“Beteja e Tendës së Qypit dhe episode të tjera nga dimri i 1944-ës…”

April 29, 2018 11:11

“Beteja e Tendës së Qypit dhe episode të tjera nga dimri i 1944-ës…”

 

Ekskluzive/ Kujtimet e Mehmet Shehut

(Vijon nga numri i kaluar)

Përshkrimi i Betejës së Tendës së Qypit në Skrapar dhe marrja e urdhrit për të nisur marshimin e famshëm për të shpëtuar Shtabin e Përgjithshëm që ishte rrethuar në Martanesh. Lufta e Qarrishtës dhe episode të tjera nga dimri i 1944-s…

2- TENDË E QYPIT

Në mëngjesin e 21 janarit, batalioni i 3-të është duke u ngjitur brinjave të Toshkëzit për në Vëndreshë. Koha është e kthjellët dhe rrezet e diellit shkrijnë cipën e ngrirë të tokës dhe e transformojnë në baltë, e cila na pengon lëvizjen. Nga ana tjetër, batalioni i 1-rë, është nisur nga Suka në drejtim të Kajcës për të dalë edhe ky në Vëndreshë. Informata të sigurta mbi armikun nuk kemi, vetëm dimë se disa qindra gjermanë ndodhen në Skrapar; se ku, nuk dihet. Populli i Dëshnicës e ka parë dhe herë të tjera Brigadën e Parë, e, kur kalojmë rrugës, fshatarët, burra, gra, kalamaj, dalin anës së rrugëve për të na parë së afërmi. Dikush prej fshatarëve ka sjellë me vete dhe nga një bukë të misërt nën sqetull për partizanët, se e dinë që ata kanë uri e s’kanë ku të hanë veç nga populli.

Është ora dy pasmesdite. Pararoja jonë ka dalë përmbi Vëndreshë dhe na lajmëron gojë pas goje se nga ana e djathtë po dëgjohen të shtëna mitralozash. Shpejtojmë dhe dalim të gjithë pas bregut përmbi Vëndreshë, nga e majta e Tendës së Qypit. Partizanët pëshpëritin me njëri-tjetrin e shprehin në fytyrat e tyre gatishmërinë për sulm.

Kur dalim në kodër, përgjojmë e pas pak nga e djathta jonë, dëgjojmë disa krisma të rralla mitralozi gjerman dhe italian. Nisim një patrullë zbuluese, e cila pas pesë minutash na kthehet bashkë me shokun Zylyftar Veleshnja, nënkomandant i qarkut të Beratit. Zylyftari me gëzim të madh na përshëndet me “Vdekje fashizmit” e dikush nga ne përqafohet me të.

– Ne dinim se ju ishit në Vlorë dje, nga na dolët këtej menjëherë? Edhe ushtria jonë ka motorizantë. Brigada e Parë fluturon me krahë.

Me këto fjalë Zylyftari shpreh dashurinë që ka për Brigadën e Parë, e cila manovron me shpejtësi nga një krahinë në tjetrën për të ndihmuar popullin kundër armikut.

Zylyftari na informon se një kolonë gjermane prej 600 vetash, me artileri e mortaja të rënda, është nisur qysh në mëngjes nga Çorovoda, ka hyrë në Veleshnjë e po sulmon drejt Tendës së Qypit. Njëqind partizanë të terrenit të Skraparit, nën komandën e Zylyftarit, po bëjnë qëndresë në Tendën e Qypit, por qëndresa e tyre nuk është e fortë dhe në qoftë se nuk shpejtojmë që t’i kundërsulmojmë gjermanët me forca të Brigadës së Parë, Tenda e Qypit do të na shpëtojë nga duart brenda një kohe të shkurtër. Ky është mendimi i Zylyftarit.

Në qoftë se do t’i lemë gjermanët të hipin në Tendën e Qypit, kjo do të thotë që t’u lëmë atyre rrugën hapët për në Këlcyrë e Përmet. Tenda e Qypit është një pikë strategjike që zotëron Dëshnicën e vendet rreth e përqark e aty duhet ndaluar armiku me çdo kusht, për të mos lënë që forcave tona në Përmet (të Brigadës së Gjashtë), si dhe atyre në Zagori (një pjesë të Brigadës së Parë ), t’u merren krahët nga gjermanët dhe t’u pritet rruga e tërheqjes për në Dangëlli. Tenda e Qypit është kyçi më me rëndësi dhe vendimtar për zhvillimin e gjithë gjendjes ushtarake të rretheve të Përmetit, Këlcyrës dhe Zagorisë.

Dalim më përpara bashkë me Zylyftarin, shohim lëvizjen e gjermanëve dhe vendosim sulmin.

Partizanët e kuptojnë gjendjen dhe, kur dëgjojnë mitralozat e gjermanëve, nxiten dhe duan të sulmojnë. Dikush proteston me zë të ulët:

– Ç’presim akoma, përse nuk sulmojmë? – Është zëri i shokut Mefail Rozani, komandant i kompanisë së dytë të batalionit të tretë.

– A jeni gati për sulm? – Pyet shoku Gjeli Argjiri, komandant i batalionit.

– Në sulm, në sulm! – Bërtasin që të gjithë.

