Beteja e Koshares në Kosovë, dëshmia e fotoreporterit

April 9, 2018 20:24

Beteja e Koshares në Kosovë, dëshmia e fotoreporterit

Ushtria Çlirimtare e Kosovës shënoi një fitore të madhe kundër ushtrisë së Milosheviçit më 9 prill të vitit 1999. E njohur ndryshe si beteja e Koshares, fotoreporteri i LSA-së, Gent Shkullaku, tregon emocionet dhe ndjesitë e para të tijat në zonën e çliruar.

“Ishte një emocion i veçantë. Në atë zonë të parë të çliruar që mund të quhet edhe si ishulli i parë që u mor në dorëzim nga UÇK, mund të ndjeje aromën e vërtetë të luftës. Jo më larg se 7-8 kilometra nga Koshara, luftohej në llogore, ku forcat serbe tentonin vazhdimisht të rimerrnin nën kontroll zonën”, kujton ai për Top Channel.

Ai shkrepi fotografi nga fushëbeteja e Koshares, që tashmë dokumentojnë një nga ngjarjet historike të shënuara në luftën për çlirimin e Kosovës.

Shkullaku vazhdon të jetë i bindur se suksesi i betejës së Koshares, më shumë se nga përgatitja e anëtarëve të UÇK, erdhi për shkak të dëshirës së tyre për ta parë vendin të lirë.

“Unë pata shansin që luftëtarët e UÇK-së t’i takoja që kur erdhën në Rinas dhe i shikoja që ishin të rinj, të panjohur me luftën, dhe që kishin jetuar jashtë vendit. Por dëshira e tyre për ta parë të lirë vendin e tyre, bëri që të arrinin këto rezultate.”

Beteja e Koshares shënoi një pikë kthese mjaft të rëndësishme në luftën e UÇK-së kundër regjimit serb, duke rritur besimin në çlirimin e Kosovës.

s.a/dita

 

April 9, 2018 20:24
Komento

3 Komente

  1. Aliu nga Selenic April 9, 20:37

    UCK-ja ishte shpresa dhe fitorja e Popullit shqiptare te Kosoves. Sote poas kaqe vjetesh vazhdon jehona e saje.Aqe sa me shum te largohen vitet aqe me teper do te shtohet kjo jehon dhe kjo lavdi e keture djemve dhe vajzave te shqiptarve te Kosoves..
    Pikrishte edhe sote politika serbe me bashkepuntoret e tyre luftojn me te gjith menyrat per ta ulure dhe demontuar kete lufte. Ata vazhdojn tu ngjesin epitete dhe sote ne qeveri ata i akuzojne si korrupsionista,
    Pikrishte ketu edhe luft jone duhet te gados me shum kunder kesaj politike serbo sllave.!

    Reply to this comment
  2. Arbri April 10, 05:22

    Repekt i perjetshem deshmoreve, te plagosurve, luftetareve te UÇK.
    Kjo dite duhet te jete feste mbarekombetare.

    Reply to this comment
  3. Bashkimi April 10, 14:32

    Beteja e koshares eshte nje tregues I forte se shqipetaret me pak organizim dhe vullnet munden shume lehte te perballen me te gjithe ato qe punojne nate e dite kunder interresave te kombit shqipetare.
    Carmatosja totale qe politika e Tiranes I ka bere shtetit shqipetare eshte nje alt antikombetare dhe cmenduria e shekullit. Sllavet e jugut do ti frenojne deshirat e tyre ekspansioniste vetem atehere kur ta kuptojne se cdo adventure ushtarake do te ballafaqohet me dy ushtri te fuqishme shqipetare (kosove-shqiperi). Heronjte e koshares jane pjesa me e mire e kombit shqipetare .
    Lavdi heronjve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*