pasur e do te kete gjithmone ne Shqiperi, dhe nga ato qe i bien ndesh kombit per nje çek-pagese nga nje “fondacion” i huaj do te kemi mes nesh. Jane njerez qe nuk kan atdhe, pavaresisht se thone se e duan me “mençurisht” se ne.

    Reply to this comment
  3. demo July 9, 12:13

    Te lumte zemra shqiptare,o Dardan Kosove,se serbet me shume se ne Beograd,jane ktu.Kto bisha te skerkave te Skraparit jane pasardhes te banditeve te enver hoxhes qe pushtuan Kosoven ne Janar-Mars 1945,per llogari te serbeve.Kur ne qytetaret degjonim Tom Xhonsin,keta katundaret e Skraparit degjonin Zdravkon,kur ne qytetaret ngrinim antenat per te pare RAI-n,keta skraparllijt ngrinion antena per te pare tv.SKOPJEN.I terheq gjaku nga bushtra meme Serbia.

    Reply to this comment
    • Babalja July 9, 12:41

      Muçi eshte tuaji Demo. Kryetar i PD te Skraparit ne kohen e Saliut te pare. Mos i perghitheso skrapallinjte patriote ne Muç bajgen o pinjoll i kriminelit Xhafer Deva.

      Reply to this comment
  4. Amerikani July 9, 12:35

    M.Nano eshte thjesht nje individ pa ndonje inteligjence mbi normalen. Ky njeri vuan nga kompleksi i inferjoritetit qe i lidhet me kombesine e tij. Te qenit shqiptar per psikozen e tij e ben te ndihet inferjor. Keta lloj dilerantesh ne llojin e vet, ndihen pergjegjes per gabimet dhe defektet e popujve qe u perkasin. Keta mendojne se i perfaqesojne popujt e tyre dhe te mbytur nga komplekse te tilla inferjoriteti dhe deliri, ne cdo rast perpiqen te kritikojne pa asnje arsye te shendoshe ghithçka qe per turmen dhe per njerzit e zakonshem shfaqet si thjesht e bukur dhe e dashur, si rasti i simbolit te shqiponjes nga dy lojtaret shqiptare te Zviceres.
    Perpara disa ditesh lexova nje shkrim te nje demokrati, aktivisti te te drejtave te njeriut dhe gazetari serb, i cili justifikonte me argumenta pse gezimi i dy lojtareve shqiptare me simbolin e shqiponjes ishte teresisht i justifikuar, pasi sipas tij ky simbol kurre nuk ka qene simbol agresjoni dhe represjoni kundrejt popujve te tjere, per te ofenduar apo perdhosur kufoma, ne ndryshim nga tre gishtat e serbeve, siboli indentifikues i masakrave dhe genocidit ne Bosnje dhe Kosove.
    Si eshte e mundur qe nje serb te shprehet ne kete menyre dhe nje shqiptar te “kritikoje” pa asnje baze llogjike nje moment te tille gezimi per te ghithe shqiptaret e vertete!???
    Kjo ka veçse nje shpjegim;
    Kompleksin e inferjoritetit te kapterit Mustafa, delirin e tij dhe mbajtjen e peshes si perfaqesues dhe pergjegjes per veprimet dhe qendrimet e popullit te tij, pergjegjesi qe askush kurre nuk ja ka deleguar.
    Per te mbajtur pergjeghesi te tilla, duhet te jesh ne radhe te pare nje intelektual dhe mendje e ndritur i spikatur dhe pranuar nga populli yt.
    Ne kete aspekt Muçin as e ka spikatur kush si te tille, as e ka pranuar dhe as i ka deleguar kush pergjegjesi, veçse mendje e tij prej deliranti te semure. Qe njerzit te kujtojne, duhet te thuash gjera te mencura, me broçkulla, ata thone: prape ky k…?
    Me pak fjale: Ik o Muç mos na çaj bythen.

    Reply to this comment
  5. demo July 9, 13:11

    Une nuk kam qene kurre anetar i bandes PD,Babale!
    Me quaj ballist,zogist,xhaferdevist,por me kelyshet e kapterrave te skraparit mos me ngaterro!