– Sos kemi ardhur këtu për të ngrënë qofte apo për të fjetur, – thotë mënjanë Mefaili…

Me të shpejtë zëmë bazën e nisjes për sulm. Armiku ka diktuar lëvizjen tonë e po na rreh me artileri e mortaja të rënda. Mitralozat gjermanë po dëgjohen më afër. Duhet të shpejtojmë, ndryshe do të na shpëtojë zogu nga dora. Batalioni i parë nuk ka ardhur akoma. Por e dimë se, pas pak, do të na vijë në ndihmë. Shpejtojmë nga ana e djathtë dhe i afrohemi Tendës së Qypit. Mitralozi gjerman këput degët e shkozave dhe të lajthive gjatë gjithë qafës dhe bregut. Pas bregut përgatitim sulmin.

Komandanti i batalionit, Gjeli Argjiri, me kompaninë e dytë, merr sektorin më të rrezikshëm në qendër. Nënkomandanti i batalionit, me një kompani tjetër, do të sulmojë nga ana e majtë. Kompania e tretë vendoset si mbështetje, gati që të ndërhyjë, kur të jetë nevoja. Ndërmarrja është shumë e rrezikshme. Zjarri i armikut është i tmerrshëm; nuk nxjerr dot kokën në majë të bregut se të qeth mitralozi i armikut. Zylyftarin e lëmë nga e majta, për të na siguruar krahët.

“Ta-ti… ta-ti… !”

Është zëri i borisë që jep shenjën e sulmit e menjëherë të dy kompanitë sulmuese vërsulen si të tërbuara përmbi armikun, drejt bregut poshtë. Në këtë kohë kompania mbështetëse hap zjarr mbi armikun për të mbrojtur sulmuesit tanë. Shpërthen një luftë e rreptë e nuk kuptohet gjë tjetër veçse të sokëllitura, të bërtitura, krisma të pareshtura mitralozash, pushkësh, bombash e herë-herë dëgjohet zëri i borisë sonë, që nxit partizanët dhe tmerron armikun. Pas katër minutash fillon përleshja me bomba dore. Tym e flakë ngado që të hedhësh sytë nëpër pyllin me lajthi, midis Tendës së Qypit dhe Veleshnjës. Mefaili, në krye të kompanisë së tij ka përparuar më tepër se kushdo tjetër. Me një skuadër është shkëputur nga kompania dhe po përzë këmba-këmbës nja pesëdhjetë gjermanë. Plagoset Gjeli, por nuk u thotë shokëve se u plagos. Pas pesë minutash, duke u përleshur me gjermanët, plagoset edhe një herë tjetër. por këtë radhë rënde dhe detyrohet të tërhiqet. Pranë tij bie i vrarë Sotir Bulgareci, partizan i vjetër.

Gjermanët menjëherë kundërsulmojnë. Një kompani sulmon krahun tonë të majtë, por pritet nga Zylyftari me një grup partizanësh të Skraparit. Me bomba dore gjermanët thyhen. Por Zylyftari plagoset rëndë, gjithashtu dhe Iliaz Sevrani, komisar i grupit të Skraparit. Mefaili me kompaninë e tij është futur shumë thellë dhe gjermanët mundin t’i marrin krahët, duke u futur midis tij dhe kompanisë mbështetëse. Është një çast tragjik: Lufta ashpërsohet edhe më tepër. Kompania e dytë është në rrezik, sepse është futur shumë thellë, Mefaili, për të shpëtuar kompani-në, sulmon vetëm me një skuadër dhe u jep urdhër skuadrave të tjera të tërhiqen, për të zënë pozicione të sigurta. Pas pak, si gjermanët ashtu edhe Mefaili po shpejtojnë, kush e kush ta zërë më përpara një kokojkë të vogël të fortifikuar që në luftën italo-greke. Mefaili e di se, po ta kapë armiku atë pozicion, e gjithë kompania e tij vihet në rrezik. Por të dy palët janë në largësi të barabartë nga pozicioni. Gjermanët, nga një anë, dhe Mefaili, nga ana tjetër, mbërrijnë në të njëjtën kohë afër majës së kodrinës së vogël. Aty fillon përleshja trup me trup. Mefaili, me gjithë shokë, në tokë të hapët, lufton me bomba dore larg shokëve të tjerë. Ndihma nuk mund t’u mbërrijë me kohë, Gjermanët janë më të shumtë në numër. Mefaili i thyen dy herë. Për të tretën herë ata sulmojnë me bomba dore. Mefaili përleshet trup me trup me ta. Pasi i mbarohen bombat e dorës e pushkën s’mund ta përdorë më, nxjerr thikën dhe u turret gjermanëve. Kap njërin, i ngul thikën në kraharor dhe e shtrin përdhe. Mundohet të kapë një tjetër, por tre gjermanë i hidhen përsipër dhe e vënë poshtë. Shokët e tjerë — ata që kanë thika, bëjnë të njëjtën gjë. Tre partizanë janë vrarë se u janë mbaruar bombat e dorës dhe s’kanë me ç’luftojnë tjetër. Mefaili përpiqet nën peshën e tre gjermanëve, po më kot. Një thikë naziste i ngulet deri në zemër dhe Mefaili mbaron. Në këtë kohë ia mbërrin batalioni i parë. Hija e natës po mbulon horizontin. Dy kompani të batalionit të parë, në marshim e sipër, sulmojnë ashpërsisht dhe, në pak kohë, e përmbysin gjendjen në favorin tonë. Gjermanët shkulen nga të gjitha pozicionet dhe në errësirën e natës bredhin me vrap pyjeve dhe buzave, të shpartalluar. Nga ana e majtë është akoma një grup gjermanësh, që bën qëndresë. Komisari i batalionit të parë me një kompani sulmon në atë drejtim. Nga errësira e natës është shumë zor të mbahet lidhja. Komisari u afrohet deri më pesëdhjetë metra me tre partizanë dhe menjëherë hap zjarr. Gjermanët qëndrojnë. Mbetet i vrarë aty komunisti Sulo Buzheli. por armiku thyhet dhe merr arratinë.

