Beteja e Rovena Gashit, “rrëzohet” sërish ish-prokurorja

May 6, 2019 14:26

Beteja e Rovena Gashit, “rrëzohet” sërish ish-prokurorja

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli paraditen e sotme shqyrtimin e çështjes së ish prokurores Rovena Gashi, në mungesë të saj.

Gashi u largua nga seanca, pasi trupa gjykuese ia rrëzoi sërish kërkesën për të patur asistente motrën e saj Ema Gashi.

Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit tha se për shkak të afateve të procedurave, Ema Gashi rezulton të jetë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Durrës, ndaj e vazhdoi seancën në mungesë të Gashit.

Trupa lexoi gjetjen e bërë nga monitoruesja e huaj, Mia Roessingh e dorëzuar më 15 Mars, gjetje e cila sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nuk është në favor të Gashit.

Kujtojmë se Rovena Gashi u shkarkua në korrik të vitit 2018, pasi ishte nën hetim për fshehje pasurie, dhe sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ajo ka dhënë përgjigje të pavërteta, të ndryshme dhe kontradiktore nga dokumentet dhe kontratat e nënshkruara prej saj.

Ndërsa ILDKPKI në raportin e saj ka konstatuar se deklarimet nuk janë te sakta, ka mungesë burimesh për blerjen e apartamentit të blerë te Shkëmbi i Kavajës, dhe një në Tiranë.

o.j/dita

May 6, 2019 14:26
Komento

6 Komente

  1. C'a bohet kshtu May 6, 15:31

    Kjo eshte kapur me presh ne dore, pra eshte hajdute dhe si e tille duhet te gjykohet.
    Ne burg dhe t’i konfiskohen pasurite, mbi ligjin nuk del asnje person me apo pa pushtet.

    Reply to this comment
  2. Shefqet Cela May 6, 15:56

    Kryeneqësia e saj është proverbiale.
    E ka përkëdhelur Llalla dhe kujton se ka zënë qiellin me dorë.
    MËNDJEMADHËSIJA VJEN KALUAR POR IKËN MË KËMBË thot populli.
    Është bajate me këto gjykime varg. Ka vendosur të shkoojë në gjyq EUROPIAN se e sheh që kolegët e vet nuk janë më ata të stanit berishist të LLALLËS.
    Dikut tallej DHIA E ZGJEBUUR ME BISHTIN PËRPJETË.

    Reply to this comment
  3. BARDHYL May 6, 16:02

    NUK ARRIJE TE KUPTOJ KETO VEPRIME SIMBAS REFORMAVE TE VETINGUT.JANE LARGUAR SHUME GJYGJTARE PROKURORE,ETJ NGA KONTROLLI VETINGUT DHE NA RRUATKETA HAJDUTE JETOJNE TE LUMTUR DHE BEJNE SI TE DUAN ME VJEDHJET E TYRE,VETEM SE PUSHOHEN NGA PUNA.I BUKUR KY VETINGU,PASI KONSTATOHEN VJEDHJE DHE B KORRUPSION,MADJE NA I JEPNI DHE NE gaze TA,LARGOHET NGA DETYRA DHE ,PERSONI I KONTROLLUAR BENE KOKRREN E QEJFIT ME TE VJEDHURAT I SHET I HANE I FAL BENE CTE DOJE DHE NE TE VJEDHURIT BEJME SEHIR SE SI ATO PO SHFRYTZOJNE VLERAT E VJEDHURA.I BUKUR KY VETINGU,UVJEDH CU VJEDH TANI MOS VIDHNI ME,ATA TE TJERET DO VJEDHIN SE KANE RADHEN TANI DHE DO BEJME PRAP VETINGUNDHE DO VIJNRE NJE PALE in TJETER E KESHTU ME RADHE,KU ISHIM E KU MBETEM VAJ VATANI E MJERE MILETI. BARDHYL

    Reply to this comment
  4. Adih May 6, 16:12

    Akoma mereni ju me kete Gashin , qe e mbante kryeprokurori fshatar nga gramshi Llalla ne preher si ne zyren e tij ,po ashtu kur dilnin jashte shtetit me sherbim te dy bashke. .
    Konfiksojani pasurine e vjedhur ,dhe te denohet simbas ligjit . Mua personalisht me ka bere zbor kjo qelbesire .

    Reply to this comment
  5. kam degjuar May 6, 18:19

    Merruni me kurvat kriminele qe jane bere si familje juriste!

    Reply to this comment
  6. damam dimashi May 7, 09:01

    nuk e di pse zvarritet shkarkimi i te korruptuareve te tille.Kolegji i Posacem i Apalemit duhet te ndalet parimisht ne disa shkarkime qe jane bere padrejtesisht,duke i futur te gjithe ne nje thes per hir te vetinfgut.Opinioni eshte cuditur kur jane shkarkuar prokurore e gjykates qe kane vetem nje banese ku fusin koken dhe kane kaluar siten e vetingut milionere me nga tre a kater apartamente,me vila garazhde,me prona te palujtshme ne kryeqytet dhe bregdet! Mos te spekullohet me me faktin e informacionit konfidencial se ne demokraci gjykohet me fakte e ballafaqime dhe jo me opinione e thashetheme te SHIK-ut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*