    Reply to this comment
    • merru me ta July 10, 17:27

      Shiko “demo”, se po te shikoj qe merr pjese shume ne muhabet; kudo ka te keqinj dhe te mire se vete toka eshte ndertuar qe ne siperfaqe te saj te jetojne gjarperinj , breshka, minj, njerez si gjallesa e njerez humane….prandaj kur buzet fillojne e levizin, duhet ti drejtoje mendja dhe jo koka. Per te gjithe, per ti vleresuar ka nje mase qe percakton se sa eshte vlera e tyre ne raport se sa i kane dhene Shqiperise dhe shqiptareve dhe sa i kane marre, pastaj sa i kane bere mire dhe sa i kane bere gropen. dhe keta kane emra te ndryshem ashtu si brenda ketyre emrave ka dhe te perveçem se jo te gjithe ballistat ishin te keqinj apo zogista, apo komunista apo kapterra te Skaraparit. Emra i dime, por edhe per keta mendimi eshte i ndryshem sot jo se ashtu jane, por se ashtu u intereson atyre qe flasin per ta. Shembull konkret, per te mos u futur ne hollesite e 50 apo 100 viteve perpara: Per Sali Berishen çfare mendimi ke? Edhe komunist edhe demokrat edhe poliglot edhe genjeshtar edhe hajdut edhe kriminel edhe maskara, çpifes, intrigante, edhe tradhetar edhe shpirtezi. Ky eshte mendimi im. Per ty apo nje tjeter eshte legjenda e demokracis! Cila eshte e verteta? Ne demokraci, te verteten e thote shumica.

      Reply to this comment
  6. Claus July 9, 14:22

    Nese ka nje popull qe luajne ne bote rolin e “viktimes” jane armiqte shekullore serbet dhe….kosovaret.

    Ndersa per hipokrizi vendin e pare e mbajne po ashtu dhe kosovaret.

    Miellin per buke e importojne nga Serbia, nje pjese e madhe e tyre mbajne dhe kerkojne pasaporta serbe, tregu kosovar duke filluar nga domatet dhe deri sapuni po ashtu serbe, me e bukura eshte se mafja shqiptaro-serbe nuk njeh as armik dhe as kundershtar por funksionon si jo me mire, per te mos thene si vellezer.

    Eh, sa arme dhe uniforma ka blere Bardhyl Mahmuti tek serbet gjate luftes.

    Po hajde, simboliken do ta mbajme dhe do ta ruajme se ajo na mban gjalle.

    Ja, gjeten tani Mustafa Nanon qe tha dy fjale, se te pakten ashtu mendon dhe eshte e drejta e tij dhe do te hidhen Bardhyl Mahmuti, Bedri Islami, Xhaviti, Kadriu, Sabriu a si quhen dhe do te tregojne nje e per nje “shqiptarizmen” e tyre.

    Nuk thone qe shyqyr Zotit qe del nje Mustafa Nano duke perfaqesuar nje fare tolerance, ku ana serbe ka plot zera qe marrin ne mbrojtje shqiptaret, per ndryshe do te mbeteshim pa asnje ze tjeter,sepse sa per ato “simbolikat” pa buke dhe te dala boje nuk bejme gje tjeter vec se tregojme mentalitetin tone klanor.

    Lerini shqiponjat me gishta dhe pa gishta, se po te fillojne serbet, malazezet, gjermanet e deri tek ruset te na tregojne shqiponjat ( se edhe ata i kane ato) atehere do te mbetemi si peshku pa uje ne simbolikat tona.

    Sa ton miell ka blere sot ai pronari kosovar,ai analisti ne emisionet e televizionit shqiptar, qe mezi lidh dy fjali me njera-tjetren, miell plot krunde qe e shet ne Shqiperi dhe Kosove?

    Reply to this comment
    • Gjorku July 9, 16:06

      Nuk mund tè jetè aspak ashtu siç e shkruan ti Cllaun, a mè fal Claus Nano i vèllai i Mustafffait. Graniti dhe Xherdani kanè prezantuar talentin e tyre sportivè nè pèrfaqsuesen e Zvicrès me vullnetin e sajè dhe brenda rregullave tè mirèparaqitura nga FIFA. Qè tè dy kanè shènuar duke ngritur lart zemrat e zviceranève dhe bashkèatdhetarève shqipètarè. Qè tè dy janè Ok me detyrèn dhe moralin e tyre. Ti dhe Mustafa nuk mund tè kuptoni se sa e madhe èshtè dashuria pèr Atdheun, se sa i madh èshtè pèrkushtimi ndaj tijè. Futbollistèt shqipètarè i njohin dhe i respektojnè rrènjèt shqipètare ndaj nderohen nga tè gjithè. Kurse ti Clloun dhe Musa bith-çiri jeni pa rrènjè dhe pa degè, thjeshtè trunjgje tè shtrèmbèrt e tè thatè, veç pèr tu djegur. Digjuni pèr serbi se hurin do t’jua hedhin nè Danub…..