Në këtë luftë që zgjati gjashtë orë: të gjashtëqind gjermanët shpartallohen, kanë lënë mbi njëqind e njëzet të vrarë, pesëdhjetë kuaj të vrarë, pesë mitraloza të rendë, një mortajë, një top. shtatëdhjetë kuaj me municion e batanije. Luftimi merr fund dhe vendoset heshtja magjike e natës. Mbeturinat e gjermanëve grumbullohen në Çorovodë.

Para se të bjerë nata, toka ka filluar të ngrijë. Është shumë ftohtë. Të gjithë përqendrohemi në Tendën e Qypit. Partizanët janë të uritur e të lodhur, mërdhijnë. Tenda e Qypit është në duart tona. Kontrollojmë kompanitë. Në këtë luftë na kanë mbetur 11 të vrarë dhe tre të plagosur. Kanë rënë heroikisht në sheshin e luftës: komunisti Mefail Rozani, komandant i kompanisë së dytë, batalioni i 3-të; Sotir Bulgareci, komunist, nënkomandant i kompanisë së tretë, batalioni i 3-të; i riu komunist Sabri Caka, kompania e dytë, batalioni i 3-të; i riu komunist Gani Agolli, kompania e parë, batalioni i 3-të; i riu komunist Maksut Koxhaxhiku, kompania e dytë, batalioni i 3-të; i riu komunist Pirro Gazepi, kompania e dytë, batalioni i 3-të; i riu komunist Leka Babaliu, kompania e tretë, batalioni i 3-të; i riu komunist Pirro Palla, kompania e tre-të, batalioni i 3-të; partizani Fiqret Lushnja, kompania e dytë, batalioni i 3-të; komunisti Sulo Buxheli, skuadërkomandant i kompanisë së parë, batalioni i 1-rë; partizani Ago Topulli, kompania e parë, batalioni i 1-rë.

Gjermanët organizohen në Çorovodë dhe ne mëngjesin e 22 janarit ndodhen në Kalanë e Sllatinës. Të nesërmen u vjen ndihmë nga Berati. Gjithashtu u vjen në ndihmë edhe një kolonë tjetër gjermane nga Tomo-rica e përbërë prej 700 ushtarësh me artileri. Në planet që i kemi zënë një kapiteni gjerman të vrarë tregohet qartë qëllimi i këtyre kolonave armike: Të ka-pin Tendën e Qypit dhe prej andej të sulmojnë drejt Këlcyrës dhe Përmetit. Më 23 janar armiku fillon sulme të reja kundër forcave tona në Tendën e Qypit, nga ana e Sllatinës, nga Cerova, nga Spathara dhe nga Vëndresha. Neve na ka ardhur në ndihmë edhe një kom-pani e batalionit “Antonio Gramshi”. Veprimet vazhdojnë për gjashtë ditë rresht me sulme e kundërsulme të ashpra në të cilat gjermanët lënë edhe 45 të vrarë të tjerë. Nga ana jonë mbetën të vrarë partizanët e batalionit –“Gramshi”- Mario dhe Franko. Tenda e Qypit mbetet në duart tona derisa mbarohet qëllimi. Forcat tona në Këlcyrë. Përmet e Zagori i kanë shkaktuar humbje të rënda armikut e tash ndodhen jashtë çdo rreziku.

April 29, 2018 11:11
Komento

22 Komente

  1. Sandri April 29, 11:28

    Ka dale hapur skenari qe M.Shehu po rehabilitohet nga armiqte e Enver Hoxhes!
    Asnje llogjike femijesh nuk e pranon qe Enver Hoxha te akuzohet per gjithcka,ndersa doira e tij e djathte qe edhe ka vrare me dioren e vet qindra balliste gjate luftes,tani po na behewt hero!
    Doemos se keshtu nu veprua edhe me treadhetarin Zogolli dhe tani ai ka shtatoren e tij ne mes te Tiranes!
    Dhe kane 28 vjet qe derdellitin se u vra apoi u vetvra M.Shehu,duke i meshuar vrasjes e jo vetvrasjes!
    Te gjitha keto veprime tregojne se Enver Hoxha ka patur te drejte kur e quajti M.Shehun poliagjent.

    Reply to this comment
    • Fatmir Furaj April 29, 13:18

      Hero eshte nuk ka diskitim, Ai ka vrar bashkepuntoret e fashizmit.LANC e njohen fuqite e medha fituese te luftes se 2 boterore!

      Reply to this comment
      • intelektuali April 29, 15:45

        PO C’A THU O SHOKU?

        Po atehere pse e shpalli Gjykata e Hages LANC-in jugosllav te Enverit si nje Organizate Terroriste dhe urdheroi konfiskimin e floririt te Bankes se Shtetit shqyptar qe u gjet i fshehur nga Hitleri ne malet e Bavarise duke ja dhuruar Britanise se Madhe si demshperblim per viktimat angleze ne Kanalin e Korfuzit?

        JA NE HAGE U BE E QARTE SE CILI ISHTE LANC-I KRIMINAL I ENVERIT QE DUKET ME SAKTE NE KETE FOTO TE GAZETES DITA ME MILADIN POPOVICIN E TITOS NE QENDER.

        Po a hani pyka llogjike ju fanatiket e Enverit qe jeni bere carap dhe flisni percart per poliagjentin Mehmet Shehu qe e vrau Sulo Gradeci me nje plumb pas koke si qen ne gjumin e nates?

