“Beteja” Inter-Juve vazhdon! Prokurori kërkon videot…

April 29, 2018 22:47

“Beteja” Inter-Juve vazhdon! Prokurori kërkon videot…

Derbi i Italisë, Inter-Juventus, duket se pas polemikave në rrjetet sociale ka marrë një konotacion akoma dhe më serioz.

Krahas vendimeve të diskutueshme të arbitrit Orsato, janë dhe dy video të arbitrit të katërt, Tagliavento, të cilat lënë vend për diskutim.

Tagliavento është kapur nga kamerat teksa fliste në kufje pas golit të 2 të Juventusit, dhe në rrjetet sociale thuhet se arbitri thotë fjalët: “Ora vinciamo!”

Megjithatë, ky nuk ishte episodi i vetëm, pasi një tjetër video është publikuar, ku pas takimit Allegri shkëmben fjalë me Tagliavento-n në dhomat e zhveshjes. “Shkoi mirë sot eh? U tregua i zoti sot!” (për arbitrin kryesor) dhe Tagliavento i kthehet duke i thënë “notë kaluese për të”.

Pas këtyre dy videove ka reaguar edhe kreu i Prokurorisë së FIGC-së, Giuseppe Pecoraro, i cili sipas “Ansa”-s do të kërkojë që të gjitha rastet e dyshimta në këtë ndeshje të rishikohen nga një numër më i madh specialistësh. Pecoraro ka kërkuar gjithashtu edhe një cilësi më të mirë për këto dy video.

s.a/dita

 

April 29, 2018 22:47
Komento

3 Komente

  1. Geri NYC April 30, 00:57

    Ne Itali “Pecoraro” eshte nje napoletan qe ben shpesh deklarata qesharake. Mediat italiane nuk i japin shume rendesi.

    Reply to this comment
  2. XXXL April 30, 04:19

    Ku ka Juve, ka pazare, ka pislliqe, nuk zune mend kur i denuan para shume vitesh kur i zbriten nje kategori me poshte, ne serine B.

    Reply to this comment
  3. Tirona April 30, 16:05

    ……dhe dje, nje tjeter albiter ne favor te Juves, lojtari i Napolit nxirret me karton te kuq ne fillim te lojes mbas nje dyluftimi te rregullt…….
    Bolojna dhe Roma do jene macja e zese dhe Napoli do shpallet kampion

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*