      Reply to this comment
      • Claus July 9, 16:51

        E more sot buken me krunde serbe o Gjork?

        Po keni qene hambar i Serbise o Gjork, ndersa tani bleni miellin e “armikut” tuaj serb dhe vojvodinas.

        Po pasoshin si e ke, ate me 5 a 6 yje apo ate me shqiponje te bardhe?

        Leri mor debatet per “shqiptari”, se po ta doni aq shume, nuk i mbushni burgjet plot.
        Apo dhe neper burgje beni simbolin me shqiponje?

        Reply to this comment
        • ShkoDrani July 9, 18:01

          Kur nuk ke gje me vlere te thuash, perse sillesh e flet kaq fyes me pa te drejte, o Claus? Dyshoj se ke vullnet te mire me nderru mendim me respekt me te tjeret ne kete forum, por thjesht deshta me than qe “ruaje plumbin per shkjaun e jo vellaun.”

          Reply to this comment
        • Gjorku July 9, 21:02

          Natyrisht qè e morra bukèn edhe pèr sot dashtè zoti. E di qè me atè mendje qè paske do tè filloj qè t’ju pèrzije me krundet e kèshtu do tè jeshè njè ushqim shumè i mirè pèr pulat….

          Reply to this comment
  7. Çika July 9, 16:25

    Shqiponja— Shqipëria !
    Shqiponja , për disa nga ne shqipëtarët , merret si pronë e jona . Me këtë simbol janë mburrur heronjtë tanë , por , edhe sharlatanët e maskarenjtë tanë .
    Enveri ynë , në polemikat me Hrushovin , i përmendi shqiponjat. Hrushovi , si hazër- xhevap që ishte, ia kthen : edhe ne kemi shumë shqiponja , por , na mbytën me gëlasa !
    Shqiponjat fluturojnë lart dhe , për interesa të çastit , s’duhet futur në kotecin e parë të pulave që na del përpara !

    Reply to this comment
  8. DETAR BREGU July 9, 17:31

    KY NANO MUS5AFAI I KA HYPUR “MAJES SE OLIMPIT” DHE NE VETEKENAQESINE QE I SJELL BASHKEBISEDIMI ME NJE KOLEG NE SERBI DEKLARON GJERA TEJET TE PA ARSYESHME TE PAKONCEPTUESHME ABSOLUTISHT TE PAPRANUESHME PER SHQIPTARET DHE C’ESHTE ME E RENDESIDHMJA QE ESHTE DHE ME E KEQJA NE TE NJEJTEN KOHE I DUKET VETJA I AVANCUAR DHE I EMANCIPUAR PJESE E NJE SHOQERIE QE NUK KA ARDHUR AKOMA POR QE SIPAS TIJ DO TE VIJE NE NJE KOHE TE ARDHSHME KUR SERBET DHE SHQIPTARET DO TE RROJNE SE BASHKU SI VELLEZER.
    PJESE E KESAJ FANTAZIE MBETET EDHE PIRJA E GJAKUT MES SERBIT E SHQIPTARIT ME FJALE TE TJERA TE BEHEMI VELLAME PSE JO SI PUNA E NANOS ME KETE BASHKEBISEDUESIN SERB.SIPAS PARASHIKIMEVE TE TIJ.
    MOS O ZOT CFARE NA DEGJOJNE VESHET NE KETO KOHE TE TURBULLTA.
    RUAJNA ZOT MENDJEN MOS TE NA SHKASE.
    KA SHUME E SHUME PER TE HEDHUR PER KETE TEME KAQ TE RENDESISHME POR..
    NJE PYETJE KAM :

    – CFARE DO THOSHTE M.NANO PER CANEN QE KUR BENTE GOL NE SKUADRAT EVROPIANE ZBULONTE SHQIPONJEN E GDHENDUR NE MISH…???

    PYETJA TJETER ESHTE

    A ESHTE PROVOKIM TE TREGOSH SHQIPONJEN E BERE NE TRUPIN TEND ???

    DHE NESE JO PSE DUHET TE JETE PROVOKIM BERJA E SIMBOLIT ME DUAR ???

    DHE NESE PO …!!!