        Reply to this comment
  2. intelektuali April 29, 11:33

    KY KATUNARI PREJ MALLAKASTRE SIKUR ISHTE POLIAGJENT O XHEVDET SHEHU?

    sepse:

    Poza ne kete foto mbreselenese e agjentit te Titos ne Shqypni Miladin Popovic prane Mehmet Shehut i shton me shume dyshimet qe kane mbetur akoma te pazbardhura nga historia dhe qe kane mbetur pezull si nje pyetje pa pergjigje deri tani:

    AGJENT I KUJT ZBULIMI ISHTE POLIAGJENTI MEHMET SHEHU?

    sepse:

    Enveri nuk e thote ne shkrimet e tij dhe e vrau Mehmetin me Sulo Gradecin ne terrin e nate, si nje qen ne gjume, pa e detyruar me pare qe ky poliagjent i rrezikshem i Partise dhe i Popullit, te deshmonte ne hetuesine e tij sadiste gjakatare se kujt Inteligjence i kishte sherbyer poliagjenti Mehmet Shehu per 50 vjet me radhe duke u fshehur dhe kamufluar me mjeshteri si dora e djathte e Enverit,

    sepse:

    Ka mbetur ne arkiva vetem nje leter qe Mehmeti para se ta vrisnin xhelatet e Nexhmijes i dergonte Enverit nje sqarim te shkurter ku i lutej qe te kujdesej per familjen e tij dhe se kishte qene besnik i Partise dhe Enverit gjithe jeten qe perfundonte: “Te roje Partia!”

    HE MO GAZETARI I NEXHMIJES, XHEVDET SHEHU A DO TE NA I SPJEGOSH KETE ENIGME TE PAZBARDHUR DERI TANI NGA HISTORIA DHE POLITIKA JONE KOMBETARE?

    sepse:

    Je shume kontradiktor ne DACIBAOT e gjata qe shkruan per Mehmet Shehun kur nga njera ane e paraqit si HERO dhe nga ana tjeter zyrtarisht eshte POLIAGJENT dhe ARMIK i Popullit akoma deri me sot, gje e cila qe i ka futur enveristet fanatike ne gazeten DITA ne nje hamulli totale parimore dhe nuk po dine si te pergjigjen dhe kundersulmojne per te mbrojtur Istikamin ne kete forum te nderuar.

    Reply to this comment
    • Glauku April 30, 00:12

      Dègjo ti intelektuali pa intelekt e qè tè duket vetja birkurve qè ndèrhyn qoshe mè qoshe, vend e pa vènd: – Kjo gazetè èshtè ” DITA ” e dritès sè njerèzve qè dèshirojnè tè lexojnè pèr ata qè kanè udhèhequr Luftèn Na – çl heronjtè e sajè, veteranèt, pasardhèsit e tyre qè janè njerèz seriozè e qè jo vetèm vazhdojnè ta duan Shqipèrinè. por janè gati tè sakrifikojnè si ATA. Kjo nuk èshtè njè replikè me ty por duhet ta marrèsh di njè qortim. pasi nuk keni asnjè tè drejtè tè ofendosh heronjtè e udhèheqèsit e shquar tè kètijè vèndi qè dhanè dhe jetèn pèr Atdheun. Mehmet Shehu ishte njè nga ata tè luftès, trim mbi trima. Kryeministri me jetè mè tè gjatè i Shqipèrisè. Jeta dhe veprimtaria e tijè ka lènè gjurmè tè thella nè historinè e kètijè vèndi, sigurisht ka bèrè dhe gabime dhe pèr ato AI e dènoi vetè veten e tijè me pushkatim dhe kètu nuk ka mè vènd pèr diskutim. Kur je duke rènè gjèja mè e mirè èshtè tè hidhesh vetè dhe fill pas asajè filloi tè bjerè dhe vetè socializmi. Ata ndèrtuan njè shoqèri tè barabartè, tè bazuar me punè dhe ndèrgjegjie, me popullin pèr popullin duke çliruar energji tè mèdha si kurrè mè parè. Nè qoftèse tè tutè u gjèndèn jashtè kèsajè mase dhe energjie duhet t’ja kèrkosh atyre dhe jo lexuesve tè ” DITES “kètu nuk èshtè vèndi yt. Gjejè vetveten nè gazetat e tjera, kètu nuk ka gjynah pèr ty.

      Reply to this comment
      • intelektuali April 30, 11:23

        MEHMETI E DENOI VETEN E TIJ ME PUSHKATIM?

        Vetem kete QYFYRE nuk e kisha degjuar, po pse ja masakruan Fiqereten me pas kur Mehmeti kishte denuar veten e tij me pushkatim? Po Vladimiri se e denoi veten e tij me vdekje me tel korrenti?

        PO PSE E DENOI VETEN ME PUSHKATIM MEHMET SHEHU?

        Sepse ishte POLIAGJENT sic e akuzoi Enveri?

        apo:

        Sepse e kapen mallkimet e lushnjareve te ngrate qe i masakroi duke u prere KOQET vetem sepse nuk deshen te benin pjese ne Brigaden e cubave te tij?

        sepse:

        Po te ishte Mehmeti HERO sic thua ti dhe sic tregon enveristi kontravers Xhevdet Shehu ne gazeten DITA do te shikonim Piramiden e tij ne Tirane sic shikojme nate e dite Piramiden e Enverit,

        HE PRA KUSH ESHTE PA INTELEKT DHE KUSH ESHTE SERIOZI KETU?

        Reply to this comment
  3. ELIOT April 29, 11:43

    JAM KURIOZ TE DEGJOJA MEHMETIN PER LUFTEN NE SPANJE .. SE SKEMI ASGJE NGA TRIMERIA E TIJE NE SPANJE ???????? DHE KETO QE TREGON KETU JANE PERRALLA SI GJITHMONE …. ENVERI THONTE SE E BERI STUDIMET NE FRANCE ..NE FACT SBERI ASGJE NGELI NE KLASE …SE ISHTE TYC … DHE MEHMETI POTE ISHTE KAQ TRIMMMMMMMM DO TE VRISTE 50000000 HERE ENVER PEDERASIN….SDO TJA LEJONTE VETES TE VRITEJ SI QEN NE GJUME …PRANDAJ SI BESOJ KETYR NGJARJEVE ..TE DYSHIMTA … KUR XJAJA IM ME THONTE SE SE SHKREPI ASNJERH PUSHKEN DHE ISHTE PARTIZAN …??? SI MUND TI BESOJE NJE LABI ..QE NDOSHTA EDHE NE SPANJE SAK QENE ASNJEHER …POR ….. NE SHQIPERI STREGOJNE . PER AMERIKANET QE DHANE JETEN NE BOTE PER NE POR NA BEJEN SI GJELAT NE PLENA ME DISA RRENACAKE …PO KADAREJA SDIN FRENGJISHTE … APO SE KA LEXUAR PER HEROJTE E VERTETE …E KALOI JETEN NE PARIS DHE SE PASHE NJE SHKRIM 2 RRJESHTA PER DE GAULLE PER CHURCHILLIN PER GENERAL PATON .PO ESHTE I LODHUR I SHKRETI POET ……

    Reply to this comment
  4. POPULLI April 29, 13:26

    @@ELIOT, i Nderuar..LEXONI ROMANIN “HASTA LA VISTA” eshte ne mos Gabohem i Shkrimtarit Petro Marko..eshte nje Romane shume i Bukur, e kame lexuar Rastesisht ..ATY BEHET FJALE EDHE PER ATA DJEME-ME KOQE NGA SHQIPERIA QE LUFTUAN NE Luften e Spanjes, akoma edhe nga Kosova si Xhemal Kada…
    @@INTELEKTUALI..MOS NGATERRO Luften NACL me Intrigat e Enver Hoxhes dhe Nexhmijes…Pyetja e Madhe dhe e Hapur eshte:Nese do te ishin “Agjente” Mehmet Shehu dhe Shume te Tjere qe Vrau Enver Hoxha..po ENVER HOXHA VETE A ISHTE AGJENT???Mehmet Shehun e Eleminoj Enver Hoxha me Urdher te UDB-se Jugosllave,dhe Eleminimi i tije i Hapi Rrugen Ramize Alise, i “Besuari” i Nexhmijes..lol

    Reply to this comment
    • intelektuali April 29, 15:18

      Jam dakord plotesisht me ty o POPULLI im,

      por:

      Zyrtarisht Mehmeti eshte akoma poliagjenti i Botes dhe ARMIKU i Partise dhe i Popullit (i Yti personalisht dmth) dhe politika jone kombetare nuk ka thene asnje fjale te vetme ne mbrojtje te figures se tij prej “HEROI” si e paraqet Xhevdet Shehu qe eshte njekohesisht edhe gazetari familjar i Nexhmije Hoxhes qe e interviston papushim duke reklamuar te bemat e burrit te saj vrastar?

      SI TA BESOJME ENVERISTIN XHEVDET SHEHU QE BEN “HERO” MEHMET SHEHUN ATEHERE?

      dhe:

      Si ta mesojme te verteten reale me keta mashtruesa dhe kameleone genjeshtare kur na qisin ne resme fotografine e Miladin Popovicit te Titos qe solli MURTAJEN bolshevike ne Shqypni?

      Reply to this comment
    • ELIOT April 29, 19:15

      POPULLI …. E KAM LEXUAR NJA 2 HERE ME DUKET .. HASTA LA VISTA ….POR PERONAZHI KRYESOR ISHTE PETO MERKO DHE JO ENVERI MEHMETI ….PRANDAJ JA NDALUAN MA HA MMENDJA SE ISHTE NJE ROMAN FANTASTIKE …DHE NUK FOLTE PER ENVERIN..SI CBENIN KADAREJA ME DRITEROIN E BUKUR ….. POR DUA TJU THEM SE NE SPANJE BOLSHEVIKET E HUMBEN LUFTEN …SE FILLUAN TE ZIHEN ME NJERI TJETRIN..KISHTE TROCKISTA DHE STALINISTA TE STALINISTAT ISHIN KANIBALE ISHIN VRASESA .N NERSA TROCKISTAT ISHIN MARKSISTA DHE DONIN NE PARTI PA KRIME VRASJE .. .. DHE STALINI COI OFICERA TE KOMANDONIN LUFTEN … ME DHUNE SI NE …… DHE KOMUNISTA NGA BOTA KUR E PANE C ISHTE KOMUNIZMI STALINIAN……. U TERHOQEN NE VENDET E TYRE….SE IMAGINONIN LIBRAT E MARKSIT ENGELSIT .. KAM PARE NJA 10 EMISIONE DHE ….. U BINDA PERSE BOLSHEVIKET U THUHEN SI ZGJEBSA …..DHE POPULLI I BARCELONES I PRITI ME LULE SPANJOLLET FITIMTARE ….. POR PER MEHMETIN SKAM LEXUAR ME HOLLESIRA KU BERI PJESE NE CFARE BRIGADE ……MEGJITHESE KOMANDANTE NE SPANJE I VENDOSTE STALINI ……