    A TI THEMI CANES DHE QINDRA E MIJERA SHQIPTAREVE TE TJERE TE MOS E TREGOJNE ME SHQIPONJEN PER HATER TE SERBEVE E PER TE MOS I MBETUR QEJFI SERBEVE DHE MIQVE TE NANOS.
    KY NANOJA GEZON NE DELIR MOMENTET E MADHESHTISE SEPSE I DUKET SE PREK TEMA TE MEDHA QE ENDE SU KA ARDH KOHA DHE…,KUR TE PIQEN KUSHTET PAS KAQ E KAQ DHJETERA VJETESH DO TE FSHIHET PLUHURI I KORESPONDENCES
    SE NANOS ME SERBIN DHE DO TA VLERESOJNE SI NOSTRADAMUSI I MIQESISE SERBO-SHQIPTARE.
    VEC NJE INDIVID ME PROBLEME MUND TE AKUZOJE DY FUTBOLLSISTET PER GJESTIN E TYRE…!
    SE SU ME DUKET NE SHKRIMET QE BEN SI BASHKEBISEDIM ME ATE SERBIN NGA ANA TJETER SIKUR I FLUTURON LOGJIKA DHE HUMBET NEPER FANTAZITE E TIJ PERSONALE DUKE I KTHYER NE REALITETE TE PREKSHME.
    FANTAZIA ESHTE FANTAZI.
    REALITETI ESHTE REALITET.
    E PARA NUK EKZISTON ESHTE TURBULLIRE.
    E DYTA ESHTE AJO QE KONSUMOJME TANI.

    DHE TASH NE BEJME SHQIPONJEN KURSE SERBET 3 GISHTAT.

    POR SIDOQOFTE S’KE C’BEN KETO I KA LIRIA SI NE MEDIA DHE NE SHOQERI…!

    Reply to this comment
  9. Tirana July 9, 17:40

    Tu lumte Bardhyl Mahmuti! Suksese te metejshme patrioteve shqiptare Granit Xhake Kosova e Xherdan Shaqir Kosova!

    Reply to this comment
  10. suiss July 9, 17:40

    Roger Köpperl eshte nje idiot qe nese i matet intelegjenca do i dale nen mesataren.Ai eshte nje injorant i klasit te pare.Por megjithate shqiptaret dohet te reagojne te mediat zvicerane por te damantuar rrenat dhe shpifjet e tije

    Reply to this comment
  11. Plaku Xhuxhumaku July 9, 19:17

    Po qe per seks, Mustafa Nanos i ha bytha vazhdimisht.

    Reply to this comment
  12. noli July 9, 22:23

    Muci nano eshte vere ne sherbim te BIAs,dhe financohet nga serbia.Emisioni Provokacia (fjale ne serbisht) i sherbene interesave serbe ne deme te shqiptarise,Por fatkeqesisht mucoja nuk eshte i vetmi ne shqiperi.ShQIPERIA ESHTE E MBUSHUR DHE STERMBUSHUR ME MUCÒ…..

    Reply to this comment
  13. demo July 10, 20:01

    merru me [email protected],se cfare mendoj une per Sali Berishen ,ja kam thene qe ne dhjetor te vitit 1991 ne nje shkrim drejtuar Sale Berishes dhe Abdi Baletes ne gazeten “Kombi” te Idajet Beqirit.Atehere shume pak dija per keta dy komuniste,qe enver hoxha i nxorri nga vrima e shpelles,i rriti neper konvikte,i privilegjoi deri ne nivelet me te larta te perfaqesimit.,.I DONTE PER KETE DITE.Do thuash ti kane qene te zote,me gjuhe te huaja,professioniste e mrroklla te ketij lloji.Enver Hoxha pushkatoi,denigroi ajken e kultures kombetare ne shkence,diplomaci,inxhinieri,mjeksi etj,…As te bijte nuk do ti emeronte ti trashegonin pushtetin,se as te bijte nuk do ta shkaterronin si e beri Sali Berisha..Kur i shkrova atehere keto ide,Sali Berisha dhe Abdi Baleta kishin hedhur ne ere qeverine e pajtimit kombetar me kryeministra Ylli Bufin dhe Gramoz Pashkon.Te tjerat erdhen me vone.

    Reply to this comment
  14. Zjarri July 11, 17:53

    Mustafa muti…muci kur flet ai vetem pjerdh si i pjerdhur qe eshte nga te gjitha anet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*