      Reply to this comment
  5. tv April 29, 13:28

    intelektual na cave trapin me llogjiken tende prej idioti,cdo koment do maresh pjese sikur i di te gjitha,

    Reply to this comment
  6. PETRO April 29, 14:20

    Mehmet Shehu ishte shembulli model i nepunesit te pushtetit te Atehershem te diktatures se proletarioatit ,legjendat qe thureshin ndaj tije se nuk e zinte plumbi.dhe se ishte i rrepte se duhet te zbatoheshin ligjet i kishte fituar me pune dhe jo me llafe.Ishte i pari kryeminister qe ne vitin 1959 dha shembullin personal per fillimin e punes fizike nje muaj ne vit nga te gjithe nepunesit duke punuar me traktor.Ai ishte korrekt ne zbatimin e detyrave dhe te vijes se luftes dhe te punes.Ne ato vite ne tirane kishte ndodhur nje avari e rende elektrike ,llazari drejtori qendror qe ishte pergjegjes per kete pune u thir ne raport,por une tha ai para se te shkoja ne takim lash lamtumiren me familjen se do te shkoja ne burg.Por ndodhi krejt e kunderta mbasi ja shpiegova shkakun e difektit ai u bind plotesisht dhe me nje sjellje miresie me percolli.u habita dhe u thashe te tjereve pse thone qe qenka i eger.,ishte me pushime ne njeren nga vilat ne vlore ,fryente nje ere e madhe,dy puntore punonin per regullimin e nje catie.i pyeti perse nxitoheshin duke punuar ne kete ere te forte edhe punedn nuk e benin mire dhe vet rrezikoheshin,te prisnin sa te pushonte era pastaj te fillonin punen,.Ata u cuditen per keshillen e vyer qe u dha..te vila numer nje te vendi i quajtur kala qe quhej dhe vila e mehmet shehut nje puntor punonte per ngritjen e nje vend pushimi,Mehmeti mori cfurkun e punoi bashke me te,hajde i tha e shoqja se kemi ardhur per te pushuar.mos u merzit i tha ai nuk eshikon si eshte bere uje me djerse.kur erdhi ne fshatin e dukatit per vizite ne kooperativen nbuqesore qe kishte arritur rezultate te mira kur kryetar ishte XHezo… kishte veshur nje kapardine ushtarake te perdorur .hyri ne sallen e leximit ku u organizua dreka ,u ul ne krye te tavaoline e percudine time ,gjat gjithe kohes sa ndenje ne dreke jo me shume se gjysem ore trupin e mbante te pjelrret sikur te ishte ne pozicion luftimi.ne salle asgje nuk pipetinte .ai e celi biseden ,i tha he more xhezo ,te kemi ardhur miq na thuaj si shkoni si jane shoket.ne salle nuk ishin me shume se pesedhjete vete.gjate luftes Mehmet shehu ishte tmerri i armiqeve dhe tradhetareve balliste qe bashkepunonin me armikun.

    Reply to this comment
    • intelektuali April 29, 15:34

      Degjo ketu o dallkauk fanatik, ti thua qe Mehmetin nuk e zinte plumbi i Armikut, por e zuri plumbi i Sulo Gradecit ne gjumin e nates kur e vrau si qen me nje te shtene me revole pas koke dhe qe u inskenua me pas si vetvrasje me nje leter pendimi ku Mehmeti thonte:

      I DASHUR SHOKU ENVER, AMANET FAMILJEN, TE ROJE PARTIA!

      Kur goca bullafiqe e Enverit, ne mengjes mesoi nga Sillua se Mehmeti kishte cofur, i coi haberin e mire Nexhmijes dhe familjes qe po prise me zemer te ngrire:

      NGORDHI QENI, SHTEPTUAM!

      Keto duken nga videoja qe Sulo Gradeci i ka dorrezuar Inteligjencave te huaja ne kembim te nje pensioni kapitalist,

      prandaj:

      Leri llogjet me Mehmet Katunarin qe ishte TMERRI i armiqeve se a e ke degjuar kengen mallakastriote:

      KAPA PUSHKEN, DOLA MALIT TE LUFTOJA PER ATDHE
      POR KU TA DIJA UNE I SHKRETI, SE ARMIKU ISHIM NE

      Me kete kenge nga Mallakastra mund t’i besh te fala edhe Kadri Hazbiut, “Legjenda” e Sigurimit te Shtetit qe gjithashtu doli se ishte ARMIKU i Popullit qe donte te vriste Enver Hoxhen me Xhevdet Mustafen

      ne menyre:

      QE KOMENTI YT PREJ BUDALLAI TE DUKET ME I BESUESHEM PER MILETIN.

      Reply to this comment
  7. petro April 29, 16:31

    Per ato qe me poshte do te shkruaj me pare po ju them se nuk kam asnje nostalgji per sistemin e kaluar dhe duke u mbeshtetur ne faktin qe ne shoqerine njerezore jane eksperimentuar shume sisteme qe nga koha e rendit te komunes primitive ,mund te them me plot bindje qe atije sistemi i ka kaluar koha bile dhe sistemit kapitalist sepse aktualisht kemi nje sistem kapitalist demokratik qe udhehiqet nga shtetet e bashkuara te amerikes,Por po shkruaj disa gjera si i mendoj une por po ju them edhe njehere duke mos pasur asnje mendim per rikthim..mehmet shehun me te vertete nuk e zinte plumbi.jo vetem kaq por ai kundershtarin e perballonte me trimeri e mencuri ai Mehmeti rrenjosi ne popullin shqiptar deshiren per te punuar e per te qene i ndershem ne pune e ne jete,pasi perfundoi nje vizite ne minieren e memaliaj te tepelenes po largohej i shoqeruar nga drejtori i ndermarjes e disa nepunes te tjere..DREJTOR I THA MEHMETI PASKE SHUME TE META NE PUNE E SHUME GJERA I KE RREMUJE MOS JE GJE I PUSHUAR NGA PUNA drejtori nuk dinte cfar pergjigje ti jepte ktheu koken prapa e i thote shokut cfar thote ky.ai ju pergjegj ,nuk e kupton qe te ka pushuar nga puna.KY ISHTE MEHMET SHEHU QE NUK DINTE TE PERDORTE ASNJE FJALE MOFENDUESE JO SI KETa ZAGARE SOT VAZHDUS TE KRAHUT FASHIST NE PARTINE DEMOKRATIKE QE NUK LENE GJE PA SHARE E OFENDUAR ME FJALET ME TE NDYRA QE NUK I PERDORIN AS RRUGACET ME FJALET E NDYRA TE BALLISTEVE GJAT LUFTES QE I SHTYNIN MERCENARET E TYRE TE LUFTONIN KUNDER PARTIZANEVE

    Reply to this comment
    • Tartufi April 29, 17:12

      Petrua tim i dashur,,, je kampion per qetesi e argetim,,, biles ja kalon dhe
      fterit ne disa veshtrime. Do te qe fatkeqesi e madhe,qe ne keto dite te veshtira mos qenija juaj dhe e kesaj gazete ,, Dita ,, do te na shkaktonte
      c regullime te shumta ne shendet. Jeni balsami i kesaj shoqerije te mjere.
      Sot u griva me gruan,, pergjgjija e saj ,, qe ,, Nuk te shikoj te maresh ilacin
      e qetesise,,, hape te shkreten te qetsohesh,,,, dhe vertet sa e hapa faqen
      me dole ti si me efekti i qetsise se merzise,
      Ai qe te shan ti dhe shoket e tu,nuk di te kurohet nga merzitija e rutines dhe e marezise qe te shkakton kjo shoqeri e deshtuar.
      Filipin e 2 te ,te Spanjes e pjeten nje here,,, kush eshte me i miri nga ministrat e luftetaret e tu ? Filipi ju tha ; Kavroni,,, eshte fjale sharje ne spanjol… Kavroni qe me bie letren qe fshi bythen eshte me argetusi dhe
      qetsusi. Nuk ka gje me te bukur dhe fatlume te jetosh ne mes te gaztoreve.

      Reply to this comment
    • intelektuali April 29, 17:31

      O Petri shoku,

      Po u largove shume nga tema e debatit more mavri dhe e fillove muhabetin me Drejtorin dembel te minieres se qumurit ne Memaliaj dhe u ktheve indietro te tek Ballistet rrugace qe shajne partizanet e Enverit,

      por:

      Parape nuk mesuam dot:

      MEHMET SHEHU ISHTE “POLIAGJENT” DHE ARMIK, APO “HERO” SIC THUA TI DHE SIC E PARAQIT ENVERISTI XHEVDET SHEHU NE KETE SHKRIM KONTRAVERS NE GAZETEN DITA?

      Reply to this comment
  8. MH April 29, 17:17

    Komenti ndoshta do e baj ma vone.Po he per he do vlersoj tabllon ku paraqitet nji lufte heroike e Balistave tek Tenda e Qypit.Ku partizanet duan ta huazojne per vete.Sikur jane keto heronjet e luftes tek tenda e Qypit.
    Hajdeni e kundershtojeni po deshet.Intelektueli do ju godasin per vdekje per heroizmin qe bane ballistet ne kete Qyp te Tendes.

    Reply to this comment
  9. PETRO April 29, 17:25

    Sa io perket vrasjes apo vet vrasjes,djali i mehmet shehut shkrimtari bashkim shehu ne nje nga librat e tije ka shkruar misdis te tjerash.Pamvaresisht se kush e hoqi ate gisht ajo ishte nje vrasje .dikush ne nje shkrim tjeter thote se pa aprovimin e Enver Hoxhes asnjeri nuk do guxonte te shtinte mbi Mehmet Shehun,sipas mendimit tim vrasja ishte nje skenar i pregatitur me kujdes e per nje kohe te gjate nga dy persona nga te cilet njeri ishte Ramiz aLIA.Ramiz alia qe eleminoi me djallezi Liri Belishoven duke e spiunuar te enveri per gjerA TE PA QENA OSE TE SHTREMBERUARA DHE I ZURI VENDIN E PRAPAGANDES DHE ELEMINOI Mehmet shehun perseri duke eleminuar bashke me te dhe Enver hoxhen.E2nveri edhe mund te kete urdheruar vrasjen e mehmetit por kete e ka bere me mendjen e ramiz alise,jo se ramizi ishte me i zgjaur nga enveri por ne ate kohe kur ndodhen problemet e mehmetit per ceshtjen e fejeses se djalit enveri po thua se ishte i vdekur e i pa kalluur qqarkullonte ne karroced me rrota e me gjyslyke dopjo se ishte i qerruar nga diabeti dhe ato pak fjalime qe kishte mbajtur i incizonte ne shtepi dhe kur dilte perpara publikut perdorte maqetofonin e vet mbante fjalimin e shtypit para fytyres,pra nuk ishte ne gjendje as te lexonte.KY qendrim ka qene masakra me e madhe e terheqja prej hunde qe i ka bere ramiz alia enverit me ndihmen e bashkeshortes se tije.keto gjerA populli i kishte kuptuar por vazhdonte te duartrokiste enverin dhe kur ishte per tu duartrokitur mehmeti.e kete gje populli shqiptar nuk e bendte per enverin se e kishte kuptuar qe po e terhiqnin per hunde por e bente per te ruajtur unitetin etije per perparimin e math qe kishte arritur shqiperia ne krahasim me te kaluaren me 95 per qind analfabet ne kohen e zogut e me keneta e mushkonja me bisht qe ne shqiperi kishte bvetem njeres me bark te fryre dhe qe kete prapambetje kundershtaret e partise se punes me fjalet e tyre te ndyra bene te dukej sikur kish ndodhu ne kohen tone.nejse eshte tjeter problem skenari per eleminimin e mehmetit ishte thjeshte per ceshtje pushteti,duke pare se enveri po vdiste atehe dikush zgjodhi ramizin si vazhdusin e tije.pranfdaj une them qe dhe enveri eshte i vrarwe njesoj si mehmeti pamvaresisht se format e ekzekutimit ndryshojne..ja thashe dikujt ketu ne kanada kete mendim por me tha ti edhe sikur ta ofendosh enverin une nuk te besoj se e thua per justifikim.nuk kam perse te justifikohem i thashe se jemi ne sistem demokratik dhe e di qe ne demokraci mendimi eshte i lire.po ke argument i thashe dokumentoje,por aai ishe nje rryp trasmesioni qe dinte vetem te trasmetonte ato qe i thosh padroni.shiko i thashe ti dashke demaskuar se je akoma diktator e jo ata qe perkrahin demokracine.kur ndryshoi sistemi feudal ne shqiperi feudalet nuk i vrau njeri prandaj i thashe ideollogjia eshte tjeter gje dhe shteti eshte tjeter gje.Ramiz alia ishte si jago i otellos qe me pretekstin e nje shamie e dtyroi te vriszte gruan e tije pa pasur asnje faj.e njejta gje ndodhi dhe me vrasjen e mehmet shehut

    Reply to this comment
  10. intelektuali April 29, 18:17

    Artikull ne gazeten e mirenjohur gjermane “Spiegel” ne rastin e 200 vjetori te lindjes se filozofit gjenial Karl Marx.

    Me titull:
    Kapitalizmi Po shkon drejt fundit si sistem shoqeror bile Pa nevojen e nje revolucioni.

    http://m.spiegel.de/wirtschaft/soziales/karl-marx-und-das-ende-des-kapitalismus-kolumne-a-1205335.html

    Meqe vetem une Jam intelektual e Ju te tjeret jeni shqyptar Po derra enverist Po Ju ofroj Tua perkthej ,
    Nese doni me gjeni ke tajvani.

    Signature
    Enver Bahri guri zi,ballista legalista, iliri, Korfuzi xibraka nexhmija.

    Reply to this comment
    • intelektuali April 29, 20:51

      Beji te fala Nexhmijes, se ja kaloi Liri Belishoves, besoj qe t’ja kaloje edhe Vikto Kapos qe Enveri ja hodhi si kocke per ta lepire Hysniut pasi e perdori si sekretare per vite me radhe tek vila e Bahri Omarit ne kerrthize te Tiranes i rrethuar nga italiane dhe gjermane, por nen mbikqyrjen vigjilente te Vukmanovicit te Titos.

      Beji te fala Nexhmijes o Ilir Hoxha se ta tregon ajo Karl Marksin me mire se cdo kush tjeter, dhe shko me mire dhe kerkoi Edi Rames meshire per djalin qe ta mori ne qafe Taulant balla me kokainen e Xibrakes kur e emeroi si administrator.

      Shko te Edi Rama o Ilir Hoxha dhe mos kopjo intelektualin se mbase BOSI i rilindjes enveriste te meshiron nga mallengjimi sa here sheh Piramiden e Enverit nga dritarja e tij ne Kryeministri.

      Reply to this comment
  11. hj April 29, 21:16

    INTELEKTUAL je psikopat i lindur,nuk te lexon njeri karlliqet qe nxjerr nga goja.

    Reply to this comment
  12. intelektuali April 30, 11:23

    MEHMETI E DENOI VETEN E TIJ ME PUSHKATIM?

    Vetem kete QYFYRE nuk e kisha degjuar, po pse ja masakruan Fiqereten me pas kur Mehmeti kishte denuar veten e tij me pushkatim? Po Vladimiri se e denoi veten e tij me vdekje me tel korrenti?

    PO PSE E DENOI VETEN ME PUSHKATIM MEHMET SHEHU?

    Sepse ishte POLIAGJENT sic e akuzoi Enveri?

    apo:

    Sepse e kapen mallkimet e lushnjareve te ngrate qe i masakroi duke u prere KOQET vetem sepse nuk deshen te benin pjese ne Brigaden e cubave te tij?

    sepse:

    Po te ishte Mehmeti HERO sic thua ti dhe sic tregon enveristi kontravers Xhevdet Shehu ne gazeten DITA do te shikonim Piramiden e tij ne Tirane sic shikojme nate e dite Piramiden e Enverit,

    HE PRA KUSH ESHTE PA INTELEKT DHE KUSH ESHTE SERIOZI KETU?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*